Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Inteligjenca emocionale për menagjerët e projektit
Përmbledhje Libri
Hyrje
Çfarë ka për mua në këtë libër?
Bëhuni një menagjer i shkëlqyer projekti!
Mendoni rreth këtij kombinimi: menagjimi i projektit dhe inteligjenca emocionale. Ndoshta duket sikur një kombinim i vjetër, por në fakt, këto gjëra janë të lidhura së bashku në mënyrë aq komplekse-së paku nëse dëshironi të bëheni menagjer i suksesshëm projekti.
Por a dini si t’i kombinoni këto dy gjëra?
Nëse jo, atëherë kjo është pikërisht ajo që do t’iu mësojnë këto pulsime.Vazhdoni të lexoni, dhe t’i rritni aftësitë tuaja si një menagjer projekti duke mësuar për të gjitha konceptet lidhur me inteligjencën emocionale, duke përfshirë vetëdijen personale dhe sociale, si dhe raportin mes vetes dhe menagjmentit.
Në këto pulsime do ta zbuloni:
- Pse inteligjenca emocionale është veqanarisht e rëndësishme për menagjerët e projektit;
- Urtësia e vënies së kufinjve emocionalë; dhe
- Si të krijoni raporte të forta me aksionarët tuaj.
Ideja kyçe 1
Inteligjenca emocionale mund t’iu avansojë në karrierën si menagjer projekti.
A jeni ndjerë ndonjëherë sikur vendi juaj i punës po ju mbyt emocionet tuaja?Nëse po, atëherë sigurisht nuk jeni i vetmi. Shumë menagjerë projekti qëllimisht përpiqen të krijojnë një ambient pune pa emocion. Kjo, sidoqoftë, është një gabim i madh. Emocionet pozitive (dhe madje edhe disa negative) munden aktualisht të ndihmojnë në vend të punës.
Një dozë e vogël inteligjence emocionale mund ta shpie një projekt në sukses. Inteligjenca emocionale, një term i njohur nga Daniel Goleman në bestsellerin e tij të vitit 1995 ‘’Inteligjenca Emocionale: Pse mund të ketë më shumë rëndësi se IQ’’, i referohet aftësisë tonë jo vetëm për t’i identifikuar emocionet tek vetja dhe të tjerët, por edhe për t’i përdorur ato emocione për ta udhëhequr sjelljen tonë.
Për mangjerët e projektit, inteligjenca emocionale duhet të drejtohet kah përmirësimi i performancës së punës. Inteligjenca emocionale është shumë e fuqishme. Në fakt, një studim i raportit mes IQ-së, inteligjencës emocionale dhe menagjerëve të projektit, gjeti se inteligjenca emocionale e menagjerit shpesh lidhej me suksesin e projektit, kurse nuk kishte ndonjë lidhje mes suskesit dhe IQ-së.
Dhe inteligjenca emocionale nuk është kyçe vetëm për menagjimin e projektit tuaj-ajo ju jep një përparësi si menagjer, poashtu.
Inteligjenca emocionale ju mundëson menagjerëve të projektit të zhvillojnë raporte pozitive me anëtarët e ekipeve dhe aksionarët e tyre, dhe mund t’iu japë një përparësi në garë poashtu. Nëse jeni i mirë në punën me njerëz, ju do të dalloheni nga menagjerët e tjerë, dhe prandaj do bëni më mirë në projekte, dhe keni më shumë mundësi t’i përdorni dhe zhvilloni aftësitë tuaja emocionale.
Dhe konkurrenca po rritet! Çdo vit, gjithnjë e më shumë njerëz përpiqen të marrin certifikatën e tyre PMP (Project Management Professional). Në vitin 1995, vetëm 4410 persona iu nënshtruan testit; në 2011, 500,000 e morën! Në këtë mjedis pune gjithnjë e më konkurrues, ju duhet ta bëni veten të dalluar në çdo mënyrë që mundeni. Inteligjenca emocionale mund të bëjë shumë në këtë drejtim.
Ideja kyçe 2
Baza e inteligjencës emocionale është vetëdija.
Vetëdija është baza e inteligjencës emocionale.Ajo i referohet aftësisë tuaj për t’i njohur emocionet tuaja dhe efektin që ato kanë në njerëzit rreth jush.Dhe përbëhet nga tre përbërës: vetëdija emocionale, vetëvlerësimi dhe vetëbesimi.
Vetëdija emocionale ka të bëjë me të kuptuarit e ndjenjave tuaja. Kjo shpesh është një sfidë. Fatmirësisht, ju mund ta përdorni kornizën SASHET për t’i identifikuar ato emocione kalimtare dhe të frikshme.
Emocionet janë gjithmonë në fluks, duke i bërë ato të vështira që të theksohen dhe analizohen. Për më tepër, shumë prej nesh janë rritur në ambiente emocionale të pashëndetshme, dhe kështu kemi vështirësi t’i rregullojmë emocionet tona negative në pjekuri. Shumë herët, autori kishte mësuar t’i shtypte emocionet e tij, të cilat, nëse shpreheshin, do ta tregonin babain e tij alkoolik. Dhe kjo shprehi e hershme mbijetoi tek ai deri në pjekuri.
Ja pse korniza SASHET është e dobishme.SASHET bën fjalë për gjashtë familje të emocionit: i pikëlluar, i zemëruar, i lumtur, i emocionuar dhe i dashur. Këto gjashtë familje janë më tej të nënndara në shumë emocione të tjera, por është një fillim i mirë që ju mund ta identifikoni në cilën familje jeni në çdo moment të caktuar.
Hapi tjetër në arritjen e vetëdijes është ta zotëroni vetëvlerësimin, mundësinë për t’i dalluar dhe eksploruar shkathtësitë dhe dobësitë tuaja. Vetëvlerësimi ka të bëjë poashtu me dëgjimin e komenteve rreth vetes dhe sjelljes tuaj, dhe duke e rregulluar veten aty kur keni nevojë.
Më në fund, punoni për vetëbesimin tuaj. Vetëbesimi, i cili ndërton vetëvlerësimin, ka të bëjë me aftësinë për të ruajtur qetësinë tuaj, pavarësisht nga situata.
Një person me vetëbesim të lartë është i përqendruar në çdo kohë. Kur jeni vërtet të sigurt në vetvete, në thelb e kuptoni veten aq mirë sa nuk ndiheni më keq kur të tjerët dyshojnë tek ju.
Ideja kyçe 3
Kontrolloni emocionet tuaja përmes vetëmenagjimit.
Natyrshëm, si menagjer projekti, ju i menagjoni njerëzit e tjerë gjithë kohën. Por a keni menduar ndonjëherë rreth menagjimit të vetëvetes?
Vetëmenagjimi është pjesë integrale e inteligjencës emocionale. Ai jua bën të mundur t’i parandaloni emocionet tuaja nga kontrollimi i sjelljes tuaj.
Emocionet mund t’iu pushtojnë shumë lehtë, më së shumëti për shkak të amigdalës, pjesa reaguese e trurit tuaj, e cila është më e shpejtë sesa neokorteksi, pjesa që e kontrolllon të menduarit logjik. Truri juaj mund t’iu shtyejë të reagoni ndaj diçkaje para se të mund të keni qenë në gjendje ta mendoni atë edhe një herë vetëdijshëm!
Ja pse ndodhin thyerjet emocionale. Pra, shmangni avarinë duke ndaluar për t’i dhënë neokorteksit tuaj pak kohë për të përpunuar atë që po ndodh. Nëse nuk mund t’i identifikoni dhe të mendoni me vetëdije për emocionet tuaja, ato do t’ju marrin përpara.
Nëse po dështoni në një gjë, për shembull, mund të filloni ta shtyeni përpjekjen për ta shmangur projektin tërësisht. Por kështu vetëm sa do të përfundoni duke krijuar një profeci vetëpërmbushëse: me siguri do të dëshironi nëse nuk provoni. Menagjimi i një situate të tillë është qështje e menagjimit të frikës tuaj.
Menagjimi efektiv i vetes kërkon poashtu vetëkontroll. Vetëkontrolli është aftësia për të qëndruar i qetë edhe kur emocionet tuaja po ju çmendin. Sigurisht që është e vështirë ndonjëherë, por egzistojnë shumë teknika të mira që do t’iu ndihmojnë të qëndroni të qetë.
Së pari, identifikojeni se çfarë i ngacmon reagimet tuaja më të mëdha emocionale-ato kohë kur ju pushtojnë emocionet. Sepse nuk mund t’i menagjoni ngacmimet tuaja nëse nuk e dini se cilat janë ato.
Mundeni poashtu ta zvogëloni stresin tuaj duke shmangur javët e gjata të punës. Kudjesuni për veten, edhe mendërisht edhe fizikisht!
Së fundi, sigurohuni që të keni një rrjet të shëndetshëm mbështetjeje. Flisni me miqtë tuaj kur keni nevojë për ndihmë për të menaxhuar emocionet tuaja dhe kërkoni nga ata komente për sjelljen tuaj.
Ideja kyçe 4
Kuptojini njerëzit rreth jush përmes vetëdijes sociale.
Pjesa tjetër kyqe e inteligjencës emocionale është ndërtimi i raporteve të forta me njerëzit e tjerë, dhe kjo kërkon vetëdije sociale.
Vetëdija sociale ka të bëjë me të kuptuarit e emocioneve të tjerëve. Ajo përbëhet nga katër pjesë: empatia, vetëdija organizative, parja e të tjerëve qartë, dhe caktimi i kufinjve emocionalë.
Empatia, përbërësi i parë, i referohet aftësisë tuaj për ta kuptuar se si ndihen të tjerët.Ju jeni në gjendje t’i njihni emocionet e një personi tjetër-qofshin ato pozitive apo negative-dhe të veproni respektivisht.
Si një menagjer projekti, kjo nënkupton se keni nevojë t’i dëgjoni anëtarët e ekipit tuaj duke e përdorur të dëgjuarit empatik. Mos i dëgjoni vetëm fjalët e tyre; mundohuni ta kuptoni se çfarë po ndjejnë vërtetë.
Poashtu, ju duhet ta zotëroni aftësinë për t’i parë të tjerët qartë. Kjo nënkupton t’i kuptoni njerëzit, dhe saktësisht t’i vlerësoni aftësitë dhe dobësitë e tyre. Kjo është më sfiduese sesa duket.Edhe nëse nuk e pëlqeni një njeri, përpiquni të mendoni objektivisht; përndryshe, mund ta impononi paragjykimin tuaj. Merreni kohën e duhur për të shikuar dhe menduar vetë.
Vetëdija organizative është e lidhur ngushtë me të parit tjerët qartë. Vetëdija organizative është aftësia për ta kuptuar kontekstin emocional të kompanisë tuaj të veqantë, ekipit të projektit dhe organizatës tjetër. Çfarë strukture pushteti ka ajo? Cilat emocione i gjeneron?
Hapi i fundit është caktimi i kufinjve emocionalë që ju mbrojnë nga emocionet e të tjerëve. Është me rëndësi të ndërlidheni me emocionet e të tjerëve, por nuk duhet t’i lejoni që ato t’iu kontrollojnë juve.
Ndryshimi i gjuhës tuaj është një mënyrë e mirë për t’iu ndihmuar me këtë. Prandaj, nëse jeni i zemëruar me dikë, për shembull, thuaj se jeni i zemëruar, jo që ju kanë bërë të zemëruar. Të merrni përgjegjësi për ndjenjat tuaja është gjithnjë më mirë sesa t’ua lini fajin të tjerëve për to.
Ideja kyçe 5
Përdoreni menagjimin e raporteve për të ndërtuar raporte mes ekipeve dhe aksionarëve.
Menagjerët e projekteve duhet të ndërtojnë raporte më shpesh dhe më shpejtë sesa që bëjnë shumica e njerëzve. Ja pse menagjimi i raporteve është kyq!
Menagjimi i raporteve ka dy përbërës kyq: ndërtimi i raporteve të aksionarëve dhe zhvillimi i të tjerëve.
Së pari, identifikojini aksionarët e projektit, kushdo që ndikon apo është i ndikuar nga projekti: anëtarët e ekipit, vendorët, sponsorët etj.
Pastaj, mbledhni informacione për ta sa më shumë që mundeni. Çfarë roli luan secili aksionar?Cilat janë qëllimet dhe interesat e tyre? Si komunikojnë ata?
Pas kësaj, zhvilloni strategji raportesh për ta.Gjejeni cili do të ishte raporti më efektiv i juaji me ta dhe filloni të punoni në atë drejtim.
Në fund, vazhdoni ta menagjoni raportin-është në fakt proces i vazhdueshëm. Kontrolloni vazhdimisht që gjërat po shkojnë mirë dhe se raportet tuaja po prodhojnë rezultatet që dëshironi.Këtë mund ta bëni duke caktuar takime të rregullta për të kontrolluar si po ndihen të gjithë.
Pjesa e dytë e menagjimit të raportit është zhvillimi i anëtarëve të ekipit. Kjo nënkupton t’i njihni dhe t’i lavdëroni shkathtësitë e tyre, t’i mentoroni dhe t’iu jepni atyre komente të dobishme.
Zhvillimi i të tjerëve është përfundimisht një formë e investimit në ekipin e projektit. Pra, krejt në fillim, njihni shkathtësitë e tyre: bëni ata të vetëdijshëm për potencialin e tyre dhe gjithnjë thuani ‘’faleminderit’’ kur ata kontribojnë në projekt.
Pastaj, jepuni atyre koment të targetuar. Komenti i tillë është i qartë, objektiv dhe synon ta ndihmojë personin të përmirësohet e jo të nënçmohet. Prandaj mos e theksoni përtacinë e dikujt tjetër, në vend të kësaj, fokusohuni në atë që ata mund të përmirësojnë. Është gjithnjë më mirë të flisni për atë që mund ta bëjë performanca e dikujt më të mirë, ndryshe nga ajo që e ka bërë atë të keqe.
Në fund, asnjëherë mos i mentoroni apo trajnoni anëtarët e ekipit tuaj.Ofroni këshillë dhe inkurajim saherë që mundeni. Sigurohuni që të ndihen se çdoherë mund të flasin me ju, dhe se do t’i dëgjoni se çfarë kanë për të thenë.
Ideja kyçe 6
Shfrytëzoni emocionet për ta udhëhequr me sukses ekipin tuaj.
Aspekti përfundimtar i inteligjencës emocionale për menagjerët e projektit është lidershipi i ekipit. Lidershipi i ekipit është aftësia për ta shpierë projektin e ekipit drejt qëllimeve të tyre në një mënyrë të shëndetshme dhe efektive. Kjo është mënyra se si i tejkaloni konfliktet dhe si i mbani të tjerët në rrugë të duhur.
Komunikimi dhe menagjimi i konfliktit janë dy nga aftësitë më të rëndësishme në këtë pikë.
Komunikimi pozitiv ju mundëson ta vendosni tonin e duhur emocional në të gjitha shkëmbimet. Është pjesë e madhe e punës tuaj si menagjer, qoftë kur jeni duke komunikuar me aksionarët, anëtarët e ekipit në një intervistë apo në një drekë.
Menagjerët e projektit duhet të komunikojnë në një mënyrë që e krijon atmosferën e duhur emocionale dhe shmangin çfarëdo ndjenjë të negativitetit.
Imagjinoni sikur të jeni duke u bërë gati të punësoni staf të ri për shembull, dhe jeni nervoz për bërjen e intervistave. Nëse nuk përballeni me frikën tuaj, mund t’iu bëjë ta nënvlerësoni kandidatin e duhur apo ta punësoni një që nuk është i duhuri për pozitën.
Në vend se t’i dorëzoheni frikës, krijoni një ambient të rehatshëm dhe qasuni të intervistuarve me empati. Kërkoni sinjale për atë që ata ndjejnë dhe ndani emocionet tuaja kur është e përshtatshme. Më pas, sigurohuni që t’i pyesni se si ndiheshin për shkëmbimin.
Inteligjenca emocionale do t’iu ndihmojë poashtu t’i menagjoni konfliktet që mund të lindin. Këtu hyjnë në lojë aftësitë e kompromisit. Të bësh kompromis domethënë ta zgjidhni problemin haptas duke e diskutuar atë dhe duke i bërë të dyja palët të heqin dorë nga disa nga kërkesat e tyre.
Ju duhet të jeni të vetëdijshëm dhe t’i menagjoni emocionet tuaja në mënyrë që ta mbani një diskutim vërtetë të hapur; nëse nuk jeni, emocioent mund t’iu pushtojnë. Ju gjithashtu duhet të dëgjoni me empati dhe të komunikoni me kujdes me të gjithë të përfshirët. Kompromisi kërkon shumë inteligjencë emocionale!
Përmbledhja Finale
Mesazhi kyç në këtë libër:
Inteligjenca emocionale është me rëndësi për çdokënd. Por ajo është poashtu sidomos e rëndësishme për menagjerët e projektit, ngaqë puna e tyre bazohet në komunikimin njerëzor dhe lidhjet e shëndosha me të tjerët.Prandaj punoni me vetëdijen tuaj, menagjojeni veten dhe raportet e ndryshme tuaja, dhe dëgjoni ekipin dhe aksionarët tuaj me empati.Inteligjenca emocionale jo vetëm që e bën vendin e punës më të këndshëm; ajo ju jep një përparësi konkurence dhe ju ndihmon të punoni drejt qëllimeve tuaja, poashtu!
Këshillë vepruese:
Hani drekë!
Merreni një pushim drekë me një aksionar në vend së të hani një sandwich në zyrë. Kështu do t’i njihni ata më mirë dhe do të mësoni për ta në një ambient më të relaksuar. Kjo është një mënyrë e mirë për t’i forcuar raportet me njerëzit që kanë rëndësi më së shumëti.
Sugjerohet lexim i mëtejshëm: ”Scrum”, nga Jeff Sutherland
Mësoni gjithçka rreth ”Scrum”, sistemit të menaxhimit të projektit që ka revolucionarizuar industrinë e teknologjisë. Ky është një sistem unik adaptiv, fleksibël që lejon ekipet të planifikojnë në mënyrë reale dhe të rregullojnë qëllimet e tyre përmes reagimeve të vazhdueshme. Duke përdorur ”Scrum”, ekipi juaj mund të përmirësojë produktivitetin e tyre (dhe rezultatin përfundimtar) pa krijuar stres të panevojshëm ose duke punuar me orë të gjata.