18.8 C
Pristina
spot_img

Chrome e mbyll vitin në krye, Edge i merr vendin e dytë Safari

Date:

Share:

Shfletuesi Edge arriti të kalonte Safari duke i marrë vendin e dytë me 11.89 përqind të tregut, vlera më e lartë arritur ndonjëherë.

Sipas të dhënave më të fundit të Statcounter, Google e mbylli vitin 2023 me 65.29 përqind të tregut të shfletuesve desktopë, një rritje me 3.17 përqind krahasuar me një muaj më parë.

Shfletuesi Edge arriti të kalonte Safari duke i marrë vendin e dytë me 11.89 përqind të tregut, vlera më e lartë arritur ndonjëherë. Pjesa e tregut e shfletuesit të Apple ra në 8.29 përqind. Ndërkaq Mozilla Firefox e mbylli 2023 me 7.61 përqind të tregut ndërsa Opera zinte 3.8 përqind.

Këto shifra aplikohen vetëm për shfletuesit desktop. Duke shtuar edhe pajisjet mobile, tabletët dhe konsolat, gjërat ndryshojnë.

Chrome mbetet shfletuesi më popullore me një distancë të madhe por Safari zë vendin e dytë me 18.56 përqind të tregut. Edge ndërkaq bie në 4.97 përqind, një diferencë e vogël me Firefox në 3.36 përqind. Së fundit Opera zë 2.86 përqind të tregut.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

“Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit” e Max Weber [Përmbledhje në një shkrepje]

“Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit” është një nga veprat më të njohura të sociologut gjerman Max Weber, botuar për herë të parë në...

5 Faktorët kryesorë që e bënë perëndimin fuqinë më të madhe botërore

Zhvillimi gati i pabesueshëm ekonomik dhe kulturor i Perëndimit është një fenomen që ka intriguar historianët, ekonomistët dhe filozofët për shekuj. Pse Evropa dhe...
spot_img