Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Inteligjenca Emocionale
Përmbledhje Libri
Hyrje
Çfarë ka në këtë libër për mua?
Disa njerëz mendojnë se emocionet luajnë një rol vetëm në situatat romantike, apo në valë të një ngatërrese fizike.Por në fakt, emocionet janë gjithkund: ato i formojnë rreziqet tona, na ndihmojnë ta kuptojmë botën dhe janë qenësor në çfarëdo ndërveprimi me të tjerët.
Ky libër sqaron në detaje se çfarë ndikimi kanë emocionet në jetën e përditshme. Kjo tregon se ato mund të ju ndihmojnë, por poashtu mund të ju devijojnë. Libri poashtu thekson rolin që inteligjenca emocionale që të lejojë të krijojmë rezultate pozitive dhe ti shmangim situatat ku ato mund të na dëmtojnë.
Libri sqaron se si inteligjenca emocionale e bën të mundur krijimin e ndërveprimit të ekuilibruar në mes të trurit emocional dhe trurit racional. Tregon poashtu se si ky kapacitet mund të arrihet dhe të zgjerohet.
Përfundimisht ju jep përgjigje këtyre pyetjeve interesante: Si zhvillohet inteligjenca emocionale në individë dhe pse ky kapacitet është aq i rëndësishem për shoqërinë në tërësi?
Ideja kyçe 1
Emocionet janë të rëndësishme; ato na ndihmojnë të mësojmë gjëra të reja, ti kuptojmë të tjerët, dhe na shtyejnë të veprojmë.
A ju mbajnë prapa emocionet? A do të ishte më mirë nëse do largoheshin emocionet tona dhe ne të bëheshim të pandjeshëm, thjeshtë krijesa logjike?
Në fakt, emocionet janë jetike për ne, ngaqë ato na ofrojnë përparësitë që na ndihmojnë të çojmë jetë të përmbushura.
Një përparësi e tillë është mënyra se si emocionet na ndihmojnë të mësojmë nga kujtimet tona.
Kur truri ynë i ruan përvojat, ai nuk i mbledh vetëm faktet. Ai poashtu i regjistron ndjenjat tona, dhe këto ndjenja na ndihmojnë ti formojmë përvojat tona. Për shembull, nëse një djalë i vogël e prekë furrën e nxehtë, ai do të përjetojë dhimbje të madhe. Mendimi i të prekurit një furrë tjetër në të ardhmen do ta bartë me të kujtimin e asaj dhimbjeje përvëluese. Kështu, emocionet e tij me siguri do ta mbajnë larg atë nga ai veprim.
Një vlerë tjetër e emocioneve është mënyra se si na ndihmojnë ti interpretojmë ndjenjat e të tjerëve, që mund të ndihmojë në parashikimin e veprimeve të tyre. Për shembull, imagjinoni sikur jeni përballur me një njeri të zemëruar. Nga gjuha e tij e trupit-mbase grushtet e tij të shtrënguara ose zëri i lartë – mund ta dalloni gjendjen e tij emocionale. Duke e ditur këtë, ju mund të parashikoni veprimet e tij të ardhshme; si, për shembull, kur mund të jetë gati të godasë dikë.
Përparësia përfundimtare që emocionet tona na japin neve është nxitja për të vepruar. Ne i kërkojmë ato në mënyrë që të reagojmë shpejtë ndaj një situate. Merreni për shembull atë njeri të zemëruar nga shembulli i mëhershëm. Nëse ndjejmë se ai mund të jetë afër për të shpërthyer në dhunë, emocionet tona do të na bëjnë të ndihemi të rrezikuar apo madje të zemëruar, duke na përgaditur kështu për reagim të shpejtë nëse ai është dukur sikur do të sulmojë.
Njerëzit që kanë humbur aftësinë e tyre për emocione e humbin edhe këtë dëshirë për të vepruar. Për shembull, në shekullin e kaluar, shumë pacientë psikiatrikë iu nënshtruan një operacioni në tru të quajtur lobotomi, i cili ndau dy rajone të trurit që janë jetike për përpunimin emocional. Rezultati i operacionit ishte se pacientët humbën iniciativën dhe dëshirën për të vepruar, si dhe shumë nga kapacitetet e tyre emocionale.
Ideja kyçe 2
Ndonjëherë emocionet tona mund ta pengojnë gjykimin tonë dhe të na bëjnë të veprojmë në mënyrë jo të arsyeshme.
Emocionet tona janë mjete të rëndësishme për ta kuptuar dhe ndërvepruar me ambientin tonë. Sidoqoftë, ato janë poashtu me të meta dhe mund të na shpiejnë në gabime.
Një gabim i tillë ndodh kur bëhemi jashtëzakonisht emocionalë. Në mënyrë që të bëjmë gjykime të shëndosha, ne duhet të mendojmë qartë. Ashtu si një xhongler, mendjet tona mund të trajtojnë vetëm kaq shumë sende në të njëjtën kohë. Dhe kur jemi në një gjendje emocionesh të shtuara, mendjet tona bombardohen me mendime alarmante dhe imazhe shqetësuese. Kështu, nuk ka vend për mendim racional dhe gjykimi ynë është i turbullt.
Për shembull, kur jeni të frikësuar, mund ta gjeni veten duke reaguar tepër ndaj situatave, duke menduar se ato janë më të rrezikshme se sa janë në të vërtetë. Kjo është arsyeja pse kur jeni të frikësuar, mund të ngatërroni një çarçaf në linjën e larjes me një fantazmë.
Një gabim tjetër i shkaktuar nga emocionet tona është kur ne veprojmë papritur përpara se të kemi mundësinë të gjykojmë qartë një situatë. Kur informacioni hyn në trurin tonë, një pjesë e tij anashkalon rajonin përgjegjës për mendimin racional – neokorteksi – dhe hyn drejtpërdrejt në trurin emocional. Nëse e përcepton këtë informacion si një kërcënim për ne, truri emocional mund të na shtyjë të veprojmë papritur, pa u konsultuar me trurin tonë që mendon.
Kjo është arsyeja pse ju mund të hidheni nga lëkura juaj kur jeni në një pyll të errët dhe shihni një figurë të çuditshme me cepin e syrit tuaj.
Mënyra e fundit se si emocionet tona mund të na bëjnë të veprojmë në mënyrë të paarsyeshme është kur ne jemi të prekur nga përgjigjet emocionale të vjetruara.
Mendja jonë emocionale reagon ndaj situatave në të tashmen bazuar në përvojat e kaluara, edhe kur kushtet kanë ndryshuar. Për shembull, një djalë që u ngacmua fizikisht në shkollë mund të rritet si një burrë i fortë, por gjithsesi të ndihet i kërcënuar nga dhunuesi i tij i mëparshëm.
Pra, megjithëse emocionet janë të rëndësishme, ato mund të marrin kontrollin e mendjeve tona dhe të prishin të menduarit racional. Prandaj, ne kërkojmë diçka për të na ndihmuar t’i menaxhojmë ato në mënyrë efektive.
Ideja kyçe 3
Inteligjenca emocionale ju mundëson ti menagjoni emocionet tuaja dhe ti shfrytëzoni ato për ti arritur qëllimet.
Pra, si mund ta përdorni fuqinë e emocioneve tuaja pa ju mposhtur ato?
Ju keni nevojë për inteligjencë emocionale (EI), pasi ju lejon të njihni dhe menaxhoni ndjenjat tuaja pa u kontrolluar prej tyre.
Aspekti i parë i inteligjencës emocionale është aftësia për të njohur dhe emërtuar ndjenjat tuaja.
Ky hap është jetik për të qenë në gjendje të menaxhoni emocionet tuaja. Studimet tregojnë se njerëzit që nuk janë në gjendje të njohin ndjenjat e tyre janë më të prirur ndaj shpërthimeve të dhunshme.
Pasi të jeni në gjendje të njihni emocionet tuaja, duhet të bëheni të vetëdijshëm se çfarë i shkakton ato.
Shpesh ndjenjat tuaja në një situatë varen nga mënyra se si mendoni për të. Për shembull, nëse një miku juaj ju kalon në rrugë dhe nuk ju pranon, mund të mendoni menjëherë se ata po ju injorojnë me qëllim. Kjo mund t’ju shqetësojë apo edhe të zemërojë.
Por, nëse ndaloni së menduari pse ai nuk arriti t’ju pranonte, mund të gjeni arsye të tjera që ju lënë më pak të mërzitur. Miku mund, për shembull, të mos ju kishte parë sepse ishin të humbur në mendime dhe nuk ishin të përqendruar në rrethinën e tyre.
Kur filloni të njihni dhe menaxhoni ndjenjat tuaja, inteligjenca emocionale mund t’ju ndihmojë të përqendroheni në arritjen e qëllimeve të caktuara.
Për shembull, imagjinoni që ju duhet të shkruani një punim për universitetin. Nuk ju pëlqen vërtet tema dhe preferoni të shkoni në një festival filmi. Inteligjenca emocionale mund t’ju ndihmojë të menaxhoni këto ndjenja të ndryshme.
Edhe pse tema ju mërzit, mund të përpiqeni ta shikoni nga një kënd tjetër. Ndoshta ka një aspekt të temës që ju entuziazmon. Gjithashtu, duke ditur se si do t’ju bëjë të ndiheni festivali i filmit, mund ta shtyni kënaqësinë dhe të kurseni kënaqësinë tuaj të mundshme derisa të keni kohë për të.
Nxënësit që menaxhojnë ngarkesën e tyre të punës në këtë mënyrë priren të dalin mirë në shkollë edhe nëse kanë IQ mesatare.
Ideja kyçe 4
Inteligjenca emocionale është kapaciteti që ju ndihmon të drejtoheni në botën shoqërore.
Nëse nuk jetoni në një ishull, nuk ka gjasa që të zhvilloni një jetë të lumtur vetëm duke menaxhuar mendjen tuaj. Njerëzit e tjerë luajnë një rol të madh në ekzistencën tuaj dhe vetëm duke menaxhuar ndërveprimet tuaja shoqërore me ta mund të shpresoni të jetoni një jetë të përmbushur.
Edhe një herë, inteligjenca emocionale mund të ndihmojë në arritjen e kësaj.
Inteligjenca emocionale nxit ndërveprime të mira sociale sepse ju ndihmon të vendosni veten në vendin e njerëzve të tjerë. Njohja se si do të ndiheshit në një situatë të caktuar, ju ndihmon të vlerësoni se si do të ndihen të tjerët në një mjedis të ngjashëm.
Inteligjenca juaj emocionale gjithashtu ju ndihmon të zbuloni emocionet e të tjerëve duke analizuar shenjat e tyre joverbale. Kjo do të thotë që ju mund të gjykoni gjendjen shpirtërore të një personi vetëm duke parë shenjat si shprehjet e tyre të fytyrës ose gjuha e trupit.
Për shembull, nëse shihni dikë me fytyrë të bardhë si çarçaf dhe me gojë hapur, me siguri do të arrini në përfundimin se ai është tronditur.
Për më tepër, me siguri do t’i identifikoni shenja të tilla automatikisht, pa ndonjë përpjekje të vetëdijshme.
Për shkak se ju lejon të empatizoni me të tjerët, inteligjenca emocionale ju mundëson të silleni në mënyra që ngjallin reagime të favorshme nga të tjerët.
Imagjinoni sikur ju jeni menagjeri i një kompanie ku një anëtar stafi është vazhdimisht duke i bërë të njëjtat gabime. Ju keni nevojë ti thoni atij për këtë gjë dhe ta bëni të ndryshojë, por duhet ta bëni atë gjë në mënyrë të drejtë. Nëse i lëndoni ndjenjat e tij, ai mund të zemërohet apo të mbrohet, dhe të ketë më pak gjasa ti bëjë ndryshimet që ju dëshironi. Nëse keni empati ndaj tij dhe e imagjinoni se si ai ndihet, atëherë mund të veproni në një mënyrë që e bën atë më të gatshëm për të ndryshuar.
Në përgjithësi, njerëzit me inteligjencë emocionale mund të zhvillojnë aftësi sociale si aftësia për të mësuar të tjerët, për të zgjidhur konfliktet ose për të menaxhuar ekipet e stafit. Dhe këto aftësi i ndihmojnë ata të mbajnë marrëdhënie në mjedisin social.
Ideja kyçe 5
Inteligjenca emocionale kërkon një ekuilibër midis “trurit me ndjenja” emocionale dhe “trurit të të menduarit” racional.
Mënyra se si mendojmë dhe ndjejmë janë të ndërlidhura. Kjo sepse truri mendues-aty ku i zhvillojmë mendimet tona racionale-dhe truri ndijor-vendlindja e emocioneve tona-janë të lidhur mes veti. Ata janë të lidhur me rrugë nervore.
Inteligjenca jonë emocionale varet mbi këta lidhës në mes të trurit mendues dhe ndijor, dhe çfarëdo dëmi në këto rrugë nervore mund të shkaktojë mangësi në inteligjencë.
Për shembull, një person truri emocional i të cilit është i ndarë nga truri i tij mendues do të pushojë së përjetuari ndjenja. Mangësitë e tyre në këto fusha do të përfshijnë humbje të vetëdijes emocionale, që është një përbërës i rëndësishëm i inteligjencës emocionale. Dëshmitë e kësaj mund të shihen në pacientët e lobotomizuar. Pasiqë lidhjet në mes të dy trurëve të tyre ishin prishur, ata e humbën kapacitetin e tyre emocional.
Një tjetër shembull i rëndësisë së lidhjeve në mes të dy trurve tanë është roli i trurit mendues në korigjimin e punëve të trurit ndijor-një proces qenësor për vetë-rregullimin emocional.
Vetë-rregullimi emocional funksionon në mënyrën si vijon: stimujt, të tillë si një zhurmë e papritur e fortë, shpesh do ta dërgojnë trurin tuaj emocional në mbingarkesë. Truri i ndjenjës automatikisht do ta perceptojë stimulin si një kërcënim, dhe kështu do të përgjigjet duke e vënë trupin tuaj në një gjendje gatishmërie.
Ne përdorim trurin tonë të të menduarit për të ndihmuar në rregullimin e këtij procesi. Pasi dëgjojmë zhurmën e fortë dhe ndërsa truri ynë emocional po dërgon kambanat e alarmit që bien rreth trupit, truri ynë që mendon po kontrollon stimulin për të parë se çfarë kërcënimi është atje. Nëse nuk sheh ndonjë rrezik, atëherë qetëson trurin dhe trupin me ndjenja, duke ju lejuar të mendoni përsëri qartë. Kjo është arsyeja pse ne nuk jemi vazhdimisht duke e tepruar ndaj çdo zhurme të papritur që dëgjojmë.
Nëse prishni lidhjen midis trurit të të menduarit dhe ndjenjës, ky proces nuk është i mundur. Për shembull, pacientët me dëmtime të rënda në trurin e të menduarit kanë vështirësi në rregullimin e ndjenjave të tyre.
Ideja kyçe 4
Inteligjenca emocionale mund të ju bëjë më të shëndetshëm dhe më të suksesshëm.
Cili është çelësi për të çuar një jetë të suksesshme dhe të pѱrmbushur?
Ju mund të mendoni se është IQ i lartë – se njerëzit më të zgjuar do të kenë shanset më të mira për të bërë jetë të lumtur. Megjithatë, inteligjenca emocionale është po aq e rëndësishme sa IQ-ja e lartë për ta arritur këtë.
Provat sugjerojnë se njerëzit me nivele të larta të inteligjencës emocionale kanë më shumë gjasa të jenë të suksesshëm.
Për shembull, studimet tregojnë se studentët me nivele të larta ndjeshmërie marrin nota dukshëm më të mira se sa nxënësit më pak empatikë me IQ të krahasueshme.
Studentët që mund të kontrollojnë impulset e tyre do të jenë gjithashtu më të suksesshëm se bashkëmoshatarët e tyre. Një studim i kryer nga Universiteti i Stanfordit i quajtur “Sfida e Marshmallow” testoi aftësinë e një grupi katërvjeçarësh për t’i rezistuar ngrënies së një gosti. Vite më vonë, rezultoi se ata që kishin qenë në gjendje të kontrollonin impulset e tyre në moshën katër vjeçare, u treguan superiorë nga ana akademike dhe shoqërore gjatë gjithë rinisë së tyre.
Ky sukses vazhdon në botën e të rriturve. Menaxherët që janë më të aftë për shoqërinë gjithashtu priren të jenë më bindës.
Për më tepër, inteligjenca emocionale mund të na ndihmojë gjithashtu të udhëheqim një mënyrë jetese më të shëndetshme.
Kjo mund të shihet duke parë stresin. Kur kalojmë periudha stresuese, zemra jonë vihet nën një tendosje të madhe sepse presioni i gjakut është i ngritur. Kjo na lë në rrezik të arrestit kardiak.
Stresi poashtu mund ta dobësojë sistemin tuaj imunitar, siq tregohet nga një studim që sygjeroi se njerëzit nën stres janë dukshëm më të rrezikuar të marrin ftohje.
Sidoqoftë, inteligjenca emocionale mund të na ndihmojë ti shmangim rreziqet e stresit. Kjo sepse nëse mësoni ti zvogëloni ndjenjat stresuese si ankthi dhe zemërimi, ju do ti zvogëloni ato ndikime të dëmshme të atyre ndjenjave në shëndetin tuaj. Për shembull, në një studim klinik, njerëzit që tashmë kishin përjetuar një sulm zemre ishin trajnuar ta menagjojnë zemërimin e tyre, gjë që dukshëm e zvogëloi rrezikun e tyre për sulme të mëtutjeshme.
Duke pasur parasysh ndikimin e madh të inteligjencës emocionale në suksesin dhe shëndetin, ka shumë pak theks në aftësitë emocionale në kurrikulën tipike shkollore.
Ideja kyçe 7
E ardhmja e shoqërisë Amerikane do të varet në inteligjencën emocionale të fëmijëve të saj.
Ndërsa inteligjenca e lartë emocionale i bën njerëzit të lumtur dhe të shëndetshëm, inteligjenca e dobët emocionale mund të ketë efekte negative në mbarë shoqërinë. Për shembull, trefishimi i shkallës së vrasjeve të adoleshentëve në SHBA midis viteve 1965 dhe 1990 mund të lidhet me zvogëlimin e inteligjencës emocionale.
Ka prova të forta që sugjerojnë se mangësitë në inteligjencën emocionale mund të shkaktojnë delikuencë – një faktor kryesor në rritjen e shkallës së krimit.
Për shembull, studimet tregojnë se adoleshentët e dhunshëm delikuentë e kanë të vështirë të kontrollojnë impulset e tyre dhe gjithashtu e kanë të vështirë të lexojnë shprehjet e fytyrës së njerëzve të tjerë – mangësi të cilat gjenden edhe tek shkelësit e rritur seksualë. Të varurit nga droga shfaqin gjithashtu probleme me inteligjencën emocionale. Për shembull, personat e varur nga heroina kanë vështirësi në rregullimin e zemërimit edhe para varësisë së tyre.
Nuk ka dyshim se mirëqenia e një fëmije përcaktohet nga kompetenca emocionale. Fëmijët që rriten në një mjedis të rrethuar nga njerëz emocionalisht inteligjentë do të shfaqin gjithashtu nivele të larta të tij. Kjo u konfirmua nga një studim që tregoi se fëmijët e prindërve emocionalisht inteligjentë janë më të mirë në rregullimin e emocioneve të tyre, shfaqin nivele më të ulëta stresi, pëlqehen më mirë nga bashkëmoshatarët e tyre dhe përshkruhen si më të aftë për shoqërinë nga mësuesit e tyre.
Ndoshta nuk është për t’u habitur që inteligjenca emocionale e një fëmije lidhet gjithashtu me mirëqenien e tij. Fëmijët me mangësi në vetëdijen, ndjeshmërinë ose kontrollin e impulsit janë në rrezik të zhvillimit të problemeve të shëndetit mendor dhe priren të kenë më shumë probleme në shkollë.
Të gjitha këto dëshmi tregojnë se inteligjenca emocionale e fëmijëve është thelbësore për të ardhmen e komuniteteve tona. Fëmijët e sotëm janë prindërit, drejtuesit dhe politikanët e së nesërmes. Shkurtimisht, shumë do të kenë një ndikim të madh në shoqërinë e ardhshme dhe do të ndihmonte çdo komunitet nëse njerëzit përgjegjës do të ishin empatikë, të mirë në zgjidhjen e konflikteve dhe jo të prirur për të vepruar verbërisht sipas impulsit.
Disa faktorë shumë të ndryshëm shoqërorë formojnë mirëqenien e një komuniteti të ardhshëm, por padyshim që inteligjenca emocionale është ndër më me ndikim.
Ideja kyçe 8
Ka mënyra të shumëta për ta rritur inteligjencën tuaj emocionale.
Meqë kemi mësuar se inteligjenca emocionale mund të shpie në një jetë të përmbushur, ju mund të pyesni veten nëse është e mundur ta rrisni atë.
Përgjigjja është po, dhe një seri ushtrimesh mund të ju ndihmojnë ta arrini këtë.
Nëse dëshironi ta rrisni vetëdijen dhe vetë-menagjimin tuaj, mund të ushtroni dialogjet e brendshme. Kjo do të ju ndihmojë në identifikimin dhe emërtimin e ndjenjave tuaja.
Për shembull, nëse shoku juaj u tregon të gjithëve përveç jush për problemet e tij martesore, ju mund të ndiheni të mërzitur. Por dialogu i brendshëm mund t’ju ndihmojë ta zgjidhni këtë. Ju duhet të pyesni veten: “Pse jam i lënduar? Sepse shoku im më i mirë ua besoi problemet e tij martesore të gjithëve përveç meje.”
Tani, pasi të keni identifikuar këtë ndjenjë dhe shkakun e saj, ju mund ta ulni fuqinë e saj. Në vend të kësaj, ju mund t’i thoni vetes: “Unë mund të ndihem i lënë anash, por është e mundur që ai nuk donte të më shqetësonte sepse e dinte që isha i zënë me hartimin e llogarive vjetore.” Në këtë mënyrë, do të ndiheni më pak të mërzitur.
Nëse dëshironi ta përmirësoni empatinë tuaj, mund të provoni ta reflektoni gjuhën e trupit të një personi tjetër. Kështu, për shembull, duke e pasqyruar pamjen tensionuese të nje personi, ju mund të nxisni tension në vetëvete.
Nëse deshironi ta rrisni aftësinë vetëmotivuese dhe të mendoni më pozitivisht, ndiqeni këtë këshillë:
Mënyra se si i spjegoni sukseset dhe dështimet tuaja ka ndikim në aftësinë tuaj për ta motivuar veten. Për tu vetë-motivuar, filloni të mendoni kështu: njerëzit që mund ta bindin veten se dështimet janë për shkak të diçkaje që mund ta ndryshojnë, nuk heqin dorë aq lehtë. Ata vazhdojnë të provojnë sepse besojnë se një rezultat i suksesshëm varet në veprimet e tyre.
Në të kundërtën, ata që ia atribuojnë një pengesë një deficiti të përhershëm personal, ka të ngjarë të heqin dorë së shpejti. Ata janë të bindur se gjithsesi nuk mund të bëjnë shumë për suksesin e tyre. Nëse dëshironi të jeni të suksesshëm, përpiquni të shmangni këtë proces mendimi.
Ideja kyçe 9
Ju mund të përdorni inteligjencën emocionale në të gjitha llojet e mjediseve, nga zyra në jetën tuaj të dashurisë.
Tani mund të dini shumë pak për inteligjencën emocionale. Por ju gjithashtu mund të pyesni veten – si mund ta përdor këtë njohuri praktikisht?
Këtu janë disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë të përdorni inteligjencën tuaj emocionale në jetën tuaj të përditshme.
Këshilla e parë është: ju mund të shmangni keqkuptimet në një marrëdhënie, nëse merrni parasysh mënyrat e ndryshme që burrat dhe gratë përballen me emocionet. Në mënyrë tipike, vajzat rriten të flasin për ndjenjat e tyre dhe të lidhen përmes bisedave intime, ndërsa djemtë mësojnë të minimizojnë ndjenjat që mund t’i bëjnë ato të duken të pambrojtur.
Për shembull, nëse një partner femër ankohet për një problem, reagimi i mashkullit mund të jetë ofrimi i menjëhershëm i këshillave. Por kjo mund të jetë e gabuar; shpesh, kur një grua ankohet për një problem, ajo kërkon vërtetim. Ajo dëshiron që partneri i saj të dëgjojë dhe të tregojë se e kupton. Pra, një zgjidhje e menjëhershme mund të keqinterpretohet si një refuzim i ankthit të saj dhe jo si një përpjekje për të ndihmuar. Do të ishte më mirë ta dëgjonim me vëmendje.
Ju gjithashtu mund të ndiqni këtë këshillë. Nëse jeni shumë i mërzitur gjatë një mosmarrëveshjeje, përpiquni të bëni një pushim për t’u qetësuar. Emocionet e forta priren të shtrembërojnë të menduarit tuaj, kështu që ka të ngjarë të thoni ose të bëni diçka për të cilën mund të pendoheni. Për fat të mirë, një periudhë qetësimi mund të ndihmojë.
Disa këshilltarë martese madje këshillojnë çiftet të monitorojnë pulsin e tyre gjatë një grindjeje. Një ritëm pulsi që tejkalon normën mesatare të personit me më shumë se 10 rrahje në minutë tregon se personi po bëhet shumë emocional për të menduar në mënyrë racionale dhe ka nevojë për një periudhë pushimi.
Këshilla e fundit është: nëse duhet të kritikoni dikë, jini specifik dhe ofroni një zgjidhje. Duke zgjedhur një incident dhe duke vënë në dukje saktësisht se çfarë duhet të ishte bërë ndryshe dhe çfarë është bërë mirë, do ta bëni veten të qartë dhe do ta mbani marrësin të mos ndihet i zhvlerësuar dhe konfuz.
Përmbledhja Finale
Mesazhi kryesor në këtë libër:
Emocionet tona janë të rëndësishme pasi ato shërbejnë si burime të domosdoshme orientimi dhe na shtyjnë të ndërmarrim veprime. Megjithatë, ato gjithashtu mund të na bëjnë të veprojmë në mënyrë të paarsyeshme. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për inteligjencë emocionale. Inteligjenca Emocionale është një grup aftësish që ju mundësojnë të njihni dhe menaxhoni emocionet – si ndjenjat tuaja ashtu edhe ato të njerëzve të tjerë.
Inteligjenca emocionale është ndoshta faktori më i rëndësishëm që na ndihmon të bëjmë jetë të përmbushur. Krahasuar me IQ, është një parashikues më i mirë i suksesit akademik, performancës në punë dhe suksesit jetësor. Dhe, ndryshe nga IQ, ne mund të rrisim inteligjencën tonë emocionale gjatë gjithë jetës.
Këshilla vepruese:
Inteligjenca emocionale është e një rëndësie të madhe për mirëqenien e një fëmije. Kështu, nëse jeni prind ose mësues, mund të dëshironi t’i ndihmoni fëmijët të zhvillojnë aftësitë e tyre emocionale duke përdorur një nga masat e mëposhtme të thjeshta:
Nxitini ata të flasin për ndjenjat e tyre. Kjo do të rrisë vetëdijen e tyre emocionale. Nëse hasin vështirësi me këtë detyrë, siguroni fjalorin e nevojshëm për të etiketuar emocionet e tyre.
Nëse kanë sukses në diçka, lëvdojini për përpjekjet e tyre dhe për të treguar vetëkontroll. Kjo do t’i mësojë ata të besojnë në aftësinë e tyre për të përmirësuar jetën e tyre nëpërmjet veprimeve të tyre.
Jini specifik dhe konstruktiv. Nëse duhet të kritikoni dikë, zgjidhni një incident specifik dhe tregoni saktësisht se çfarë duhet të ishte bërë ndryshe dhe çfarë është bërë mirë. Në këtë mënyrë do ta sqaroni veten pa ofenduar marrësin.
Kur jeni shumë i mërzitur gjatë një mosmarrëveshjeje, përpiquni të bëni një pushim për t’u qetësuar. Kjo mund t’ju ndihmojë të shmangni një reagim të tepruar lëndues që përndryshe mund të shkaktohet nga zemërimi.