Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Duke kuptuar
Përmbledhje Libri
Hyrje
Çfrë ka në këtë libër për mua?
Zbuloni një botë të lidhjeve jashtëzakonisht mahnitëse.
Asnjëherë nuk e dimë sa shumë mund të ndikojnë fjalët dhe veprat tona. Si do të mund ta kishte parashikuar Johannes Kepler, astrofizikanti i parë botëror se në vitin 1603 tregimi i tij për një udhëtim në hënë do t’i vinte bazat e fantashkencës së të ardhmes?Si ka mundur ta dijë Maria Mitchel, astronomja e parë femër në Amerikë se ajo do të bëhej një ikonë për femrat në shkencë kur ajo thjesht po e ndiqte pasionin e saj?
E vërteta është se, jetët tona bëjnë jehojnë shumë gjatë pasi të jemi larguar, duke zhurmuar në mijëra drejtime.Në këto pulsime do t’i ndjekim këto jehona dhe do t’i ndjekim gjurmët e jetëve të një numër figurash historike, dhe do ta zbulojmë se si ndërlidhen ato në mënyra mahnitëse.
Në këto pulsime do të mësoni:
- Çfarë parashikoi Johannes Kepler për misionin Apollo;
- Si e arriti Maria Mitchel famën si astronome; dhe
- Çfarë arriti e bija e Lord Bajronit si matematikante.
Ideja kyçe 1
Fatet njerëzore janë të ndërthurura, në kohë dhe hapësirë, në një rrjetë gjithnjë në zgjerim.
Nëse e imagjinoni tregimin e jetës tuaj, dhe atë të të tjerëve, si vija të drejta, duke lëvizur vetëm përpara, atëherë e keni idenë e gabuar. Në realitet, jetët dhe historitë tona kolektive degëzohen në drejtime të ndryshme të panumërta, në një rrjet pafundësisht të lidhur. Jetët dhe gjërat tona kryqëzohen me ato të të tjerëve në mënyra të paimagjinuara.
Një arsye pse e nënvlerësojmë këtë rrjete komplekse është se nuk ia dalim t’ia kujtojmë vetes së të gjithë jemi fundamentalisht të lidhur. Gjithçka që egziston përbëhet nga i njëjti material yjesh. Nga çdo ide që kishte Albert Ajnshtajni deri te konservuesit që e mbajnë trurin e tij të notojë në kavanozin e tij. Nga çdo qelizë e gishtit të Galileos drejt molekulave të gazit dhe pluhurit që formojnë unazat e Jupiterit. Nga notat hapëse të simfonisë së pestë të Beethoven deri te tingulli i një zëri që ju pëlqen. E gjithë kjo shpërtheu në ekzistencë me Big Bengun, nga një burim i vetëm, 13.8 miliardë vjet më parë.
Nëse e dimë këtë të vërtetë qenësore, atëherë përse e mendojmë veten si një qenie e dallueshme, e ndarë, e atomizuar? Për shembull, disa nga ne fokusohemi aq shumë në zhvillimin personal saqë harrojmë se ne poashtu formësohemi në mënyra të rëndësishme nga njerëzit e tjerë në jetën tonë. Në të vërtetë, poeti Walt Whitman e dinte sa të lidhur jemi me njëri-tjetrin kur shkroi: ‘’do atom që më përket mua, të përket poashtu edhe ty.’’
Idetë dhe avansimet tona të mëdha, në art, shkencë dhe filozofi, nuk u zhvilluan ndaras, por përmes rrjeteve të mëdha të lidhjeve. Shumë nga këto lidhje janë të padukshme dhe vështirë të gjurmueshme.
Shumë nga idetë që kanë lulëzuar në revolucione apo ndryshime të kuptimit, së pari janë zhvilluar në paqartësi, duke kaluar në shumë epoka, mes disiplinave të ndryshme.Duke u mbledhur si pika individuale të ujit përgjatë kanaleve të ndryshme, ato eventualisht e bëjnë një rrjedhë të madhe.
Kjo më së miri shëmbëllehet nga përpjekjet për barazi mes racave, gjinive, klasave dhe seksualiteteve. Pionerët sikurse astronomja e parë Amerikane Maria Mitchel apo ose abolicionisti i hershëm Frederick Douglass nxiti lëvizje që, gjatë rrjedhës së historisë, kontribuan në ndryshime të mëdha, duke ndikuar shumë përtej shkaqeve të tyre.
Ideja kyçe 2
Përmes këtyre zbulimeve shkencore dhe fantashkencës së tij, Johannes Kepler e formësoi të ardhmen.
Jeta dhe vepra e Johannes Kepler, astrofizikantit të parë në botë, është mahnitëse me vete. Por mënyra se si puna e tij në vitet 1600 do të lidhej me shkencëtarë dhe shkrimtarë të tjerë gjatë shekujve në vijim është po aq e jashtëzakonshme.
Zbulimet astronomike të Keplerit e ushqyen të ardhmen e shumë fushave të ndryshme shkencore.Në kohë të përhapjes së injorancës dhe supersticionit, ai ishte një nga ndjekësit e parë të modelit helikocentrik të Universit nga Kopernikusi. Ai kontribuoi në njohuritë kyçe në fushën e astronomisë.Për shembull, ai ishte i pari që sygjeroi se planetet sillen rreth diellit, jo në rrathë, por në elipse, i pari që zhvilloi metodën shkencore të parashikimit të elipseve, dhe i pari që tregoi se forcat fizike i lëvizin planetet dhe yjet në shtigje të llogaritshme nëpër qiellin e natës.
Gjashtëdhjetë vite më vonë, Njutoni vazhdoi ta rafinojë tezën e Keplerit në forcat fizike për t’i zhvilluar bazat e gravitetit Njutonian. Pastaj, shekuj më vonë, matematicientja Katarina Johnson i solli ligjet që i kishte zbuluar Kepleri së pari. Ajo i përdori ato për të llogaritur trajektoren që zbarkoi Apollo 11 dhe njeriun e parë në Hënë.
Në mënyrë të jashtëzakonshme, ndonëse ju desh një rrugë e gjatë në të ardhmen, Kepler e parashikoi shumicën e shkeljes në hënë në ‘’fantashkencën’’ e tij. Në historinë e tij Ëndrra, një astronom i ri udhëton në hënë dhe zbulon një klan banorësh hënorë që besojnë se Toka i rrotullon planetet e tyre. Tregimi është një mënyrë e butë, alegorike për t’ua kujtuar banorëve të tokës se siguritë e tyre për vendin e planetit të tyre në univers mund të mos jenë fare siguri.
Vepra e Keplerit ishte një nga tregimet e para fantastiko-shkencore, para se të egzistonte vetë zhanrri. Por ai poashtu parashikoi me saktësi se një ‘’anije hapësinore’’ do të duhej ta faktorizonte fushën gravitacionale që do ta rëndonte atë në Tokë kur të ngrihej, por nuk do të kërkonte pothuajse asnjë forcë një herë në “eterin” e hapësirës pa gravitet.
Në konceptimin e idesë së udhëtimit hënor, Kepleri vuri në lëvizje forcat që përfundimisht do ta bënin atë realitet. Shekuj më vonë, në një konferencë të vitit 1971 mbi eksplorimin e hapësirës, autori amerikan Ray Bradbury e artikuloi këtë proces historik të shtatzënisë kur tha: “Është pjesë e natyrës së njeriut të fillojë me një romancë dhe të ndërtohet në realitet.”
Ideja kyçe 3
Edukimi dhe mjedisi i saj unik lejuan Maria Mitchell të bëhej astronomja e parë femër e Amerikës.
E lindur në një ishull të Nantucket në vitin 1818 në një familje të Quakers, Maria Mitchel ishte fëmijë brilant e magjepsur nga gjithësia. Por në vitet 1800 shkenca ende ishte e dominuar nga meshkujt. Prandaj, në mënyrë që të bëhej astronome serioze, Mitchel ju desh të luftonte një betejë të madhe.
Por në mbrëmjen e 1 tetorit 1847, ajo bëri një zbulim që do ta transformonte jetën e saj. Duke i numëruar qiejt me teleskopin e saj të dashur atë natë, ajo dalloi një njollë duke lëvizur nëpër qiell-një kometë të re! Ajo e njihte gjithësinë sikurse pjesën e pasme të dorës, dhe asnjëherë nuk kishte vërejtur këtë ndërhyrës të vogël ndonjëherë më parë. Më herët atë vit, Mbrojtësi kryesor i shkencave evropiane, Mbreti i Danimarkës, kishte shpallur një çmim për këdo që zbulonte një kometë të re. Fituesi do të shpërblehej me një medalje ari me vlerë 20 dukat – një pasuri në atë kohë.
Mitchell fillimisht hezitoi të merrte medaljen, por babai i saj e inkurajoi atë që ta përcjellë zbulimin e saj tek Observatori i Harvardit, autoriteti që jep çmime.Sidoqoftë, moti i stuhishëm e vonoi shërbimin postar dhe para se të mund të arrinte letra e saj, një astronom nga Evropa poashtu e vëzhgoi kometën. Fatmirësisht, autoritetet ishin mjaft bujarë sa t’ia lënë Marias fitoren e saj.
Maria u bë astronomja e parë femër Amerikane, gruaja e parë që u pranua në Akademinë e Arteve dhe Shkencave Amerikane, dhe gruaja e parë që u punësua nga qeveria për një aftësi joshtëpiake-si ‘’llogaritëse njerëzore’’ e veqantë për qëllimet detare.
Formimi dhe familja e saj kontribuan jashtëzakonisht shumë në suksesin e Mitchellit. Ajo ishte mjaft me fat të rritej në një familje jashtëzakonisht të dashur, me një nënë erudite dhe me një baba jashtëzakonisht të pranishëm. Të gjitha këto ishin jotipike për kohën e saj. Babai i saj e trajtonte atë si një moshatare intelektuale dhe përfshinte çdo kurreshtje që kishte, duke qenë mjaft vizionar sa për të mos i privilegjuar bijtë e tij më pak të talentuar. Dhe sikurse Quakers, insistohej në edukim të barabartë të djemve dhe vajzave.
Së fundi, rritja në Nantucket do të thoshte të jetosh në një vend ku matematika ishte një domosdoshmëri praktike për marinarët dhe balenat që lundronin në Atlantik, jo vetëm një ndjekje e lartë intelektuale. Gjatë dimrave të tij të gjatë e të zymtë, Maria kishte gjithashtu mjaft kohë për të kultivuar interesin e saj për astronominë në ambiente të mbyllura. Edukimi dhe mjedisi unik i Mitchell-it na kujtojnë se askush nuk është një person krejtësisht “i vetë-bërë” – të gjithë ne jemi të formuar nga një rrjet i ndërlikuar i familjes, vendit dhe kulturës.
Ideja kyçe 4
Përgjatë epokave, shumë njerëz gjenialë e kanë konsideruar bukurinë si aleate me të vërtetën.
Poetja e shekullit të 19-të Elizabeth Barret Browning mendonte se egzistonin tipe të ndryshme të bukurisë: në arte, dukshëm, por poashtu edhe në fizikë dhe në moralitet. Të gjitha ato ishin reflektime të se vërtetës themelore rreth universitit. Përgjatë epokave, shumë njerëz e kanë ndarë të njëjtin mendim.
Galileo poashtu, ishte dikush që e konsideronte të vërtetën që e kishte gjetur në shkencën e tij si diçka të bukur.Ai e refuzonte modelin gjeocentric të vazhdueshëm të universit që thonte se Zoti që e kishte krijuar Tokën, ishte në qendër të gjithçkaje. Ai e zbuloi dëshminë e parë kundër dogmës joshkencore të kohës kur po vëzhgonte fazat e ndryshme të planetit Venus.Sikur mendimi i vazhdueshëm të kishte qenë i saktë, atëherë Venusi nuk do të mund të ndriçohej nga pika e favorshme e Tokës, ngase ajo do ta kishte vendosur atë në anën e largët të diellit. Por përmes teleskopit të tij, Galileo mund ta shihte Venerën të ndriçonte e tëra në hapësirën e errët. Dhe duke përfaqësuar një të vërtetë aq të fuqishme, kontraverzale, ai e konsideroi planetin edhe më të bukur.
Lidhja në mes të bukurisë dhe së vërtetës ishte shprehur poashtu edhe nga poeti Amerikan i shekullit të 19-të, Ralph Waldo Emerson. Në ligjëratat e tij mbi temën, ai thonte se bukuria natyrshëm e tërheq kurreshtjen dhe habinë, duke na ftuar të kërkojmë çfarë fshihet brenda asaj sipërfaqeje të saj. Ai e konsideronte bukurinë si diçka të ngjashme me gjuhën-një kod për transmetimin e të vërtetës, aq e brendshme për Universin sikurse matematika apo fizika.
Maria Mitchell, të cilën e takuam në hapjen e mëparshme, ndoqi leksionet e Emerson. Edhe ajo ndonjëherë mendonte se e tërhiqte vështrimi i kozmosit në kërkim të së vërtetës së tij shkencore, kryesisht sepse ishte kaq i bukur.
Takimi i bukurisë dhe i të vërtetës mund të gjindet poashtu në përpjekjet për drejtësi shoqërore. Merreni për shembull, Frederick Douglass, abolicionistin e famshëm.Në vitet 1869, ai dha një ligjëratë të titulluar ‘’Fotografia dhe Progresi’’, e cila i studjonte lidhjet mes artit figurative dhe reformës politike. Në të, Douglass thonte se mediumi emergjent i fotografisë do të ndihmonte në përmbysjen e pabarazisë, sepse ajo ua mundësonte njerëzve ta prezantonin ‘’realen’’ në kontrast me idealen. Fotografia mund ta bëjë të brendshme përçarjen midis realitetit tonë të metë dhe atij që ne aspirojmë. Douglass pa një lloj të ri bukurie në këtë fuqi – një fuqi që do të na nxiste të ndërmarrim veprime.
Ideja kyçe 5
Përgjatë historisë, e vërteta e natyrës se dashur të njerëzve ka qenë gjithmonë më komplekse sesa etiketat që u viheshin atyre.
Në shekullin e nëntëmbëdhjetë, njerëzit që dukeshin të kishte raporte ‘’të parregullta, joheteronormative ndonjëherë përshkruheshin si ‘’Uraniane.’’ Me prejardhje nga Perëndesha Greke Aphrodite Urania, e cila ishte krijuar nga testikujt e Zotit Uranius, fjala Uraniane i referohej dikujt si ‘’gjinia e tretë.’’Sot këta njerëz që përshkruhen nga ky term njihen thënë përgjithësisht si queer (të quditshëm).
Sidoqoftë, për shkak të kufizimeve të së kaluarës, shumë njerëz përgjatë historisë i kanë fshehur natyrat e tyre prej të tjerëve, dhe madje edhe nga vetëvetet e tyre, poashtu. Historia është e mbushur me lidhje që asnjëherë nuk janë realizuar, ose që e kundërshtojnë një përkufizim të lehtë.
Autorët Herman Melville dhe Nathaniel Hawthorne zhvilluan një lidhje të ketij lloji. Duke lexuar koleksionin e tregimeve të shkurtra të Hawthornit ‘’Musai nga një shtëpi e vjetër në Botën Letrare’’ në vitin 1850, Melville u magjeps me këtë shkrimtar të vjetër. Duke e shqyrtuar librin, Melville shkroi: ‘’Një njeri i një natyre të thellë dhe fisnike më pa pushtuar mua..’’ Melville ishte i apasionuar pas veprës së Hawthorne dhe, si rrjedhojë, me vetë njeriun, të cilin ai e kishte njohur në një mbledhje letrare jo shumë kohë më parë.
Sa i përket Hawthornit, ai ishte gjithashtu i tërhequr pas shkrimtarit të ri, dhe ishte prekur sa nuk përshkruhet me fjalë kur Melville ja dedikoi romanin e tij Moby Dick atij. Por miqësia u ftoh kur letrat e Melville ndaj Hawthornit u bënë më pasionante.Pasioni i tij ishte shumë për Hawthornin e rezervuar, i cili filloi të tërhiqej. Biseda e ngrohtë dhe admirimi reciprok në mes të dy meshkujve ruhet në letrat shkruar njëri-tjetrit, dhe ajo që ndodhi mes tyre mund të përshkruhet si një lloj romance; por ne asnjëherë nuk do ta dimë nëse koha apo tradita bëri që kjo histori të mbetej me kaq, apo nëse kishte diçka më shumë mes tyre.
Lidhja e thellë e Maria Mitchellit me bukuroshen e shoqërisë Ida Rusell ishte njësoj e papërcaktueshme. Mitchel kishte një natyrë jashtëzakonisht të rezervuar dhe lidhjet e saj personale dukej të kishin mbetur në një nivel strikt platonik. Lidhja e saj me Ida Rusell, një socialiste e bukur, inteligjente, sidoqoftë, ishte ndryshe. Ndryshe nga shumë femra të tjera shoqe të saj, Ida inspironte nje posesivitet dhe xhelozi tek Mitchelli, veqori normalisht që nuk përkonin me karakterin e saj. Por përveq tërheqjes së dukshme të Idesë të pranuar në letrat për Mitchellin, askush nuk e di çfarë ka ndodhur mes tyre. Sikur shumë njerëz të kohës së tyre, forma e saktë e lidhje së tyre ishte e mjegullt, ngaqë tradita e ndalonte një lidhje të hapur të këtij lloji.
Këto impulse – ato të Melville, Hawthorne dhe Mitchell – janë ato që ne mund t’i përshkruajmë sot si të çuditshme. Shumë mendje të mëdha gjatë historisë kanë krijuar marrëdhënie të tilla misterioze, frymëzuese reciproke dhe shumë të pazakonta me njëri-tjetrin. Një gjë është e sigurt: biznesi i ndërlikuar i intimitetit nuk mund të përmblidhet me një fjalë si “queer” ose “uranian”.
Ideja kyçe 6
Takimi i letërsisë dhe shkencës u personifikua nga talentja e matematikës AdaLovelace.
Fëmija i poetit romantik Lord Bajron dhe i një aristokrate të shkëlqyer matematikisht, baronesha Annabella Milbanke, Ada Lovelace, lindi në 1815.
Martesa e Byron dhe Milbankit nuk zgjati shumë, sidoqoftë, pasi u kuptua se Byron kishte një lidhje jashtëmartesore me gjysmë-motren e tij Augusta. Byroni iku në Itali, pastaj në Greqi.
Në ndërkohe, Ada u rrit nga nëna e saj, e cila e dekurajoi anën poetike të natyrës së saj dhe e shtyu atë kah shkenca dhe matematika. Ada mësonte shpejtë. Kur ishte adoleshente, ajo tashme kishte një plan të hartuar për ingjinjeringun e një aparati fluturues. Sidoqoftë, nëna e saj nuk mund ta fshinte anën e saj poetike krejtesisht, e cila ishte një pjesë e barabartë e saj.
Larg diku në Greqi, babai i saj, poeti i madh Anglez i kohës, ndonjëherë e kapte portretin e saj dhe psherëtinte thellë, duke pyetur veten nëse vajza e tij do ta njihte atë si baba ndonjëherë. Edhe Ada në Angli, ndihej kështu. Në një sulm sfidues, ajo i tha nënës së saj: “Nuk do të më lëshosh poezinë filozofike. Përmbyse rendin! A do të më japësh filozofinë poetike, shkencën poetike?”
Ishte ky refuzim për të hequr dore nga natyra e saj e dyfishtë që e pajisi atë me arritjen e madhe jetësore. Kur i kishte 19 vjet, Ada filloi të shkonte në sallone të udhëhequra nga një matematicient i quditshëm, Charles Babbage. Jo shumë kohë pasi u takuan, Lovelace dhe babbage filluan të punojnë në diqka të quajtur ‘’Makina Analitike’’, diçka që njihet botërisht si kompjuteri më i madh i parë në botë.
Gjatë bashkëpunimit të tyre, Lovelace e përktheu një punim shkencor nga një inxhinier ushtarak Italian i titulluar ‘’ “Skica e një motori analitik.” E shkruar në fusnotën e saj prej 65 faqesh në këtë punim ishte, në thelb, programi i parë kompjuterik në botë.Ajo ishte 27 vjeqare dhe ishte viti 1843.Akti heroik përfshinte talentin e klasit botëror të Ada Lovelace për matematikë-në formulën që ajo zhvilloi-dhe në imagjinatën e saj. Pa këtë përbërësin e fundit, aftësia për t’i parë gjërat që nuk egzistojnë, ka shumë pak gjasa që ajo do ta kishte konceptuar një shpikje aq radikalisht zhvillimore.
Aftësia e saj për të krijuar përzierje me brilancën e saj matematikore-komponentet që ajo i kishte trashëguar nga të dy prindërit e saj-ishin kontributi në këtë hap të madh për shkencën dhe njerëzimin.
Ideja kyçe 7
Gëte la pas një trashëgimi të quditshme shkencore.
Poeti i famshëm Gjerman Gëte poashtu e konsideronte veten shkencëtar. Sikur shumë njerëz të tjerë që kemi takuar deri më tash, të dy anët e imagjinatës dhe arsyes u bënë bashkë në formimin e gjeniut të Gëtes. Mëgjithëse ai e la gjurmën e tij kryesisht në botën e letërsisë, trashëgimia e tij shkencore është e habitshme.
Për shembull, ai është pjesërisht përgjegjës për emrat e reve që i përdorim sot.
Kur Luke Howard, një astronom i ri amator publikoi një sistem klasifikimi për retë me emra Latin në vend të atyre Anglez, ai u përball me një kundërshtim nga ndërmarrja shkencore Britaneze. Gëte, i cili i përcjellte zhvillimet shkencore nga afër, u solidarizua me Anglezin e ri, duke thënë se retë ishin të njëjta në gjithë njerëzimin, dhe se ato meritonin të kishin emra të pranuar në të gjitha gjuhët në vend të ‘’përkthimeve lokale.’’ Ai madje adoptoi pjesë të esesë së Luke Howard në një seri poezish të shkurtra që përdorën emrat latinë që ai u kishte vënë atyre. Nëpërmjet patronazhit të fuqishëm të Gëtes, këta emra mbijetuan si ata që përdorim sot në të gjithë botën: cumulus, stratus, cirrus, etj.
Sidoqoftë, përkundër interesit të tij në shkencë, kjo nuk ishte thirrja e tij reale. Ai ishte shkenctër në të njëjtën mënyrë siq ishte Ajnshtjani violinist-pasionant por mediokër. Arritja e tij e madhe, nëse jo si shkenctar, ishte si e dikujt që e popullarizonte shkencën dhe i zgjeronte imagjinanat e shkenctarëve. Me të vërtetë, ndonëse disa nga esetë shkencore që ai i shkroi gjatë jetës së tij ishin të mangëta, ai kishte interes në fushat ku estetika dhe shkencat bashkohen.
Një nga shembujt më të famshëm të trashëgimisë shkencore mund të gjindet në një zbulim nga Nikolla Teslla.Ideja e vetë-iniciativës së ndryshimit të motorit aktual erdhi tek Tesla në një vizion-pothuajse një halucinacion- derisa ishte ulur në Parkun e Budapestit në Budapest. Ndërsa u ul në park, qielli u ndriçua me një muzg të mrekullueshëm, i cili e frymëzoi atë të recitonte një strofë nga Fausti i Gëtes. Ndërsa fliste linjat, ai pa një vizion të papritur të një fushe magnetike rrotulluese, një pjesë integrale e motorit që shpiku.
Në jetën e tij, Gëte kundërshtoi atë që ai e shihte si ndarje kufizuese midis poezisë dhe shkencës, në një ese mbi format. I frustruar nga mënyra se si dy disiplinat ishin ndarë nga institucionet shkencore dhe letrare, ai deklaroi “të dy mund të takohen përsëri në një nivel më të lartë si miq”.
Ideja kyqe 8
Edhe mendjet më shkencore priren kah mistikja kur përballen me vdekshmërinë.
Kur James Gleick po e kompozonte biografinë e tij të Richard Feynman në vitin 1988, ai zbuloi një letër që e përmbyste figureën publike të fizikantit të vonshëm. Bota e kishte njohur Feynmanin si një racionalist që është imun ndaj paarsyes, por letra zbulonte një anë sentimentale, krejt tjetër të shkenctarit të kthjellët. Për ta kuptuar origjinën e kësaj letre, duhet të kthehemi pas në rininë e Feynmanit.
Si adoleshent, Feynman ishte dashuruar me një vajzë të quajtur Arlinë, e cila ishte pasionante për filozofinë ashtu siq ishte ai për matematikën. Ata menduan së bashku një jetë të lumtur.
Por pastaj Arlinës ju zhvillua një sëmundje misterioze. Asaj ju shfaq një gjëndërr në qafë dhe ra në ethe. Ajo e mori veten, përkohësisht, por sëmundja ju kthye.Për tmerrin e Feynmanit, mjekësia, një degë e shkencës në të cilën ai kishte dhënë aq shumë, për një kohë të gjatë nuk mund të gjente asgjë në të për ta ndihmuar Arlinën. Në fund, sëmundja e saj, një formë e rrallë e tuberkulozit, u zbulua që është vdekjeprurëse. Të shkatërruar, qifti vendosi të martohet me një shërbim spontan, duke përmbushur atë që kishin ëndërruar shumë kohë.
Ndërsa Lufta e Dytë Botërore arriti kulmin e saj, Feynman, i cili do të bëhej një nga fizikantët më të shquar të vendit, u rekrutua për të punuar në Projektin Manhattan, i cili prodhoi armët e para bërthamore.
Në ndërkohë, Arlina i shkroi atij letra dashurie nga sanatoriumi në kod të komplikuar për ta argëtuar atë. Romanca e tyre mbijetoi kështu, deri në fund. Arlina vdiq në 16 qershor, 1945.Ishte në këtë moment që Feynmani-një racionalist i përpiktë që ndonjëherë frustrohej me pasionin e Arlinës për teoritë metafizike që e lejonin Zotin-u kthye tek ‘’iracionalja.’’
Ai e shkroi letrën që Gleicku e zbuloi gjithë ato dekada më vonë. Ajo i kushtohej Arlines, pas vdekjes së saj.Në adresën e bukur, poetike, ai i flet asaj sikur ajo të ishte gjallë dhe mundohet ta parshikojë përgjigjen e saj. Nuk ishte puna e skeptikut që të gjithë e njihnin, por që zbulon dikë që, ndonëse shkenctar, dëshiroi me gjithë zemrën e tij për diçka përtej saktësisë me të cilën e kishte mbushur jetën e tij. Në të ai shkroi:’’Kam njohur shumë vajza në jetë shume madje shumë të mira..por.. të gjitha dukeshin hi. Vetëm ti më ke mbetur mua. Ti je e vërtetë.’’Si shumë njerëz që i kemi konsideruar këtu-astronomët, shpikësit, poetët,- ai ishte i shtangur nga misteri i jetës.
Përmbledhja Finale
Mesazhi kyç në këto pulsime:
Shumë figura historike të rëndësishme kanë lënë trashëgimi që degëzohen në mënyra të habitshme, të paparashikueshme, duke lidhur me njerëz të tjere nga disiplina, vende dhe kohë të ndryshme. Ndonjëherë këto lidhje kanë shpier në ndryshime të mëdha kulturore, në zbulime të mëdha shkencore dhe inovacione marramendëse. Nga astronomët te poetët, aktivistët politikë dhe shpikësit, forca shtytëse që i lidhë mendjet e mëdha të historisë është ideja e tyre e përbashkët e bukurisë dhe e së vërtetës.
Keni komente?
Sigurisht që do të donim të dëgjonim çfarë keni për të thënë për përmbajtjen tonë! Prandaj vetëm dërgojeni një email tek [email protected] me titullin e këtij libri si kryetitull dhe ndani mendimet tuaja me ne!
Çfarë të lexoni më tutje: ”Organizojeni këtë”! Nga Steven Rosenbaum.
Sapo keni eksploruar një marrje në botën tonë të ndërlidhur, në të cilën tregimet dhe fragmentet e ndara janë renditur derisa kanë formuar një tërësi më të madhe. Në kuptimin e tyre më të pastër, kjo është ajo që e quajmë Organizim. Është veprimi i thjeshtë i shoshitjes së përmbajtjes së selektimit të gjërave më relevante, tërheqëse dhe kuptimplota.
Organizimi nuk kufizohet vetëm tek drejtorët e galerisë së artit. Në librin e tij Organizojeni këtë! Steven Rosenbaum konsideron se si kurimi është bërë një aftësi jetike për shumë njerëz sot, nga tregtarët tek gazetarët e Buzzfeed. Nëse e keni menduar ndonjëherë veten si një organizator natyral, do të dëshironi të gërmoni në pulsimet e para te ‘’Organizojeni këtë!’’