-2.1 C
Pristina
spot_img

Çfarë do të thotë nëse qani në vendin e punës?

Date:

Share:

Nuk duhet të qash në një biznes, të paktën jo për investitoren e Shark Tank, Barbara Corcoran. “Momenti kur një femër qan, humb fuqinë e saj. Ju duhet të qani privatisht,” tha ajo në një emision. Por, jo të gjithë bien dakort.

Politikania Gloria Steinem tha se ajo qan shpesh kur është e inatosur dhe mënyra më e mirë për të përmbajtur veten kur je në punë është ta lejosh veten të inatosesh, të qash dhe më pas të vazhdosh të flasësh me lotët që rrjedhin faqeve. Ajo ka më shumë meshkuj që punojnë për të dhe thjesht u thotë atyre: “Unë po qaj sepse jam e inatosur. Ju mund të mendoni se jam e mërzitur. Nuk jam e mërzitur. Në këtë mënyrë inatosem unë.”

Sheryl Sandberg tha se shprehja e emocioneve ndihmon në ndërtimin e marrëdhënieve më të forta në punë, dhe ekspertët e thonë këtë gjithashtu, kur emocionet janë të sinqerta, të qarit mund të rrisë suportin nga kolegët dhe të fitojë admirimin e shefit.

Një studim tjetër ka zbuluar se shprehja e ndjenjave mund t’u ndihmojë ju në negociata. Ndaj, tani mund të mos e mendoni 2 herë si do të dukeni kur qani, sepse e qara është ndihmë për karrierën tuaj.

K.G

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img