4.5 C
Pristina
spot_img

Fillo me pak, mendo për shumë fillimi dhe rritja e një biznesi

Date:

Share:

NËSE E ËNDËRRON, E REALIZON 

 

QË NJË BIZNES I RI TË KETË SUKSES:

  1. Nevojitet një ide e mirë, e shoqëruar me një plan të shkëlqyer biznesi
  2. ..një shpirt sipërmarrës: gatishmëri për t’u përballur me rrezikun
  3. aftësi biznesi për ta vënë në jetë planin.
  4. vendosmëri për të tejkaluar vështirësitë.

Arsyet për të hapur një biznes janë të shumta. Disa ëndërrojnë të bëhen zotër të vetvetes, duke e kthyer pasionin në biznes fitimprurës, duke shprehur natyrën e tyre krijuese ose, thjesht duke u shpërblyer më së miri per punën e tyre. Megjithëse thënia e Uolt Diznit “Nëse e ëndërron, e realizon”, mund të jetë e vërtetë për disa njerëz, rendja pas ëndrrave mund të jetë e rrezikshme. Kush hap një biznes të ri, duhet të ketë shpirt sipërmarrësi që ta lërë pa frikë vendin e punës ku paguhet më së miri dhe të përballet me një të ardhme të pasigurt. Disave u mjafton vetëm një shtysë, siç është monotonia e punës që bëjnë. 

Duhet theksuar se sipërmarrësit e rinj në moshë po bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e skenarëve të bizneseve të reja tejet të suksesshme.

 

Ruajtja e besimit

Arsyet për të hapur një biznes të ri mund të jenë të ndryshme, por gatishmëria për të marrë përsipër rezikun është e njëjtë për të gjithë. Pak sipërmarrës janë të suksesshëm që në fillim, duhet durim e këmbëngulje përballë “jo”-së së përsëritur të blerësve, të bankave apo të financuesve private. Besimi tek ideja fillestare është themelor. Disa biznese të reja kanë nevojë për pak kapital fillestar, por shumica kanë nevojë për kapitale të mëdha. Një biznesmen duhet t’i bindë bankat ose financuesit privatë se ideja e tij është e vlefshme dhe se i ka aftësitë për ta kthyer atë në një sipërmarrje fitimprurëse. Kompania Amazon filloi të kishte fitim vetëm pas gjashtë vjetësh. Kohët e fundit, financimi mund të sigurohet më lehtë se më parë. Shumë qeveri ofrojnë skema kreditimi ose financim falas.

 

Sipermarrësit me ide te medha mund të sigurojnë financim nga investitorë privat të cilët kanë si objektiv financimin e bizneseve të reja me mundësi të mëdha. Bizneseve te vogla dhe sipërmarrësve me pak para u vijnë në ndihmë mikrokreditë ose financimi përmes portaleve si, Kickstarter.com.

 

Plani i biznesit

Për të siguruar financim është e domosdoshme të kesh plan biznesi. Një plan i mirë shtjellon idene e biznesit, pasqyron të dhënat e grumbulluara mbi tregun përshkruan aktivitetet operacionale dhe reklamuese të biznesit dhe parashikon rezultatet financiare. Gjithashtu, në plan duhet të parashtrohet strategjia për rritjen afatgjatë të biznesit, si dhe të përcaktohen idetë ose tregjet alternative, nëse gjërat nuk shkojnë sipas planit fillestar.

Por mbi të gjitha, nje plan i mire biznesi duhet të përcaktojë se arsyeja kryesore për dështimin afatgjatë të biznesit do të ishte mungesa e likuiditetit. Kreditë dhe financimi i të tjerëve mund të ndihmojnë si fillim, por një ditë biznesit do t’i duhet të mbështetet te të ardhurat e veta. Një plan i mirë biznesi duhet të parashikojë rrjedhën e parasë, si dhe të nxjerrë në pah problemet e mundshme në të ardhmen.

Që një biznes i ri të ketë sukses duhet guxim për ta provuar idenë në treg, mundësi për të siguruar financim të mjaftueshëm dhe aftësi për ta shndërruar një plan të mirë në një ndërmarrje afatgjatë fitimprurëse.

 

Mbijetesa e një biznesi të ri arrihet me punë tejet të lodhshme. Uria për sukses është vetëm gjysma e punës. 

Uendi Ten Uajt

Biznesmene britanike (1970-)

 

“Toni” Fernandes

Tan Sri Anton “Toni” Fernandesi lindi në Kuala Lampur, më 1964 nga një nënë malajziane dhe baba indian. U shkollua në Angli dhe u diplomua në Shkollën Ekonomike të Londrës, më 1987. Në vitin 1992 u bë zv.president për Azinë Juglindore i Warner Music Group-it. Më 2001, Fernandesi u largua nga Warner-i për të hapur biznesin e tij. Ai vuri garanci shtëpinë për një kredi që mori për blerjen e linjës ajrore AirAsia, e cila ishte në vështirësi financiare. Kosto e ulët: kjo ishte strategjia e tij, e cila u shfaq qartë në moton e linjës ajrore AirAsia: “Tani çdokush mund të fluturojë”. Një vit pas blerjes, kompania i shleu borxhet prej 11 milionë dollarësh. Fernandesi ka llogaritur se rreth 50% e njerëzve që kanë udhëtuar me AirAsia-n, nuk kishin udhëtuar më parë me avion. Sot kjo firmë cilësohet si linja ajrore më e mirë ndër ato me kosto të ulët.

Më 2007-ën, Fernandesi themeloi “Tune Hotels”, një rrjet hotelesh me kosto të ulët, që premtojnë “Shtretër me 5 yje për një çmim me 1 yll”. Ai i këshillon sipërmarrësit e rinj që “të ëndërrojnë të pamundurën dhe që të mos e pranojnë përgjigjen “jo””.

 

Libri i biznesit. 

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

Arritja e ndryshimit kulturor në organizatën tuaj | Rëndësia e ndryshimit kulturor në procesin e menaxhimit të ndryshimeve

Kur përpjekjet për ndryshim dështojnë, liderët shpesh pyesin veten, pse? Një vizion i ri, politika të reja dhe madje njerëz të rinj mund të ndihmojnë...
spot_img