31.1 C
Pristina
spot_img

Elon Musk sugjeron se X mund të bëhet tërësisht me pagesë

Date:

Share:

Që kur mori drejtimin e Twitter vitin e kaluar ai ka shtyrë vazhdimisht përdoruesit të paguajnë për një shërbimi më të mirë që sot quhet X Premium.

Elon Musk ka sugjeruar se të gjithë përdoruesit e X mund të detyrohen të paguajnë për të aksesuar platformën.

Gjatë një bisede me Kryeministrin Izraelit Benjamin Netanjahu, miliarderi tha se një sistem pagesash ishte e vetmja mënyrë për të luftuar llogaritë robotike.

“Jemi duke lëvizur drejt një pagese të vogël mujore për përdorimin e sistemit,” tha shefi i Tesla dhe SpaceX.Musk prej kohësh është shprehur se zgjidhja e tij për të luftuar llogaritë e rreme dhe robotike është përmes tarifimit për verifikim.

Që kur mori drejtimin e Twitter vitin e kaluar ai ka shtyrë vazhdimisht përdoruesit të paguajnë për një shërbimi më të mirë që sot quhet X Premium.Në këtë mënyrë ju ka dhënë përdoruesve me pagesë më shumë funksionalitete si postime më të gjata dhe dukshmëri më të lartë në platformë.

Por shërbimi mbetet pa pagesë për ata që duan ta përdorin.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

“Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit” e Max Weber [Përmbledhje në një shkrepje]

“Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit” është një nga veprat më të njohura të sociologut gjerman Max Weber, botuar për herë të parë në...

5 Faktorët kryesorë që e bënë perëndimin fuqinë më të madhe botërore

Zhvillimi gati i pabesueshëm ekonomik dhe kulturor i Perëndimit është një fenomen që ka intriguar historianët, ekonomistët dhe filozofët për shekuj. Pse Evropa dhe...
spot_img