Fjalët magjike për të rritur pranueshmërinë dhe për të shfrytëzuar emocionet e bashkëbiseduesit
Sa di ti?
Kur gjendeni në situata kur bashkëbiseduesi është i bindur se di më shumë për një temë të caktuar se ju, mos u grindni pikë për pikë. Pyesni hapur, “Çfarë dini saktësisht për… (situatë)?” Shpesh pyetja haptas e dikujt se çfarë dinë për temën në fjalë i bën ata të pranojnë se nuk dinë shumë dhe të jenë edhe më të hapur.
Si do të ndiheshit?
Të gjithë sot flasin për motivimin, por sa e dinë se çfarë do të thotë vërtet? Me pak fjalë, termi tregon “arsye ose qëllim për të lëvizur/bërë”. Njerëzit zakonisht janë të motivuar të bëjnë diçka për dy arsye:
1. Për të shmangur një humbje ose
2. Për të patur një fitim.
Për më tepër, duhet të merret parasysh që njerëzit vendosin mbi një bazë emocionale ose logjike. Në përgjithësi, në radhë të parë, vendoset për arsye emocionale. Pra, fraza “Si do të ndiheshit nëse…” mbështetet në emocionet e bashkëbiseduesit. Zakonisht, sa më shumë që të arrini të krijoni kontrast midis vendit ku NUK dëshironi të jeni dhe vendit ku DËSHIRONI, aq më shumë e motivoni personin të veprojë.