31.7 C
Pristina
spot_img

Inteligjenca artificiale do të prekë 40 përqind të vendeve të punës thotë Fondi Monetar Ndërkombëtar

Date:

Share:

Ekzekutivja e FMN-së, Kristalina Georgieva, tha se në shumicën e skenarëve, inteligjenca artificiale me shumë gjasa do të përkeqësojë më tutje pabarazinë.

Inteligjenca artificiale do të prekë pothuajse 40 përqind të vendeve të punës në mbarë botën sipas një analize të re publikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Ekzekutivja e FMN-së, Kristalina Georgieva, tha se në shumicën e skenarëve, inteligjenca artificiale me shumë gjasa do të përkeqësojë më tutje pabarazinë. Ajo shtoi se politikbërist duhet të adresojnë këtë trend shqetësuar për të parandaluar që teknologjia të krijojë tensione sociale.

FMN-ja tha se AI do të prekë një numër të lartë profesionesh, rreth 60 përqind në ekonomitë e avancuara. Në gjysmën e tyre, inteligjenca artificiale do të sjellë përfitime për punonjësit duke rritur produktivitetin e tyre.

Në raste të tjera, inteligjenca artificiale do të ketë aftësinë për të krye detyra kyçe të cilat ekzekutohen aktualisht nga njerëzit. Një gjë e tillë do të ulte kërkesën për punë duke prekur pagat dhe eliminuar vendet e punës.

Ndërkaq FMN-ja projekton se teknologjia do të ndikojë në vetëm 26 përqind të vendeve të punës në vendet me të ardhura të ulëta.

Raporti mbështet gjetjet e Goldman Sachs, që përllogariste se rreth 300 milionë vende pune me kohë të plotë mund të zëvendësohen nga inteligjenca artificiale, edhe pse tha se vende të reja do të krijohen. /PCWorld Albanian

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

“Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit” e Max Weber [Përmbledhje në një shkrepje]

“Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit” është një nga veprat më të njohura të sociologut gjerman Max Weber, botuar për herë të parë në...

5 Faktorët kryesorë që e bënë perëndimin fuqinë më të madhe botërore

Zhvillimi gati i pabesueshëm ekonomik dhe kulturor i Perëndimit është një fenomen që ka intriguar historianët, ekonomistët dhe filozofët për shekuj. Pse Evropa dhe...
spot_img