“Nëse nuk mund të frymëzoj një vajzë apo një djalë të vogël, atëherë nuk po bëj një punë të mirë”, thotë Josef Aschbacher, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Europiane të Hapësirës (European Space Agency, ESA).
Puna e tij kërkon, që ai të jetë në gjendje të fitojë zemrat dhe mendjet e njerëzve, për inovacionet e shtrenjta vizionare, si dhe të frymëzojë brezat e ardhshëm.
Pavarësisht nëse ai flet me politikëbërësit ose me fëmijët, bindja e tyre kërkon komunikim të qartë. Dhe pavarësisht se punon në një fushë shumë teknike, ai duhet të jetë në gjendje të përmbledhë dhe thjeshtojë idetë e ndërlikuara, për një audiencë joshkencore.
Mjetet e komunikimit, që ai përdor, mund të zbatohen po aq lehtë për çdo projekt menaxhimi.
1. Flisni qartë dhe thjesht
Komunikimi i qartë është çelësi për t’u kuptuar. Kur punoni me ekspertë teknikë, mund të jetë e lehtë të përdorni gjuhë me terma profesionalë. Por, komunikimi i qartë mbështetet në përshtatjen e gjuhës suaj me audiencën. “Ndonjëherë vendos gjyshen time, ose prindërit e mi vizualisht,” thotë Aschbacher. “Dhe nëse nuk jam në gjendje t’u shpjegoj atyre se çfarë po bëj, pse kjo është e rëndësishme dhe pse ata duhet të thonë po, atëherë mendoj se po dështoj”.
Shprehjet më të papëlqyera të komunikimit në punë
2. Flisni për të fituar mbështetje
Komunikimi i qartë mund të fitojë mbështetje nga publiku, dhe kjo nga ana tjetër mund të çojë në pranim nga politikanët dhe vendimmarrësit e tjerë.
“Ndonjëherë ne, veçanërisht në komunitetin hapësinor, konsiderohemi pak të huaj sepse jemi shumë ekzotikë në atë që bëjmë,” thotë Aschbacher. “Por, ne duhet ta bëjmë atë të kuptueshme për të gjithë.
Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse vendimet e politikanëve, bazohen në çfarë ata dëgjojnë nga publiku i gjerë”.
3. Flisni për të ndërtuar besim
Në industrinë e hapësirës, shpesh duhen shumë vite përpara se iniciativat të japin rezultate ose të ndërtohen inovacione. Kjo do të thotë se besimi i njerëzve në rezultatet e ardhshme, është kyç.
“Njerëzit duhet t’ju besojnë. Njerëzit duhet të besojnë se ajo që thoni, është në të vërtetë ajo që do të thoni,” thotë Aschbacher. “Njerëzve duhet të pëlqejnë mënyrën se si komunikoni; ata duhet të jenë dakord me mesazhin tuaj.”
4. Flisni për të frymëzuar
Mënyra juaj e komunikimit, duhet t’i ndihmojë njerëzit të shohin potencialin – dhe të emocionohen për të. Ju po i ndihmoni ata të imagjinojnë një botë, që për momentin është e huaj dhe larg syve të tyre.
“Kur flisni për hapësirën, flisni për astronautë, flisni për të eksploruar Hënën, Stacionin Hapësinor ose Marsin. Dhe kjo është sigurisht diçka emocionuese, si dhe frymëzuese për të eksploruar me të vërtetë dimensione të reja.” / World Ecomomic Forum