-3.4 C
Pristina
spot_img

Guvernatori Ismaili në Marakesh paraqet prioritetet e BQK-së

Date:

Share:

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, është duke marrë pjesë në takimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore që sivjet po mbahen në Marakesh të Marokos.

Ai atje ka zhvilluar disa takime me drejtuesit më të lartë të këtyre dy institucioneve.

“Në këto takime që po mbahen në Marakesh, Guvernatori Ismaili ka paraqitur prioritetet zhvillimore të BQK-së, duke pasur parasysh mirëmbajtjen e një sistemi financiar të shëndoshë, modernizimin e sistemit të pagesave dhe avancimin e kapaciteteve profesionale për fushat specifike”, thuhet në kumtesë.

BQK njofton se edhe në tre ditët e ardhshme sa zgjasin takimet, Ismaili do takojë guvernatorë e drejtues të tjerë të institicuoneve të ndryshme financiare.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img