14.1 C
Pristina
spot_img

Deep work (puna e thellë) – Cal Newport

Share:

Vlera e punës së thellë në ekonominë e informacionit dhe fuqia e “super yjeve”

Pavarësisht nga çdo debat filozofik mbi të mirat ose mangësitë e hiper-lidhjes moderne, teza e autorit është se zhvendosja e kulturës sonë drejt sipërfaqësores po krijon një mundësi masive ekonomike dhe personale për ata të paktët të cilët njohin rëndësinë e rezistencës ndaj saj dhe i japin përparësi thellësisë.

Me rritjen e teknologjive dixhitale, ndërsa hendeku midis aftësive njerëzore dhe mekanike ngushtohet, punëdhënësit kanë gjithnjë e më shumë prirjen të zëvendësojnë makineritë me njerëzit. Në kohën kur një biznes mund të realizohet vetëm nga njerëzit, përmirësimet në komunikim po e bëjnë punën në largësi më të lehtë, kompanitë motivohen të transferojnë rolet kryesore te “yjet”, kudo që janë në botë.

Ata që janë në gjendje të japin më të mirën në një shkallë globale do të shpërblehen gjithnjë e më shumë dhe të jesh më i miri në diçka kërkon aftësinë për të bërë punë të thellë. Prandaj është e qartë se kjo aftësi merr një vlerë të pamatshme për ata që duan të përparojnë në një ekonomi globale të informacionit konkurrues, aq sa përcaktohet si “superfuqia e shekullit 21”.

Ideja themeluese e librit është pra “hipoteza e punës së thellë”, sipas së cilës aftësia për të zbatuar punë të thellë po bëhet gjithnjë e më e rrallë dhe në të njëjtën kohë gjithnjë e më e vlefshme në ekonominë tonë. Si rezultat, ata pak që do të mësojnë të kultivojnë këtë aftësi do të lulëzojnë, duke e bërë atë thelbin e jetës së tyre të punës. Ky është një “Riorganizim i Madh” i punës dhe ekonomisë globale që po krijon një hendek. Disa vende pune do të jenë automatike, ndërsa të tjerat do të bëhen gjithnjë e më të vlefshme.

Në këtë situatë vetëm tre grupe njerëzish do të lulëzojnë me të vërtetë, ndërsa të gjithë të tjerët do të kenë kushte më të pasigurta:

  1. Punëtorët tejmase të aftë të cilët mund të punojnë me makina inteligjente dhe të zotërojnë në mënyrë krijuese arsyetime më abstrakte dhe të bazuara tek të dhënat
  2. Superstarët, më të mirët në fushën e tyre, si programues, konsulentë, tregtarë, dizajnerë, shkrimtarë dhe muzikantë, talentet e të cilëve janë bërë të arritshme në mënyrë universale nga puna në distancë
  3. Pronarët, ose ata që mbajnë kapitalin për të investuar në teknologjitë që po drejtojnë riorganizimin.

Nëse nuk jeni “pronar”, për të lulëzuar do të duhet të synoni t’i përkisni dy grupeve të para falë dy aftësive themelore. Aftësisë për të mësuar shpejt gjëra të reja (veçanërisht në lidhje me makineritë dhe teknologjinë) dhe aftësinë për të sjellë rezultate konkrete, me vlerë për të tjerët, në nivel përsosmërie, si për nga cilësia, ashtu edhe nga shpejtësia.

Të dyja këto aftësi varen nga aftësia për të bërë punë të thellë dhe “praktikë e qëllimshme”. Pra, një periudhë e gjatë e përpjekjes për të përmirësuar performancën në një fushë të caktuar, është ajo që diferencon ata që arriijnë rezultate mesatare, nga ata që arrijnë rezultate të shkëlqyeshme.

“Praktika e qëllimshme” nuk mund të ekzistojë së bashku me shkëputjet, pasi kërkon përqendrim të plotë. Puna e thellë na lejon të shmangim të ashtuquajturën “mbetje të vëmendjes”, sipas së cilës sa herë që lëvizim nga një detyrë në tjetrën lëmë një mbetje të vëmendjes sonë në detyrën e mëparshme dhe si rezultat, kryejmë më keq detyrën e dytë.

Kjo është arsyeja pse “multitasking” nuk favorizon performancën, ndërsa puna pa shpërqendrime dhe zhvendosje të vëmendjes në një detyrë të vetme të vështirë për një periudhë të gjatë kohore na lejon të arrijmë përsosmërinë, ose të paktën kufirin maksimal të aftësive tona.

━ të ngjashme si kjo