-2.1 C
Pristina
spot_img

Inaugurohet Parkut Industrial në Viti, investim 1.7 milionësh nga Ministria e Industrisë

Date:

Share:

Është inauguruar Zona Ekonomike në Budrikë të Vitisë, e cila do të jetë funksionale për bizneset e Vitisë dhe rrethinës. Vlera e këtij investimi kap shifrën e 1.7 milionë euro, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se investimet në këtë Park kanë krijuar hapësira të gatshme dhe të përshtatshme për vendosjen e bizneseve vendore dhe të huaja, duke bërë kështu një klimë të favorshme të të bërit biznes në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ky Park do të jap një kontribut të jashtëzakonshëm për rritjen dhe zhvillimin ekonomik dhe rajonal.

Hapësirë prej 16 hektarësh, tha ai do të shfrytëzohet nga bizneset që aty do të gëzojnë energji elektrike ujë e internet dhe shërbime të tjera. I pari i Qeverisë potencoi se po mbështesin vazhdimisht bizneset për investime të qëndrueshme.

“Këtë fundvit këtu në Budrikë të Vitisë po e përmbyllim me punë të mira dhe të dobishme për bizneset tona, përkatësisht për qytetarët tanë e punëtorë të vyer. Parku industrial i sapo ndërtuar këtu do të jap një kontribut të jashtëzakonshëm për rritjen dhe zhvillimin ekonomik dhe rajonal”.

“Këtë park që sot po e inaugurojmë, është investim kapital prej 1.7 milionë euro në një hapësirë prej 16 hektarë, do t’i mbështesë investimet e përgjegjshme dhe të qëndrueshme nga diaspora dhe investimeve të huaja, do të ofrojë punësim të të rinjve tanë”.

“Bizneset që do të operojnë këtu, të përqendruara në një zonë dhe bizneset tjera në parqet tjera industriale në Kosovë, gëzojnë qasje më të lehtë në transport, energji elektrike ujë e internet dhe shërbime të tjera. Falë këtij Parku, ato të do të kursejnë deri në 30 për qind të investimit të tyre në total”, tha Kurti.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se kjo zonë do të bëhet tërheqëse për investimet të përgjegjshme e nga diaspora, raporton EO.

“Kjo Zonë së shpejti presim të shndërrohet në një zonë miqësore për mjedisin dhe të popullohet me bizneset tona, duke u bërë kështu tërheqëse edhe për investimet të përgjegjshme e nga diaspora”.

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, për këtë park nuk la pa i falënderuar edhe ish-kryeministrat e ish-ministrat. Ai pret që ky Park, siç tha të lulëzojë me biznese të reja.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img