Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Fuqia e Mirë
Përmbledhje Libri
Hyrje
Çfarë ka në këtë libër për mua? Mësoni si ta përdorni fuqinë e mirë.
Në një moment të caktuar në jetën tuaj, me siguri keni qenë në një situatë që shumë keni dashur të ndryshoni. Mund të ketë qenë një dilemë familjare, një praktikë në punë, apo një qështje shoqërore. Çfarëdoqoftë rasti, ju thjeshtë e keni ditur thellë se doni ti bëni gjërat më mirë.
Por pastaj keni filluar të pyesni veten se si. Në fund të fundit, ju nuk jeni në pozitë të fuqisë, prandaj kjo do të jetë vështirë e mundur, apo jo?Epo, mendoni përsëri.
CEO i mëhershëm i IMB-së, Ginni Rometty beson se secili prej nesh mund të krijojë ndryshim pozitiv për ti bërë dobi vetes dhe komuniteteve tona. Ajo e quan këtë fuqia e mirë. Në këtë pulsim të shkurter, do të përqendrohemi në një nga principet e fuqisë së mirë: të qenit në shërbim ndaj të tjerëve.
Ideja kyçe 1
Përdorimi kryesor i fuqisë së mirë qëndron në të qenit në shërbim ndaj të tjerëve.
Fuqia e mirë është një forcë që duhet të llogaritet. Ajo ju shtyen drejt rritjes personale dhe avansimit derisa të transformoheni në veten tuaj më të mirë. Por përderisa ajo ju shërben ju mirë, ndikimi isaj në fakt shkon përtej dobive individuale-ajo e bën një botë ndryshimi kur përdoret në shërbim të të tjerëve.
Për të qenë në shërbim të të tjerëve do të thote ti vëni nevojat e tyre para tuajave dhe në mënyrë aktive ti ndihmoni ata të bëhen më të mirë poashtu. Kjo nuk nënkupton thjesht të bëni atë që duhet.Kjo është vetëm ‘’shërbim’’ dhe jo’’të jeni në shërbim të’’. Kjo e fundit përfshin një përkushtim më të thellë, aty ku ju e tejkaloni atë që pritet prej jush dhe shkoni aq larg sa të hyni në këpucët e dikujt tjetër.
Tani, pyetja është, si të jeni në shërbim të të tjerëve?
Para së gjithash, keni nevojë të ju jepni të tjerëve vlerë, fillimisht një që i zgjedh problemet e tyre apo që i ndihmon ata ta përmirësojnë vetëveten. Por vlera nuk vjen nga ajri. Për të bërë diçka të vlefshme për njerëzit të cilëve ju shërbeni, keni nevojë ti kërkoni ata fillimisht. Nuk mund ti qaseni një problemi pa ditur asgjë rreth tij, prandaj lexoni.
Dëgjoni të tjerët, poashtu. Vetëm duke mbajtur njërin vesh të hapur, do të mësoni shumë më shumë rreth nevojave të tyre.
Për të dhënë vlera, ju keni nevojë ti zhvilloni aftësitë komunikuese poashtu. Në fund të fundit, këshillat dhe njohuritë më të mira janë ato që janë të thjeshta dhe lehtë të kapshme. Ju nuk doni që njerëzit të kalojnë orë duke u munduar ta kuptojnë çfare keni për qëllim, sepse atëherë ju po e humbisni kohën e tyre, dhe kjo është e kundërta e dhënies së vlerave.
Përveç dhënies së vlerës, ju gjithashtu mund të jeni në shërbim të të tjerëve duke i mësuar ata. Bëhuni mentori i tyre dhe tregojuni se si mund të zhvillojnë aftësitë e tyre. Ndani njohuritë tuaja, inkurajojini ata të vazhdojnë të mësojnë dhe jepini burimet që mbështesin rritjen e tyre personale. Në këtë mënyrë, ata mund të përballojnë me lehtësi sfidat dhe të realizojnë potencialin e tyre të plotë.
Kështu përdorni fuqinë e mirë për të qenë në shërbim të të tjerëve.
Ideja kyçe 2
Njerëzve të cilëve ju shërbeni ndryshojnë me kohën.
Pra tani e dini si ta vini në përdorim fuqinë e mirë për të qenë në shërbim të të tjerëve. Por kush janë saktësisht ata ‘’të tjerë’’?
Përgjigja në këtë pyetje ndryshon me kalimin e viteve. Në çdo fazë të jetës do ta gjeni veten në shërbim të një grupi një minutë, dhe të një grupi një tjetër. Kjo sepse sa më të mëdha përgjegjësitë që merrni, aq më i gjerë bëhet ndikimi i fuqisë tuaj të mirë.
Së pari, do të jeni në shërbim të familjes tuaj dhe njerëzve me të cilët ju bën për ta më së shumëti. Pasiqë babai i Rometit e braktisi familjen, nëna e saj duhej të kalonte orë të tëra jashtë shtepisë së tyre, duke u munduar me zell ti përmbushë nevojat e tyre. Rometit ju desh të merrte përgjegjësinë dhe të jetë në shërbim të vëllezërve dhe motrave të saj me të reja. Ajo ju bëri atyre ushqime, i ndihmoi me detyrat e tyre, dhe u sigurua që ata të mos bënin probleme.
Ajo mori një rol të mëmësië, dhe fuqia e saj e mirë ndikoni në vëllezërit dhe motrat e saj që të bëhen më të pavarur.
Nga atje, Rometty vazhdoi t’i bashkohej IBM dhe e ridrejtoi fokusin e saj drejt të qenit në shërbim të klientëve të saj. Një prej tyre ishte kompania e sigurimeve Allstate. Allstate donte të përfshinte teknologjinë në operacionet e saj për të vazhduar me shitësit e politikave në internet në zhvillim.
Si përgjigje, Rometty dhe ekipi i saj nisën një iniciativë kërkimore rreth tendencave mbizotëruese brenda industrisë së sigurimeve. Nuk ishte diçka që pritej prej tyre – në fakt, nuk kishte shumë kompani të teknologjisë që angazhoheshin në një përpjekje të tillë. Por Rometty e dinte se për të qenë me të vërtetë në shërbim të klientit të tyre, kërkimi ishte i nevojshëm. Ata duhej të gërmoheshin më thellë për të kuptuar më mirë klientin dhe problemet e tyre. Vetëm atëherë ata ishin në gjendje të formonin një strategji të mbushur me vlera.
Me marrjen e rolit të CEO të IBM, Rometty kuptoi se ajo tani ishte në shërbim jo vetëm të kompanisë dhe klientëve të saj, por edhe të komunitetit. Për të, kjo do të thoshte t’u jepte më shumë njerëzve akses në mundësitë e punës me pagesë të lartë në teknologji.
Kjo çoi në iniciativën e saj SkillsFirst, ku aftësive të aplikantëve u jepet përparësi mbi sfondin e tyre akademik. IBM rishikoi postimet e saj të punës, duke hequr diplomat e kolegjit nga kualifikimet e tyre dhe duke i zëvendësuar ato me aftësi specifike. Ndërsa lëvizja ngjalli polemika në fillim, ajo përfundimisht doli të ishte e dobishme për kompaninë. Po i plotësonte rolet më shpejt me turmën e aplikacioneve që po merrte, dhe pjesa më e mirë ishte se performanca e biznesit nuk ishte aspak e rrezikuar. Ishte një lëvizje që u përhap shpejt në kompani të tjera dhe u bë e dobishme për miliona njerëz.
Përmbledhja Përfundimtare
Ju zotëroni fuqi të mirë brenda jush për të ndryshuar pozitivisht çdo rrethanë ku ndodheni. Por përdorimi i fuqisë së mirë nuk duhet të përfundojë me përfitime personale. Kanalizoni fuqinë tuaj të mirë për të qenë në shërbim të të tjerëve gjithashtu. Jepuni atyre vlerë dhe jepini një dorë ndihme në rrugëtimin e tyre drejt ndryshimit. Kur shfrytëzohet për të qenë në shërbim të të tjerëve, fuqia e mirë ka potencialin për të lënë një ndikim më të madh në botë.