Lexuesit përballen me më shumë përmbajtje krahasuar me kohën që kanë në dispozicion, kështu që “shpërblimi” për leximin e një reklame duhet të jetë i lartë dhe lehtësisht i perceptueshëm
Le të nisim me shifrat: mesatarisht, një person lexon katër reklama në një revistë. Duhen të paktën katërmbëdhjetë orë për të lexuar një gazetë plotësisht. Sipas një studimi të kryer për Shoqatën Kombëtare të Reklamuesve Amerikanë, mbi 66% e kapitalistëve dhe profesionistëve kalojnë 15 minuta ose më pak duke lexuar gazeta.
E thënë thjesht, reklamat duhet të konkurrojnë me një bollëk përmbajtjesh në dispozicion dhe një kohë të shkurtër, kështu që siç shprehet Arthur Brisbane, ato duhet të jenë “më të lehta për t’u lexuar sesa për t’u anashkaluar”. Për ta bërë këtë, duhet të ofrojnë një “shpërblim leximi” i cili duhet të jetë aq joshës, saqë njerëzit do të dëshirojnë t’i lexojnë ato.
Një reklamë e mirë ka pesë karakteristika:
- Tërheq vëmendjen
- Ofron një avantazh
- Demonstron arsyet e përfitimit
- Bind për të përfituar nga avatazhi
- Kërkon ndërmarrjen e një veprimi.