Për pak orë gjatë fundjavës u duk se Sam Altman mund të rikthehej si një hero pushtues në OpenAI, bordi drejtues i të cilit e shkarkoi si shef ekzekutiv ditën e Premte.
Do të kishte qenë një tjetër zhvillim shokues në një sagë e cila ishte përplot momente të tilla. Dhe z. Altman kishte shumë ndikim brenda kompanisë. Punonjësit e OpenAI u rreshtuan pas tij që nga momenti i shkarkimit ndërsa investitorët e kompanisë kërkuan nga bordi rikthimin e tij.
Miliarda dollarë – dhe mundësisht trajektorja e mbarë industrisë AI – varet në duart e bordit ndërsa shumë prisnin që kjo trupë që dorëzohej përballë presionit.
Përkundrazi, bordi i qëndroi vendimit të parë, duke refuzuar rikthimin e Altman dhe afirmuar përmes një memoje drejtuar punonjësve ditën e Dielë se haqja e tij “ishte e nevojshme për të ruajtur aftësinë e bordit në ushtrimin e përgjegjësive që i takojnë dhe avancimin e misionit të organizatës.”
Emmet Shear, ishte bosi i Twitch u caktua si CEO i përkohshëm. Pak orë më vonë, Satya Nadella, shefi ekzekutiv i Microsoft, njoftoi se Altman dhe dishepulli i tij më i afërt, Greg Brockman, do ti bashkoheshin gjigantit të teknologjisë për të udhëhequr një divizion të ri AI.
Por saga OpenAI ishte larg fundit të saj. Gjërat ndryshuan rrjedhë me shpejtësi e ka shumë gjëra të tjera të paqarta – përfshirë arsyet që shtynë bordin të shkarkonte Altman. Por edhe pa ditur shumë rreth incidentit, mund të vlerësojmë dëmin e shkaktuar.
Humbësi: OpenAI
Humbësi më i madh nga të gjithë është vetë OpenAI. Përpara të Premtes, kompania ishte emri më i njohur në teknologji, me një lider që ishte edhe figurë publike, me një produk si ChatGPT dhe një rresht talentesh AI që ngjallnin zili tek gjigantët e Silicon Valley.
Ishte në mesin e një oferte tenderuese që do tu jepte mundësi punonjësve të këmbenin aksionet e tyre me një vlerësim të lartë ndërsa modeli AI, GPT-4, ishte më i mirë në llojin e tij.
Tani kompania është në kaos. Liderët kryesorë janë larguar. Morali është dëmtuar. Oferta tenderuese mund të dështojë. Shefi i ri ekzekutiv thotë se dëshiron që ritmi i AI të ngadalësohet. Dhe kompania është ende thellësisht e varur tek Microsoft ku fuqia e madhe kompjuterike e këtij të fundit nevojitet për të operuar modelet e saj – dhe që prej të Hënës synon të rrisë një mini-OpenAI në brendësi udhëhequr nga Altman dhe ish-stafi i OpenAI.
Mbase bordi do të jetë i kënaqur me këtë rezultat – në fund ishte zgjedhja e tij edhe pasi ju dha një mundësi për të reflektuar. Por duke e pandershme të mos shpjegohen arsyet e shkarkimit të Altman.
Fituesi: Microsoft
Fundjava nuk provoi më fitimprurëse për dikë sesa vetë Microsoft dhe Nadellan. Ditën e Premte, kur Altman u shkarkua, u duk se Nadella do të humbiste një prej aleatëve të tij më të fortë. Microsoft ka investuar 13 miliardë dollarë në OpenAI dhe nën lidershipin e Altman është shndërruar në një partner kyç i Microsoft. Teknologjia e saj është në themel t shërbimeve AI të Microsoft dhe produkteve si Copilot AI.
Nadella qartësisht do të kishte preferuar Altman të rikthehet në krye të kompanisë. Por kur u bë e qartë se nuk ka për të ndodhur, ai bëri gjënë më të mirë: ofroi punë Altman, Brockman dhe besnikëve të tyre.
Ishte një goditje e shkëlqyer. Tashmë Microsoft do të jetë i aftë të vijojë përdorimin e modeleve të OpenAI për të fuqizuar produktet e saj në periudhë afatshkurtër por në të njëjtën kohë ekipi i udhëhequr nga Altman do të ketë në dispozicion paratë dhe fuqinë kompjuterike për të ndërtuar modelet e Microsoft në periudhë afatgjatë.Do të ketë qasje në një mori talentesh AI nga OpenAI dhe efektivisht Microsoft kontrollon 100 përqind të një laboratori AI që çdo sipërmarrje kapitaliste në Silicon Valley do të ishte e gatshme ta financonte.
Fituesit: Altruistët dhe Dënuesit e AI
Prej vitesh, një komunitet kërkuesish dhe aktivistësh AI – shumica e të cilëve të lidhur me lëvizjen e altruizmit efektiv, të cilët mendojnë se arsyeja dhe të dhënat mund të përdoren për të kuptuar sesi të veprohet në mënyrën më të mirë të mundshme – kanë paralajmëruar se sistemet AI po bëhen tepër të fuqishme dhe një AI jashtë kontrolli përbën kërcënim ekzistencal për njerëzimin.
Njerëzit me frikëra të tilla – nganjëherë tallen edhe si “të dënuarit” nga kritikët – konsideroheshin si periferikë. Por gjatë viteve të fundit ka janë përfshirë duke mbledhur firma, dërguar letra të hapura dhe paralajmëruar rregullatorët që të marrin me seriozitet sigurinë AI. Dhe ditën e Premte ata rrëzuan nga froni CEO-n e kompanisë më të madhe AI në botë.
Ilya Sutskever, kryeshkencëtari i OpenAI, që drejtoi grusht-shtetin ndaj Altman, nuk është një Altruist Efektiv, por duke i motivuar nga frikëra të ngjashme. Dhe dy prej anëtarëve të bordit që mbështetën vendimin, Tasha McCauley dhe Helen Toner, kanë lidhje me grupet e Altruistëve Efektivë.
Nëse OpenAI përfundon e dëmtuar në mënyrë të pariparueshme nga largimi i Altman, njerëzit do të fajësojnë bordin për shkatërrimin e një prej startupeve më premtuese të Silicon Valley dhe shkatërruar miliarda dollarë vlerë aksionesh.
Por bordi ka pasur sukses. Ishte shqetësuar se Altman por lëvizte me shpejtësi në ndërtimin e sistemeve të fuqishme dhe potencialisht të dëmshme të AI dhe duhej ndaluar. Kjo është fitore për kauzën edhe pse në kurriz të kompanisë.
Humbësit: Investitorët
Askush nuk shpresonte më shumë për rikthimin e Altman në OpenAI sesa investitorët dhe kapitalistët që e mbështetën dhe mund të humbasin para me largimin e tij.
Shumica e këtyre investitorëve janë tekno-optimistë të cilët besojnë se AI do të jetë një e mirë për shoqërinë dhe dashuronin optimizmin e Altman për t ardhmen e AI por edhe për paratë që u gjeneronte.
Sot këta investitorë kanë aksione në një kompani me CEO të përkohshëm, një fuqi punëtore të revoltuar dhe një të ardhme të paqartë. Akoma më keq, e vetmja mënyrë sesi mund të investojnë në kompaninë e re të Altman është duke blerë aksione të Microsoft.
E paqartë: Rivalët e OpenAI
Nuk dihet ende nëse kompanitë rivale AI do të përfitojnë nga largimi i Altman. Në njërën anë kompani si Google, Anthropic dhe Meta mund të përfitojnë nga dobësi i OpenAI duke ju dhënë mundësi të arrijnë progresin e kompanisë ose duke marrë disa prej punonjësve kyç të saj.
Por gjithashtu do të thotë se gjenden përballë një Microsoft akoma më të fuqishëm. Dhe përpjekjet e reja AI të Altman nuk do të jenë më të kufizuara nga një strukturë e një organizate jo-fitimprurëse si OpenAI, që do të thotë se ka për të ecur përpara me ritme më të shpejta. /PCWorld Albanian