Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Fuqia e Kuptimit
Përmbledhje Libri
Hyrje
Çfarë ka në këtë libër për mua? Kthejani jetës tuaj kuptimin!
Eshtë e lehtë të kaloni nëpër jetë me një ndjenjë të përgjithshme të ‘’blah’’. Puna përsëritëse dhe kontakti shoqëror jo i mjaftueshëm mund ta bëjnë përditshmërinë e dikujt monotone të duket e cekët dhe e zbrazët nga kuptimi.
Këto pulsime thonë që kjo sëmundje e përgjithshme e pakuptimësisë vjen nga stilet tona të jetesës gjithnjë e më individualiste. Ne priremi të izolohemi në punën tonë dhe të shikojmë brenda dhe jo jashtë për të gjetur kuptimin.
Keëto pulsime do të ju tregojnë se ku duhet ta investoni energjinë tuaj dhe ku ta vendosni përqendrimin tuaj në mënyrë që të jetoni një jetë me kuptim.
Në këto pulsime do të mësoni:
- Cilat janë katër shtyllat e kuptimit, dhe pse janë të rëndësishme;
- Si të nxirrni kuptim pozitiv nga përvojat negative; dhe
- Cili është Projekti i së Ardhmes, dhe si po i frymëzon gjeneratat e tanishme për ti ndjekur ëndrrat e tyre.
Ideja kyçe 1
Fokusohuni në katër shtyllat e kuptimit.
Ndani një minutë nga jeta për të menduar rreth gjendjes aktuale të jetës tuaj. A do të mund të thonit se jetoni rehat dhe se keni mjaftueshëm para në gjepin tuaj? Edhe nëse ky është rasti juaj, prapë kjo nuk ju garanton një jetë me kuptim.
Është brengosëse, numrat e vetëvrasjeve aktualisht po rriten në vendet e pasura. Një studim i bërë nga psikologët Shigerhiro dhe Ed Diener në vitin 2014 gjeti se edhepse njerëzit nga vendet si Shtetet e Bashkuara dhe Suedia janë përgjithësisht më të lumtur sesa ata në vendet më të varfëra si Togo dhe Sierra Leone, numrat e vetëvrasjeve janë dukshëm më të larta në vendet më të pasura.
Sa i përket arsyes së kësaj gjendjeje, studimi zbulon se megjithëse jeta moderne ka dobitë e saj materiale dhe psikologjike, fokusi i vazhdueshëm në individin mund ta zbrazë jetën e kuptimit real. Në fakt, kur është në pyetje koncepti ‘’kuptim’’, studimi gjeti se afërsisht një qerek i Amerikanëve nuk mund të thonin çfarë i bën jetët e tyre me kuptim.
Kjo është veqanarisht brengosëse sepse, sipas psikologëve, si Roy Baumeister, i cili në mënyrë të veqantë ka hulumtuar rreth asaj se çfarë e bën një jetë të mirë, pasja e një jete me kuptim është shumë më përmbushëse sesa pasja e një jete të lumtur.
Në mënyrë që ta filloni rrugëtimin tuaj drejt një jete më kuptimplote, ju duhet ti mbani këto katër shtylla të kuptimit: përkatësia, qëllimi, tregimi dhe transendenca. Këto kategori vazhdimisht rishfaqen saherë që njerëzit e përshkruajnë se çfarë ju jep jetëve të tyre kuptim.
Një herë e një kohë, Mahatma Ghandi sqaroi se të jetuarit e një jete me kuptim përfshinte pasjen e një qëllimi për t’ju shërbyer të tjerëve, ndërsa krijuesi i filmave Carl Laemmle besonte se kuptimi vie nga përkatësia që ai ndjente kur krijonte raport me fëmijët e tij.
Filozofët dhe psikologët shpesh ju referohen këtyre katër shtyllave. Nga Aristoteli tek Baumeister, është debatuar se kuptimi lind nga përkatësia, nga të pasurit një qëllim që lidhet me diçka më të mëdha, që i jep kuptim botës dhe përvojave tuaja, dhe me lidhjen me diçka më të madhe sesa vetja.
Duke i mbajtur këto katër shtylla në mendje, kuptimi mund të zbulohet edhe në vende të freskëta dhe të papritura. Në pulsimin e ardhshëm, do të fillojmë me shtyllën e parë: do ta kuptoni se si ndjenja e përkatësisë mund të shpie në një jetë më me kuptim.
Ideja kyçe 1
Individualizmi e kundërshton nevojën tonë për përkatësi.
Herën e fundit që dolët për darkë, a ishin njerëzit të zënë duke shkruar dhe duke qëndruar në Instagram në telefonat e tyre? Nëse përgjigja është po, nuk është për tu quditur-njerëzit janë aq të preokupuar me teknologji ditët e sotme saqë kanë harruar rëndësinë e lidhjes me ata që i kanë përreth.
Në nivel bazik, është nevojë njerëzore të ndjeni përkatësinë ose në raport me një person tjetër ose me një komunitet. Sidoqoftë, në shoqërinë moderne, shumë njerëz jetojnë jetë shumë të izoluara.
Në vitet 1945, psikoanalisti Rene Spitz gjeti se shkalla e vdekshmërisë në jetimore ishte jashtëzakonisht e lartë sepse, ironikisht, fëmijët shpesh privoheshin nga kontakti njerëzor në mënyrë që të parandalohej shpërndarja e bakterieve dhe sëmundjeve.
Përmes hulumtimit në këtë qështje, Spitz ishte i pari që identifikoi se mungesa e përkatësisë mund të shpie në vdekje. Hulumtuesit modernë kanë zbuluar arsyen shkencore prapa kësaj: vetmia kronike mund ta bëjë kompromis sistemin imunitar, gjë që mund të shpie në vdekje të parakohshme.
Megjithëse ndjenja e përkatësisë është qartë kryesore për jetën njerëzore, izolimi social dhe individualizmi janë në rritje. Gjithnjë e më shumë, njerëzit kanë nevojë të kalojnë më pak kohë me njerëzit e dashur dhe më shumë kohë para ekranave të telefonave dhe kompjuterave.
Për ta mbështetur këtë thënie, shikoni gjetjet nga Pyetësori Gjeneral Social. Në vitet 1985, një numër Amerikanësh ishin pyetur për ta kujtuar numrin e njerëzve me të cilët kishin pasur biseda të thella në 6 muajt e fundit, të cilës pyetje shumica ju përgjigjën me tri. Në vitin 2004, ajo përgjigje ra në zero.
Kjo rritje e individualizmit dhe izolimit duket të jetë faktor madhor kontribues në atë se pse shumë njerëz ndihen se ju mungon kuptimi në jetët e tyre.
Ja pse është aq e rëndësishme ta ndëroni përkatësinë, shtyllën e parë të kuptimit. Pyetësorët shpesh arrijnë në përfundime se njerëzit i konsiderojnë raportet personale si burime kyçe të kuptimit, dhe hulumtimi shpesh tregon se ata që janë të vetmuar i konsiderojnë jetët e tyre më të pakuptimta.
Duke u fokusuar në raportet me të tjerët, ju mund të filloni ta bëni jeten tuaj më me kuptim. Kjo nuk aplikohet vetëm me raportet intime apo të thella. Edhe raporti që krijohet kur i buzëqeshni një të huaji në rrugë është jetik për krijimin e një ndjenje të gjerë përkatësie në shoqëri.
Prandaj, për ta gjetur kuptimin në jetën tuaj, mundohuni t’ju afroheni dhe të lidheni me njerëzit rreth jush. Në pulsimin e ardhshëm, do të mësoni për shtyllën e dytë të kuptimit: qëllimin.
Ideja kyçe 3
Qëllimi gjindet përmes vetë-reflektimit dhe ndihmës ndaj të tjerëve.
A e keni konsideruar ndonjëherë se cili është qëllimi i jetës tuaj? Para se të bëni panikë për gravitetin e një pyetjeje të tillë, duhet ta kuptoni se qëllimi si koncept nuk ka nevojë të jetë aq i thellë.
Kur mendoni për qëllimin tuaj, thjesht konsideroni ai të jetë aftësitë dhe mundësitë që i posedoni, me të cilat mund ti ndihmoni të tjerët.
Psikologu zhvillimor William Damon beson se qëllimi juaj duhet të jetë një qëllim i gjerë, që përfshin një lloj kontributi për botën mbarë. Mos u brengosni-kjo nuk nënkupton se të keni një qëllim duhet të merrni pjesë në çdo ngjarje aktiviste në qytetin tuaj. Për aq kohë sa keni një qëllim dhe bëni një kontribut domethënës, ju do të mund të jetoni qëllimshëm, thuajse si një zoologjist apo si një prind.
Zoologjistët, për shembull, ndjejnë se është detyra e tyre të përmbushen duke i ndihmuar kafshët të jetojnë jetë më të mira; prandaj, ata kanë një qëllim dhe e konsiderojnë që jetët e tyre janë domethënëse. Siq tregon ky shembull, një individ me një ndjenjë qëllimi nuk brengoset për dobitë personale, por kujdeset më shumë si t’ju bëjë dobi të tjerëve.
Kështu, duke e bërë punën tuaj rreth ndihmës së të tjerëve ju do ta zbuloni qëllimin tuaj.
Një sondazh që përfshin 2 milionë pjesëmarrës zbuloi se ata që i konsideronin punët e tyre kuptimplota ishin të përfshirë në karriera të tilla si mësues angleze, terapistë rrezatimi, administratorë shkollash dhe role të tjera që përfshinin shërbimin e të tjerëve.
Nëse puna juaj nuk përfshin drejtpërdrejt shërbimin ndaj të tjerëve, nuk keni pse të ndryshoni në mënyrë drastike karrierën tuaj. Në vend të kësaj, përqendrohuni në mënyrat në të cilat puna juaj ndikon te njerëzit e tjerë. Për shembull, një punonjës i rrugës, detyra e të cilit është të drejtojë rrjedhën e trafikut, po i mban njerëzit e tjerë të sigurt.
Me fjalë të tjera, ndryshimi i fokusit në mënyrën se si puna juaj ndikon tek të tjerët, mund t’i japë më shumë qëllim punës suaj dhe kështu ta bëjë jetën tuaj më kuptimplote.
Më pas është shtylla e tretë, tregimi.
Ideja kyçe 4
Përmes rrëfimit, ne krijojmë koherencë dhe interpretime të reja.
Ju mund ta mendoni veten si person më i rezervuar që nuk kënaqet të jetë në qendër të vëmendjes gjatë bisedave. Por e dini çfarë: Ju ende jeni tregimtar. Në fakt, çdokush ështe tregimtar-çdo person e krijon tregimin e jetës së tij.
Si i tillë, rrëfimi është shtylla e tretë e kuptimit: I referohet mënyrës se si njerëzit krijojnë tregime nga përvojat e tyre të ndryshme jetësore. Njerëzit ndihen të detyruar të tregojnë histori, pasi kështu njerëzit e kuptojnë botën. Individët krijojnë kuptim duke u treguar historive të jetës së tyre njerëzve të tjerë në një mënyrë të caktuar.
Psikologu Dan McAdam ka studjuar konceptin e tregimeve jetësore dhe kuptimit për më shumë se 30 vite. Ai beson se identiteti rrëfimtar i një personi, apo tregimi që ata e krijojnë për vetëveten, ndërtohet duke u fokusuar në ngjarjet më domethënëse që kanë ndodhur në jetën e tyre dhe nga interpretimi i tyre në mënyra të shumta.
Nga hulumtimi i tij, McAdam gjeti se ata që ju tregojnë tregime shpenguese rreth jetëve të tyre, apo tregime që ndryshojnë nga e keqja në të mirë, shpesh jetojnë jetë më me kuptim.
Në mënyrë që të gjeneroni kuptim përmes tregimit, më së miri është të reflektoni në atë se si një ngjarje e rëndësishme ju ka formuar atë që jeni dhe rrjedhën e jetës tuaj. Procesi i bërjes së kësaj është ajo që akademikët i referohen si të menduarit kundërfaktik. Kjo është kur ju përfshiheni në pyetjet ‘’sikur’’, sikurse ‘’sikur të mos kisha ndjekur kolegjin?’’
Hulumtimi ka treguar se të menduarit kundërfaktik mund ti bëjë njerëzit ti vlerësojnë dobitë e rrugës që kanë marrë, ngase ata janë të obliguar të mendojnë se si jetët e tyre do të kishin shkuar sikur një ngjarje kryesore të mos kishte ndodhur.
Ideja kyçe 5
E përtejshmja mund të ju ndihmojë ti zhbëni barrierat në mes jush dhe botës që ju rrethon.
A keni parë ndonjëherë yjet gjatë natës dhe keni kuptuar se jeni vetëm një pjesë e vogël e një tërësie të madhe? Epo, atëherë ju keni përjetuar transhendencë.
Kjo është shtylla e katërt e kuptimit, dhe gjithçka ka të bëjë me përjetimin e një realiteti më të lartë në të cilin gjithçka është e ndërlidhur.
Psikologu William James e përshkruan përvojën mistike të transcendencës si të pakontrollueshme, që zgjat jo më shumë se disa orë dhe nuk është plotësisht e mundur për t’u shprehur me fjalë. Por transhendenca ka fuqinë të zbulojë të vërtetat që do të mbeten me ju.
Një psikolog tjetër, David Yaden, beson se gjatë gjendjeve transcendente, një person ndihet i lidhur me gjithçka që e rrethon. Pikërisht në këtë moment njeriu humbet çdo ndjenjë ankthi, ndjen paqe të plotë dhe mirëqenie optimale dhe merr kuptimin e jetës.
Kur jeni në një gjendje shpirtërore transhendente, barrierat midis jush dhe botës më të gjerë rreth jush shpërbëhen. Çuditërisht, ju përjetoni një paradoks në të cilin ndiheni të lidhur me një fuqi më të lartë, por gjithashtu ndiheni jashtëzakonisht të parëndësishëm në të njëjtën kohë.
Disa meditues kanë thënë se kur kanë arritur një gjendje shpirtërore transhendente, kanë ndier se kufijtë e qenies së tyre shpërbëhen. Papritur, ata u ndjenë të njësuar me mjedisin e tyre. Kjo humbje e vetvetes, si të thuash, nganjëherë quhet ego-vdekje dhe është një mjet për të përgatitur mendërisht një individ për humbjen përfundimtare të vetvetes, që është vdekja.
Për shumicën e njerëzve, mendimi i vdekjes është një perspektivë e tmerrshme. Por për individët që tashmë kanë përjetuar vdekjen e egos, vdekja tani duket si një fillim i ri.
Budistët priren ta ilustrojnë këtë pikëpamje për vdekjen me shembullin e një reje. Nëse mendoni për ciklin jetësor të një reje, ajo nuk humbet kur zhduket nga qielli. Reja thjesht ndryshon formën në shi, i cili shndërrohet në bar, dhe bari në lopë dhe qumësht, dhe më pas qumështi në akullore që hamë.
Transcendenca i shërben qëllimit për t’i bërë njerëzit të ndiejnë se gjithçka është e ndërlidhur dhe se ata do të ekzistojnë gjithmonë në univers në një formë ose në një tjetër. Është një gjendje shpirtërore që i jep kuptim jetës.
Ideja kyçe 6
Marrja e kuptimit nga trauma varet nga mënyra se si interpretohet një përvojë fatkeqe.
Duke e parafrazuar filozofin Friedrich Nietzsche, ajo që nuk të vret, të bën më të fortë. E vërteta e kësaj thënieje mund të përjetohet kur ju ose dikush që e njihni kalon në vështirësi dhe ja del të dalë nga ajo si një verzion me i mirë i vetes së tyre.
Duke u mbështetur në shtyllat e kuptimit, individët mund të rriten pas përjetimit të traumës. Ky proces quhet rritje post-traumatike dhe mund të ndodhë në pesë mënyra të ndryshme.
Richard Tedeschi dhe Lawrence Calhoun, ekspertë në rritjen post-traumatike, kanë identifikuar mënyra të ndryshme në të cilat mund të rriteni pas një traume. E para është se marrëdhëniet tuaja mund të forcohen; së dyti, mund të vazhdoni të zbuloni qëllime ose shtigje të reja në jetë; së treti, ju mund të zbuloni një forcë të brendshme të sapogjetur; së katërti, ju mund të bëheni më shpirtëror; dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, mund të ndjeni një vlerësim të ripërtërirë për jetën.
Por pse ndodh kjo periudhë zhvillimi për disa të prekur nga trauma, por jo për të tjerët? Epo, me sa duket nuk ka të bëjë me natyrën dhe ashpërsinë e traumës, por me mënyrën se si është interpretuar trauma.
Psikologu social James Pennebaker vuri re se njerëzit që kishin përjetuar trauma në fëmijërinë e tyre dhe e mbanin të fshehtë kishin më shumë probleme shëndetësore sesa ata që u flisnin të tjerëve për të. Si pjesë e praktikës së tij, Pennebaker i inkurajoi subjektet e tij që të kalonin 15 minuta çdo ditë, për disa ditë rresht, duke u thelluar në emocionet e tyre më të thella dhe duke shkruar për përvojën më shqetësuese që kanë pasur.
Subjektet që përfunduan këtë akt të shkrimit të mendimeve dhe ndjenjave të tyre për traumën zbuluan se nuk kishin nevojë të shkonin aq shumë te mjeku, vuajtën nga më pak simptoma ankthi dhe depresioni dhe kishin një sistem imunitar më të fortë, ndër përfitimet e tjera.
Kur rrëfenin përvojat e tyre, subjektet përdorën fjalë “të kuptuarit” në tregimet e tyre si “Unë e di”, “sepse”, “përpunoj” dhe “kuptoj”. Kjo tregon se ata po i kuptonin përvojat e tyre traumatike përmes shkrimeve të tyre. Ushtrimi i lejoi ata të merrnin kuptim nga përvojat e tyre dhe të lehtësonin rritjen e tyre post-traumatike.
Pra, nëse ndonjëherë vuani nga ndonjë fatkeqësi, është më mirë të përpiqeni të kuptoni përvojën tuaj, si për shembull duke reflektuar mbi ngjarjen përmes shkrimit shprehës, dhe kështu të merrni kuptim nga trauma juaj.
Ideja kyqe 7
Ka pasur një zhvendosje shoqërore drejt eksplorimit të kulturave të kuptimit.
Në shoqërinë moderne, mentaliteti “puno-dhe-shpenzo” është ende në lëvizje të plotë. Njerëzit priren të shpenzojnë më pak kohë për të nxitur lidhjet sociale dhe për të parë në mënyrë introspektive, dhe më shumë kohë për të udhëtuar vazhdimisht dhe duke punuar deri në orët e vona të natës. Por në disa pjesë të shoqërisë, kjo strukturë po ndryshon.
Shkencëtarët politikë dhe ekonomistët kanë identifikuar një prirje të re: njerëzit po bëhen gjithnjë e më të interesuar për shqetësimet “shpirtërore” dhe jo “materiale”, dhe po i japin përparësi qëllimit, njohurive dhe komunitetit mbi paratë dhe mallrat e konsumit.
Ky ndryshim është pjesërisht për shkak të disa institucioneve dhe kulturave që punojnë për të ndërtuar lidhje, për të festuar qëllimin, për të ofruar hapësira për tregim dhe transcendencë të vlerave.
Merrni shembullin e Projektit të Ardhmërisë, një organizatë me një mision të mbështetur nga shtylla e qëllimit. Projekti synon të ndihmojë studentët të ndjekin qëllimin e tyre duke vendosur këshilltarë udhëzues, të quajtur Drejtorët e ëndrrave, në shkollat në disa nga lagjet më të ashpra në Shtetet e Bashkuara. Drejtorët e ëndrrave ndihmojnë studentët individualë të ndjekin ëndrrat e tyre duke i inkurajuar ata të mendojnë madh dhe duke i ndihmuar ata të krijojnë një plan hap pas hapi.
Studentët që kanë punuar me Projektin e së Ardhmes kanë raportuar se kanë ndjerë efektet pozitive të përfshirjes në nismë shumë vite më pas. Ata mendonin se ishin më të angazhuar kur vinte puna për të mësuar dhe kishin një sens më të fortë qëllimi.
Në mënyrë të ngjashme, projekti i historisë gojore StoryCorps mbështetet nga dy shtyllat e përkatësisë dhe tregimit. Projekti u jep njerëzve të zakonshëm mundësinë të tregojnë historitë e tyre të jetës përpara një auditori në StoryBooth, një hapësirë intime në të cilën dy njerëz takohen dhe nderojnë njërin. një tjetër nëpërmjet aktit të të dëgjuarit. Biseda e tyre regjistrohet dhe më pas regjistrimi u jepet pjesëmarrësve, ndërkohë që arkivohet për t’i dhënë historive një frymë pavdekësie.
Autori dëgjoi historinë që një grua me emrin Mary Anna tregoi në StoryBooth rreth asaj se çfarë do të thoshte për të mëmësia dhe të qenit i birësuar. Mary Anna u prek thellë nga përvoja e të dëgjuarit nga autori, një i panjohur plotësisht. Ajo vuri në dukje se tregimi i historisë suaj ju ndihmon të kuptoni më mirë veten, ndërkohë që ofroni mbështetje për të tjerët që kanë të bëjnë me përvoja të ngjashme.
Duke dëgjuar historitë e njerëzve të tjerë, ju mund të hidhni hapin e parë drejt kultivimit të kuptimit si brenda jetës suaj ashtu edhe brenda shoqërisë në përgjithësi.
Përmbledhja Përfundimtare
Mesazhi kyç në këtë libër është:
Nuk ka nevojë të udhëtoni rreth botës, ti jepni fund urisë botërore apo ta lini punën për të jetuar një jetë me kuptim. Ju mund të gjeni përmbushje duke e rregulluar jetën tuaj të përditshme në përputhje me katër shtyllat e kuptimit: me përkatësinë, qëllimin, rrëfimin dhe të përtejshmen.
Këshillë vepruese:
Thuani përshëndetje pastruesit.
Mundohuni ta njihni më mirë pastruesin apo korrierin në punën tuaj. Psikologu zhvillimor Jane Dutton ka gjetur se pa marrë parasysh sa kalimtare dhe të vogla janë, ndërtimi i raporteve cilësore në jetën tuaj të përditshme mund të kontribojë në një ndjenjë më të madhe të përkatësisë, dhe kështu, ti japë jetës tuaj më shumë kuptim. Plus, ju do ta ndihmoni një grup njerëzish që janë mësuar të ndihen të padukshëm të ndihen më të vlerësuar dhe më të respektuar.
Keni ndonjë koment?
Me siguri do të donim të dëgjonim se çfarë mendoni për përmbajtjen tonë! Thjesht dërgoni një email në [email protected] me titullin e këtij libri si temë dhe ndani mendimet tuaja!
Sugjerohet lexim i mëtejshëm: Jeta e drejtuar nga qëllimi nga Rick Warren
The Purpose Driven Life (2002) ndan përgjigjen e krishterë për pyetjen e vjetër: pse jam këtu? Nga gjetja e momenteve të adhurimit në rutinat e përditshme deri te kërkimi i një komuniteti mbështetës dhe lejimi i Frymës së Shenjtë t’ju udhëheqë nëpër situata të vështira, këto pulsime janë një udhëzues tërheqës për jetën si i krishterë sot.