20 C
Pristina
spot_img

Inflacioni në Turqi rritet në 64.8 përqind

Date:

Share:

 

Inflacioni në Turqi ka kërcyer në nivelin më të lartë që nga muaji nëntor i vitit 2022. Kjo është nxitur nga çmimet më të larta të banesave dhe shërbimeve.

Raporti vjetor i inflacionit të Turqisë për dhjetor 2023 doli me (3 janar), duke arritur në 64.8 përqind, raporton Euronews.

Një muaj më parë (nëntor) niveli i inflacionit është regjistruar prej 62 përqind. Megjithatë, vlera prej 64.8 është nën vlerësimet e analistëve prej 65.1.

Inflacioni bazë arriti gjithashtu në 70.6%, më i larti që nga viti 2004, nga 69.9% në muajin e mëparshëm. Kjo ka ngjarë për shkak të rritjes së çmimeve të transportit që është regjistruar 77 përqind në dhjetor, nga 70 përqind që ishte në muajin paraprak. Çmimet e banesave dhe shërbimeve kanë shënuar rritje në 40.4 përqind.

Më tej çmimet në restorante, hotele dhe çmimet për kafe u rritën në 93.2 përqind, sikurse edhe ato në fushën e kulturës dhe rekreacionit në 61.3.

Turqia ka njoftuar se do të rrisë pagën minimale prej 49 përqind (rreth 17 mijë lira apo 523 euro), para se të mbahen zgjedhjet lokale. Kjo mund të nxisë një rritje tjetër të inflacionit, derisa amvisëritë janë duke u përballur me telashe për pagesa të nevojave bazike.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

“Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit” e Max Weber [Përmbledhje në një shkrepje]

“Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit” është një nga veprat më të njohura të sociologut gjerman Max Weber, botuar për herë të parë në...

5 Faktorët kryesorë që e bënë perëndimin fuqinë më të madhe botërore

Zhvillimi gati i pabesueshëm ekonomik dhe kulturor i Perëndimit është një fenomen që ka intriguar historianët, ekonomistët dhe filozofët për shekuj. Pse Evropa dhe...
spot_img