Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Nga e Premtja e tutje
Përmbledhje Librash
Hyrje
Çfarë ka për mua në këtë libër? Mësoi strategjitë e thjeshta që të ndihmojnë të marrësh më shumë nga jeta.
Nga e premtja e tutje është një fenomen botëror mes kërkuesve të frymëzimit. Dhe e tëra filloi si një email i thjeshtë ndërzyrtar javor. CEO Robert Glazer donte të lidhej me ekipin e tij duke shpërndarë mesazhet me ta rreth rritjes personale. Kështuqë ai kaloi pas disa copëzash teksti, imazhesh dhe tregimesh që i konsideroi si autentikisht frymëzuese.
Shenimi javor i Glazerit për ekipin e tij 40 anëtarësh vazhdimisht përcillej tek të tjeret, duke e rritur këtë shpërthim emaili frymëzues të mbi më shumë se 200.000 lexues në më shumë se 60 vende. Glazeri tani konsiderohet si ekspert në energjizimin e njerëzve për ta arritur më të mirën e tyre. Në këto pulsime, do të mësosh për katër parimet jetëndryshuese, të cilat ai i quan ‘’katër kapacitetet’’: fushat të cilat kemi nevojë ti zhvillojmë në mënyrë që të ndalojmë aktivitetin e ulët dhe të fillojmë të jetojmë jetë me kuptim dhe frymëzuese.
Në këto pulsime do të mësosh:
- Çfarë konsiderojnë hulumtuesit e Harvardit të jetë sekreti për një jetë të lumtur;
- Pse cilësia më e mirë e korporatës se IKEA’s mund të jetë aktiviteti i ulët; dhe
- Si e menagjoi një grua javën më të keqe të jetës së saj për ta ndryshuar botën.
Ideja kyçe 1
Identifikimi i vlerave tua kryesore e rrit kapacitetin tënd shpirtëror
Kur sociologët intervistuan një grup njerëzish jo Çifutë që jetojnë në një fshat Evropian të prekur nga Holokausti, ata u befasuan nga ajo që mësuan. Disa nga ata i kishin vënë jetët e tyre në rrezik për ti shpëtuar çifutët që jetonin në atë fshat. Por disa nuk kishin bërë atë veprim. Sociologët deshën ta kuptojnë se çka i dallonte të dyja grupet.
E tëra dukej se varej nga disiplina prindërore. Të gjithë Individët që i kishin shpëtuar çifutët kishin kujtime të fuqishme jo vetëm të rregullave detyruese të prindërve të tyre- sikurse ‘’mos mashtro’’-por poashtu sqarime se pse ato rregulla ishin të rëndësishme. Shpëtimtarët i kuptuan vlerat në të cilat mbështeteshin rregullat.
Dëshiron të frymëzosh njerëzit që të bëhen verzion më i mirë i vetes së tyre?
Mos u fokuso tek rregullat; indentifikoi vlerat.
Mesazhi kyç: Identifikimi i vlerave tua kryesore e rrit kapacitetin tënd shpirtëror.
Për ta jetuar një jetë të mirë, ti duhet të ndërtosh katër kapacitete të dallueshme: shpirtërore, intelektuale, fizike, dhe emocionale. Këto pulsime do të të sfidojnë të ndërtosh këto kapacitete përmes ushtrimeve të mendimit. Ti mund ti bësh këto ushtrime kurdo, por ato janë të krijuara që ti ndërtojnë shprehitë e tua të mëngjesit.
Tani, le të thellohemi në kapacitetin shpirtëror. Të gjithë individët e suksesshëm, organizatat, kolektivët dhe familjet kanë një gjë të përbashkët: ata i kanë identifikuar vlerat e tyre kryesore. Për më tepër se kaq, ata i jetojnë ato vlera. Kjo përfshin pyetjen e vetes apo tjerëve në kohët kur ato vlera vihen në kompromis. Kur je duke e ndërtuar kapacitetin tënd shpirtëror, fokusohu në njohjen e vlerave tua kryesore dhe qëllimit tënd autentik.
Nuk di nga t’ia fillosh?
Provo ushtrimin e ‘’fjalimi të fundit’’. Paramendoje se të janë dhënë 20 minuta për të dhënë një fjalim në çfarëdo teme. Por kjo ka një truk: ky mund të jetë fjalimi i fundit që e jep para se të vdesesh. Çfarë dëshiron të lësh pas në botë para se të shkosh?
Nuk ke kohë për një fjalim 20 minutësh? Atëherë provoje ushtrimin e ‘’qëllimit’’. Gjithë çfarë ke nevojë të bësh është të përgjigjesh në një pyetje. Si do të doje të kujtoheshe në 100 vjetet e ardhshme. Përgjigjja e kësaj pyetje kërkon që sinqerisht ta studjosh jetën tënde në imtësi. A lidhet jeta që po jeton me qëllimin që dëshiron ta arrish? Nëse nuk lidhet, çfarë ndryshimesh dëshiron të bësh?
Ideja kyçe 2
Planifiko të arrish sukses duke jetuar qëllimin tënd kryesor shpirtëror.
Ndoshta ke dëgjuar për Ed Sheeran, djali i rëndomtë nga Halifax, Angli i cili arriti majet e tabelave të pop muzikës. Edhe nëse nuk e njeh, ka shumë mundësi që ke kënduar ndonjë nga këngët e tij në ndonjë rast të caktuar.
Po çfarë ka të bëjë me ty Edh Sheeran? Ai u bë sukses brenda natës. Ti nuk ke mundësi ta kesh atë lloj fati. Në fakt, fati ka shumë pak të bëjë me suksesin e Ed Sheeranit. Në intervista, ai zbuloi se kishte performuar 300 shfaqje live dhe në netë të panumërta me mikrofon të hapur, para se ai të ‘’zbulohej’’. Dhe kishte shumë momente kur ai donte të hiqte dorë. Por pse nuk hoqi dorë ai?
Sepse ai nuk kishte një plan zëvendësues. Sheerani e dinte cili është qëllimi kryesor i tij. Ai nuk i dha vetes asnjë mundësi tjetër pos të ketë sukses në arritjen e atij qëllimi.
Mesazhi kyç është: Planifiko të arrish sukses duke e jetuar qëllimin tënd kryesor shpirtëror.
Mos planifiko të dështosh. Mendo gjëra të mëdha! Mendo si Ed Sheerani. Apo, sa i përket kësaj qështjeje, mendo si Presidenti i SHBA-ve, John F. Kennedy. Në vitin 1962, JFK tha se ai do ta dërgonte një njeri në hënë deri kah fundi i asaj dekade. Të gjithë ne e dimë si ndodhi ajo gjë, por në të njëjtën kohë qëllimi i JFK-se dukej çuditërisht ambicioz.
Shkuarja në hënë është shembull i parë i asaj që autori Jim Collins e quan një Qëllim të madh të gjuajtur me flokë, apo BHAG.Dhe në vitin 1962 pothuajse askush nuk mendoi se BHGA-ja e JFK-së do të funskiononte.
Pra, pse e bëri ai atë?
Epo, së pari, qëllimi ishte specific dhe i matshëm. Qëllimi ishte ta dërgonte një njeri në hënë. Jo që ta përmirësonte programin e gjithësisë. Jo për të bërë zhvillim në zbritjen në hënë. Por qëllimi ishte thjesht ta dërgonte një njeri në hënë.
Qëllimi poashtu kishte një afat. JFK-ja dhe para dhjetë vite për ta realizuar zbritjen në hënë. Ekipi i tij e bëri atë me një vit të vetëm, dhe nën bugjetin e lartëpërmendur.
Siq tha edhe vetë JFK-ja, ishte një qëllim që i shërbeu ‘’organizimit dhe matjes së energjive dhe aftësive tona më të mira.’’
Shënoje atë frazë: më e mira e. Dhe kije parasysh këtë: në mënyrë që ta japësh më të mirën nga vetja, ti poashtu duhet të vendosësh në cilat gjëra do të jesh i keq poashtu. SHikoje IKEA. Gjiganti i mobilerisë Suedeze është një tregim suksesi i njohur nga të gjithë, apo jo? Epo IKEA u bë e suksesshme sepse ata vendosën në çfarë aspekti do të jenë të këqinjë: mbledhjen e mobileve dhe dërgimin sipas dobisë së konsumatorëve.
Kjo është në rregull. IKEA ka një valutë 40$ bilionëshe, sepse të qenit të këqinjë në atë për të cilën atyre s’ju bën përshtypje i lejon ata të jenë më të mirët në atë që vërtetë ju intereson.
Pra çfarë është BHAG-ja jote? Në çfarë do të jesh i mirë dhe i keq në mënyrë që ta realizosh atë?
Ideja kyçe 3
Kapaciteti intelektual të lejon ti ndjekësh ëndrrat e tua.
Rrugët e shkurtra të jetës! Ka një apetit të madh për këto këshilla dhe truqe që duket se ofrojnë një rrugë të shkurtër drejt suksesit. Andaj kur kapitalisti sipërmarrës Morgan Housel i ofroi këto rrugë të shkurta të tij drejt suksesit, njerëzit ishin të etur për ti dëgjuar ato. Ja ku janë disa prej tyre…
Rruga e shkurtër e marketingut të Houselit? Bëje një produkt që ju nevojitet të gjithëve.
Rruga e shkurtër e Houselit në shkrim? Shkruaj çdo ditë derisa të bëhesh i mirë në të shkruar.
Rruga e shkurtër e Houselit për të mësuar? Lexoje një libër. Pastaj një tjetër. Përsërite këtë gjë sa të jetë e nevojshme.
Cili është mësimi nga këto? Nuk ka rrugë të shkurtra. Jo çdokush mund ti lëvrojë kopshtet e vështira që nevojiten për të arritur sukses jetëgjatë. Por Ti mund ta bësh, nëse e ndërton kapacitetin tënd intelektual.
Mesazhi kyç është: Kapaciteti intelektual të lejon ti ndjekësh ëndrrat e tua.
Ashtu siq mësuam në pulsimin e fundit, zhvillimi i kapacitetit tënd shpirtëror ka të bëjë krejtësisht me gjetjen e qëllimit tënd të vërtetë. Kjo është e mrekullueshme. Por pa i ndjekur, qëllimet e tua nuk janë asgjë pos ëndrra të zbrazëta. Dhe këtu vie në pyetje kapaciteti intelektual. Ti duhet ta ndërtosh aftësinë për të krijuar qëllime inteligjente dhe kultivojë disiplinën për ti arritur ato. Duhet të dalësh nga zhurma e përditshmërisë dhe të gjesh kohë për tu përqendruar në atë që është më e rëndësishme.
Këtu janë disa ushtrime që mund të të ndihmojnë ta zvogëlosh listën e gjërave që duhet ti bësh dhe ti ripërqendrosh energjitë e tua.
Së pari, provo ti shkëputësh detyrat urgjente nga ato të rëndësishme. Shumë shpesh, një detyrë e ashtuquajtur ‘’urgjente’’-mendo për shembull, sikur përgjigjja e një emaili-mund të të hutojë ndaj bërjes së një ‘’detyre të rëndësishme’’-sikurse shkrimi i një plani biznesi për një qështje anësore.
Mos i bëj urgjentet dhe ti harrosh të rëndësishmet. Në vend se të bësh një listë gjërash, bëje një rrjet katër këndesh. Këndi i parë është për detyrat që janë të rëndësishme dhe urgjente. Bëji këto fillimisht. I dyti është për detyrat që janë të rëndësishme por jo urgjente. Bëji këto të dytat. Këndi i tretë është për detyrat që janë urgjente por jo të rëndësishme. Këto bëji në fund, nëse ke kohë. Po këndi i katërt? Mirë, ai është për detyrat që nuk janë as të rëndësieshme as urgjente. Me fjalë të tjera, nuk ke pse ti bësh të gjitha!
A e gjen veten shpesh të ngujuar në detyra që nuk janë as të rëndësishme as urgjente? Ti mund të krijosh një listë të gjërave që duhet ti ndalosh së bëri. Kjo tingëllon pikërisht kështu: një listë gjërash në të cilat më nuk do të hargjosh kohë apo energji. Kjo të hap drejt përqendrimit në qëllimet kyçe dhe ta jep lejen që të ju thuash jo detyrave që thjeshtë nuk janë të rëndësishme.
Ja ku është një rrugë e shkurtër përfundimtare drejt suksesit: ndalo së kaluari kohë në detyrat që më nuk i shërbejnë objektivave tua, dhe mbaji sytë tek çmimi!
Ideja kyçe 4
Formëso shprehi të mira dhe qëllimet e tua do të kujdesen për vetëveten.
A je dremitës serik, gjithnjë duke e shtypur butonin e pesë minuta më shumë të alarmit të mëngjesit? Natyrisht, kështu ti fiton pesë minuta shtesë të gjumit të mrekullueshëm. Po çfarë po të ik nga kjo?
Sipërmarrësi Hal Elroud pyeti për shprehitë e përditshme të disa nga atyre që kanë arritur më së shumëti në botë, nga CEOT deri tek artistët. Ai e kuptoi se përditshmëritë e tyre të mëngjesit kishin të gjitha gjashtë elemente. Heshtja-që përfshin meditimin dhe reflektimin. Pohimin-apo përfshirjen e të folurit vetes pozitivisht. Vizualizimi-që të ndihmon te ndërtosh një imazh mendor të gjërave që dëshiron ti arrish në ditën tënde. Ushtrimet-për ti zgjuar shqisat e tua dhe për ta vënë gjakun në lëvizje. Shkrimi që ndryshe njihet si ditari. Dhe përfundimisht, Leximi-të gjesh kohën për tu frymëzuar nga fjalët e të tjerëve.
Zhvillimi dhe kapja pas një rutinë të mëngjesit është thjeshtë një nga mënyrat më efektive për të formuar disiplinën e nevojshme për ta arritur potencialin tënd më të madh. Natyrisht, kjo është arsye e mjaftueshme për ta përfunduar lidhjen tënde me butonin e shtyerjes.
Mesazhi kyç këtu është: Formo shprehi të mira, dhe ëndrrat tua do të kujdesen për vetëveten.
Pra I ke identifikuar vlerat e tua kryesore, dhe ke dizajnuar një rrugë të arritshme si ti realizosh ato. Tani, është koha për ti ndjekur. Po si? Nëse bën një shprehi të punosh drejt qëllimeve tua, atëherë kjo gjë do të bëhet instiktive.
Duhen 21 ditë për të formuar një shprehi të re. Por cila është ajo shprehi? Epo, nëse je mjaft i mençur, ti mund të krijosh më shumë se një shprehi në të njëjtën kohë. Vendosja e një shprehie themelore mund të krijojë efektin domino, që ndez shkëndija për të formuar edhe më shumë shprehi tjera. Ushtrimet për shembull janë një shprehi themelore që mund ta ndezë shprehinë e të ngrënit më mirë. Dhe njerëzit që ushtrojnë dhe hanë mirë kanë tendencë të jenë më produktivë dhe më pak të stresuar. Shprehi të tjera themelore përfshijnë mbajtjen e ditarit, dhe ngrënia e darkës çdo natë rregullisht.
Nje shprehi që duhet definitivisht ta kultivosh? Ajo është shprehia e përsosmërisë. Kur Ann Miura-Ko mori një praktikë në departamentin e ingjinjeringut në Yale, ajo i tha babit të saj se pozita ishte e një vartëseje. Babai i saj e pyeti atë: Si do ta bësh një punë të Klasit botëror?
E frymëzuar nga pyetja e babait të saj, Miura-Ko bëri një shprehi të përsosurisë në çdo gjë që bënte, nga bërja e fotokopjeve dhe mbushja e sistemit të dosjeve, deri tek përzgjedhja e donutseve më të shijshme për pauza të ekipit. Kur ajo vizitoi mikun e Dekanit, një burrë i quajtur Lewis, departamentit i tha se ajo bëri një punë të shkëlqyeshme.
Ky Lewis ishte Lewis Platt, CEO I Hewlett-Packard. Miura-Ko i la mbresa atij aq shumë saqë ai i ofroi asaj të ishte mentori i saj. Tani, ajo është një nga sipërmarrëset kapitaliste më të suksesshme në botë.
E sheh? Shprehitë e mira mund të sjellin shpërblime edhe më të mira.
Ideja kyçe 5
Zhvilloje kapacitetin tënd fizik për ta arritur majen përfundimtare të performancës tënde.
Si trajnohesh për maratonë? Me përdorim të karbohidrateve dhe vrapime ditore? Trupi yt mund të jetë i përgaditur, por do të të duhet ta kesh forcën mendore për të vazhduar kur çdo muskul në trupin tënd po vajton që ti të ndalesh?
Si mëson për një provim me presion të lartë? Me letra të vogla dhe sesione studimesh të netëve të vona? Mund të jesh i mprehtë mendërisht, po a ësht% trupi yt i gatshëm ti përmbushë kërkesat e studimit të ashpër ditor? A do të jesh i mprehtë dhe i shëndetshëm edhe në ditën e provimit?
Nëse je i interesuar ta arrish majën e performancës, mendja dhe trupi yt duhet të jenë në formë, pa marrë parasysh se drejt cilave qëllime po punon.
Mesazhi kyç është: Zhvillo kapacitetin tënd fizik për ta arritur majën e performancës tënde.
Një punëtor që ushtron pak dhe ha keq nuk është duke performuar në maksimumin e tij, pa marrë parasysh si ishte performanca e tij e fundit. Mos e neglizho fitnesin tënd fizik, edhe nëse je duke punuar drejt një qëllimi intelektual apo shpirtëror. Një praktikë fitnesi mund ta rrënjosë në mendje kurajon, qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë e nevojshme për të performuar në kapacitetin tënd maksimal
Ja ku janë lajmet e mira: duke bërë veq disa ndryshime të vogla, mund ta fillosh menjëherë fitnesin tënd.
Fillo në nivel të vogël. Për shembull, nëse po mundohesh të jesh më aktiv dhe të shikosh më pak TV, fshihe telekomandën dhe largoi bateritë. Nëse dëshiron ta arrish palestrën, gjëja e parë që duhet të bësh me mëngjes është ta nxjerrësh veshjen e ushtrimeve një natë para, ose vendosi mbathjet e vrapimit pranë shtratit.
Tjetra, vlerësoje ambientin tënd në nivel të gjerë. Cilat trende dhe shprehi gjithpërfshirëse po të pengojnë nga arritja e qëllimeve të fitnesit? Të themi se dëshiron ta përmirësosh shëndetin tënd duke e lënë pierjen e alkoolit. Çfarë faktorësh mund të jenë duke e penguar suksesin tënd? Nëse ti dhe shokët e tu takoheni për një pije një herë në javë, do të kesh nevojë ti kufizosh takimet shoqërore me ta, dhe të gjesh miq dhe aktivitete që do ti mbushin pjesët e mbetura të mbrëmjeve të tua.
Vullneti është i mirë dhe në rregull, por krijimi i një ambienti që të lejon të arrish sukses është çelësi i arritjes së qëllimeve të fitnesit.
Në Lojërat Olimpike të Bejing në 2008, Notuesi i SHBA-ve Majkëll Felps e rrëmbeu medaljen e artë në 200 metra fluturën. Performanca e Felpsit ishte pamohueshëm arritje mbresëlënëse atletike. Ajo që e bën edhe më mbresëlënëse është fakti se, në gjysmë të garës, syzet e tij ishin mbushur me ujë. Përveq ngecjes së tij fizike, Felpsi ishte në gjendje ta përmbledhte trajnimin e tij mendor për ta arritur vijën e fundit. Ai kishte kaluar orë të tëra duke e vizualizuar veten se si e fiton garën, duke numëruar numrin e goditjeve që do të duhej ti bënte deri sa të arrinte fundin.
Atletet elitare sikurse Felpsi e përdorin trajnimin mendor për ta ngritur performancën e tyre nga e mrekullueshme në spektakulare. Punëtorët e diturisë poashtu, mund ta rritin performancën e tyre mendore duke përdorur aftësitë dhe strategjitë nga bota e sportit.
Mesazhi kyç është: Sportet i bëjnë dobi trupit dhe mendjes.
Ekipet sportive në veçanti, nuk i bëjnë dobi vetëm fitnesit tënd fizik. Ato ta mësojnë qëndrueshmërinë, disiplinën, dhe bashkëpunimin.
Këto ditë, shumë prindër po hezitojnë ti dërgojnë fëmijët e tyre në ekipe sportive. Ata dëshirojnë ti ruajnë ata nga gara e egër dhe ti mbrojnë ata nga dhimbja e humbjes. Por gara është pjesë e jetës dhe humbja është e pashmangshme. Vetëm 1% e fëmijëve që marrin pjesë në ekipe sportive në shkollën e mesme në SHBA bëhen atlete profesioniste. Por 100% e fëmijëve do të kenë nevojë të bashkëpunojnë në një ekip në të ardhmen. 100% e fëmijëve do të ju duhet të ballafaqohen me zhgënjim professional me qëndrueshmëri. Dhe 100% e fëmijëve do të kenë nevojë për disiplinë dhe qëndrueshmëri për ti tejkaluar sfidat. Sporti e ndërton më shumë sesa veq muskulin. Sporti e ndërton karakterin.
Shtuar kësaj, ekipet sportive shpërndajnë strategji që janë plotësisht të transferueshme tek fushat tjera. Merre për shembull ciklimin. Të frymëzuar nga fluturimi i tufave të zogjve në qiell, ekipi i qiklistëve ciklon në formë të peletonit, në të cilin çiklistët në fillim e mbajnë peshën kryesore të presionit të erës, përderisa çiklistët në mes kanë një vozitje krahasimisht më të lehtë. Në intervale, çiklistët mund ta ndryshojnë pozitën, duke ndërruar radhët me punë dhe pushime.
Paramendoje ta përvetësosh një mendësi peletoni në punë apo në jetën tënde personale-merre timonin kur i përshtatet pikave tua të forta, pastaj lëri të tjerët të shkëlqejnë kur ke nevojë të pushosh dhe të rikuperohesh. Kur i bën sportet pjesë të përditshmërisë tënde, strategjitë si formacioni i peletonit mund të bëhen natyrë e dytë.
Ideja kyçe 7
Qëndrueshmëria emocionale është faktori x në tejkalimin e sfidave.
Me 1981, Dr. Mary-Claire Kind kishte një nga javët më të këqija të jetës së saj. Në filim të javës, burri i tha asaj se po e linte atë për një nga studentët e tij që ishin para diplomimit. Ajo kishte mbetur si kujdestarja e vetme për vajzën e saj atëherë gjashtë-vjeqare. Disa ditë më vonë, shtëpia e saj u vodh. Dhe mbi të gjitha, atë të Premte, ajo e kishte të planifikuar të ngriste fondin e grantit në një konferencë jashtë shtetit.
Askush nuk do ta kishte fajësuar Dr. King për vendosjen e terenit të konferencës dhe quajtjen e tij javë. Por disi, ajo e e gjeti qëndrueshmërinë emocionale për ta bërë prezantimin e saj ashtu siq kishte planifikuar. Ajo me sukses e siguroi fondin për projektin e saj-një projekt që përfundimisht identifikoi gjenin BRCA1. Gratë që bartin gjenin BRCA1 janë më të dyshuara për kancer gjoksi. Falë hulumtimit të Dr. King, pa mos e permendur qëndrueshmërinë e saj emocionale, këto gra tani mund të kenë qasje në kujdesin parandalues jetëshpëtues të kancerit.
Mesazhi kyç është: Qëndrueshmëria emocionale është faktori x në tejkalimin e sfidave.
Qartësia shpirtërore, forca intelektuale dhe zotësia intelektuale janë të gjitha të rëndësishme në arritjen e qëllimeve të tua. Por këto tri elemente nuk do të të qojnë larg nëse zëri brenda kokës tënde të thotë ‘’nuk mund ta bëj këtë’’, apo ‘’është shumë vështirë’’. Ja pse është qenësore që të kultivosh mirëqenie të mirëfilltë emocionale.
Pra si duket dikush që funksionon me kapacitet të plotë emocional? Le të kthehemi tek Mary-Claire King dhe java e saj e tmerrshme për ta kuptuar këtë gjë. Përkundër të gjitha pengesave, King vazhdoi të qëndronte e përqendruar në qëllimin e saj.
Kur ajo e pa veten papritur të ndarë nga burri isaj dhe të lënduar pas vjedhjes, ajo e gjeti forcën për të qëndruar. Qëndrueshmëria emocionale e Dr. King duket shumë sikur vetë-mbështetje. Por ka edhe një tjetër detaj kyq në tregimin e saj. Para konferencës, ajo e thirri një mentor për këshillë. Ai e nxiti atë të marrë pjesë në konferencë dhe e inkurajoi ta sjellte vajzën e saj me vete. Ai madje u ul me vjazën e saj derisa King e bëri prezentimin e saj.
Të gjithë ne përjetojmë ditë, javë apo vite të këqija. Qëndrueshmëria emocionale nuk nënkupton ta mbyllësh veten nga të tjerët. Qëndrueshmëria emocionale ndërtohet duke e rrethuar veten me mentore të besueshëm dhe mbështetës, dhe duke kërkuar dhe pranuar ndihmën e tyre kur ke nevojë për to.
Ideja kyçe 8
Kultivo mirëqenie emocionale përmes reflektimit dhe lidhjes.
‘’Si ishte dita jote?’’
‘’Mirë. Po e jotja?’’
‘’Mirë.’’
Tingëllon e njohur? Bisedat monotone të mbrëmjes janë sikur këto mundësi të shkapërderdhura: një mundësi më pak për tu lidhur me të dashurit, dhe poashtu reflektimi në përvojat tona. A je gati ta kalosh këtë tregim të mërzitshëm? Provoje ushtrimin trëndafili, gjembi dhe sythi. Ndaje pjesën më të mirë të ditës tënde-ky është trëndafili; pjesën më të keqe të ditës, apo gjembin; dhe në fund sythin, diçka në ditën tënde që të jep shpresë.
Biseda e kohës së mbrëmjes konsiderohet të jetë më pak e mërzitshme. Edhe më tepër, përmes reflektimit ti kultivon atë lloj të kapacitetit emocional kritik.
Mesazhi kyç: Kultivo mirëqenie emocionale përmes reflektimit dhe lidhjes me të tjerët.
Kur reflekton, ti e detyron veten të përfshihesh në përvojat dhe të jesh i sinqertë me emocionet e tua. Bëje shprehi studimin e emocioneve të tua dhe shprehjes së tyre në mënyrë të shëndetshme në vend se ti mbash ato brenda.
Por mos ndalo thjesht tek reflektimi. Qelësi tjetër për tek mirëqenia emocionale? Lidhja me të tjerët. Një studim nga Hrvardi, i bërë për 75 vite, gjeti se kishte një faktor shumë më të rëndësishëm sesa dieta, ushtrimet, apo pasuria materiale që përcaktonte lumturinë: raportet cilësore.
Kjo është cilësia, jo sasia: qindra raporte mediash sociale sipërfaqësore kanë vlerë më pak sesa një miqësi apo partneritet thellësisht autentik që ke.
Krijimi i lidhjeve të forta kërkon mund. Por ti je gati për sfidën, apo jo?
Është e lehtë ti pëlqesh postimet në Facebook dhe Instagram. Por nëse vërtetë je i gatshëm të anagazhohesh, dil jashtë linjes. Një thirrje telefonike dhe një darkë, të dyja ja japin mundësinë që të lidhesh emocionalisht në një mënyrë që nuk është e mundur përmes mediave sociale.
Lidhejt mund ti ndash lehtë, duke i mbajtur shokët e tu larg nga ata me të cilët ndan raportet më funksionale, sikurse janë kolegët dhe miqtë. Përderisa jo çdokush që takon mund të bëhet shoku yt, provo mos ta shikosh asnjë lidhje si raport krejtësisht ndërveprues. Asistenti yt, djali që e bjen postën, gruaja në skaj të sallës: të gjithë këta janë njerëz. Dhe mund të kesh shumë më shumë gjëra të përbashkëta me ta sesa mendon.
Është lehtë të thuash Çfarë ka në këtë për mua? Kur lidhesh me të tjerët. Por provo ta përqafosh anën tënde altruistike. Ka mundësi të mos marrësh ndonjë shpërblim për ndihmën ndaj një të panjohuri kur kryen një veprim të zakonshëm të mirë. Por bamirësia jote frymëzuese do të valëzojë nëpër botë.
Përmbledhja përfundimtare
Mesazhi kyç në keto pulsime është:
Ne jetojmë në një botë që është e mbushur me njerëz dhe tregime frymëzuese. Çfarë po të ndalon ty nga shfrytëzimi i atij frymëzimi për ti arritur ëndrrat e tua dhe për ta marrë më të mirën nga jeta? Nëse i kultivon të katër kapacitetet-shpirtërore, intelektuale, fizike, dhe emocionale-mund të befasohesh se sa shumë mund të arrish.
Këshillë vepruese:
Thuaj jo lirshëm.
Përqendrimi në një qëllim mundet ndonjëherë të nënkuptojë tju thuash jo detyrave që mund të të shpërqendrojn nga ai. Kur thua jo, përfshij të gjithë elementet që e bëjnë atë të duket si një refuzim i mirë. Njihe kërkesën. Pranoje se prioritetet e tua qëndrojnë diku tjetër për momentin. Qartë refuzoje kërkesën. Dhe bëje të qartë se vazhdimisht je duke refuzuar kërkesat e tilla.
Keni ndonjë mendim vlerësues? Do të donim të dëgjojmë çfarë keni për të thënë për përmbajtjen tonë. Thjeshtë dërgojeni një email në [email protected] me Nga e Premtja e tutje si kryetitull dhe ndani mendimet tuaja me ne!
Çfarë të lexosh tjetër: Lartësohu, nga Robert Glazer
Pra i ke përfunduar pulsimet e Nga e Premtja tutje, dhe po ndihesh i frymëzuar që zhytesh në atë projekt të ri, ta projektosh atë ëndërr, apo ta ridizajnosh jetën tënde rreth gjërave që kanë më së shumëti rëndësi. Mos na lejo që ne të të mbajmë prapa! Por nëse ndonjëherë e gjen veten të nevojshme për një tjetër dozë të frymëzimit, pse nuk ja hedh një sy Lartësohu, një tituli tjetër nga Glazer. Pulsimet janë të pajisura me këshilla dhe strategji që të inkurajojnë të shkosh përtej kufinjve të tu. Mendo më larg, shko përtej, dhe puno më shumë se sa ke menduar ndonjëherë se mund të jetë e mundur.