3 C
Pristina
spot_img

Grupe haktivistësh e dërgojnë online konfliktin Izraelito-Palestinez

Date:

Share:

Në mesin e disa incidenteve, një grup hakerësh që thotë se mbështet Hamasin, njohur si AnonGhost, pretendon se ka goditur aplikacionin e paralajmërimit të emergjencave në Izrael.

Grupe haktivistësh thanë se po godasin disa objektiva Izraelite online në mes të luftës mes Izraelit dhe Gazës, duke dëmtuar kështu veprimtarinë online të disa uebsajteve si Jerusalem Post.

Konflikti mes Izraelit dhe fqinjëve Arabë ka tërhequr jo vetëm vëmendje globale, por edhe të hakerëve politkë – që njihen ndryshe si haktivistë –  të cilët në një dyluftime ose mbajnë një anë ose përpiqen të tërheqin vëmendje.

Shembuj të dëmeve serioze nga grupe të tilla janë të rralla, megjithatë tregon sesi lufta mund të dërgohet online duke përdorur mjetet dixhitale.

Në mesin e disa incidenteve, një grup hakerësh që thotë se mbështet Hamasin, njohur si AnonGhost, pretendon se ka goditur aplikacionin e paralajmërimit të emergjencave në Izrael.

Një grup tjetër quajtur Anonymous Sudan, tha në Telegram se në mënyrë aktive po godisnin infrastrukturat kritike të Izraelit edhe pse nuk dhanë asnjë provë.

Më shumë se 100 uebsajte në Izrael ose kanë ndërprerë aktivitetin ose kanë përfunduar offline për shkak të sulmeve të thjeshta DDoS të cilat kanë për qëllim të përmbytin faqet online me trafik të lartë.

“Sulmuesit arritën të na nxirrnin offline për disa momente në ditët e fundit,” tha Kryeredaktori i Jerusalem Post Avi Mayer.

Shpeshherë është e vështirë të vertetohen pretendimet e haktivistëve. Një sistuatë e ngjashme u përsërit edhe me pushtimin Rus të Ukrainës.

Javën e kaluar Microsoft publikoi një raport ku kishte regjistruar sesi një grup hakerësh nga Gaza njohur si Storm-1133 kishte shtuar përpjekjet e spiunazhit ndaj kompanive Izraelite në fushën e telekomunikacionit, mbrojtjes dhe energjisë. /PCWorld Albanian

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img