Për derisa punoni sipas provizionit, (agjent transparent ), bazuar në nenin 34 të Ligjit Nr.05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, si dhe në paragrafin 1.2 të nenit 15 dhe nenit 54 të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015 për TVSH, janë përcaktuar e hyra dhe lirimet për furnizime të shërbimeve nga ndërmjetësit, citojmë:
“1.2.Ndërmjetës që veprojnë për llogari dhe në emër të një personi tjetër”
Sipas paragrafit të cekur më lartë, kur agjensioni punon vetëm si ndërmjetësues në emër dhe llogari të një personi tjetër, konsiderohet furnizim shërbimi sipas nenit 14 të Ligjit të TVSH. Këto raste konsiderohen si ndërmjetës transparent dhe e hyrë për ju konsiderohet vetëm shërbimi (provizioni) që ngarkoni për kompaninë për te cilën kryeni shërbimin.
Fatura e provizionit nga agjensioni për kompaninë duhet të jetë faturë pa TVSH, sepse konsiderohet transaksioni i liruar nga TVSH sipas nenit 34 të ligjit të cekur më lartë, si dhe nenit 54 të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015 për TVSH , me te drejtën e TVSH së zbritshme.