4.7 C
Pristina
spot_img

Exactly What To Say (Pikërisht çfarë të thuhet) – Phil M. Jones

Share:

Mësoni idetë kryesore nga libri i Phil M Jones.

Exactly What To Say
The Magic Words for Influence and Impact (Fjalët magjike për influencë dhe ndikim)
.

Mënyra se si bashkëveprojmë me njerëzit, aftësia për të zgjedhur fjalët e duhura në kohën e duhur, mund të na ndihmojë si në jetën private ashtu edhe në punë.

Mënyra se si zhvillojmë një bisedë me një klient mund të bëhet vendimtare në zgjedhjen ose jo të shërbimit tonë. Falë “Exactly What to Say” do të zbulojmë artin dhe sekretet e komunikimit verbal, duke kuptuar vlerën e fjalëve, kur t’i përdorim ato dhe rëndësinë e “fjalëve magjike” që do të jenë të dobishme për të marrë atë që duam.

Shumë këshilla të dobishme për:

  • Të zbuluar se “çfarë të thuash” për të arritur suksesin.
  • Të ditur fjalët e duhura që duhen thënë në çdo rast.
  • Ata të cilët po kërkojnë disa këshilla të dobishme për psikologjinë.

Autori i librit:

Autori Phil M. Jones, fitues i shumë çmimeve konsiderohet si një nga trajnierët më të mirë të shitjeve në botë. Ai ka trajnuar më shumë se dy milion njerëz në pesë kontinente dhe u ka mësuar disa prej markave më të mëdha në botë artin e komunikimit oral.

Në vitin 2013 fitoi çmimin British Excellence in Sales and Marketing si Trajnieri më i mirë i Shitjeve të Vitit. Ai gjithashtu ka shkruar një seri librash  best-seller dhe ka krijuar shumë kurse trajnimi në internet, të cilët kanë dhjetëra mijëra abonentë në të gjithë botën. Phil jeton dhe vepron midis Londrës dhe Nju Jorkut.

━ të ngjashme si kjo

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...