4.5 C
Pristina
spot_img

Jep dorëheqje nga pozita e tij në njësinë cloud ish-drejtori ekzekutiv i kompanisë Alibaba

Date:

Share:

Daniel Zhang, kryetari i bordit dhe drejtori ekzekutiv në largim i Alibaba, ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tij si drejtor i divizionit cloud të kompanisë në një lëvizje të papritur të njoftuar vetëm disa muaj pasi ai mori rolin kryesor. Aksionet e Alibaba të hënën pësuan rënie prej 3 për qind në bursën e Hong Kong pas njoftimit të bërë nga ana e tij.

Zhang tani do të largohet plotësisht nga ekipi kryesor i menaxhimit të gjigantit të teknologjisë kineze, teksa kompania ndërmerr ristrukturimin e tij më të madh ndonjëherë në mes të një rënieje të përkeqësuar në ekonominë e dytë më të madhe në botë, raporton CNN.

Vetëm tre muaj më parë, Zhang, 51 vjeçar, tha se një arsye kryesore që ai donte të largohej nga posti i shefit të kompanisë ishte sepse ai duhej të fokusohej në “spin-off-in” e biznesit të saj cloud.

“U befasuam nga ky njoftim”, deklaruan analistet e Citi të gjatë ditës.

“Z. Zhang mund të ketë dashur të tërhiqet nga vëmendja e publikut, sipas mendimit tonë”, shtuan ata pa dhënë detaje

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img