Marrëveshja pritet të finalizohet në tre mujorin e tretë të 2024 dhe Cisco thotë se do të përmirësojë fitimet e kompanisë që në vitin e parë.
Cisco do të blejë kompaninë e sigurisë kibernetike Splunk për 28 miliardë dollarë.
Teknologjia e Splunk ndihmon bizneset të monitorojnë dhe analizojnë të dhënat e tyre për të minimizuar rrezikun e harkimeve dhe adresuar problemet teknike më shpejtë.
Nga ana tjetër Cisco është kompania më e madhe në botë e pajisjeve të rrjeteve kompjuterike ndërsa në vitet e fundit është përqendruar tek biznesi i sigurisë kibernetike për të përmbushur kërkesat e konsumatorëve.
Marrëveshja pritet të finalizohet në tre mujorin e tretë të 2024 dhe Cisco thotë se do të përmirësojë fitimet e kompanisë që në vitin e parë.
Përpara blerjes së Splunk, marrëveshja më e madhe e Cisco ka qenë blerja për 6.8 miliardë dollarë e Scientific Atlanta në 2006. Vlera e plotë e tregut e Cisco llogaritet në 100 miliardë dollarë.