Mësoni idetë kryesore nga libri Victor Opper Schwab
How To Write A Good Advertisement
Krijoni një komunikim që do ta tërheqë lexuesin
Shkrimi i një teksti të mirë reklamimi kërkon t’i përmbaheni disa rregullave të caktuara, duke filluar me njohjen e produktit që dëshironi të promovoni.
Kjo është po aq e vërtetë sot sa ç’ka qënë në vitet 1940 kur u botua për herë të parë “How To Write A Good Advertisement: A Short Course In Copywriting”.
Këshillat e mbledhura në këtë udhëzues të mirëfilltë të shkrimit të teksteve promovuese janë aktuale dhe të zbatueshme në mënyrë të përsosur për komunikimin e sotëm reklamues, pavarësisht nga fakti që konteksti ka ndryshuar rrënjësisht.
Shumë këshilla të dobishme për:
- Të mësuar rregullat gjithmonë koherente të komunikimit reklamues.
- Të zbuluar se cilat janë hapat që duhet të ndiqen për të shkruar një reklamë të shkëlqyeshme.
- Të tërhequr lexuesin dhe shoqërimi i tij drejt veprimit të synyuar.
Autori i librit:
Victor Opper Schwab, “copywriter-i më i mirë i letërkëmbimeve të të gjitha kohërave”, lindi në Hoboken, New Jersey më 13 Mars 1898.
Në moshën 19 vjeçare u regjistrua në klasat e mbrëmjes në Universitetin Columbia, ku takoi Max Sackheim, copywriter për agjensinë e shitjeve me anë të korrespondencës, Ruthrauff & Ryan, e cila e punësoi si sekretar personal duke nisur kështu fillesat e karrierës së tij.
Me punën e tij ai ndihmoi që libri i Dale Carnegie, “How To Win Friends and Influence People”, të bëhet një nga më të shiturit në vitet 1930. Pionier në përdorimin e reklamave me kupon, Schwab kodifikoi rregullat e shkrimit të reklamave, të mbledhura në “kursin e shkurtër mbi shkrimet reklamuese” të tij gjithnjë aktuale.