Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Financat e Vajzës së Mençur
Përmbledhje Libri
Hyrje
Çfarë ka në këtë libër për mua?
Lejeni të shkojë frikën e parave dhe zgjidhni mjetet që ju duhen për ti marrë në dorë financat tuaja.
Si gra, mund të mos ndihemi rehat kur flasim për financat tona. Mund të ndihemi se nuk jemi rritur me njohurinë e duhur, apo se ndoshta na kanë thënë që paraja nuk është një ‘’gjë e gruas.’’ Por në botën moderne, të gjithë duhet të kujdesemi për financat tona për të shkuar përpara.
Është koha ti lëmë stereotipet anash. Nuk ka arsye që të turpërohemi për të pasur një interes serioz për financat. Gratë po fitojnë më shumë se asnjëherë më parë dhe e kanë fuqinë të bëhen po aq të suksesshme sa meshkujt. Shumë prej tyre janë duke i tejkaluar në fitim partnerët e tyre meshkuj. Ne i kemi paratë; ne thjeshtë duhet të mësojmë si ta marrim më të mirën prej tyre.
Në pulsimet e mëposhtme do të mësoni për mjetet praktike që ju duhen për ti marrë në dorë financat tuaja-që nga dalja prej borgjit, mbrojtja e vetëvetes nga e papritura, e deri tek kursimi i parave dhe ndërtimi i pasurisë tuaj.
Ju poashtu do të kuptoni:
- si mundet një top bore të jetë një mënyrë për të dalë nga borxhi;
- pse marrja e një rruge tjetër për në punë mund t’ju ndihmojë të riparoni financat tuaja; dhe
- hapat e parë që mund të ndërmerrni për t’u bërë një investitor në bursë.
Ideja kyçe 1
Udhëtimi juaj drejt suksesit financiar fillon me motivin për ti bërë ndryshimet që ju duhen.
Nëse keni provuar ndonjëherë të humbisni peshë apo të bëheni në formë, atëherë do ta kuptoni se nuk ka zgjidhje të menjëhershme. Sikur me çfarëdo faze tjetër të re të madhe në jetë, do të ju duhet të jeni gati për ndryshimet në mënyrë që ti arrni qëllimet tuaja financiare. Duhet ta lejoni veten të ëndërroni, dhe të keni vetëbesim se ëndrrat tuaja mund të bëhen realitet.
Çelësi i marrjes në dorë të financave tuaja është të bëni paqe me pengesën më të madhe mendore-gabimet me para që i keni bërë në të kaluarën. Rregullimi i këtyre është ajo çfarë në mënyrë të panevojshme na ndalon shumë prej nesh të shkojmë përpara.
Çdokush bën gabime dhe hargjon para, por ju mund të ecni përpara nga kjo në vend se të mbeteni të ngujuar. Hapi i parë është ti njihni ato gabime dhe ta falni veten. Për ta bërë këtë, ju duhet ti shkruani ndjenjat tuaja në letër, apo edhe të bërtitni me të madhe nëse ju duhet ta bëni. Nxjerrja e emocioneve tuaja të ngulitura atje shpesh është terapeutike dhe do t’ju ndihmojë ti lini ato të dalin jashtë.
Është qështje e vendosmërisë së brendshme për të arritur sukses. Sapo ta kuptoni që e kaluara është e kaluar, ju më nuk do të keni nevojë ta gjykoni apo ta fajësoni veten për atë që tashmë ka ndodhur, dhe mund të fokusoheni në të ardhmen.Sikurse përkushtimi ndaj ushtrimeve, ju mund t’i blini të gjitha pajisjet e bukura në botë, por nëse zemra juaj nuk është në to, asgjë nuk do t’ju ndihmojë t’i ndërtoni ata muskuj.
Hapi tjetër është ti merrni mësimet nga gabimet tuaja dhe të filloni ta ndryshoni qasjen tuaj ndaj parave.
Për ti identifikuar ato gabime, një strategji e mirë është ta merrni atë laps dhe letër përsëri dhe të bëni pak reflektim serioz.Shkruani aty të gjitha kthesat e gabuara që i keni pasur me paratë në të kaluarën, pa marrë parasysh sa të mëdha apo sa të vogla janë ato. Dhe pastaj shkruani për atë që mund të mësoni nga kjo dhe se si mund të veproni më mirë në të ardhmen.
Kjo do të jetë receta juaj për veprim. Për shembull, nëse në të kaluarën keni pasur një tendencë për të hargjuar më shumë sesa është e nevojshme në qanta të qepura dore dhe asnjëherë nuk ja keni dalë të ruani, mund të vendosni ti ruani 5$ në javë tani.Edhe nëse është një sasi e vogël, është vazhdimësia e veprimit që do të ju kthejë në rrugë të duhur dhe do të ju ndihmojë të besoni se një e ardhme ndryshe financiare është e mundur.
Ideja kyçe 2
Para se të filloni të ndërmerrni veprim, bëjeni jetën më të lehtë duke i organizuar financat tuaja.
Nuk do të mundoheshit ta gjenit rrugën në një qytet të ri pa një hartë. Njësoj, nëse dëshironi të arrini lumturi financiare, ta dini ku po shkoni dhe si të shkoni atje është kyçe. Organizimi i shpenzimeve si duhet do të ju ndihmojë të krijoni një hartë të territorit tuaj financiar dhe ta gjeni një rrugë më të mirë për ta naviguar atë.
Filloni duke i numëruar të gjitha shpenzimet tuaja. Shkruani çdo transaksion të mundur për dy javët e para, rishikojeni ato çdo ditë, dhe shikoni se ku po hargjoni më së shumëti. Në atë mënyrë do të bëheni më i vetëdijshëm për të gjitha ato shprehi të këqija që keni marrë pa e kuptuar, nëse është mbishpenzim apo të qenit vonë me faturat tuaja. Dhe pastaj mund të filloni ti përmirësoni ato.
Ndryshimi i një shprehie është punë e madhe-hulumtimet tregojnë se merr kohë mesatarisht 66 ditë. Duke e kuptuar çfarë po kundërshtoni do ta bëjë procesin më të lehtë. Është poashtu më e lehtë të bëni ndryshime nëse i zëvendësoni shprehitë e këqija me sjellje të reja më të mira. Për shembull, nëse e vereni se gjithnjë ndaloni në një kafe rrugës për në punë për të blerë kafe të shtrenjtë, mund ta merrni një rrugë tjetër në mëngjes-dhe t’ia bëni vetes një kafe kur të mbërrini.
Një tjetër pjesë e organizimit të vetes tuaj është ta njihni destinacionin tuaj. Ja ku vijnë në shprehje përcaktimi i vlerave tuaja dhe vendosja e qëllimeve.
Një mënyrë për ta bërë këtë është të uleni dhe ta kuptoni se çfarë është me rëndësi për ju në jetë. A dëshironi të udhëtoni dhe të eksploroni? Doni ta rregulloni shëndetin tuaj? Të jepni për shoqërinë? Nuk ka përgjigje të drejta apo të gabuara-është krejtësisht personale. Çelësi është të jeni të qartë për vlerat tuaja në mënyrë që të mund ti renditni sipas rëndësisë teksa i bëni planet tuaja financiare.
Pjesa tjetër është caktimi i qëllimeve.Në këtë mënyrë do të përfundoni me një plan që mund të ju udhëzojë. Ju tashmë e keni parë fotografinë e plotë kur keni menduar për vlerat tuaja. Tani bëni ëndrrat tuaja më konkrete në formë të qëllimeve specifike të shkurtra-mesatare dhe afatgjata. Për shembull, mund të synoni 5 vite më përpara pa borgje, ta posedoni një shtëpi dhe të keni mjaftueshëm para për tu pensionuar në 25 vjetët që vijnë.
Sapo ta keni një pasqyrë të qarte të peisazhit tuaj financiar, mund të kaloni në hapat specifikë që do të ju ndihmojnë të arrini sukses.
Ideja kyqe 3
Buxhetimi është çelësi për të përfituar sa më shumë nga paratë që keni dhe mund të bëhet në një stil që ju përshtatet.
Një gotë verë me një mik, një këmishë e re në punë, një faturë e harruar-a e pyesni veten pse përfundoni duke pasur vështirësi t’ia dilni atyre ditëve të fundit para se ta merrni pagën tjetër?
Bugjetimi është një mënyrë për ta shmangur këtë situatë. Kjo nënkupton se ju jeni ai që ju thoni parave çfarë të bëjnë, në vend se të bini në kurthin e hargjimit të paqëllimshëm.
Bugjeti mund të tingëllojë i kufizuar, por nuk ka pse të jetë rigjid apo madje edhe i njëjti për çdo muaj. E tëra varet nga të ardhurat dhe nevojat tuaja. Gjëja qenësore është ti paguani hargjimet tuaja të domosdoshme (sikurse qiraja dhe faturat) së pari, dhe pastaj të bëni plane për hargjimet tjera, sikurse udhëtimi apo të dilni natën.
Matja e të gjitha të ardhurave dhe daljeve tuaja mund të jetë e ndërlikuar, ndaj përdorni kategoritë për të mbajtur buxhetin tuaj të organizuar. Për shembull, qiraja dhe faturat hyjnë në “thelbësore”. Është gjithashtu një ide e mirë që të keni një fond emergjence dhe disa para të caktuara për qëllime, si kursimi për pushime ose shtëpi. Një kategori “gjithçka tjetër” e kapshme do të mbulojë pjesën tjetër.
Deri tani, mund ta shihni se pse ka kuptim të keni një bugjet dhe një plan për hargjimet tuaja. Nëse e bëni si duhet, kjo do të ju jepë një kontroll mbi paratë tuaja. Por si mund të qëndroni të motivuar dhe ta shmangni faktin se po shtoni një tjetër detyrë të mërzitshme në rutinën tuaj ditore të ngarkuar tashmë?
Për ta bërë bugjetin një shtesë më shpërblyese në jetën tuaj, bëjeni atë në një mënyrë që ju përshtatet. Për shembull, njerëzit me një të ardhur të parashikueshme të rregullt e kanë të zakonshme ta ndajnë atë në përqindje, ashtuqë ju i mblidhni, thuaj për shembull, 30% të qirasë tuaj, 20% të qëllimeve tuaja dhe kështu me radhë.Të tjerët mund t’ia dalin më mirë me stilin e bugjetimit të vjetër me zarfa, ku i leni anash një sasi parashë kesh për çdo kategori, bazuar në atë se sa keni në dorë. Dhe për vendasit dixhitalë, ka shumë aplikacione që automatizojnë gjurmimin, kështu që gjithçka që duhet të bëni është të kontrolloni rregullisht.
Një truk tjetër për ta bërë buxhetimin të këndshëm është të mbani mend të përfshini shpërblime. Vetëm sigurohuni që t’i përdorni këto për gjëra që ju bëjnë vërtet të lumtur, si për shembull të kaloni kohë me njerëzit e dashur.
Ideja kyçe 4
Borgji mund të jetë dërrmues, por me prioritetet e reja dhe me strategjinë e duhur, mund ta tejkaloni atë.
Është e lehtë të dekurajoheni edhe nga një sasi e vogël e borgjit, sidomos nëse po paguani për gjërat që tashmë janë bërë kujtime të largëta sikurse ato vite studentore moskokëqarëse.
Hapi i parë është ta keni një fotografi të qartë të situatës tuaj. Filloni duke shkruar gjithçka që keni borgj.Gërmoni ato thënie të kredit kartelave, drafteve, dhe huave për të krijuar një pasqyrë më të detajuar. Mund të jetë e dhimbshme, por kjo do të ju bëjë të merrni vendime më të mira më vonë.
Si fillim, do të ju ndihmojë ta dalloni borgjin e mirë nga borgji i keq, dhe kështu ta kuptoni me çfarë të merreni më përpara. Borgji i mirë është ai borgj që e ka potencialin të ju sjellë fitim financiar-sikurse hipoteka.Është ende borgj, por shtëpia ka gjasa të rritet në vlerë, dhe në fund të fundit, do të përfundoni duke u bërë pronarë i saj.Borgji i keq, nuk është asgjë më shumë sesa përgjegjësi. Shembull i parë është balansi i një kartelë krediti, meqenëse paraja ka shkuar që moti dhe ju keni mbetur duke paguar për gjërat që nuk po ju sjellin ndonjë vlerë financiare tani. Është e panevojshme të thuhet, shlyerja e borxhit të keq duhet të jetë prioriteti juaj kryesor.
Hapi tjetër është të zgjedhni një strategji për ta paguar borgjin tuaj. Në botën e financave, egzistojnë dy mënyra për ta bërë këtë gjë. E para është metoda e topit të borës.Për ta bërë këtë gjë, ju filloni me borgjet tuaja më të vogla fillimisht dhe i trajtoni ato. Pastaj ktheheni tek të tjerat borgje më të vogla dhe vazhdoni kështu, derisa borgjet tuaja të zhduken një nga një.Është shumë motivuese, ngase i shihni efektet menjëherë. Sidoqoftë, mund të përfundoni duke paguar me shumë në afat kohor më të gjatë, ngase do të vazhdoni të paguani kamatë për borgjet tuaja më të mëdha.
Qasja e dytë është qasja e orekut. Këtu filloni me borgjin që ka kamatën më të lartë. Duke e zvogëluar në sasi, ju e zvogëloni sasinë e kamatës që do të paguni në tërësi.Por kjo mund të jetë vështirë. Nëse borgjet tuaja më të mëdha janë poashtu ato që kanë kamatën më të lartë, me siguri do të ju duhet të prisni pak për fitoren tuaj të parë.
Cilën qasje e zgjedhni, varet nga ju; ajo që është e rëndësishme është ti përmbaheni planit.
Ideja kyçe 5
Për të bërë pasuri dhe për ti vënë paratë tuaja në funksion, filloni të investoni në aksionet e tregut.
Tregu i aksioneve mund të duket si një univers jashtëtokësorësh, por nuk është aq i komplikuar sa duket.Çdokush mund ti mësojë bazat, dhe nuk keni nevojë për sasi të mëdha parashë për t’ia filluar.
Pse duhet të ju interesojë?Investimi është gjëja më e mirë që mund të bëni me paratë tuaja në periudhë afatgjatë, sepse kështu i rritni paratë.
Gjithçka mblidhet tek një fjalë e vetme: përzierja, procesi përmes të cilit investimi e rrit pasurinë tuaj. Kështu funksionon kjo. Kur e fitoni kamatën e investimit tuaj, kamata i shtohet balansit tuaj. Në ndërkohë, balansi vazhdon të sjellë kamatë, që nënkupton se kamata tani e fiton kamatën vetevetiu. Me kohën, kjo do të shtohet.
Imagjinoni sikur të filloni me 1,000$ dhe të fitoni 10% kamatë.Brenda një viti, do ti keni 1,100$. Por vitin tjetër, ato 100$ shtesë do të jenë poashtu kamata e fituar. Kështuqë në fund të vitit të dytë, do ti keni 1,210$. Dhe vitin tjetër, 110$ shtesë do të bëjnë para për ju. Çdo vit, sasia e parave e parë pa ndonjë përpjekje shtesë, do të rritet.Brenda 25 viteve do të keni fituar më shumë se 9,000$ në atë investim fillestar edhe nëse nuk e vendosni asnjë para në atë llogari më.
Dobitë e investimit janë të qarta, pra prej nga ia filloni?Le ti përshkojmë disa nga parimet bazë.
Së pari, është me rëndësi ta kuptoni se investimi është një strategji afatgjate. Tregu i aksioneve është i vështirë të parashikohet, prandaj një rënie mund të shpie në humbje afatshkurtëra. Por mesatarisht, përtej afatit kohor të gjatë, trendi është nga lartë. Për të fituar përparësi nga kjo, konsideroni diçka si pensionimi: një objektivë investimi perfekte afatagjate.
Një tjetër gjë që duhet të konsiderohet kur mendoni për investimin është se sa mund të rrezikoni, apo tolerancën tuaj të rrezikut. Të gjitha investimet vijnë me një rrezik që do ti humbisni paratë. Kur filloni ti hulumtoni investimet, mund ti krahasoni ato në bazë të profilit të rrezikut, një matës që ju tregon se sa i rrezikshem është një investim. Si fillestar, është ide e mirë të shkoni me mundësitë e rrezikut të ulët përderisa jeni ende duke e zbuluar atë.
Sapo të jeni më rehat dhe më me përvojë investuese, mund të filloni ti hulumtoni opsionet e rrezikut të lartë. Në ndërkohë, mos u frikësoni nga të gjitha opsionet, dhe merni guximin ti merrni vendimet tuaja.
Ideja kyçe 6
Krediti mund të jetë një gjë e mirë për aq kohë sa dini ta përdorni atë si përparësinë tuaj.
A planifikoni të bleni një shtëpi apo ta filloni biznesin tuaj?Përderisa nuk jeni të pasur, do të ju duhet të merrni kredi për ti bërë këto gjëra.
Përderisa askush nuk dëshiron të hyjë në borgj dhe të mos jetë në gjendje ta paguajë atë, kredia ju mundëson të shfrytëzoni mundësi financiare që do të ju ndihmojnë ta rritni pasurinë dhe të jetoni jetën që dëshironi.
Për shembull, marrja me qira e një apartamenti, të pranoheni për hipotekë, apo madje edhe të merrni një kontratë telefonike është shumë më e lehtë për ta bërë nëse keni një shumë kredie të mirë-një masë që ju tregon ofruesve të huasë dhe shërbimeve se sa në rrezik jeni kur është në pyetje të paguani atë që keni borgj.
Pra ka kuptim ta bëni veten të njohur me shumën e kredisë për ta kuptuar si funksionon ajo në mënyrë që të siguroheni që ta përdorni kredinë në mënyrë të mençur. Shuma juaj e kreditit bazohet në historinë e kreditit, një matës se sa mirë i keni paguar huatë dhe faturat tuaja. Dhe e gjithë kjo është e dokumentuar në raportin tuaj kreditor, të cilin mundeni dhe duhet ta kontrolloni për saktësinë e tij.
Pasi të keni kuptuar se cili është rekordi juaj aktual, mund të filloni të ndërmerrni hapa për t’u siguruar që keni një rezultat të shkëlqyer krediti.
Kjo padyshim do të thotë që ju duhet të paguani faturat tuaja në kohë. Por ju gjithashtu duhet të shlyeni borxhet tuaja dhe – ndoshta çuditërisht – të mos mbyllni llogaritë e kartës suaj të kreditit. Për sa kohë që paguani në kohë, mbajtja e një karte krediti do të ketë një ndikim pozitiv në rezultatin tuaj. Është një mënyrë për të krijuar një rekord të qëndrueshëm të pagimit të faturave kur ato janë në afat.
Në anën tjetër nëse shuma e kredisë tuaj është e ulët, mos u dëshpëroni. Është mit thënia se krediti i keq nuk mund të rindërtohet. Është plotësisht e mundur ta përmirësoni atë gjatë kohës sa punoni në ato shprehi të këqija duke i kthyer në shprehi të mira, duke paguar faturat në kohë, duke u marrë me borgjet tuaja, dhe duke bërë marreveshje me agjensitë e mbledhjes nëse është e mundur. Mund të jetë gjithashtu një ide e mirë që të merrni këshillim ose stërvitje profesionale për t’ju ndihmuar të pastroni planin.
Pavarësisht se cila është situata juaj, sigurohuni që të mbani një sy në kredinë tuaj për të shmangur surprizat e padëshiruara.
Ideja kyçe 7
Ta mbroni veten nga pengesat e papritura është qenësore për shëndetin financiar.
Çfarë do të bënit nëse apartamenti juaj do të digjej? Apo të goditeshit nga një sëmundje serioze? Askujt nuk i pëlqen të qëndrojë në fatkeqësitë që do të bien, por gjërat e këqija vërtetë ndodhin, dhe ato mund ti dëmtojnë financat tona.
Fatmirësisht, egzistojnë masa që mund ti marrim për ti ruajtur vetetet tona nga ndikimi i emergjensës apo ngjarjeve të tjera të paplanifikuara. Reziku i sigurisë së duhur mund të shkojë larg tek minimizimi apo shmangja e plotë e dëmit.
Sigurimi shëndetësor dhe vetë-siguria janë shembuj të qartë; në shumë vende madje është edhe joligjore të mos i keni ato. Dhe ka shumë arsye për këtë. Për shembull, në SHB, një aksident i vogël veture mund të kushtojë 8,000$ dhe riparime dhe fatura spitali, por me siguri, gjithçka që do të duhet të paguani është zbritja dukshëm më e vogël prej 500 dollarësh. Plus, planet tuaja financiare do të mbeten të paprekura.
Nëse e konsideroni se sa do t’iu kushtonte ti zëvendësonit pjesët e shtëpisë tuaj apo ta ruani jetën e qenit tuaj në një emergjencë, ju mundeni poashtu ti vlerësoni tipet tjera të sigurive. Si qiramarrës, pronar shtëpie, apo pronar kafshësh shtëpiake, është ide e mirë të merrni masa për ta mbrojtur atë që është me rëndësi për ju dhe ta shmangni potencialin për dëm financiar.
Por nuk janë vetëm ngjarjet në jetën tuaj personale që mund të ndikojnë në mirëqenien tuaj financiare. Ekonomia mund të ketë ndikim madhor poashtu. Kjo sepse ekonomitë priren të lëvizin-ato kalojnë përmes cikleve të zgjerimit dhe rënies. Në kohë të rënies-apo recesionit-aktiviteti ekonomik bie, më pak të mira prodhohen, dhe ka më pak kërkesa për shërbime. Si rezultat, vijnë pushimet nga puna dhe rritja e papunësisë.
Por edhe nëse e humbni punën tuaj, ju duhet të hani dhe keni fatura për të paguar, dhe kështu krijohet borgji. Prandaj është ide e mirë të përgaditeni për një eventualitet të këtillë. Hapat esencialë janë të punoni në fondin tuaj emergjent, të liroheni nga borgjet, të jetoni sipas mundësive tuaja dhe të krijoni burime të shumëta të të hyrave. Ju mundeni poashtu ta menagjoni një stuhi ekonomike shumë më lehtë nëse keni kursime të 12 muajve të ruajtura dhe asnjë brengë borgji.
Dhe në ndërkohë, mund ta siguroni bazën që keni ndërtuar për të krijuar mundësi të reja për sukses financiar, të cilin do ta shohim tutje.
Ideja kyçe 8
Mund të bëni para duke mësuar si ti përdorni mundësitë e paeksploruara në punën dhe jetën tuaj personale.
Gratë e kanë të vështirë të kërkojnë drejtëpërdrejtë atë që e meritojnë-sidomos kur janë në pyetje paratë. Por nuk ka pse të jetë kështu.
Shumë nga ne e nënvlerësojmë vetëveten gjatë bisedimeve rreth parave. Quditërisht, statistika tregojnë se një grua mund të humbë mes 1 deri në 1.5 milion$ gjatë rrjedhes së jetës së saj të punës duke mos kërkuar për pagë më të lartë.
Por egzistojnë hapa konkrete që mund ti merrni për tu bërë negociator më i mirë dhe të merrni pagë me të mirë sesa që meritoni. Në një anë, është me rëndësi ta bëni hulumtimin tuaj në rangun e pagës tuaj mesatare për pozitën tuaj dhe të jeni realistë me pritshmëritë tuaja. Në anën tjetër, gjëja kryesore është ti leni brengat tuaja anash dhe të veproni. Për shembull, ju mund të përgaditeni për një takim rreth pagës tuaj duke ja kujtuar vetes se çfarë ju bën të veqantë dhe të vlefshëm tek punëdhënësi juaj, dhe madje të praktikoni atë që do të thoni para pasqyrës.
Por kjo nuk është mënyra më e mirë për ti përmirësuar të ardhurat tuaja. Nëse shikoni përtej punës tuaj dhe mendoni rreth gjërave në të cilat jeni të mirë, mund të gjeni mundësi të papritura për ti lënë ca para anash. Qoftë duke gatuar apo duke shitur online, mundësitë janë të pafundme.
Për ta bërë një ngutje të suksesshme anësore, gjëja e parë që duhet të bëni është të keni një plan për organizimin e biznesit tuaj. Natyrisht, duhet ta keni një plan financiar që funksionon. Kjo është pyetja se si bëhen paratë. Dhe përfshin të menduarit rreth qështjeve sikurse vendosja e çmimeve, mbulimin e hargjimeve të biznesit tuaj dhe përgaditjen e një bugjeti. Ju duhet ta planifikoni çdo detaj, duke përfshirë gjërat si pagesat për website hosting.
Por ju duhet poashtu ta pyesni veten se çfarë lloj vlere dhe përvoje doni të ofroni, dhe çfarë nënkupton ajo në aspekte praktike. Thoni se dëshironi të krijoni një brend luksoz. Si do ta përcillni atë përvojë luksoze tek klientët? Çfarë duhet të keni në rregull për ta bërë atë të ndodhë? Mund të zbresë në detaje si paketimi dhe të kesh dizajnin e duhur të faqes në internet. Dhe mos harroni të mendoni për logjistikën, si për shembull se si do t’i dorëzoni mallrat.
Fitimi i parave nga diçka që ju pëlqen është një përfitim personal dhe financiar, kështu që përballuni me frikën tuaj dhe krijoni strategjinë që ju nevojitet për sukses.
Përmbledhja Finale
Si gra, ne jemi rritur me shumë bagazhe mendore që na pengojnë të arrijmë potencialin tonë të plotë financiar, por ne mund të ndërmarrim hapa konkretë për të arritur mirëqenien financiare. Hapat që mund të ndërmarrim përfshijnë shlyerjen e borxheve tona, negocimin për një pagë më të mirë dhe mësimin rreth investimit. Pavarësisht se cila është situata juaj aktuale e punës dhe e të ardhurave, ju mund të merrni kontrollin e parave tuaja, të çliroheni nga borxhi dhe të krijoni një bazë të mirë kursimesh dhe investimesh për të jetuar jetën që dëshironi.
Këshilla vepruese:
Motivoni veten! Mbani fokusin dhe entuziazmin tuaj në rrugën e gjatë për të përmbushur qëllimet tuaja financiare duke bërë një listë të burimeve argëtuese të frymëzimit për të qëndruar të motivuar. Këto mund të përfshijnë libra interesantë, podkaste dhe miq me njohuri financiare. Vendosni vetes një kornizë kohore për të punuar me listën. Kjo është ajo që do t’ju mbajë përpara dhe do t’ju kujtojë pse e keni nisur këtë udhëtim.