Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Gjithçka është e zgjidhshme
Përmbledhje libri
Hyrje
Çfarë ka në këtë libër për mua? Mësoni një filozofi pragmatike për vetëinkurajimin.
Kur Marie Forleo ishte fëmijë, nëna e saj gjithnjë dukej se po mirrej herë me një projekt shtëpiak, herë me një tjetër.Qoftë ajo një qati e qarë, paratë ishin shumë me pakicë për të blerë zëvendësim për të, apo për të thirrur një riparues, prandaj ajo insistonte që të rregullonte çdo gjë vetë.
Tani, ajo nuk kishte ndonjë përvojë si teknike, dhe kjo ka ndodhur në vitet 1980, prandaj ajo atëherë nuk ka mundur thjeshtë të shikojë një video udhëzuese në You Tube. Dhe, e hutuar nga njohuria e saj e shumtë në këto gjëra, Marie e pyeti atë një ditë: ‘’Mama, si di t’i bësh gjithë këto gjëra?’’
Epo, ajo nuk dinte. Ajo thjesht e e kishte përshtypjen se ‘’gjithçka është e zgjidhshme’’-duke nënkuptuar se çdo problem ka një zgjidhje, për aq kohë sa jeni të gatshëm të mundoheni ta gjeni atë.
Që atëherë ‘’gjithçka është e zgjidhshme’’ është bërë mantër, një qëndrim dhe një filozofi sipas të cilës Marie ka provuar ta jetojë jetën e saj. Dhe siq do ta shohim, ajo është e aplikueshme jo vetëm në projektet DIY (Do It Yourself), por edhe në problemet tona personale, profesionale, financiare dhe praktike.
Ideja kyçe 1
Historia e jetës së Marie Forleos ilustron bazat frymëzuese poashtu edhe ato realiste të filozofisë së saj personale.
Si qenie njerëzore, ne kemi një dhuratë të jashtëzakonshme: aftësinë për ti kthyer idetë tona në realitet. Është pothuajse magjike, nëse vetëm mendoni rreth saj: një shkëndijë e imagjinatës tonë mundet eventualisht të bëhet vendim personal jetë-ndryshues, inovacion teknologjik, krijim artistik apo ambicie profesionale.
Tregimi i suksesit të Marie Forleos jep një shembull të tillë. Në fund të viteve të 1990-ta, pasi ajo diplomoi nga kolegji, ajo kishte vështirësi ta përmbushte rrugën e saj në karrierë. Ajo kishte kaluar prej një pune në një tjetër: asistente e shitjes tek Shkëmbimi i Aksioneve të New York-ut, asistente e reklamave tek revista Gourmet, asistente mode tek revista Mademoiselle. Por asgjë nuk tingëllonte në rregull tek këto punë.
Pastaj, një ditë, ajo hasi në një artikull për trajnim lidhur me jetën. Ky ishte profesion i ri në atë kohë, kështuqë ajo asnjëherë nuk kishte dëgjuar për të më herët, dhe për të ishte si një epifani. Kjo është ajo për të cilën ajo kishte lindur-ti ndihmonte njerëzit e tjerë ti arrijnë qëllimet e tyre personale dhe profesionale. Ideja vazhdonte ti jepte shenja asaj, dhe kur kompania botuese Conde Nast i ofroi asaj një pozitë promovuese në revistën Vogue, ajo vendosi ta refuzonte atë për ta ndjekur ëndrrën e saj të re të trajnimit. Së shpejti, dhe Marie filloi të ofrojë këshilla për jetën për miliona njerëz përmes shfaqjes së saj televizive në internet, podcast-eve dhe programit të trajnimit të biznesit.
Natyrisht, idetë tona nuk kthehen në realitete vetëvetiu. Egzistojnë të gjitha llojet e pengesave, sfidave dhe problemeve në rrugën tonë, dhe duhet shumë punë, aftësi, burime, njohuri dhe guxim për t’i tejkaluar ato.
Në rastin e Maries, ajo së pari duhej ti largonte dyshimet në vetëvete. ‘’Jam vetëm 23 vjeqare’’ mendonte ajo.’’Pse do të më besonte dikush të jem trajnerja e tij/saj jetësore?’’ Ajo ishte poashtu e ngatërruar me mijëra dollarë borgj, dhe duhej të mbante ndërrime shtesë si bariste vetëm për ta krijuar një webfaqe. Nga të qenit kamariere, tek pastrimi i toaleteve, asaj ju deshën shtatë vite të punojë punë anësore përpara se të mund t’i stabilizonte financat e saj mjaftueshëm, në mënyrë që ta fokusonte jetën e saj në biznesin e trajnimit me orar të plotë.
Rruga nga ideja fillestare tek realiteti i suksesshëm është rrallë një rrugë e shkurtër, dhe filozofia e ‘’gjit
hçka është e zgjidhshme’’ nuk kërkon nga ne të pretendojmë diçka tjetër. Vërtetë, siq do ta shohim në pulsimet e mëposhtme, ajo na inkurajon ti përqafojmë vështirësitë e pashmangshme të jetës dhe të merremi me ato menjëherë.
Ideja kyçe 2
Besimet tona mund të jenë vetëkufizuese apo vetëinkurajuese.
Përkundër asaj që disa udhëzues të vetë-zhvillimit mund të na bëjnë të besojmë, asnjë sasi e të menduarit pozitiv nuk mund të bëjë që vështirësitë tona të zhduken në mënyrë magjike.
Duke e marrë këtë parasysh, të menduarit negativ mund t’i bëjë problemet tona të duken të pazgjidhshme, gjë që mund të shpie në pasivitet vetëshkatërrues. Aq klishe sa mund të duket, vërtetë kemi nevojë të besojmë në veten tonë dhe në aftësinë tonë për t’i tejkaluar vështirësitë tona nëse duam të arrijmë diçka. Në fund të fundit, pse do të provonim të arrinim diçka nëse nuk do të besonim se do të ishte e mundur ta bëjmë atë? Duke i thënë vetes tonë se nuk mund të bëhet, ne po heqim dorë ende pa provuar.
Dhe kjo shpie në një cikël vicioz. Për aq kohë sa jemi të bindur se nuk mund të bëjmë diçka, ne asnjëherë as nuk do të provojmë ta bëjmë atë. Por kjo nuk është për shkak se aftësitë tona janë të kufizuara; kjo ndodh sepse ne po e lejojmë veten të kufizohet nga besimet vetëlimituese rreth aftësive tona.
Për shembull, le të themi se financat tuaja janë rrëmujë, por ju besoni se nuk mund të bëni asgjë rreth kësaj sepse nuk jeni shumë i mirë me numrat. Mirë, për aq kohë sa vazhdoni t’ia thoni vetes këtë gjë, asnjëherë nuk do të uleni dhe të mundoheni ta bëni një bugjet më të mirë, në të cilin rast, me siguri, financat tuaja do mbesin prapë rrëmujë.
Në të kundërtën, nëse besojmë se mund të bëjmë diçka, atëherë do të jemi më të motivuar për ta provuar atë gjë. Dhe nëse provojmë ta bëjmë atë, me siguri do të bëjmë pak përparim me arritjen e saj. Kjo pastaj do të shpie në një cikël të reagimit pozitiv, në të cilin ne do të mundohemi skajshmërisht t’ia dëshmojmë vetes, se në fakt, mund ta bëjmë atë që është në pyetje- largimin e çdo dyshimi të mbetur në vetvete në process e sipër. Për shembull, kur Marie vendosi të përmbushte një tjetër nga ëndrrat e saj duke u bërë instruktore kërcimi, ajo fillimisht u ndje si një peshk jashtë ujit. Por sa më shumë që mësonte, aq më shumë përparonte si mësuese dhe aq më rehat bëhej në rol.
Të njëjtat argumente vlejnë edhe për besimet tona për botën e jashtme. Këto gjithashtu mund të jenë ose vetëkufizuese ose vetë-fuqizuese. Për shembull, nëse besoni apo jo se është e mundur që ju të merrni një promovim, do të luajë një rol të madh nëse do të punoni apo jo për ta marrë një të tillë.
Për mirë ose për keq, besimet tona përfundojnë duke u bërë profeci vetëpërmbushëse.
Ideja kyçe 3
Besimi se ‘’çdo gjë është e zgjidhshme’’ është një armë e fuqishme kundër besimeve vetëkufizuese.
Nga të menduarit se nuk do të kemi kurrë talent të mjaftueshëm për t’ia dalë mbanë, deri tek supozimi se nuk ka më mundësi të mjaftueshme, të gjithë ne kemi një shumëllojshmëri besimesh vetëkufizuese për aftësitë tona dhe botën përreth nesh. Teorikisht, ne mund të përpiqemi t’i identifikojmë të gjitha menjëherë dhe më pas t’i zëvendësojmë secilën prej tyre me një besim vetë-fuqizues – por kjo do të ishte një detyrë mjaft e mundimshme, që kërkon kohë.
Fatmirësisht, egziston një mënyrë më praktike për ta bërë këtë gjë. Ne mundemi thjeshtë ta përvetësojmë besimin se ‘’çdo gjë është e zgjidhshme.’’ Ky është besimi vetëinkurajues përfundimtar, dhe ofron një kundërhelm univerzal kundër të gjitha besimeve vetëkufizuese.
Mendoni për të në këtë mënyrë: në fund, çdo besim vetëkufizues sillet tek nocioni që ky ose ai problem nuk është i zgjidhshëm. Për shembull, nëse mendoni se nuk mund të filloni një lidhje sepse jeni shumë i/e vjetër, besimi i brendshëm është se thjeshtë nuk ka mënyrë tjetër për ta kuptuar problemin e moshës tuaj.
Kështu, duke e përvetësuar besimin se ‘’gjithçka është e zgjidhshme’’ ju mundeni menjëherë ta largoni çdo mendim vetëkufizues sapo ai të lind dhe ta zëvendësoni atë me besimin e kundërt bazë: se ky apo ai problem nuk është i zgjidhshëm. Ju mund të mos e dini zgjidhjen, por ju po supozoni se një e tillë egziston që nga fillimi.Në këtë rast, detyra juaj është ta gjeni dhe ta zbatoni atë.
Me fjalë të tjera, ‘’gjithçka është e zgjidhshme’’ është një supozim pragmatik në vend se të jetë një hipotezë shkencore. Nuk ka asnjë provë empirike të veshur me hekur për të vërtetuar se është 100 për qind e saktë. Por kjo është në rregull, sepse çështja nuk është të bëjmë një pretendim madhështor për natyrën e universit; përkundrazi, është për t’ju nxitur në zgjidhjen sa më proaktive të problemeve që të jetë e mundur, duke minimizuar shkallën në të cilën hiqni dorë nga gjërat në mënyrë të panevojshme.
Është si një mjet nxitës i menjëhershëm që mund ta mbani në xhepin tuaj të pasmë, gjithmonë i gatshëm për t’ju ndihmuar sa më shpejt që të jetë e mundur. Për shembull, një herë Marie ishte në aeroport me një fluturim të rëndësishëm, por kur ajo arriti në sportelin e kontrollit, një punonjës i linjës ajrore i tha: “Më falni, ju jeni shumë vonë. Koha e ndërprerjes për kontrollimin e bagazhit sapo mbaroi.”
Në fillim, zemra e Maries u drodh. Ajo mendoi ‘’oh jo, udhëtimi im u shkatërrua! Nuk kam si të dal nga kjo.’’ Por pastaj ajo ja kujtoi vetes se ‘’gjithçka është e zgjidhshme’’, dhe u hodh në veprim, duke kërkuar një zgjidhje kreative. Ajo e gjeti atë në një dyqan aeroporti, ku i bleu disa qanta bartëse. Ajo shpejtë i vendosi gjërat e saja në to dhe vrapoi drejte e tek porta e sigurimit. Rrjedhi se ajo nuk kishte fare nevojë ta kontrollonte valigjen e saj!
Ideja kyçe 4
Në fund, shumica e besimeve tona vetëkufizuese janë thjeshtë vetëm arsyetime.
Para se të vazhdojmë me kërkimin tonë për ti vyshkur besimet tona vetë-kufizuese, le të marrim një hap prapa dhe t’ia bëjmë vetes një pyetje që hyn në zemër të problemit: Pse kapemi pas këtyre besimeve në radhë të parë?
Mirë, nëse jemi të sinqertë me veten tonë, e vërteta është se besimet tona vetëkufizuese janë shpesh vetëm një mënyrë e përshtatshme për ta fshehur apo arsyetuar faktin se ne thjeshtë nuk duam të bëjmë diçka, për një arsye apo për një tjetër. Ndoshta ka shumë punë. Ndoshta nuk e duam atë punë mjaftueshëm. Ndoshta jemi shumë të frikësuar. Cilido rast qoftë, motivimi për të vepruar thjesht nuk egziston, së paku ende jo!
Me fjalë të tjera, një besim vetëkufizues zakonisht është i barabartë me një arsyetim. Kur ne i themi vetes se ‘’nuk mund të bëjmë’’ diçka, ajo që po bëjmë vërtetë është vendosja e një spine vetëabsorbuese në faktin se nuk duam ta bëjmë atë-jo për shkak se nuk jemi të gatshëm, po sepse nuk kemi vullnet për ta bërë atë gjë. Siq thotë thënia e vjetër, kur egziston vullneti, gjindet mënyra. Nëse vërtet do të donim të bënim atë që supozohet se “nuk mund ta bëjmë”, do të gjenim një mënyrë për të kapërcyer çfarëdo pengese që do të ndodheshin në rrugën tonë.
Për ta vërtetuar këtë, thjesht mendoni herën e fundit që keni dashur dëshpërimisht të bëni diçka, pavarësisht se ajo duket e paarritshme. Pavarësisht nëse ishte një qëllim personal apo profesional, ju ndoshta nuk hoqët dorë vetëm prej tij dhe me shumë gjasa, keni gjetur një zgjidhje krijuese për problemin tuaj.
Ja ku e kemi një shembull nga jeta e Maries: herët në karrierën e saj, ajo mësoi për një garë në Amerikën Jugore. Ajo tingëllonte fantastike, por nuk kishte mjaft para për ta paguar atë. Tani, ajo ka mundur thjeshtë të thotë ‘’nuk mund ta paguaj’’ dhe të kishte hequr dorë. Por nuk ishte vetëm një gjë kalimtare; ajo u bë dëshirë e zjarrtë të cilën nuk mund ta shmangte. Ajo duhej të shkonte në garë. Kështuqë ajo gjeti një mënyrë-mori disa punë shtesë anësore dhe i thirri organizatorët e garës për ta planifikuar një plan pagese.
Mund të tingëllojë semantike, por dallimi në mes të ‘’nuk mundem’’ dhe ‘’nuk do të’’, është absolutisht kyç. Nëse nuk mund të bëjmë diçka, mosveprimi ynë është jashtë kontrollit. Nëse nuk duam të bëjmë diçka, kjo është një zgjidhje që po e bëjmë. Pasi ta kemi pranuar këtë, mundemi prapë të vazhdojmë ta zgjedhim mosveprimin tonë, por së paku, e kemi marrë përgjegjësinë mbi vendimin tonë, kemi marrë përgjegjësi për veten, duke e njohur mundësinë tonë në atë qështje dhe duke e njohur mundësinë e marrjes së një rruge më proaktive të veprimit.
Ideja kyçe 5
Arsyetimet se nuk kemi mjaft kohë apo para, apo si ta bëjmë një gjë, nuk vijnë në konsideratë.
Egzistojnë shumë arsye që nxjerim për atë se pse ‘’nuk mund’’ t’i bëjmë gjërat, por egzistojnë tri prej tyre që janë veqanarisht më të shpeshta. Le t’i shikojmë ato dhe t’i ndajmë një nga një.
E para është ‘’Nuk kam mjaft kohë.’’ Shumë nga ne kemi orare të ngjeshura, prandaj kjo duket sikur një arsyetim i mirëpritur. Por ja ku është një eksperiment që shpejt e zbulon dobësinë e saj. Imagjinoni sikur mjeku juaj të ju thotë se keni pasur një sëmundje fatale, dhe se mënyra e vetme për ta shëruar atë është të qëndroni ulur pa bërë asgjë për dy orë në ditë.
E ballafaquar me alternativën e vdekjes, me siguri do të ishit në gjendje ta zbuloni një mënyrë për ta liruar kohën tuaj, pa marrë parasysh sa të zënë do të ishit. Do të mund të ndalonit së shikuari TV-në, të ç’kyqeshit nga mediat sociale, ti kufizoni orët që i kaloni duke ju përgjigjur email-ave dhe gjetjese së recetave të shpejta për ushqimet që mund ti gatuanit në baza ditore. Egzistojnë të gjitha llojet e mënyrave për ta përdorur kohën tuaj.
Mendoni se çfarë domethënë kjo: në teori, ju tashmë i keni dy orë në ditë duke ju pritur vetëm ju, gati për t’iu përkushtuar ndjekjes së qëllimeve tuaja. Imagjinoni çfarë do të mund të bënit me atë kohë. Edhe nëse do të kishit përfituar një pjesë prej saj, prapë do të ishit në gjendje të arrini të gjitha llojet e gjërave. 30 minuta të zakonshme në ditë do t’iu jepnin barabartë me 22 ditë pune të plota tetë-orëshe në vit-mjaft kohë për të krijuar një webfaqe të re, për të mësuar si t’i bëni muskujt e barkut qelik. Rriteni atë për një orë, dhe tani e keni të barabartë me 45 ditë të plota pune në vit-mjaftueshëm kohë për të shkruanr një libër apo për të gjeneruar një rrjedhë fitimesh.
Arsyetimi i dytë është ‘’Nuk kam mjaft para.’’ Pyetja e parë për ta bërë këtu është nëse keni mjaft para për të bërë çfarë doni të bëni? Ndonjëherë përgjigja rezulton të jetë jo. Për shembull, nëse doni të mësoni një aftësi të re, egzistojnë shumë burime pa para online. Dhe nëse përgjigja është jo, egzistojnë shumë lloj mënyra nëpërmes të cilave mund ti mblidhni fondet për, të themi, fillimin e një biznesi apo fitimin e një titulli: punët anësore, bursat, grantet, financimi i turmës, shitja e gjërave në eBay, ruajtja e parave duke shkurtuar hargjimet tuaja–dhe lista vazhdon.
Arsyetimi i tretë është më i dobëti nga të gjithë: ‘’Nuk di si ta bëj atë, apo nga t’ia filloj.’’ Prapë, online mund të mësoni pothuajse çdo gjë, dhe egzistojnë shumë punëtori, orë, libra dhe mentorë potencialë. Në botën e sotme, egziston një bollëk i jashtëzakonshëm i informacioneve i qasshëm për ne.
Ideja kyqe 6
Frika nuk është armiku ynë; nuk duhet ta lëmë të na mbajë prapa, dhe madje mund ta përdorim atë në të mirën tonë.
Tani që i kemi hargjuar arsyetimet e mungesës së kohës, parave dhe mënyrës se si t’i bëjmë gjërat, le t’i shikojmë edhe disa pengesa tjera kryesore që shpesh i lejojmë të na mbajnë prapa: dhe njëra prej tyre është frika.
Qoftë fillimi i një biznesi apo të mësojmë si ta ngasim një motoçikletë, vjen një moment kur tek çdo aktivitet i ri ku duhet të dalim aty jashtë dhe të hidhemi në ujëra të paeksploruara.Kjo është çdoherë një gjë e frikshme për ta bërë, prandaj është krejtësisht normale të ndjejmë frikë kur jemi në përballje me të. Por nuk duhet ta lëmë frikën të na kontrollojë. Në fakt, në vend se ta lejojmë frikën të na mbajë prapa, ne mund madje mund ta shfrytëzojmë atë për të na shtyrë përpara.
Gjithçka varet se si e interpretojmë emocionin. Konsiderojeni ndjenjën fizike të frikës: një dridhje zemre më e shpejtë, duar të djersitura, një gropë në stomak dhe kështu me radhë. Kur e lejojmë frikën të na pengojë, ne i interpretojmë këto sinjale sikur na thonë ‘’Jo! Mos e bëj!’’ Por ne mundemi poashtu t’i interpretojmë ato edhe në anën e kundërt. Për shembull, Bruce Springsteen i ndjen të gjitha ato ndjenja para se të dalë për të performuar në skenë, por ai i interpreton ato me kuptim sikur ai është ‘’i emocionuar, i nxitur dhe gati të shkojë.’’
Ja një tjetër mënyrë si mund ta riinterpretoni frikën tuaj: nëse keni frikë të bëni diçka, kjo është shpesh një shenjë se ajo detyrë është me rëndësi për ju.Kjo është sidomos e vërtetë për ëndrrat që mendja juaj vazhdon tua sjellë kohë pas kohe, sikurse kur e shkruani një libër, kur garoni për zyre poltike apo kur zhvendoseni në një qytet të ri.Sikur të mos brengoseshit aq shumë për të, me siguri nuk do të ju dukej gjë e madhe, dhe kështu ideja e saj nuk do t’iu mbushte me frikë. Duke e pasur këtë në mendje, ju mund ta riinterpretoni frikën tuaj si një kompas që ju drejton në drejtimin që vërtetë e doni në jetë-pra një mjet mjaft i dobishëm për ta pasur!
Sidoqoftë, çelësi është të pushoni së menduari për frikën tuaj sikur për një armik që duhet ta mundni apo t’i ikni, para se të mund ta bëni gjënë që e provokon atë. Frika juaj asnjëherë nuk do të largohet, prandaj nëse prisni që ajo të vyshket para se t’i ndiqni ëndrrat tuaja, atëherë do të mbesni në pikën fillestare përgjithmonë. Egziston vetëm një- mënyrë për të manovruar me të, dhe ajo është të ecni përmes saj duke marrë veprime pa marrë parasysh.
Ideja kyçe 7
Për të fituar qartësi dhe për ta tejkaluar pavendosmërinë, duhet të veprojmë- por hapat e vegjël mund të na shpiejnë përpara.
Sahere që kemi për të marrë një vendim të rëndësishëm, është shumë e lehtë të gjeni arsye për të dyshuar në vete dhe për të hezituar. Rezultati: pavendosmëri-një nga pengesat më të mëdha në rrugën drejt arritjes së qëllimeve tona.
Ka mundësi që të humbim një sasi të jashtëzakonshme të kohës dhe energjisë duke pyetur veten, ‘’A mund ta bëj këtë? Apo, ”A duhet ta bëj këtë?” Vetë Marie kaloi vite duke u shqetësuar nëse mund apo duhet të ndiqte ëndrrën e saj për t’u bërë balerinë përpara se të vendoste më në fund. Nëse nuk jemi të kujdesshëm, vitet mund të kthehen në një jetë, pasi pavendosmëria kthehet në paralizë të përhershme.
Tani, kjo nuk do të thotë se nuk duhet të mendojmë, planifikojmë ose bëjmë kërkimin tonë përpara se të vendosim të ndjekim një qëllim. Nëse plani juaj i biznesit është gjysmë i pjekur, ju dëshironi ta dini këtë përpara se të investoni në të. Por ju kurrë nuk do të arrini askund duke u ulur në gardh, dhe në fund të fundit, ka vetëm një mënyrë për të provuar një ide dhe për të gjetur nëse ajo është një fituese me siguri: ndërmarrja e veprimit.
Pjesë e arsyes pse e lëmë pavendosmërinë ta merr më të mirën prej nesh është se mendojmë që duhet të kemi qartësi para se të veprojmë, por realiteti është krejt ndryshe: ne fitojmë qartësi duke vepruar.Të menduarit vetëm nuk do të na shpie askund.Derisa Marie nuk shkoi në orën e vallëzimit për herë të parë dhe filloi të lëvizte me ritmin, që u bë e sigurt se kjo ishte ajo që donte të bënte në jetë.
Një tjetër kurth në të cilin e vëmë veten është se mendojmë që duhet të marrim vendime të mëdha menjëherë në mënyrë që ta ndjekim një prej ëndrrave tona. Por shikoni fçarë bëri Marie; Ajo nuk e la biznesin e trajnimit për t’ju përkushtuar plotësisht vallëzimit. Ajo thjeshtë u regjistrua për një orë. Kjo është gjithë çfarë na duhet të bëjmë për t’i ikur kthetrave të pavendosmërisë: bëni një hap përpara dhe vëni këmbët në ujë.
Për shembull, nëse vazhdoni të mendoni nëse duhet të zhvendoseni në një tjetër vend, do të mund thjesht ta vizitonit atë për ta parë se si është të jetoni atje. Nëse e gjeni veten duke pyetur veten nëse duhet të ndaheni me partnerin tuaj për të disatën herë, mund të bëni vetëm disa ditë ndarje.
Ju nuk keni pse të shkoni menjëherë të mëdha ose të shkoni në shtëpi, një herë e përgjithmonë. Thjesht duhet të bëni diçka që ju çon një hap më afër për të fituar qartësi dhe për të marrë një vendim në një mënyrë ose në tjetrën.
Ideja kyçe 8
Ndaloni së prituri për të qenë ‘’gati’’, për t’i ndjekur ëndrrat tuaja; koha për të vepruar është tani.
Pengesa e fundit që do ta largojmë nga rruga jonë lidhet shumë afër me pavendosmërinë: ideja se duhet të prisni derisa të jeni gati për të vepruar.
Në shikim të parë, ky duket sikur një nocion logjik; natyrisht se doni të jeni gati para se të ndiqni diçka, apo jo? Por problem është ky: nëse të qenit ‘’gati’’ mendoni të jeni 100% i përgaditur me të gjitha aftësitë, vetëbesimin dhe motivin që ju duhet për të pasur sukses, epo, atëherë asnjëherë nuk do të jeni gati. Kjo për shkak se mënyra e vetme për t’i arritur ata përbërës të suksesit është duke u marrë me qështjen vetë.
Në fund të fundit, ne i zotërojmë aftësitë, duke i praktikuar ato.Njohurinë e fitojmë nga përvoja. Vetëbesimin e ndërtojmë duke parë rezultatet. Ndërsa motivin e rrisim duke e ndjerë fuqizimin dhe dobitë që vijnë me veprim.
Për shembull, merreni parasysh aspektin motivues të ushtrimeve. Nëse prisni derisa të jeni plotësisht i motivuar për të bërë një rutinë ushtrimesh, me siguri asnjëherë nuk do të largoheni nga krevati. Por sapo të filloni të lëvizni, do të filloni të ndiheni më mirë dhe më me energji, dhe inercia juaj do të kthehet në momentum. Shumë shpejtë, mund të filloni madje të përmalloheni për radhën tjetër kur të vijë koha për palestër!
Vëreni çfarë po ndodh këtu: bërja e diçkaje e krijon dëshirën për ta bërë atë në radhë të parë-dhe jo anasjelltas. Ndonëse mund të duket paradoksale, mënyra më e mirë për të qenë gati për të bërë diçka është të filloni para se të jeni gati.
Prandaj, ngrituni, jo dikur në një të ardhme hipotetike kur jeni ‘’gati’’ por tani, në këtë moment! Seriozisht. Kur t’i keni përfunduar këto pulsime, bëni diçka-çfarëdo-për ta sjellë- veten një hap më pranë qëllimeve tuaja. Për ta mbajtur veten të fokusuar, zgjidhni vetëm një qëllim për t’u marrë me të tani-cilido që duket më i rëndësishëm. Identifikoni një qëllim të vogël, të menagjueshëm dhe hapat konkretë që duhet ti merrni. Dhe pastaj merrini ata. Mund të jetë aq e thjeshtë sa regjistrimi në një klasë ose bërja e një telefonate me një mentor të mundshëm. Synimi është vetëm të rrokulliset topi.
Mbani mend: Roma nuk është ndërtuar për një ditë, dhe mënyra më e mirë për ta fituar një garë është duke marrë një hap pas një tjetri. Por ju nuk do të shkoni askund nëse nuk e merrni hapin e parë.Pra pushoni së qëndruari në portën e fillimit, dhe merreni atë hap të parë që sot. Ëndrrat tuaja po ju presin tek vija e fundit.
Përmbledhja Finale
Mesazhi kyç në këto pulsime:
Kur përballemi me problemet e jetës dhe me sfidat e arritjes së qëllimeve tona, besimet tona mund të jenë pse vetëkufizuese ose vetëinkurajuese. Besimi se ‘’gjithçka është e zgjidhshme’’ mund të na ndihmojë ti zëvendësojmë të gjitha besimet e mëhershme me të reja. Kjo është qenësore për sukses, sepse qoftë nëse mendojmë ose jo nëse mund të bëjmë diqka, ajo përfundon duke u kthyer në një profeci vetëpërmbushëse.Besimet vetëkufizuese sikurse ‘’nuk kam mjaft kohë, para, apo nuk di si ta bëj’’ janë zakonisht thjeshtë arsye të pabaza për joveprim, dhe ato nuk i bëjnë ballë qortimit. Të gjitha këto probleme janë të zgjidhshme. E njëjta vlen edhe për problemet me frikën, pavendosmërinë dhe prirjen për të mos vepruar derisa të ndihemi ‘’gati’’ për t’i ndjekur ëndrrat tona.
Këshillë vepruese:
Mbani në mend qëllimin tuaj të lartë.
Nëse ju duhet një goditje shtesë në pantollona për t’i ndjekur ëndrrat tuaja, përkujtojani vetes këtë. Egziston vetëm një person në Tokë me kombinimin e saktë të vlerave si ju, me dëshirat, aftësitë, kapacitetet, njohurinë, përvojën, perspektivën dhe veqoritë personale: Ju.Përzierja unike e cilësive dhe potencialit që ju sjellni në tavolinë janë një dhuratë që ju duhet t’ia jepni botës. Nëse nuk jeni duke e bërë më të mirën prej tyre, ju jeni kryesisht duke i privuar njerëzit e tjerë nga ajo dhuratë. Nuk janë vetëm ëndrrat tuaja në rrezik; është qëllimi më i lartë që realizimi juaj i tyre mund dhe duhet t’i shërbejë.
Keni komente?
Sigurisht që do të donim të dëgjonim se çfarë mendoni për përmbajtjen tonë! Thjesht dërgoni një email në [email protected] me titullin e këtij libri si temë dhe ndani mendimet tuaja!
Çfarë të lexoni tutje: ”Magjia e Madhe”, nga Elizabeth Gilbert
Siq e keni parë, frika është njëra prej pengesave kryesore që rri mes nesh dhe qëllimeve tona. Është një pjesë e pashmangshme e jetës, prandaj nuk mund ta largojmë-por mund të gjejmë mënyra se si të kalojmë përmes saj. Natyrisht, kjo është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet.
Nëse dëshironi të merrni disa këshilla më praktike se si të parandaloni që frika të paralizojë aftësinë tuaj për të ndjekur ëndrrat tuaja, ju rekomandojmë të shikoni pulsimet e ”Magjia e Madhe”, nga Elizabeth Gilbert. Ndërsa shkrimi u drejtohet kryesisht artistëve dhe llojeve të tjera krijuese, idetë janë të zbatueshme për këdo që është ndjerë ndonjëherë i paaftë për të filluar një projekt ose për të bërë përpjekje për shkak të frikës.