Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Doracak për stoicët e rinjë
Përmbledhje Libri
Hyrje
Çfarë ka në këtë libër për mua?
Si të lulëzoni në një botë jashtë kontrollit tuaj.
Mësoni bazat e Stoicizmit, filozofinë e lashtë por qenësisht të njohur.
Stoicizmi daton nga Greqia e lashtë, prandaj ka arsye pse shumica e kritikës dhe keqkuptimeve janë mbledhur rreth tij me kalimin e viteve. Disa njerëz e refuzojnë Stoicizmin si asgjë më shumë sesa një mënyrë e të thënit ‘’ Bëhuni të fortë.” Por e vërteta është shumë më domethënëse dhe më e dobishme se kaq.
Stoicizmi ka mbetur filozofi e njohur për të gjitha këto mijëra vite sepse ofron një kornizë efektive për ata që dëshirojnë një jetë të virtytit dhe qetësisë. Kjo filozofi e prioritizon arsyen dhe logjikën duke ofruar mënyra për t’i naviguar situatat e vështira dhe marrjen e vendimeve të virtytshme në vazhdimësi. Ndoshta tani, më shumë se asnjëherë më parë, jemi të rrethuar nga mënyra për tu përfshirë në kënaqësi të lehta dhe joshpërblyese. Pra pse mos t’i shikojmë Stoikët për ta parë se çfarë këshilla kanë për shmangjen e grackave të jetës moderne?
Në këto pulsime do të mësoni:
- Si mund të shpie Stoicizmi në më shumë lumturi;
- Si mund t’iu ndihmojë ditari të bëheni më Stoikë; dhe
- Çfarë ka të përbashkët Stoicizmi me vetëdijen.
Ideja kyqe 1
Stoicizmi ofron një nga bastet më të mira për lumturi.
Askush nuk dëshiron ta jetojë një jetë të palumtur, apo jo? Në fakt, njerëzit kanë kërkuar mënyrat më të mira për ta shmangur palumturinë për një kohë të gjatë. Dhe duke bërë kështu, disa nga mendjet më të ndritura në histori kanë kaluar një jetë të tërë duke e pyetur veten se cfarë shkakton palumturi dhe si m und t’i shmangim këto gjëra.
Përderisa ka pasur avansime në psikoterapi dhe neuroshkencë, filozofia e Stoicizmit vazhdon të jetë burim i njohur për njerëzit që po kërkojnë një sistem të qëndrueshëm të parimeve në jetën e tyre.
Mesazhi kyç këtu është: Stoicizmi ofron një nga bastet më të mira për lumturinë.
Gjurmët e Stoicizmit mund të gjinden që para 300 vjetër Para Erës Sonë. Sidoqoftë, një nga arsyet pse është ende relevante sot është se shumica e parimeve të Stoicizmit mund të gjenden akoma në praktika psikiatrike, sikurse terapia e njohëse e sjelljes.
Për shembull, një nga parimet kyqe të Stoicizmit ka të bëjë me të mësuarit si të fokusoheni në gjërat që janë vërtetë nën kontrollin tuaj. Shpesh, burimet tona të palumturisë lidhen me gjërat që janë krejtësisht jashtë kontrollit tonë. Ne mbesim varur nga mendimet e të tjerëve, ngecim në trafik, në mot të keq, në sëmundje, apo në lëvizje të ekonomisë.
Çfarë sikur do të mund t’i linim dëshirat tona për qëllimet që janë të paqëndrueshme? Çfarë nëse lumturia jonë nuk do të varej në gjërat sikurse paratë dhe mendimet e të tjerëve? Çfarë nëse do të mund ta trajnonim veten tonë ashtuqë lumturia jonë të varej vetëm në gjërat që janë krejtësisht në kontrollin tonë? Kjo është një nga kuptimet esenciale të Stoicizmit.
Nëse kjo tingëllon joshëse për ju, le të bëjmë një hap më shumë dhe shpejtë t’i analizojmë disa nga parimet fundamentale të Stoicizmit.
Per fillestarët, egzistojnë tri fusha kyqe në të cilat mund të fokusohemi: etika, fiziku dhe logjika-të gjitha këto janë të ndërlidhura mes vete. Etika ka të bëjë me gjetjen e mënyres ideale për të jetuar. Në mënyrë që ta bëjmë atë, ne duhet të kemi një të kuptuar të fizikut, që në këtë rast, i referohet të kuptuarit se si funksionon natyra dhe njerëzit. Dhe një nga gjërat kryesore për ta ditur rreth qenieve njerëzore është se e kemi kapacitetin për arsye dhe logjikë, gjë që do të luajë një rol kyq në zgjidhjen e problemeve dhe gjetjes së një mënyrë ideale të jetesës.
E gjithë kjo mund të përmblidhet duke thënë se stoikët besojnë se çelësi i një ekzistence paqësore është të jetosh sipas natyrës. Pra, ne nuk duhet të nënvlerësojmë rëndësinë e të kuptuarit të natyrës njerëzore – që përfshin njohjen e zakoneve dhe prirjeve të përbashkëta që mund të pengojnë mirëqenien tonë.
Ideja kyçe 2
Praktika e Stoicizmit është e trefishtë, dhe fillon me Disiplinën e Dëshirës.
Në ‘’Doracak për Stoikët e Rinj’’, autorët prezantojnë 52 ushtrime që janë të dizajnuara për t’iu udhëzuar ju nga të qenit fillestar në një student të avansuar përgjatë rrjedhës së një viti. Por autorët poashtu sygjerojnë nëntë ushtrime që duhet t’iu japin mjaft përshtypje për ta përcaktuar nëse Stoicizmi është diqka që do të doni ta ndiqni më tutje.
Këto nëntë ushtrime ndahen në mënyrë të barabartë midis tri kategorive: Disiplina e Dëshirës, Disiplina e Veprimit dhe Disiplina e Miratimit. Këto përbëjnë atë që njihet si praktikë tre-disiplinore e stoicizmit. Këto disiplina janë krijuar për të përmirësuar karakterin tuaj dhe për t’ju ndihmuar të jeni personi më i mirë që mund të jeni.
Mesazhi kyç këtu është: Praktika e Stoicizmit është e trefishtë: dhe fillon me Disiplinen e Dëshirës.
Të gjitha këto tri disiplina përqendrohen rreth asaj që njihet dikotomia e kontrollit. Ajo përfshin identifikimin dhe ndarjen e asaj që nuk është në kontrollin tonë. Dhe nëse jeni të njohur me Lutjen e Qetësisë, atëherë jeni të njohur edhe me këtë dikotomi.Ajo thotë kështu: ‘’Zot, ma jep qetësinë t’i pranoj gjërat që nuk mund t’i ndryshoj, guximin t’i ndryshoj gjërat që mundem, dhe urtësi që ta di dallimin mes tyre.”Variacione të kësaj ndjenje mund të gjenden në fe të tilla si Budizmi dhe Krishterimi, si dhe filozofi si stoicizmi.
Pra, ushtrimi i parë është ta familjarizoni veten me atë që është dhe nuk është në kontrollin tuaj. Realiteti është, se shumë pak gjëra janë në kontrollin tonë të plotë. Një nga autorët e lashtë Stoikë, puna e të cilëve ka mbijetuar ndër vite është Epiktetusi. Ai sygjeron vetëm tri gjëra mbi të cilat kemi kontroll total. Ato janë mendimi, impulset dhe vullneti për të shmangur dhe për të marrë.
Tani le ta hedhim një shikim më për së afërmi në atë që referohet Epiktetusi për atë që duhet të llogarisim për përkthim, dhe faktin se fjalët e Stoikëve të lashtë kanë ndryshuar me kohën. Epiktetusi nuk po sygjeronte se mund të kontrollojmë se cilat mendime hyjnë në mendjen tonë dhe cilat impulse shfaqen. Më parë, ai po i referohej gjykimeve që mendimet tona mund t’i bartin dhe nëse mundemi apo jo të veprojmë bazuar në impulset tona.
Për shembull, ne nuk mund ta kontrollojmë kur vjen një impuls i urisë.Por mund të vendosim nëse duhet ose jo të ecim në kuzhinë, dhe mund të vendosim cilat ushqime ti marrim dhe cilat t’i shmangim. Gjithashtu, nëse mendimi i parë kur e takojmë dikë është, ‘’Oh ky person është budalla’’ atëherë mund ta kontrollojmë nëse mund ta pranojmë apo ta refuzojmë këtë mendim. Në këtë aspekt, ne mund ta marrin fjalën ‘mendim’’ në listën e gjërave të Epiktetusit mbi të cilat kemi kontroll të plotë dhe ta zëvendësojmë atë me ‘’gjykim’’.
Ideja kyçe 3
Kur i kushtoni vëmendje asaj që është në kontrollin tuaj, fokusohuni në karakter.
Në shumë mënyra, natyra njerëzore sot nuk është aq ndryshe tani sikurse ka qenë 300 vite PES. Shumë nga dëshirat tona mbesin njësoj. Tundimet sikur ushqimi, seksi, alkooli, drogat dhe bigjozi vazhdojnë të jenë në rrënjë të dëshirave tona të fiksuara që mund t’i dëmtojnë apo madje edhe t’i shkatërrojnë jetët tona. Disiplina e Dëshirës ka të bëjë me ndërtimin e vullnetitit tuaj për t’i shmangur apo kontrolluar dëshirat që nuk i kontribojnë karakterit të mirë.
Përfundimisht, një gjë mbi të cilën nuk kemi kontroll të plotë është karakteri ynë, ngaqë karakteri ynë kryesisht është shuma e veprimeve dhe vendimeve tona. Ne mund t’i kontrollojmë dëshirat tona, dhe mund të marrim vendime bazuar në arsye të shëndoshë dhe në vargun e vlerave dhe idealeve tona. Po, egzistojnë forca të jashtme që mundohen të na ndikojnë që t’i bëjmë gjërat që nuk përputhen me ato vlera, qoftë reklamimi i vazhdueshëm apo mendimet e miqve, familjes apo kolegëve, por përfundimisht, vendimi është i yni.
Mesazhi kyç këtu është: Kur i kushtoni vëmendje asaj që është në kontrollin tuaj, fokusohuni në karakter.
Kështu, përderisa ushtrimi i parë ka të bëjë me njohjen e asaj që është dhe nuk është në kontrollin tuaj, ushtrimi i dytë ka të bëjë me ndërrimin e fokusit tuaj.Le ta shohim nëse mund të pushojmë së brengosuri për gjërat e jashtme që janë jashtë kontrollit tonë dhe të fokusohemi në gjërat e brendshme, sikur mënyra se si vendosim ta përdorim kohën apo si ju përgjigjemi sfidave që jeta na i hedh para sysh.
Mendoni rreth kësaj në këtë mënyrë: sa pjesë nga jeta jonë kalon duke u brengosur për rezultatet mbi të cilat kemi shumë pak kontroll? Kur fokusoheni në karakter, ju mund ta vini veten në positë e të thoni ‘’e di që e kam bërë më të mirën.Rezultati nuk është në dorën time, por mund të zgjedh të jem i lumtur pavarësisht kësaj sepse kam bërë gjithqka në fuqinë time për të ndikuar në një rezultat pozitiv.’’
Konsiderojeni shëndetin tuaj. Në mes të shumë gjërave që Epiktetusi na këshillon të mos jemi kundërshtarë janë sëmundja, vdekja dhe varfëria, sepse prapë, ne nuk kemi kontroll mbi këto gjëra. Ne mund të ndikojmë tek ato duke marrë vendime që mbështesin një jetë të gjatë, të shëndetshme, por përfundimisht ne do të mund të përfundojmë shumë lehtë të sëmurë apo të varfër pa asnjë faj tonin. Dhe meqë nuk mund t’i kontrollojmë këto gjëra, atëherë nuk duhet t’i lëmë ato që të na brengosin.
E njëjta gjë mund të thuhet për atë rishikim të ardhshëm të performancës në punë. Në vend që t’i varni të gjitha shpresat dhe lumturinë tuaj te rezultati, një stoik thjesht do të fokusohej për ta bërë punën më të mirë që mundet.
Ideja kyçe 4
Mbajeni në mend përkohshmërinë e jetës, posedimet dhe rrethanat.
Ushtrimi i fundit në Disiplinën e Dëshirës merret me një temë intriguese: përkohshmëria. Gjasat janë, që thellë, ju e dini realitetin e situatës: asgjë nuk zgjat përgjithmonë. Por për shumë për ne, kjo është diqka që zgjedhim ta injorojmë.
Për Stoikët e vjetër sikurse Epiktetusi dhe perandori Romak Marcus Aurelius, egzistonte një arsye e mirë për të mbajtur në mend përkohshmërinë e jetës.Vetëm 4 nga 13 fëmijët e Aureliusit jetuan deri në pjekuri, dhe gjatë sundimit të tij, kishte një murtajë të tmerrshme që mori jetërat e pesë milion Romakëve. Pra, përgatitja për mundësinë e vdekjes së një personi të dashur kishte kuptim.
Mesazhi kyç këtu është: Mbajeni në mend përkohshmërinë e jetës, posedimet ,dhe rrethanat.
Kritikët e Stoicizmit shpesh sygjerojnë se parimet e tij janë dizajnuar për t’i kthyer njerëzit në robotë të papërfillshëm që e shmangin kënaqësinë. Por kjo është një pikëpamje shumë e kufizuar. Pyeteni veten, cila ka më shumë kuptim: mohimi i faktit se asgjë nuk zgjat përgjithmonë, apo të qenit i/e përgaditur për të pashmangshmen?
Ajo që njerëzit vërtetë e vlerësojnë është gjakftoftësia, e cila është ndryshe nga qëndrimi i foftë, i pashpirt dhe i papërfillshëm. Përpjekja për gjakftoftësi ka të bëjë me përpjekjen për të arritur një nivel qetësie apo prehjeje në kohë. Dhe kush nuk do ta dëshironte këtë?
Mos të harrojmë, përkohshmëria nuk ka të bëjë vetëm me jetën dhe vdekjen. Arsyeja dhe logjika na tregojnë se përkohshmëria vlen për pothuajse gjithçka në jetë, duke përfshirë të mirat që i posedojmë dhe rrethanat tona.Shumë prej nesh janë të palumtur kur nuk na punon më kompjuteri, apo kur bursa pëson rënie. Por ndoshta nuk duhet të ndihemi ashtu. Ndoshta mënyra më e arsyeshme për të jetuar do të ishte që këto gjëra ndodhin medoemos, dhe ajo që kemi sot, mund të mos e kemi nesër.
Kjo mënyrë e të jetuarit jo vetëm që është në pajtueshmëri me natyrën, por ajo poashtu mund të shpie në më shumë vlerësim të gjërave të mira në jetë, që si rrjedhojë, mund të shpie në më shumë lumturi. Në anën tjetër, ajo mund të shpie poashtu në më shumë rezilencë përballë me vështirësitë, meqë tani e dini se ato nuk do të zgjasin përgjithmonë, poashtu.
Kur është në pyetje Disiplina e Dëshirës, pranimi i përkohshmërisë është sigurisht një nga aspektet më sfiduese. Prandaj filloni me gjëra të vogla dhe pastaj vazhdoni me gjërat më të rëndësishme. Për shembull, herën tjetër kur ju prishet vetura, provoni të jeni Stoikë rreth saj. Logjika duhet t’iu tregojë se ka qenë e shkruar të ndodhë një ditë, pra pse të stresoheni rreth saj?Në vend se të kapitulloni në frustrim, falenderoni për të gjitha ditët e mira kur vetura ju dërgonte aty ku kishit nevojë të shkonit.
Ideja kyçe 5
Disiplina e veprimit përfshin përgaditjen për atë që ka gjasa të ndodh.
Duke e ndjekur Disiplinën e Dëshirës, ne hyjmë në Displinën e Veprimit. Përderisa disiplina e parë kishte të bënte me të mësuarit si të fokusohemi në gjërat që mund t’i kontrolloni, disiplina e dytë ka të bëjë me veprimet që i merrni apo nuk i merrni.Kjo ka të bëjë me mënyrën se si i përgjigjemi fatkeqësisë dhe hapat që mund t’i marrim në mënyrë që t’i marrim vendimet më të mira dhe më të drejta.
Mesazhi kyç këtu është: Disiplina e veprimit përfshin ta përgaditni veten për atë që ka gjasa të ndodhë.
Edhe njëherë, qëllimi i Stoicizmit është ta jetoni një jetë me karater të drejtë. Për një praktikues Stoicizmi, kjo nënkupton ta jetoni një jetë në harmoni me natyrën. Dhe harmonia nënkupton gjakftoftësi dhe duke mos e humbur durimin ose duke mos iu dorëzuar zemërimit.
Natyrshëm, kjo duket më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Por sikurse me çdo gjë tjetër, ka të bëjë me praktikën, praktikën, dhe praktikën. Çelësi për këtë praktikë është ta kuptoni mjedisin tuaj. Mbani mend, Stoikët e vlerësojnë shumë njohjen e natyrës njerëzore. Në këtë rast,nënkupton ta dini para se të ndodhë se çfarë sfidash mund të prisni kur hyni në një situatë të caktuar.
Shembulli që jep Epikteti është shkuarja në banjat romake. Nëse do të shkoni të laheni, nuk duhet të habiteni kur gjeni disa njerëz që janë aty për të treguar budallallëqe, për të qortuar të tjerët dhe madje për të vjedhur. E tillë është natyra e bashkëqytetarëve tuaj.
Qështja është ta përgaditni veten për atë që ka gjasa të ndodhë ashtuqë të mos kapeni në befasi. Kjo do t’i zvogëlojë gjasat që aksidentalisht ta humbni guximin apo ndryshe, të silleni në një mënyrë që më vonë mund të pendoheni për të. Në fund të fundit, nëse ka një gjë në të cilën mund të llogarisim, është ajo që njerëzit do të sillen pa ndryshim në mënyra të pahijshme.
Në fakt, ashtu siq mund ta përgadisim veten për të hyrë në një situatë të re, mundemi poashtu ta parashikojmë hasjen në njerëz të vështirë pa marrë parasysh se ku jemi me veten. Siq ka thënë njëherë Perandori Marcus Aurelius, disa njerëz janë vetjakë, gjelozë, dyfytyrësh, të dhunshëm dhe në përgjithësi aspak të mirë. Ai poashtu rekomandoi se gjëja e parë që duhet t’i thoni vetes në mëngjes të jetë se ju gjithsesi do të takoni disa nga këta njerëz përgjatë asaj dite.
Siç e pa ai, është marrëzi të mërzitesh nga njerëz të tillë ose të presësh që ata të veprojnë ndryshe. Njerëzit do të jenë ata që janë, është vetëm një fakt tjetër i natyrës njerëzore dhe është detyra e stoikut të jetë në harmoni me natyrën.
Ideja kyçe 6
Mbajtja e ditarit është një mjet efektiv dhe i domosdoshëm për të filluar praktikën tuaj stoike.
Ushtrimi përfundimtar nën Disiplinën e Veprimit është vërtetë një ushtrim që mund t’iu bëjë dobi të trija disiplinave. Në fakt, është një ushtrim që rekomandohet nga shumë profesionistë të shëndetit mendor dhe nga terapistët që thjeshtë po mundohen t’i ndihmojnë pacientët e tyre të bëjnë një gjumë më të mirë gjatë natës.Është një fakt i thjeshtë i reflektimit mbi ditën tuaj duke shkruar disa mendime.
Mesazhi kyç këtu është: Ditari është një mjet efektiv dhe i domosdoshëm në fillimin e praktikës tuaj Stoike.
Një nga shkrimet e rëndësishme të vjetra të Stoicismit është Meditimet e Marcus Aureliusit. Kryesisht, Meditimet janë një riprodhim i ditarëve të Marcusit, dhe tregojnë se sa i rëndësishëm është procesi i këtyre shkrimeve për ta ndihmuar Markusin ti identifikojë dhe t’i ndjekë virtytet e tij.
Meditimet është poashtu një libër qetësues. Mund ta shohim se Markusi është shumë i vetëdijshëm se ai nuk është i përsosur, dhe se të qenit Stoik është një punë në vazhdim e sipër. Duke gjetur kohën që rregullisht të reflektoni dhe t’i shënoni vështirësitë dhe fitoret tuaja, ju, sikurse Markusi, mund t’i identifikoni fushat dhe disiplinat të cilat kanë nevojë për atë vëmendje.
Seneka, një senator Romak, dhe një tjetër figurë kyçe në traditën e lashtë Stoike, gjithashtu mbështeste idenë e vetëreflektimit të rregullt në fund të ditës. Për atë, ajo ishte një praktikë që ia mundësonte atij të flejë mirë gjatë natës. Dhe nëse jeni rrotulluar dhe kthyer në shtrat, duke mos qenë në gjendje t’i rikujtoni ngjarjet nga dita e mëhershme, atëherë duhet ta bëni të njëjtën gjë. Ndani pak kohë para se të flini për të reflektuar mbi ditën, shkruani mendimet tuaja, dhe vjelni shpërblimet e një mendjeje të qetë.
Autorët poashtu rekomanduan ditarin si një mënyrë për t’i forcuar të gjitha aspektet e praktikës tuaj Stoike, sidomos kur sapo keni filluar. Shfrytëzojeni ditarin për të reflektuar mbi parimet bazë që tashmë i kemi trajtuar.
Për shembull, mendoni për një rast të fundit dhe shkruani disa aspekte të kësaj përvoje që ishin në kontrollin tuaj, dhe disa që nuk ishin. Çfarë mund të mësoni nga kjo përvojë? Si do të mund ta përgadisnit veten më mirë herën tjetër, ashtuqë të mos jetë e vështirë si më herët? A keni pasur ndonjë pritshmëri jorealiste që ju bëri të besoni se personi në të cilin keni hasur do të sillej në një mënyrë të caktuar? Apo ndoshta ka pasur një ngjarje të fundit që ka shërbyer si një përkujtues i dhimbshëm i përkohshmërisë së jetës?
Siq e shihni, duke reflektuar mbi ngjarjet e fundit, ju mundeni vërtetë ta forconi të kuptuarit tuaj të parimeve bazë të Stoicizmit. Është një mjet i paçmim për të përqendruar energjitë tuaja në gjërat që janë në kontrollin tuaj: përgatitja e vetes për t’u përballur me skenarë sfidues dhe njerëz të vështirë.
Ideja kyçe 7
Ushtrimet e para në Disiplinë e Pëlqimit përfshijnë kapjen dhe kundërshtimin e përshtypjeve fillestare.
Pas Disiplinës së Dëshirës dhe Disiplinës së Veprimit, hyjmë në Disiplinën e Miratimit, një nga tre disiplinat më të avansuara të Stoicizmit.
Tani është një kohë e mirë për t’i rikujtuar tri gjërat që Epiktetusi besonte se janë plotësisht në kontrollin tuaj:mendimet, impulset, dhe vullneti për të shmangur dhe për të marrë. Në Disiplinën e Dëshirës, ne merremi me aftësinë tonë për ta udhëhequr vullnetin për të shmangur dhe për të marrë. Me disiplinën e Veprimit, ne i kontrollojmë impulset tona. Në Disiplinën e Miratimit, janë mendimet tona. Dhe, mbani mend, ‘’mendimet’’ Stoiciste kryesisht ju referohen gjykimeve të shpejta që bëjmë.Dhe derisa nuk mund t’i ndalim ato, atëherë mund të mësojmë si t’i kundërshtojmë ato më logjike, arsye, dhe me një dëshirë për të jetuar virtytshëm.
Mesazhi kyç këtu është: Ushtrimet e para në Disiplinën e Miratimit përfshijnë kapjen dhe kundërshtimin e mbresave të para.
Të gjithë e dimë se përshtypjet e para janë shpesh gabim. Saherë kemi bërë supozime për njerëz, vetëm për tu dëshmuar se jemi gabim sapo i kemi njohur ata më mirë?Sa herë e kemi urrejtur të shkojme në një ngjarje, vetëm për tu befasuar sapo të mbërrijmë atje? Natyrisht, befasitë që i hasim me njerëz dhe ngjarje nuk janë gjithnjë të këndshme.
Siq thotë një thënie, pamja e jashtme mund të gënjejë, prandaj praktika këtu është t’iu kushtojmë vëmendje atyre momenteve kur shfaqet një mendim gjykues. Siç sugjeron Epikteti, “përballoni çdo përshtypje të ashpër me fjalët: “Ti je veç një përshtypje, dhe aspak ajo që dukesh”.
Autorët e rekomandojnë të njëjtën praktikë. Nëse jeni vetëm, autorët rekomandojnë t’i thoni këto fjalë me të madhe. Kapja e vetes në këtë mënyrë duhet të ketë efektin që t’ju pengojë të merrni vendime të këqija ose reagime të turbullta në gjunjë për të cilat mund të jeni të penduar. Qëllimi këtu është të bëheni më meditues dhe më të vëmendshëm kur janë në pyetje reagimi dhe marrja e vendimeve. Prandaj herën tjetër që ndiheni se duhet të merrni një vendim të shpejtë-ndaloni, mendojeni atë prapë, dhe jepni vetes një moment për tu qetësuar.
Për ta shpeir këtë ushtrim një hap më tutje, mos i kapni vetëm gjykimet tuaja dhe kujtoni vetes se ato mund të jenë të gabuara – pyesni ato.Pse po shfaqet ky gjykim? Cila është arsyeja pas tij? Siq do ta shohim në këtë pulsim përfundimtar, ky është një hap i madh në lidhjen e të gjitha disiplinave bashkë.
Ideja kyçe 8
Ushtrimi i fundit ka të bëje me përbrendësimin e parimeve të Stoicizmit dhe mbajtja e tyre çdoherë me vete.
Të gjithë e humbin qetësinë e tyre kohë pas kohe. Edhe ata më të zjarrtit e Stoikëve në histori kanë qenë të hapur për të metat e tyre. Prandaj mos e qortoni veten nëse vendosni t’i aplikoni parimet Stoike në jetën tuaj, dhe prapë ta kuptoni se zemërimi e merr më të mirën prej jush kohë kohë pas kohe.
Stoicizmi nuk ka të bëjë me të qenit perfekt. Ai ka të bëjë me marrjen e mësimit nga gabimet tuaja dhe me krijimin e një disipline që do t’iu mundësojë më shumë gjakftoftësi-më shumë stabilitet emocional qetësi dhe madje edhe më shumë lumturi. Ka të bëjë me mos lënien e aspekteve të çrregullta të ndërveprimit me njerëzit që e marrin me të mirën prej jush.
Kur i bashkoni të gjitha këto, stoicizmi bëhet një mënyrë për të përmirësuar karakterin tuaj dhe për t’u bërë një person më i virtytshëm.
Mesazhi kyç këtu është: Ushtrimi final ka të bëjë me përbrendësimin e parimeve të Stoicizmit dhe mbajtjes së tyre gjithnjë me vete.
‘’Si mund ta përmirësojë kjo karakterin tim?’’ Kjo është një tjetër pyetje që mund t’ia bëni vetes kur mendimi juaj fillestar mund t’iu thotë se kjo është diqka që ju ose dëshironi ose doni ta shmangni.Parimet e Stoicizmit janë shumë të rrënjosura në idenë se ne të gjithë jemi projekt në progres, dhe duhet të kemi fraza të thjeshta dhe pyetje që mund t’i përsëritim dhe t’i përdorim vazhdimisht për t’ia kujtuar vetes për t’i marrë vendimet e duhura.
Sa më shumë që praktikojmë dhe trajnohemi për të menduar, marrë vendime, dhe për tu sjellur në mënyra që e përmirësojnë karakterin tonë dhe na ndihmojnë të jemi me të virtytshëm, aq më e lehtë do të bëhet. Kjo nuk është vetëm shtylla e Stoicizmit; ky është poashtu parimi kryesor para terapisë njohëse të sjelljes. Me fjalë të tjera, egzistojnë shumë prova shkencore që kjo qasje të formojë vepra të drejta dhe shprehi që e ndërtojnë karakterin.
Në këto pulsime, ne kemi gërvishtur vetëm sipërfaqen e asaj që Stoicizmi është. Por ju mund ta vendosni veten tuaj në rrugë të duhur duke i aplikuar disa nga parimet që i kemi përfshirë këtu dhe bërjen e përpjekjeve të vetëdijshme për t’i përbrendësuar ato.
Ndonëse vetëreflektimi i natës është një mjet i mrekullueshëm për ta bërë këtë, një tjetër metodë e dobishme e meditimit të përditshëm. Parimet e meditimit të vetëdijshëm përputhen bukur shumë me ato të Stoicizmit. Meditimi i vetëdijshëm është dizajnuar për t’iu mbajtur të fokusuar në momentin e tanishëm, dhe për Stoikët, ky është momenti i vetëm mbi të cilin kemi kontroll, prandaj është fokus i vëmendjes së tyre poashtu.
E kaluara është e kaluar, dhe e ardhmja nuk është diçka mbi të cilën kemi kontroll, por e tashmja është plot me mundësi për ta përmirësuar veten tuaj dhe jetën e atyre që janë rreth jush. Kur filloni t’i zgjidhni ato mundësi mbi kënaqësitë e lehta, atëhere ju do ta ndiqni rrugën e Stoikut.
Përmbledhja Finale
Stoicizmi është filozofi e lashtë, por është ajo që mbetet jashtëzakonisht relevante sot. Për t’i kuptuar bazat e Stoicizmit, ju duhet ta dini se ajo bazohet në tri ide fundamentale: të jetoni në harmoni me natyrën, kuptimin e dikotomisë së kontrollit, dhe ndjekjen e një praktike tre-disiplinore. Praktika fillon dhe Disiplinën e Dëshirës, e cila ka të bëjë me të kuptuarit e asj që është në dhe jashtë kontrollit tonë; pastaj, me Disiplinën e Veprimit, e cila na mëson si t’i navigojmë situatat sociale; dhe Disiplina e Miratimit e cila ka të bëjë me bërjen e gjykimeve më të mira dhe përbrendësimit të parimeve.
Këshillë vepruese:
Hiqni dorë nga “të mirat” dhe “të këqijat”. A ishte e keqe java e kaluar? A është mirë të keni shumë para? Për sa i përket stoikëve, asnjëra nga këto deklarata nuk shkon. E vetmja gjë që duhet të konsideroni të mirën dhe të keqen janë gjërat që lidhen me karakterin tuaj. Për stoikët, si dhe për Sokratin, e vetmja e mirë është virtyti dhe e vetmja e keqe është vesi. Pra, deklaratat si “Unë u solla keq rreth tij”, ose “ashtë një ide e mirë për mua ta ndihmoj atë,” kanë kuptim, por deklaratat si “kjo mollë është e keqe”, ose “javën e kaluar ishte e keqe”, mos bëj kuptim nga një perspektivë racionale, sepse këto nuk janë fakte. Fakti është se një mollë nuk mund të jetë e mirë apo e keqe; thjesht është ajo që është. Kjo mund të tingëllojë si një ngatërresë mbi semantikën, por është më shumë se kaq. Stoikët besonin se ne nuk duhet t’u jepnim gjykime vlerash gjërave jashtë kontrollit tonë. Kur e bëni këtë, në të vërtetë po vendosni preferenca dhe caktoni emocione në mënyra që mund të ndikojnë në vendimmarrjen tuaj dhe t’ju largojnë nga virtyti, i cili me të vërtetë është i keq.