14.1 C
Pristina
spot_img

Deep work (puna e thellë) – Cal Newport

Share:

Përfundoni punën çdo ditë në të njëjtën kohë dhe strategji të tjera për të ndaluar sipërfaqësoren

Nëse të intereson seriozisht puna në thellësi, duhet të heqësh dorë nga sipërfaqësorja.  Duhet të planifikosh kohë për punë të thellë dhe të shpenzosh sa më pak kohë të jetë e mundur në punë sipërfaqësore. Për shumicën e bizneseve, eliminimi i një pjese të madhe të sipërfaqësores, do ta linte bilancin të pandryshuar.

Nëse nuk eleminoni vetëm sipërfaqësoren, por gjithashtu e zëvendësoni me punë të thellë, biznesi do të jetë më i suksesshëm. Një sasi e caktuar e punës sipërfaqësore është e pashmangshme, por duhet ta mbani të kufizuar në një pikë ku nuk cënon aftësitë tuaja për të kultivuar plotësisht përpjekjet më të thella që përcaktojnë ndikimin tuaj.

Këtu janë disa strategji për ta bërë këtë:

Programoni çdo minutë të ditës suaj.

Qëllimi nuk është që t’i përmbaheni programit me çdo kusht, por gjithmonë të mbani fokusin në atë që po bëni me kohën tuaj, edhe nëse do të thotë të rishikoni vendimet tuaja disa herë gjatë gjithë ditës. Nuk ka të bëjë me detyrim, por me vetëdije.

Ky zakon në fakt ju bën që ta trajtoni kohën tuaj me respekt dhe të pyesni veten në periudha të ndryshme të ditës: “Çfarë mund të bëj me kohën e mbetur në këtë ditë?” Pa një strukturë, koha përthithet nga sipërfaqësorja, e cila na kënaq në moment, por na largon nga krijimtaria dhe prodhimi i vlerës.

Përfundoni punën çdo ditë në të njëjtën kohë.

Autori sugjeron 5.30 pasdite, por ju mund të zgjidhni kohën tuaj, e rëndësishme është ta respektoni atë. Ky zakon, pas rezistencave të para, do të jetë i lehtë për tu përvetësuar dhe shumë i fortë në ndikimin e tij.

Bëhuni i vështirë. 

Pra, rifitoni kontrollin e email-eve. Krijoni filtra në faqen tuaj për tu kontaktuar dhe kur u përgjigjeni email-eve, bëjeni atë me një qasje të përqendruar në proces. Në vend që të përgjigjeni shpejt për të hequr mendjen tuaj, përgjigjuni me saktësi duke vlerësuar situatën, hapat në progres dhe hapat e ardhshëm. Në këtë mënyrë, do të merrni pak më shumë kohë por do të shmangni më shumë email-e sqaruese në të ardhmen.

Në fund, mos harroni se keni edhe mundësinë të mos i përgjigjeni fare email-eve! Në veçanti, keni të drejtë ta bëni kur një mesazh është i paqartë dhe jua bën të vështirë të shkruani një përgjigje të arsyeshme, kur propozimi nuk ju intereson ose kur nuk do t’ju sjellë asgjë veçanërisht të mirë ose nuk do të ndodhë ndonjë gjë veçanërisht e pakëndshme nëse nuk përgjigjeni.

━ të ngjashme si kjo