-0.9 C
Pristina
spot_img

Flotës së Postës së Kosovës i shtohen 30 motoçikleta elektrike

Date:

Share:

Posta e Kosovës pasuroi flotën e saj me 30 motoçikleta elektrike të blera me buxhetin e ndërmarrjes, për të përmirësuar shërbimin e dërgesave ndaj gjithë konsumatorëve të saj dhe për ruajtjen e ambientit në vendin tonë.

Posta e Kosovës ka investuar 202 mijë euro për 59 motoçikleta elektrike, 30 prej të cilave do të shfrytëzohen për zona urbane, e 29 për zona rurale.

Në ceremoninë e pranimit të motoçikletave, ishte e pranishme Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila e përgëzoi Postën e Kosovës për këtë investim shumë të qëlluar dhe tha se këto motoçikleta janë vazhdimësi e investimeve për përmirësim të kushteve të punës për postierët, pas çantave e uniformave të reja.

“Ne po punojmë në përmirësimin e kushteve të punës për postierët, përfshirë këtu çantat e uniformat e reja, e tash edhe motoçikletat e reja elektrike që do t’u lehtësojnë padyshim punën”, theksoi Rizvanolli dhe shtoi se besimi në shërbimet e Postës së Kosovës po rritet pasi cilësia e shërbimeve po rritet si rezultat i punës së gjithëve, bordit, kryeshefes, punëtorëve e postierëve.

Kurse, kryeshefja ekzekutive e Postës së Kosovës, Nora Rraci, u shpreh se me këtë investim modern dhe ekologjik do të kryhen shërbime shumë më cilësore dhe më të shpejta në shpërndarjen e dërgesave të qytetarëve.

Ajo po ashtu falënderoi Ministrinë e Ekonomisë dhe Bordin e Drejtorëve për mbështetje të vazhdueshme ndaj Postës së Kosovës, ndërsa falënderoi edhe konsumatorët e ndërmarrjes, punonjësit e saj, si dhe iu uroi mbarëvajtje të punës postierëve përdorues të këtyre motorëve.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img