1.1 C
Pristina
spot_img

Dogana vazhdon me aksione, konfiskon pjesë të veturave në vlerë 10 mijë euro në Fushë Kosovë

Date:

Share:

Dogana e Kosovës ka vazhduar me aksione për konfiskimin e mallrave të kontrabanduara.

Pas parandalimit të tentativës së kontrabandës së auto pjesëve dhe instrumenteve tabelorë në pikë kalimin kufitar të Vermicës me datën 11 shtator 2023, njësitë e Doganës kanë vijuar hetime për të ndalur veprimtarinë e paligjshme të kësaj natyre.

Si rezultat i hetimeve është arritur të lokalizohet objekti ku këto pjesë të makinave tregtoheshin në mënyrë të padeklaruar.

“Pas identifikimit të lokacionit është bërë edhe bastisja e këtij lokacion në Fushë Kosovë. Në objekt janë gjetur pjese rezervë, ulëse dhe pjese të tjera të enterierit të veturave. Personat përgjegjës nuk ka pasur dokumentacion përkatës dhe dyshohet se është i kontrabanduar në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Vlera e mallit të konfiskuar llogaritet të jetë rreth 10,000 Euro. Gjithashtu lidhur me ketë rast është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Ky sukses i Doganës së Kosovës dëshmon një herë tjetër përkushtimin në luftën kundër kontrabandës dhe aktivitete ilegale.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img