14.4 C
Pristina
spot_img

Hani, flini, punoni, përsëriteni (Eat, Sleep, Work, Repeat)-Bruce Daisley

Share:

Hani, flini, punoni, përsëriteni!

Përmbledhje Libri

Hyrje

Hani, pini, punoni, përsëriteni. Për shumë nga ne, kjo tingëllon si një përshkrim shumë i saktë i përditshmërisë së jetëve tona. Natyrisht, ky është pak një egzagjerim. Madje edhe ata që punojnë më shumë se 40 orë në javë, ende ja dalin të bëjnë gjëra të tjera me kohën e lirë të kufizuar që kanë në dispozicion.

Por prapë, e përfshin goditjen kryesore të dytë të ciklit në të cilën shumë prej nesh ndihen të kurthuar. Dhe në disa mënyra, kjo është madje një nënvlerësim. Shumë nga ne ju ikin pushimeve të drejtës, e djegin vajin e mesnatës, dhe zgjohemi në agim të mëngjesit për punët tona. Harroni ‘’hani’’ dhe ‘’flini’’-të shumtën e kohës është vetëm ‘’punoni, përsëriteni.’’

Edhe më keq, vetë puna shpesh duket stresuese, rraskapitëse dhe e zbrazët nga kuptimi. Gjithçka shtohet në një recetë për një jetë pune thellësisht të pakënaqur dhe të paplotësuar. Çfarë ka shkuar keq? Dhe çfarë mund të bëjmë për këtë? Këto janë pyetjet që do të shqyrtojmë.

Ne këto pulsime do të mësoni:

  • Çfarë mund të na tregojë një grup roku për stresin;
  • Pse mund të jeni duke vuajtur nga Sëmundja e Ngutisë; dhe
  • Si të shkëputeni nga shpërqendrimet duke hyrë në modalitetin murg.

Ideja kyçe 1

Palumturia e vendit të punës është një problem i gjerë që ndikon thellësisht në shëndetin tonë, mirëqenien dhe produktivitetin.

Ndiheni i/ e palumtur me punën tuaj? Nëse po, mirësevini në klub!

Në një mënyrë apo në një tjetër, shumica e njerëzve raportojnë ndjenja negative për punën e tyre. Një përqindje dërrmuese e 83% e punëtorëve Amerikanë thonë se punët e tyre i stresojnë ata. Më shumë se gjysma e punëtorëve Britanezë raportojnë djegje nga punët e tyre. Dhe kur punëtorët përreth botës pyeten ti rendition aktivitetet ditore nga më e parapëlqyera tek më pak e parapëlqyera, të qenit në punë është i dyti kah fundi-vetëm një shkallë përpara se të sëmuresh në shtrat.

Fotografia është e zbehtë, dhe bëhet edhe më e zbehtë kur filloni ti shikoni pasojat e gjithë kësaj palumturie.

Mesazhi kyç këtu është: Palumturia e vendit të punës është një problem i gjerë që ndikon thellësisht në shëndetin, mirëqenien dhe produktivitetin tonë.

Puna stresuese jo vetëm që e bën jetën tuaj të pakëndshme. Ajo mund të jetë poashtu një lodhje e rendë për trupin dhe mendjen tuaj.Merreni parasysh një studim nga Alexandra Michel, një hulumtuese tek Univerziteti i Kalifornisë Jugore.Ajo shikoi se si puna me orë të gjata, stresuese ndikoi tek investitorët bankierë, të cilët në mënyrë rutinore bëjnë 15 orë punë në ditë në fillim të karrierës së tyre.

Michel gjeti se bankerët ekspozuan një mori simptomash fizike, duke përfshirë humbjen e flokëve, ndryshimet madhore në peshë, sulme paniku, dhe pagjumësi. Por në vitin e katërt të punës, ata po vuanin nga rritja e shkallës së diabetit, probleme me zemër dhe madje nga kanceri. Pasojat e shëndetit mendor ishin paoshtu serioze. Ato përfshinin shkallë të larta të depresionit, ankthit, dhe varësi nga droga dhe alkooli.

Të gjitha këto janë probleme që duhet të na shqetësojnë më vete. Por edhe nëse do të ishit një shef krejtësisht i pashpirt që kujdeset vetëm për rezultatin përfundimtar të biznesit tuaj, do të kishte ende arsye serioze për shqetësim – nuk është vetëm shëndeti dhe mirëqenia e punëtorëve që ndikohen negativisht, por është edhe aftësia e tyre për të bërë punën e tyre, punë.

Edhe këtu, statistikat flasin vetë. Një studim nga studiues në Universitetin Warwick tregon se punëtorët e lumtur janë 22 për qind më produktivë se sa kolegët e tyre të pakënaqur. Dhe simptomat e stresit gjithashtu mund të kenë një ndikim të madh në performancën e punës. Për shembull, mungesa e gjumit mund të rrisë shkallën në të cilën punëtorët bëjnë gabime në punë.

Studiuesit e kanë konfirmuar këtë lidhje në një sërë sektorësh të punës, duke filluar nga industria e kujdesit shëndetësor te ushtria. Por ju ndoshta nuk keni nevojë për shkencë për t’ju treguar atë që të gjithë ne kemi përjetuar nga dora e parë: është e vështirë të mendosh drejt kur je i rraskapitur.

Ideja kyçe 2

Stresi është në përgjithësi i dëmshëm për kreativitetin.

Natyrisht, stresi mund të ketë ndikim negativ në shëndetin dhe mirëqenien tonë-por a nuk mundet ai poashtu të jetë gjë e mirë?Në fund të fundit, njerëzit thonë ‘’se punojnë më mirë nën presion.’’

Keni goditur ndonjëherë murin me një projekt? Asgjë nuk është si një afat i afërt për të nxjerrë lëngjet tuaja krijuese – ose kështu duket për shumë prej nesh. Por kjo është e vërtetë vetëm deri në një pikë të caktuar.

Mesazhi kyç këtu është: Stresi është në përgjithësi i dëmshëm për kreativitetin tonë.

Kjo mund të duket kundërintuitive, por egziston një arsye për këtë. Shtuar ndërhyrjes me kreativitetin tonë, stresi mundet poashtu ta nënvlerësojë aftësinë tonë për të bërë vlerësime të sakta të arritjeve tona.Si rrjedhojë, pune që e bëjmë nën presion mund të duket më kreative sesa është në realitet.

Ky ishte përfundimi i një studimi të përpiluar nga Teresa Amabile, Profesoreshë në Shkollën e Biznesit në Harvard. Në këtë studim, punëtorët e zyreve ju ishte dhënë një ditar për ta plotësuar përderisa po i bënin punët e tyre. Sa më i madh presioni kohor në të cilin ishin, aq më e lartë ishte shkalla që jepnin për kreativitetin në punën e tyre. Por ku Amabile shikoi ditarët e tyre për shenja të të menduarit kreativ, ajo gjeti se ishte e kundërta: sa më i madh presioni në kohë, aq më i ulët kreativiteti.

Një neuroshkencë bazike mund t’iu ndihmojë ta sqaroni pse ndodh kjo. Për të qenë kreativë, ne kemi nevojë të eksplorojmë ide te reja dhe të marrim rreziqe. Tani, kur jemi nën presion, stresi e rrit adrenalinën, gjë që mund ti japë trurit tonë një goditje fillestare. Por ajo poashtu e aktivizon sistemin e fkrikës në trurin tone. Kjo, si rrjedhojë, i deaktivizon pjesët e trurit që janë të përfshira në eksplorim dhe marrje të rrezikut.

Kjo është një arsye pse artistët muzikorë shpesh përjetojnë një “rënie të dytë”. Konsideroni Strokes. Në vitin 2001, grupi rock i New York City lëshoi ​​albumin e tyre debutues të vlerësuar nga kritikët, Is This It. Por më pas presioni për të ofruar një album të denjë pasues shkoi në kokën e tyre.

Pas gërvishtjes së sesioneve të plota të incizimit, dhe rifillimit të projektit shumë herë, grupi më në fund e lansoi albumin e tij sofomor ‘’Dhomë në zjarr’’, në vitin 2003-vetëm për t’u ballafaquar me vlerësime negative. Shumë kritikë e lane atë anash, duke e quajtur atë kopjen më pak frymëzuese të albumit të parë të Stroke. Në pikëpamjen e tyre, grupi shumiceën e rasteve kishte përdorur të njëjtatat truqe të vjetra, si rrjedhojë, duke prurë muzikë të cilës i mungonte ndjenja e freskisë.

Mësimi nga kjo? Presioni i inkurajon njerëzit të luajnë sigurtë-të kapen pas mënyrave të vjetra të bërjes së gjërave, në vend se të provojnë të reja. Në një ekonomi ku inovacioni është jashtëzakonisht çelësi për tek suksesi, kjo duhet të jetë brengë per grupet e rokut dhe korporatat e ngjashme me to.

Ideja kyqe 3

Shumë punëtorëve ju mungon përfshirja me punët e tyre, e cila është e dëmshme për biznesin.

Më pak produktivitet, më pak kreativitet-edhe nga pikëpamja biznesore e pastër, rasti kundrejt palumturisë së vendit të punës është tashmë joshës, Por prisni, problemi bëhet edhe më keq.

Në krye të stresit nga punët e tyre, punëtorët e ditëve të sotme poashtu po përjetojnë mungesë përfshirjeje. Kjo nënkupton se ata nuk ndihen entuziastë me- apo për t’u lidhur me punët e tyre që i b-jnë- apo njerëzit me të cilët punojnë. Një pyeteësor nga Gallupi gjeti të jetë ky rasti për 53% të punëtorëve te SHB, derisa një 13% tjetër ishin në mënyrë aktive të papërfshirë.

Nga perspektiva e menagjmentit, ky është problem. Pse? Mirë, këtu vie në pyetje diçka e quajtur përpjekja diskrecionale.

Mesazhi kyq këtu është: Sumë punëtorëve ju mungon përfshirja me punët e tyre, gjë që është keq për biznesin.

Imagjino sikur jeni CEO. Çfarë do të donit të bëjnë punëtorët tuaj? Epo, dukshëm, ju doni që ata ta bëjnë punën e tyre por kjo nuk është e tëra.Idealisht, ju doni që ata të shkojnë përmbi dhe përtej minimumit më të vogël të asaj që kanë nevojë të pranojnë pagat e tyre dhe të vazhdojnë ta bëjnë punën e tyre.Në zhargonin simpatik të biznesit, kjo punë shtesë quhet përpjekja diskrecionale, meqenëse është diçka që punëtorët mund të vendosin të bëjnë apo të mos bëjnë, varësisht nga ajo sa ndihen të motivuar.

Dhe kjo na sjell prapë tek përfshirja.Sa më shumë që punëtorët ndihen të përfshirë në punët e tyre, aq më të motivuar do të jenë për të dhënë përpjekje diskrecionale. Në fund të fundit, nëse ata po punojnë vetëm për pagesë, do të bëjnë vetëm atë që nevojitet për atë pagesë dhe do të shkojnë në shtëpi. Në anën e kundërt, nëse ata ndihen entuziastë për punën e tyre dhe ndihen të lidhur me kompanitë e tyre, ata do ta përkushtojnë veten e tyre më shumë në punë.

Quditërisht, kompanitë që mundohen të krijojnë një përvojë punëtori më pozitive, jo vetëm që shijojnë nivele më të larta të përfshirjes punëtore; ata poashtu kanë sukses më shumë.Duke llogaritur në baza punëtori, fitimet e tyre janë- katër herë më të larta sesa fitimi mesatar i kompanisë. Ata poashtu kanë gjasa 28 herë më shumë të përfundojnë në listën e ‘’Kompanive më Inovative’’ dhe në atë të punëtorit më të shpejtë të Kompanisë.

Pra, për ta përmbledhur atë që kemi mësuar deri tash: një punëtor i përfshirë, i lumtur, dhe i relaksuar është i shëndetshëm, prduktiv, kreativ, dhe i përkushtuar. Kjo është rezultat i asaj që punëdhënësit dhe punëtorët mund të festojnë njësoj. Por si mund ta arrijmë këtë?

Epo, së pari kemi nevojë t’i identifikojmë problemet që fshihen pas palumturisë në vend të punës, dhe pastaj duhet t’i gjejmë disa zgjidhje.

Ideja kyqe 4

Shumë prej nesh janë të rraskapitur nga puna e tepërt, lidhshmëria dhe shpërqendrimet e vazhdueshme.

A ndiheni të shqetësuar për punën tuaj? A duket sikur gjithnjë ka më shumë punë për të bërë?A ndiheni fajtor apo në ankth nëse nuk rrini të angazhuar?

Nëse po, atëherë ju mund të jeni duke vuajtur nga një gjendje e quajtur sëmundja e ngutisë-dhe ju definitivisht nuk jeni vetëm. Kjo është një gjendje që i prek shumë prej nesh. Kjo për shkak se lidhet me disa probleme më të mëdha që janë endemike për vendin e punës modern.

Mesazhi kyç këtu është: Shumë nga ne janë të rraskapitur me punën e tepërt, lidhshmërinë dhe shpërqendrimet e vazhdueshme.

Egzistojnë shumë mënyra sim und të përfundojmë të mbingarkuar nga punët tona. Ditët dhe javët e gjata të punës janë shembujt më të dukshëm, por problemi nuk ka të bëjë vetëm me atë se sa orë i kalojmë në punë. Ai ka të bëjë më shumë me mënyrën si e kalojmë kohën brenda dhe jashtë atyre orëve.

Brenda orëve tona të punës, shumë prej nesh ndihen të paaftë për të marrë pushime, dhe një presion të parreshtur për të qenë të zënë.Sidomos nëse punojmë në zyre, ndihemi të lidhur për tavolinat tonaëme nevojën që gjithnjë të ‘’mbesim në detyrë’’–çfarëdo qoftë ajo detyrë.

Falë zhvillimit të teknologjisë së komunikimit digjital, ne jemi vazhdimisht të lidhur me kolegët tanë-dhe vazhdimisht të shpërqendruar prej tyre, si rrjedhojë. Nëse nuk është një nga 200 emailet që punonjësi mesatar i zyrës dërgon dhe merr në ditë, është një nga mesazhet e panumërta, mesazhet e bisedës ose telefonatat që kërkojnë vëmendjen tonë. Ndërkohë, falë popullaritetit të zyrave me plan të hapur, ne jemi vazhdimisht të prekshëm ndaj kolegëve tanë që na ndërpresin dhe na shpërqendrojnë edhe personalisht. Shtojini kësaj fiksimin që shumë kompani kanë për të mbajtur takime gjatë gjithë kohës, dhe është çudi që secili prej nesh mund të kryejë çdo punë.

Ose thënë ndryshe; është vështirë e habitshme që ndihemi se ka më shumë punë për të bërë. Ndërprerjet dhe shpëerqendrimet vazhdojnë të na tërheqin larg nga puna, dhe mesazhet asnjëherë nuk ndalojnë së frekuentuari telefonat dhe kompjuterë tanë-madje edhe kur jemi në shtëpi, kur vazhdojmë t’i monitorojmë ata.

Si rezultat, 60 përqind e profesionistëve qëndrojnë të lidhur në punë për 13.5 orë në ditë jave dhe 5 orë gjatë fundjavës, për një total prej 70 orë lidhjeje në javë. Nuk është çudi që jemi të rraskapitur.

Ideja kyçe 5

Disa ndryshim të vogla në praktikë mund të na ndihmojnë ta rimbushim energjinë tone në vend të punës.

Në rregull, pra ne ndihemi të rraskapitur nga puna e tepërt, lidhshmëria dhe shpërqendrimi i vazhdueshëm-por si mund të fillojmë ta rikthejmë energjinë tone të hargjuar?

Në këtë pulsim, do të fillojmë me gjëerat më të thjeshta dhe më joobjektive që mund t’i bëjmë. Në pulsimin e ardhshëm, do të shikojmë pastaj tek zgjidhjet më radikale dhe potencialisht kontraverse.

Mesazhi kyç këtu: Disa ndryshime të thjeshta në praktikë mund të na ndihmojnë ta rikthejmë energjinë tone në vendin e punës.

Tani, kjo gjëja e pare mund të tingëllojë pak e prapë apo e rëndomtë, por është aktualisht njëra prej gjërave më efektive që mund të bëni: ndalni njoftimet e email-ave në telefonin dhe kompjuterin tuaj. Kur cingërron një njoftim dhe bien jë flamur, është vërtetë e vështirë ti rezistoni dëshirës së zjarrtë për t’i kontrolluar menjëherë mesazhet tuaja. Pra, mos ta largoni tundimin krejtësisht dhe ta kontrolloni inboksin vetëm në kohën e caktuar?

Mire, tani një tjetër gjë e drejtëpërdrejtë që duhet të bëni: bëni një pushim drake, mundësisht me kolegët tuaj. Mos e lini pa ngrënë drekën–dhe mosh ani vetëm-nëse mundeni.Dukshëm, mosngrënia e drekës mund ta ulë energjinë tuaj brenda asaj dite, por hulumtimet tregojnë se mund të ndikojë tek gjumi juaj dhe t’iu bëjë të rraskapitur përgjatë fundjavës. Sa për ngrënien, hulumtuesit tek Univerziteti i Oksfordit kanë gjetur se ky është kontribuesi i dytë më i madh në palumturi, mu pas sëmundjes mendore paraegzistuese. Në të kundërtën, kur hajmë drekë bashkë me dikë, ndërveprimi shoqëror liron në tru hormonin e ndjenjës së mirë, Endorphinën.

Gati edhe për një gjë të pamend? Shkoni për ecje. Dobitë fizzike të ecjes janë të dukshme, por ka edhe dobi mendore poashtu. Studimet nga studjuesit e Univerzitetit te Stanfordit kanë gjetur se ecjet mund të ndihmojnë rritjen e kreativitetit dhe përqendrimit tone.

A doni sidoqoftë ti shpieni ecjet tuaja në një tjetër nivel?Shtonju atyre një element shoqëror dhe profesional duke bërë një takim ecjeje me një koleg. Ja se si funksionon kjo: të dy shkoni për ecje, dhe njëri prej jush le të flet për një problem pune që po përjetoni, ndërsa tjetri person vetëm le të dëgjojë. Ideja është, se ‘’duke e folur atë’ në këte rast, ju mund ti qartësoni mendimet tuaja.

Po sa e gjatë duhet të jetë ecja? Nga 7 deri në 30 minuta-sado të ju përshtatet juve.

Ideja kyqe 6

Me bashkëpunimin me punëdhënësit e tyre, punëtorët mund të marrin edhe më shumë hapa radikalë drejt rimarrjes së energjisë.

Gati për disa hapa më radikalë që mund të ndërmerrni për të rimbushur energjinë tuaj? E shkëlqyeshme – por së pari, një paralajmërim i shpejtë.

Nëse jeni punonjës, mbani në mend se këto “hakime” në fund të fundit do të kërkojnë bashkëpunimin e punëdhënësit tuaj – por kjo nuk do të thotë që ju nuk duhet të filloni një bisedë për t’i provuar ato në vendin tuaj të punës!

Mesazhi kyç këtu është: Me bashkëpunimin me punëdhënësit e tyre, punëtorët mund të marrin edhe më shumë hapa radikalë drejt rimarrjes së energjisë.

Nëse keni telefon të mençur, me siguri e dini për modin Aeroplan të tij-por ka mundësi të mos keni dëgjuar për modalitetin e murgut.Mirë, kjo nuk është karatkeristikë aktuale në telefonin tuaj, por është diqcka që ju dhe kolegët tuaj mund të filloni ta zbatoni. Kjo nënkupton se nuk jeni në gatishmëri për ndonjë formë të kontaktit gjatë orëve të paracaktuara-thuaj për shembull, çdo të Mërkure dhe të Premte në mëngjes deri në 11.00 paradite, apo cfarëdo që funksionon për ju. Në këtë mënyrë, ju mund të fokusoheni krejtësisht në punën tuaj së paku për disa blloqe të mira kohe në javë. Për t’iu ndihmuar ta forconi vetminë tuaj prej murgu, ju mund të punoni nga shtëpia gjatë këtyre orëve.

Tëkthehemi pas tek vendi i punës, ju mundeni poashtu të caktoni orë gjatë të cilave ju dhe kolegët tuaj lejoheni të mbani dëgjuese. Dhe për mbajtjen e dëgjueseve në punë ka përparësi dhe jopërparësi, por në këtë mënyrë, ju mund ta përjetoni përvojën e të dyja botërave. Gjatë orëve të caktuara, ju mund ti përdorni dëgjueset për ta zvogëluar zhurmën e ambientit tuaj që ju rrethon, dhe të dërgoni një sinjal tek njerëzit e tjerë që tani më parë nuk do të donit të ndërpriteshit. Jashtë atyre orëve, ju do të lidheni me një atmosferë ambienti social të vendit të punës.

Nëse kufjet ose modaliteti i murgut nuk mjaftojnë dhe dëshironi një rregullim më të fortë të qetësisë dhe qetësisë, provoni të dilni jashtë rrjetit për një ditë të tërë. Asnjë email. Asnjë tekst. Asgjë. Ju jeni plotësisht të paarritshëm për ditën. Ju dhe kolegët tuaj mund ta bëni këtë me radhë, në mënyrë që vetëm njëri prej jush të mos jetë i disponueshëm në të njëjtën kohë.

Është një urë shumë e gjatë duhet të paktën të dilni jashtë rrjetit gjatë fundjavës. Të keni një fundjavë të lirë është kyqe, edhe nga këndi i produktivitetit. Hulumtimet nga Universiteti Stanford tregojnë se njerëzit që punojnë 48 orë në javë me pushim të dielën, punojnë më shumë sesa kur punojnë 56 orë pa asnjë ditë pushim.

Orët më të shkurtëra mund të jenë rritës i energjisë në përgjithësi. Në Suedi, një eksperiment me një grup punëtorësh të një sektori public treguan se kur oraret e punëve të tyre ishin zvogëluar prej tetë orësh në gjashtë orë, produktiviteti i tyre rritej, shëndeti i tyre përmirësohej, dhe ata kryenin më shumë punë-një situatë fito, fito edhe për punëtorët edhe për punëdhënësit.

Ideja kyqe 7

Shumë lëshime në ambient të punës mund të shpiejnë në përmirësime të raporteve me kolegët tanë.

Ju shkoni në punë, dhe jeni të rrethuar nga dhjetëra -apo ndoshta qindra=-kolegë, por prapë disi ende ndiheni të izoluar. A ju tingëllon kjo gjë e njohur?

Nëse është ngushëllim për ju, ju nuk jeni vetëm në këtë ndjenjën e të qenit i vetmuar. Vetmia në vendin e punës është në rritje.Përafërsisht, gjysma e Amerikanëve të rritur ndihen të vetmuar ndonjëherë apo gjithmonë, përkundër faktit se kalojnë shumicën e ditës në punë.

Kjo vetmi është një tjetër shkaktar i madh i palumturisë në vend të punës. Po çfarë mund të bëjmë për ta luftuar atë, dhe për t’u ndjerë më i lidhur me kolegët tuaj?

Mesazhi kyq këtu është: Lëshimet e vogla në ambientin e punës mund të shpiejnë në përmirësime madhore në raportet me kolegët tanë.

Le të fillojmë me diqka të dukshme: Nëse doni ti bashkoni njerëzit, duhet ti bëni ata të flasin me njëri-tjetrin! Por cdo lloj të foluri-ne kemi nevojë për biseda reale me kolegët tanë. Shkëmbimet e emailave dhe takimet nuk mjaftojnë.

Fjalimi i vogël ka një faj të keq, por është një aspekt çuditërisht i rëndësishëm i ndërtimit të marrëdhënieve me njerëzit e tjerë. Kjo është sidomos e vërtetë në vend të punës. Jo vetëm që biseda rastësore na mundëson t’i njohim kolegët tanë më mirë, por poashtu na lejon të flasim për problemet në punë, të ndajmë këshilla, dhe të nxjerrim ide nga njëri-tjetri.

Studimi nga Profesori Alex Pentlan nga Miti tregon se një e treta deri tek një e dyta nga përmirësimet në produktivitet vijnë nga inovacionet që në mënyrë origjinale lindin nga ndërveprimet jozyrtare. Të njëjtat ndërveprime poashtu i bëjnë mendjet tona ta lirojnë endorphinën- pra edhe njëherë, kemi një situate fito-fito për lumturinë e punëtorëve dhe lumturinë e punëdhënësve më poshtë.

Për të inkurajuar biseda jozyrtare, kompanitë duhet ta rregulloni ambientin tuaj të punës për tëa lehtësuar atë. A doni që dy ekipe të flasin më shumë me njëra-tjetrën? Vendoseni aparatin e kafes, apo ftohësin e ujit në mes të dy zyreve të tyre, apo leni ta ndajnë së bashku një dhomë pushimi.

Një tjetër mënyrë për ti bashkuar njerëzit është të keni ngjarje sociale gjatë orëve të punës- si psh të Premten në ora 4.30 pasdite.Mbledhjet pas punës mund të jenë të mira, por ato në mënyrë të padrejtë i përjashtojnë punëtorët që kanë përgjegjë si në shtëpi, sikurse prindërimi, ashtuqë kompanitë nuk duhen të mbështeten tek ata.

Pasta, dy gjëra mund ti sjellin këto ngjarje në një tjetër nivel. E para, pak strukturë: në çdo ngjarje, mblidhni të gjithë së bashku dhe merrni disa njerëz që ta prezantojnë veten. E dyta, merrni ushqim dhe pije. Asgjë nuk ngjan me një picë, një filgjan kafe, apo një shishe vere, për t’i sjellë njerëzit bashkë!

Ideja kyqe 8

Kompanitë mund të gjenerojnë gumëzhimë në vendpune duke promovuar ndjenjat e ndikimit pozitive dhe sigurisë psikologjike.

A keni hyrë ndonjëherë në një zyre, dhe jeni ndjerë sikur të kishit kaluar në mes të një librarie apo morgu? Cdokush është i ulur qetësisht në tavolinat e tyre, duke shkruar në kompjuterët e tyre me një shikim të zymtë në fytyrat e tyre. i gjithë vendi duket i vdekur.

Ky nuk është ai lloj ambienti pune që shumcia prej nesh duan ta përjetojnë. Ne do të donim të kishte në të një lloj emocioni në ajër. Por fatkeqësisht, kjo është atmosfera mbizotëruese në të gjitha vendet e punës. Në këtë pulsim final, le të shohim se si mund ta ndryshojmë këtë dhe të gjenerojmë atë ‘’gumëzhimë’ që e kthen vendin e punës në një vend të mrekullueshëm për të punuar.

Për ta pasur atë ndjenjë të gumëzhimës, anëtarët e ekipit duhet t’ i kenë dy ndjenja. E para është- afekti pozitiv. Ky është një lloj disponimi i mirë, vetëm nëse është më i përhapur. Nuk ndjeni asgjë të veqantë për të; më shumë është një emocion i përgjithshëm, i lirë që e mbush pikëpamjen tuaj të përgjithshme me një ndjenjë të mirëqenies.

E dyta është siguria psikologjike. Në këtë kontekst, kjo nënkupton se ju ndiheni rehat dhe i sigurtë përreth shefave dhe lolegëve tuaj.Nuk keni frikë nga gjykimi i tyre.Nuk brengoseni për atë që do të ndodhë nëse bëni një gabim të vogël para tyre. Në vend të kësaj, ju mund të ndiheni vetëvetja rreth tyre.

Këtu është një mënyrë se si kompanitë mund të nxisin të dyja ndjenjat në të njëjtën kohë: të kenë një ditë hakerimi çdo dy muaj, ose edhe një javë të tërë hakerimi një ose dy herë në vit. Ideja është që për një ditë ose javë të tërë, të gjithë në vendin e punës të ndahen në ekipe, të lënë mënjanë detyrat e tyre normale dhe të eksperimentojnë me ide të reja për përmirësime në një produkt ose shërbim. Kjo rifut një ndjenjë të lojërave në punën tonë ekipore. Gjithashtu na inkurajon të jemi në rregull me njëri-tjetrin duke bërë gabime, pasi kjo është pjesë e të gjithë procesit eksperimental.

Pasja e një teme mund të ndihmojë në strukturimin e një dite hakerimi ose jave hak. Për shembull, në Twitter, temat kanë përfshirë një fokus në përmirësimin e aftësisë së rrjetit të mediave sociale për të nxitur bisedat. Kjo ka çuar në shumë përmirësime në aplikacionin dhe uebsajtin e kompanisë, duke përfshirë biseda të trazuara dhe mënyra për të luftuar përdoruesit abuzues të Twitter.

Nëse ndiqni drejtimin e Twitter-it me një javë hakerimi tuajën, çfarë lloj risish mund të zbuloni ju dhe kolegët tuaj?

Përmbledhja Finale

Mesazhi kyç këtu është:

Palumturia në vend të punës është një problem i përhapur me shumë shkaktarë: puna e tepërt, lidhshmëria dhe shpërqendrimi i vazhdueshëm, vetmia, dhe mungesa e një ndjenje të gumëzhimës. Kompanitë mund t’i zgjedhin këto probleme duke ua mundësuar punëtorëve ta energjizojnë vetëveten dhe të bashkohen si anëtarë ekipi. Për t’i arritur këto objektiva, punëtorët dhe punëdhënësit kanë shumë opsione para tyre. Këto përfshijnë pushimet, zbatimit të periudhave të shkëputjes, kufizimit të orëve të punës, mirëpritjes së ngjarjeve sociale dhe institucionalizimi i ditëve dhe javëve të hakuara.

Këshillë vepruese:

Gjeneroni më shumë lidhje dhe zhurmë duke u fokusuar në ekipe të vogla.

Për kompanitë e mëdha, një nga arsyet që ditët e hakimit dhe javët e hakimit mund të funksionojnë kaq mirë është se ato përfshijnë forca të mëdha punëtore që ndahen në ekipe të vogla. Në grupe më të mëdha, ne kemi një tendencë të humbasim në turmë dhe të ndihemi të mbingarkuar nga numri i madh i kanaleve të komunikimit me të cilët duhet të përballemi. Në të kundërt, shkëmbimi është më i lehtë kur je pjesë e një grupi të vogël njerëzish që punojnë ngushtë së bashku. Në vend që të fiksohemi kaq shumë me kulturën e përgjithshme të kompanisë sonë, ne duhet të përqendrohemi në kultivimin e kulturës së ekipeve të vogla. Për shumë kompani, kjo kërkon krijimin e ekipeve më të vogla – tetë ose nëntë persona është një rregull i mirë i përgjithshëm.

Keni komente?

Do të donim të dëgjonim se çfarë mendoni për përmbajtjen tonë! Thjesht dërgoni një email në [email protected] me Eat Sleep Work Repeat si temë dhe ndani mendimet tuaja!

Çfarë të lexoni tutje: ”Vendi më i mirë për të punuar”, nga Ron Friedman

Sapo keni mësuar se si kompanitë mund t’iu ofrojnë punëtorëve të tyre një vend më të mirë për të punuar. Pse mos ta merrni këtë hap tutje dhe të mësoni si ata mund ta krijojnë vendin më të mirë për të punuar-një vend ku punëtorët janë te lumtur dhe produktiv sa duhet?

Duke u bazuar në sfondin e tij në psikologji, Ron Friedman ka shumë njohuri dhe këshilla se si kompanitë mund ta bëjnë këtë. Për shembull, a e dini se ata në fakt mund të rrisin produktivitetin e punëtorëve të tyre duke i lënë ata të kenë më shumë fleksibilitet me oraret e tyre të punës? Apo diçka kaq e thjeshtë si vendosja e karrigeve në një hapësirë zyre mund të ketë një ndikim të madh në mirëqenien e punonjësve? Për të mësuar rreth këtyre dhe shumë ideve të tjera magjepsëse, shikoni pikat tona të syve te ”Vendi më i mirë për të punuar’‘, nga Ron Friedman.

━ të ngjashme si kjo