Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Jeta ka të bëjë me ndryshimet
Hyrje
Përmbledhje Libri
Çfarë ka në këtë libër për mua? Bëhu mjeshtër në raport me ndryshimin.
‘’Ndryshimet po vijnë, Bëhu gati për to!’’ Kjo është mënyra si e ka hapur librin autori Bruce Feiler. Në atë kohë, ai nuk ka mundur si ta dinte se sa profetike ishin ato fjalë. Që nga shfaqja e Kovidit 19-te, të gjithë kemi përjetuar çregullime në jetët tona, qofshin ato përshtatje të vogla, sikurse të punuarit nga shtëpia, apo krizat e mëdha sikurse përballja me një sëmundje serioze apo humbja e një të dashuri.
Qoftë nëse je duke u përplasur me rënien nga koha e pandemisë, apo duke u marrë me ndryshime të tjera personale apo profesionale, këto pulsime do të të ofrojnë një udhëzim themelor për zotërimin e ndryshimeve të mëdha. Do të zbulosh se përderisa ndryshimi mund të jetë çorientues dhe i frikshëm, ai poashtu mund të ofrojë mundësi të mëdha për të rishikuar se çfarë i jep jetës kuptim.
Duke i aplikuar disa mjete kyçe, ti do të mësosh ta përqafosh frikën dhe pasigurinë dhe do të pajisesh për të qëndruar stabil në çfarëdo ndryshimi.
Në këto pulsime do të mësosh:
- Pse një prerje e çmendur flokësh pas një divorci është në fakt ide e mirë;
- Si mundet rrëfimi i një tregimi ta bëjë jetën tënde me kuptimplotë; dhe
- Pse miti i një jete vijëzore drejtë është shumë i dëmshëm.
Ideja kyçe 1
Rrëfimi është litari i shpëtimit në kriza.
Cilat janë tregimet që i rrëfen për jetën tënde? Dhe si përgjigjesh kur ‘’tregimi’’ i jetës tënde papritur mer një kthesë që nuk e ke zgjedhur, dhe as që ke mundur ta parashikosh ndonjëherë?
Bruce Felier u balafaqua me ato pyetje kur jeta e tij deri diku e rregullt ishte rrokullisur nga një seri krizash personale. Ai ishte diagnostifikuar me një lloj kanceri të eshtrave të rrallë dhe vdekjeprurës. Ai vetëm sa nuk bankrotoi. Dhe për ti bërë gjërat shumë, shumë më keq, ai mësoi se babi i tij i cili po luftonte me sëmundjen e Parkinsonit, disa herë kishte provuar ta mbyste veten.
Mesazhi kyç këtu është: Rrëfimi është litari i shpëtimit në kriza.
Bruce kishte bërë një karrierë të suksesshme nga shkrimi, por papritur ai ndjeu sikur e kishte humbur kontrollin e tregimit të tij. Babai i tij po kalonte të njëjtën përvojë: sëmundja e Parkinsonit e kishte bërë atë te ndihet sikur jeta e tij nuk kishte asnjë vlerë. Bruce e kuptoi se më shumë se çdo gjë tjetër, ajo që ai dhe babai i tij po përjetonin ishte një problem rrëfimi: jetët e tyre kishin devijuar rrjedhën e tyre, dhe ata më nuk mund ti jepnin kuptim tregimeve të jetëve të tyre.
Bruce vendosi ta gjente atë që ai e quante ‘’zgjidhje rrëfimi’’ dhe filloi ta pyeste babain e tij. Ai filloi duke bërë pyetje të thjeshta sikurse, ‘’Cilat ishin lodrat e tua të preferuara kur ishe fëmijë?’’ Kur babai i tij ju përgjigj me padurim, Bruce vazhdoi me pyetje edhe më komplekse sikurse kjo ‘’ Cili është pendimi yt më i madh?’’
Procesi e transformoi jetën e babait të tij- pas katër viteve ai kishte shkruar një autobiografi dhe kishte rifituar vullnetin për jetë. Për Bruce ushtrimi ishte thjesht transformues. Ai e kuptoi se kishte ngecur në një problem edhe më të madh: njerëzit nuk dijnë si ti menagjojnë ndryshimet e mëdha jetësore sepse ata nuk dijnë si ti përfshijnë ato në tregimet e tyre jetësore.
Bruce vendosi që ai kishte nevojë ta mbështeste rënien e tij duke bërë më shumë hulumtim. Gjatë tri viteve të ardhshme, ai udhëtoi rreth Shteteve të Bashkuara duke bërë më shumë intervista për atë që ai e quajti Projekti i Rrëfimit Jetësor. Nga fundi i projektit, ai kishte përfunduar 225 intervista me njerëz të të gjitha moshave dhe prapavive. Të gjithë ata kishin një gjë të përbashkët: jetët e tyre po lëkundeshin nga ndryshimet e papritura, dhe ata kishin vështirësi për ta gjetur një rrugëdalje dhe një mënyrë për ti kuptuar ato. Në pulsimet e mëposhtme, do të dëgjosh disa nga tregimet më të jashtëzakonshme të tyre, dhe do të mësosh sesi tregimet mund të na udhëzojnë drejt ndryshimit.
Ideja kyçe 2
Duhet të ndalojmë së menduari se jetët tona janë vijëzore.
Çfarë forme ka marrë tregimi yt jetësor? Kjo mund të duket sikur një pyetje e zakonshme. Si mundet jeta të ketë formë? Nëse shikojmë më afër, na bëhet e qartë se ne mendojmë se jetët tona duhet të ndjekin një formë të caktuar.
Zakonisht, ne mendojmë se jetët tona janë vijëzore. Ne lindim, rritemi, dhe kemi shumë faza në mes. Kjo mënyrë e të menduarit është aq e ngulitur në kulturën tonë saqë duket plotësisht normale. Por në të kaluarën, njerëzit mendonin për strukturën e jetës në një mënyrë krejt ndryshe.
Mesazhi kyç këtu është: Ne duhet të pushojmë se menduari për jetët tona në mënyrë vijëzore.
Qytetërimet e hershme në Babilon dhe Egjipt besonin se jeta ecte në cikle bashkë me ndryshimet e stinëve. Njerëzit ishin pjesë e cirkut të jetës, duke përsëritur të njëjtat rituale çdo vit.
Në antikitetin e lashtë, kjo ndryshoi. Njerëzit filluan të mendonin më hollë, të ndikuar nga popullariteti në rritje i Biblës, e cila e përshkroi një zhvillim historik vijëzor gjatë viteve. Nga fillimet e hershme të periudhës moderne, ky konceptim vijëzor i jetës ishte bërë më i ngurtësuar, me njerëzit si pjesë e një seri të fazave, duke u zhvilluar nga rinia, në martesë deri në moshë të vjetër.
Me ardhjen e epokës industriale në shekullin e nëntëmbëdhjetë, njerëzit u bënë të varur me konceptin e kohës. Përdorimi i orëve të gjepit u përhap në vitet e 1800-ta. Për herë të parë njerëzit mund ti planifikonin jetët e tyre me minuta.
Nocioni se jetët tona ndjekin një rrugë vijëzore është zhvilluar me shekuj. Problemi është se, jetët tona nuk ndjekin një zhvillim të parashikueshëm përgjatë fazave të rregullta. Ndryshimet e paparshikuara janë normë, jo përjashtim. Dhe këto ndryshime mund të ndodhin në çdo kohë të jetëve tona.
Vetëm konsideroje vargun e moshave të njerëzve që kanë fëmijë, e cila sillet rreth adoleshencës së vonë dhe të katërdhjetave të vona. Ne mahnitemi me idenë e ‘’krizës së moshës së mesme,’’ por kush mund ta thotë se kur ndodh ajo saktësisht?
Nëse ndryshimi dhe çrregullimi janë në fakt norma, ne duhet të mendojmë ndryshe rreth formës së jetës tonë, dhe ta braktisim idenë se ajo do të ndjekë rrugë të rregullta dhe vijëzore. Ne duhet të vijmë me disa tregime më kreative.
Ideja kyçe 3
Çrregulluesit ndikojnë në çdo fushë të jetës tonë.
Paramendoje të martohesh me dikë të gjinisë së kundërt vetëm për ta kuptuar se ai apo ajo është homoseksual. Apo paramendoje ta zbulosh se gjinia që të kanë caktuar në lidhje nuk përputhet me atë që ti je në të vërtetë.
Derisa mblodhi tregime mbi ndryshimin, Bruce dëgjoi rreth këtyre llojeve të transformimeve gjithë kohën. Në fakt, ai i identifikoi 52 lloje të ndryshimeve jetësore që njerëzit i përjetonin kohë pas kohë. Ai i quajti ato çrregullues, dhe i kategorizoi ato në pesë tema kyqe: trupi, dashuria, identiteti, dhe besimet.
Mesazhi kyç këtu është: Çrregulluesit ndikojnë në çdo fushë të jetës tonë.
Çrregulluesit sillen nga shtimi i peshës deri tek përjetimi i sëmundjes kronike. Një grua kujtoi se si jeta e saj ishte rrokullisur në kolegj kur kishte përjetuar dëmtim të papritur të mëlqisë dhe pothuasje pati vdekur. Shumë Amerikanë e kanë të njohur ndikimin e jetëve të tyre nga frikësimet e shëndetit: gjashtë në dhjetë vetë vuajnë nga gjendjet kronike sikurse është sëmundja e zemrës.
Çrregulluesit në fushën e dashurisë përfshijnë të gjitha llojet e ndryshimeve në raportet ndërpersonale. Jetët e disa njerëzve ndryshojnë kur kanë një fëmijë, apo kur kanë nevojë të fillojnë të kujdesen për prindërit e tyre më të vjetër. Të tjerët mund të ndahen dhe të krijojnë një familje të re. Ky është një çrregullues jashtëzakonisht i zakonshëm. Ideja se shumica e njerëzve do të martohen dhe do të qëndrojnë në një njësi familjare është plotësisht demode. Në fakt, normat e martesës kanë rënë nga dy të tretat që nga vitet e 1950-ta, dhe shumica e familjeve po kthehen kah familjet me njerëz beqarë apo partnerë të pamartuar.
Në fushën e punës, ndryshimi është bërë rregull. Një profesor i fizikës në detyrë i cili ishte intervistuar për Projektin e Tregimit Jetësor, hoqi dorë nga puna për tu bërë yll i YouTubes me grupin e tij, derisa një shkrimtar Freelancer ishte frymëzuar ta linte gazetarinë për tu bërë varrmihës. Këto nuk janë raste të izoluara. Shkenctarët tregojnë se shumica e njerëzve punojnë një mesatarë të vetëm katër viteve në secilën punë. Shumica e njerëzve do të punojnë në së paku 12 pozita të ndryshme para se ti mbushin 50 vjet.
Llojet e tjera të çrregulluesve janë në fushat e besimit dhe identitetit. Njerëzit mund të përjetojnë ndryshime në besimet fetare apo të fitojnë përspektiva të reja nga fitimi i një tituli në kolegj. Ndryshimet në identitet mund të ndizen nga çdo gjë prej ndryshimit të qyteteve deri në rivlerësimin e gjinisë së dikujt.
Një person mesatar përjeton 36 ndryshime çrregulluese gjatë rrjedhës së jetës së tij. Disa nga ato mund të përbrendësohen lehtësisht, por siq do ta kuptojmë në pulsimin e ardhshëm, disa do ti shkundin vetë themelet e jetëve tona.
Ideja kyçe 4
Tërmetet e jetës mund ti shkundin themelet e egzistencës tonë.
Një ditë, Lisa-egzekutive e marketingut-ju bashkangjit një thirrje konferencë disa minuta më herët, dhe dëgjoi kolegët e saj duke përgojuar rreth ambicjes së saj të pamëshirshme dhe pozitës së saj të papërshtatshme. Ditën tjetër, ajo hyri në zyren e shefit të saj dhe e la punën në korporatë që po ja bënte jetë të mjerë për vite të tëra. Ajo ndryshoi karrierat dhe u bë trajnere për jetën dhe hipnoterapiste, duke ndihmuar njerëzit e tjerë për tu shëruar nga trauma që ajo kishte përjetuar për një kohë kaq të gjatë.
Ajo thirrje konference ishte një pikë kthesë që e nxiti Lisën për të vepruar. Ajo krijoi një tërmet jetësor: një ndryshim që transformon thelbësisht mënyrën se si i përceptojmë vetet dhe jetët tona.
Mesazhi kyç këtu është: Tërmetet jetësore i shkundin themelet e egzistencës tonë.
Tërmetet jetësore mund të jenë ngjarje vullnetare ku mund të zgjedhim ti transformojmë jetët tona duke bërë ndryshime vendimtare dhe të hidhemi në të panjohurën pa frikë. Por më së shpeshti, ato janë ngjarje mbi të cilat nuk kemi kontroll dhe nuk i zgjedhim. Për shembull, një fatkeqësi natyrore apo sulm terrorist mund ta përmbysin jetën tënde brenda natës. Apo mund të përjetosh një humbje personale sikur pushimin nga puna. Sidoqoftë, tërmetet jetësore nuk janë çdoherë negative. Disa ndryshime pozitive sikurse blerja e një shtëpie apo diplomimi nga kolegji mund të jenë poashtu dërrmuese.
Mesatarisht, njerëzit përjetojnë tri deri në pesë tërmete jetësore gjatë rrjedhës së jetës së tyre. Por çfarë i bën këta çregullues të na transformojnë jetën tonë plotësisht, derisa disa të tjerë nuk lënë gjurmë? Epo, tërmetet jetësore nuk kanë të bëjnë aq shumë me atë që ndodh, sa kanë të bëjnë me kuptimin që ne u japim atyre ngjarjeve. Derisa një person mund ta konsiderojë kancerin si përvojë jetë-ndryshuese, të tjerët mund ta marrin veten nga trajtimi me jetën dhe botëkuptimet e njëjta që i kanë pasur më herët.
Një tërmet jetësor mund të krijohet kur një çrregullues vie në një kohë të keqe, sikur për shembull, kur jemi veçanarisht të lodhur apo të lëndueshëm. Një çrregullues mund të jetë poashtu vrima e fundit e kavallit që thyen shpinën tënde. Lisa nuk e la punën e saj sepse kolegët e saj bartnin fjalë për të, por incidenti vërtetë e nxiti atë për të vepruar.
Tërmetet jetësore poashtu mund të ndodhin kur një palë çregulluesish ndodhin në të njëjtën kohë. Shumë shpesh, telashet vijnë nga dy ose nga tri. Merre për shembull një njeri të intervistuar për një projekt që ishte hequr nga puna vetëm për ta kuptuar se gruaja e tij kishte një lidhje jashtëmartesore. Thyerja e humbjes së çdo gjëje përnjëherë shkaktoi një tërmet jetësor.
Lëkundjet e jetës janë për nga natyra e tyre çorientuese, dhe madje edhe të frikshme. Por ato poashtu i shfaqin mundësitë për ti rishikuar jetët tona dhe çfarë i bën ato të kenë kuptim.
Ideja kyçe 5
Tërmetet jetësore na obligojnë ta rivlerësojmë se çfarë i jep jetës tonë kuptim.
Tërmetet jetësore janë aq çorientuese sepse ato i thyejnë tregimet që ne çdoherë ja kemi thënë vetes për jetën tonë. Njerëzit që krenohen me vetëveten për faktin se kanë një familje të lumtur ndihen në humbje kur partnerët e tyre duan të ndahen. Profesionistët e karrierës që krenohen nga arritjet e tyre në punë mbesin duke u sorollatur kur largohen nga punët e tyre.
Për tu ballafaquar me një tërmet jetësor, ne duhet të jemi në gjendje të dizajnojmë rrëfime që mund ta përmbledhin kompleksitetin e këtyre ndryshimeve në jetët tona.
Si e bëjmë atë? Epo, si fillim, ne duhet të kuptojmë se çfarë na motivon? Çfarë bën që ne të ndihemi se jetët tona janë më të pasura, më kuptimplote, dhe më të vlefshme për ti jetuar? Përgjigja do të dallojë nga një person tek tjetri.
Mesazhi kyç këtu është: Tërmetet e jetës na obligojnë të rivlerësojmë atë që i jep kuptim jetës tonë.
Nga hulumtimi, Bruce e indentifikoi atë që ai e quan ‘’ABC-ja e kuptimit.’’ Në këtë rast, ABC ka të bëjë me autonominë, përkatësinë dhe kauzën. Për disa njerëz, pasja e një ndjenjë të pavarësisë dhe të qenit në kontroll të jetëve të tyre është shtytësi më i rëndësishëm në vendimet që ata i marrin. Për të tjerët, pasja e një ndjenjë përkatësia brenda komunitetit është më e rëndësishmja. Ata që janë të motivuar nga një kauzë ndjejnë se jetët e tyre kanë kuptim kur ata kontribuojnë për një mision më të madh, dhe ndihmojnë në përmirësimin e botës.
Goditjet e tërmeteve të jetës në zemrën e asaj që besojmë, ju sjell jetëve tona kuptim dhe ato na detyrojnë ti rishikojmë zgjedhjet tona. Për shembull, një balerinë fillestare që e kishte vlerësuar veten e saj për autonominë dhe ambicien e saj ishte detyruar ta ndryshonte karrierën pas një lëndimi. Ajo tani punon si trajnere motivimi, dhe ka gjetur kuptimin e jetës duke ndihmuar të tjerët. Një nënë që ja ka dedikuar jetën e saj rritjes së fëmijëve të saj ishte nxitur ta ndiqte një karrierë në një shtet tjetër kur një tërmet jetësor kishte zbuluar se ajo nuk ishte e kënaqur të jetë nënë në shtëpi. Dhe një burre braktisi një karrierë premtuese të muzikës kantri për tu bërë thirrës fetar.
Këto transformime referohen si ndryshime formësuese. Në vend se të provosh ‘’ta rimarrësh’’ veten nga një tërmet jetësor dhe ta kthesh prapë gjithçka në ‘’normale’’, ne mund të vendosim të shkojmë në një tjetër drejtim dhe ta transformojmë krejtësisht rrjedhën e jetëve tona.
Ideja kyçe 6
Ne nuk mund ti kontrollojmë çdoherë ngjarjet çrregulluese, po ne i kontrollojmë përgjigjet tona ndaj tyre.
Krizat mund të na ndodhin të gjithë neve. Për shembull, çdokush mund të bëjë një aksident të tmerrshëm. Por mënyra se si njerëzit i përgjigjen krizës si kjo, dallon shumë. Disa njerëz mund të zemërohen dhe të ngecin, derisa të tjerët mund të motivohen dhe ta përqafojnë një karrierë krejtësisht të re që lobon për sigurinë e rrugës. Një fatkeqësi është një çrregullues që është krejtësisht jashtë kontrollit tonë. Askush nuk mund ta zgjedhë një kthesë të caktuar në tregimin e tyre jetësor. Por ne mund të zgjedhim çfarë kuptimi i japim asaj.
Mesazhi kyç këtu është: Ne nuk mund ti kontrollojmë çdoherë ngjarjet çrregulluese, por ne mund ti kontrollojmë përgjigjet ndaj tyre.
Ne mund ti kthejme ngjarjet shkatërrimtare në ndryshime kuptimplote, por kjo kërkon praktikë. Fatmirësisht, disa mjete kyçe mund të na ndihmojnë të bëhemi mjeshtër të menagjimit të ndryshimeve.
Mjeti i parë që kemi nevojë ta zotërojmë është pranimi. Një reagim shume normal i përjetimit të tërmetit jetësor është mohimi dhe rezistenca. Ne duam të qëndrojmë të lidhur për botën që e njohim. Por në ndërkohë, ne kemi nevojë ta shohim realitetin ashtu siq është, dhe jo siq duam të kishte qenë. Quditërisht, trupat tonë janë shpesh shumë më në harmoni me botën sesa mendjet tona. Një grua nga Projekti i Rrëfimit Jetësor kishte migrena të përditshme të cilat përfunduan vetëm kur ajo e la punën e saj të mërzitshme. Një tjetër person ndjente se diçka po mungonte në trupin e saj para se ajo të dëgjonte për konceptin e të qenit transgjinor.
Pranimi mund të vijë nga një gjetje e papritur, apo një varg të kuptuarit të ngadalshëm. Sidoqoftë, kur të arrish tek ato, rezultati është i njejtë: pranimi i një situate është fuqizues nga brenda. Të lejon të kalosh nga bërja e pyetjeve si ‘’Pse ndodhi kjo’’? Tek Ku mund te shkoj prej këtu? Dhe të fuqizon për të parë mundësitë të cilat mund të kenë qenë të padukshme kur ke qenë i zemëruar dhe rezistues ndaj ndryshimeve.
Sidoqoftë, pranimi nuk ka të bëjë me dëshirimin e largimit të emocioneve të vështira dhe pretendimit se çdo gjë është papritur në rregull. Ndryshimet vijnë bashkë me emocionet e dhimbshme sikurse frika, pikëllimi dhe turpi. Praktikimi i pranimit nënkupton të krijosh hapësirë për ato ndjenja poashtu.
Nuk ka nevojë ta kalosh dhimbjen e humbjes së dikujt që e ke dashur, apo ta shtypësh turpin për gabimet që i ke bërë në të kaluarën. Pranimi i ndjenjave dhe pikëllimi për humbjen është pjesë kyçe e asaj që quhet lamtumira e gjatë, kur po e len të kaluarën pas dhe po bie në ujdi me ndryshimet e mëdha jetësore.
Ideja kyçe 7
Ritualet na ndihmojnë t’ju themi lamtumirë jetëve që po i lëjmë pas.
Si të pajtohemi me humbjen? Pjesë e të thënit lamtumirë nënkupton krijimin e ritualeve tona për përkujtimin e jetëve që më nuk i kemi.
Ritualet janë pjesë jetike e shënjimit të ndryshimeve dhe dhënia atyre kuptim. Ato na ndihmojnë ta shpejtojmë pranimin, dhe na lejojnë ti integrojmë të kaluarat tona në të ardhmet tona të reja që po na presin. Disa rituale mund të përfshijnë bërjen e ndryshimeve në trupin tonë. Për shembull, një ish Nazi vendosi ti mbulojë të gjitha tatutë e tija fashiste me simbole fetare për ta shënjuar shndërrimin e tij. Njerëzit e tjerë zgjedhin të marrin pirsingje apo stile flokësh të çmendura pas një divorci.
Mesazhi kyç këtu është: Ritualet na ndihmojnë t’ju themi lamtumirë jetëve që po lëmë pas.
Ngjarjet e përbashkëta janë një formë rituali i rëndësishëm, që na ofron një mënyrë për ti festuar rastet e lumtura dhe pikat referuese si dhe ti vuajmë humbjet. Partitë mund ta shënojnë fillimin e një rruge të rëndësishme sikur ndryshimi i gjinisë apo shtatëzania. Ato poashtu mund të shërbejnë për të shënjuar një fund, sikurse përfundimi i një temë Phd apo një trajtimi kanceri.
Objektet mund të luajnë një rol të rëndësishëm në rituale, poashtu. Një i burgosur i mëhershëm dhe një veteran ndanë tregimet se si i kanë mbajtur qizmet e tyre të ndyta në shtëpi. Qizmet simbolizonin një të kaluar që ata donin ta njihnin, edhepse ata nuk donin asnjëherë të ktheheshin më atje. Për të tjerët, veshja e një copë të caktuar bizhuterie mund ti ndihmojë ta ndjejnë praninë e një vendi apo personi që e duan.
Natyrisht, ritualet janë sidomos të rëndësishme kur është në pyetje pikëllimi dhe humbja. Kjo ishte diçka që Larry, një Rabi, zbuloi kur lindi fëmiu i tij i parë i vekur. Aty nuk kishte rituale të caktuara të vajtimit brenda sinagogës për fëmijë të vdekur në lindje dhe të dështuar, dhe nuk kishte asnjë mënyrë për atë dhe gruan e tij që ta shprehin pikëllimin e tyre haptas. Kështuqë ai vendosi ti krijojë ritualet e tij, dhe shkroi një temë duke këshilluar se si Rabitë mund ti mbështesin anëtarët e komunitetit që po kalonin nëpër të njëjtën gjë.
Ritualet mund ti bëjnë të njohura disa nga stuhitë tona të brendshme. Ato poashtu mund të na lejojnë të jemi në lidhje me një komunitet më të gjerë njerëzish. Pranimi i emocioneve të dhimbshme dhe krijimi i ritualeve tona, na lejon ne të fillojme të pranojnë se jetët tona po ndryshojnë. Siq do ta shohim në pulsimin e ardhshëm, faza tjetër përfshin derdhjen e të gjitha pjesëve të jetëve tona të vjetra që nuk funksionojnë më për ne.
Ideja kyçe 8
Të gjitha ndryshimet madhore përfshijnë një mes të çrregullt, kur ndihemi shumë të humbur.
Njësoj sikur gjarpërinjtë që i heqin lëkurët e tyre për të rritur lëkurën e re, ne poashtu duhet të jemi të gatshëm ti largojmë pjesët e veteve tona të vjetra gjatë një ndryshimi, dhe të lejojmë të ndodh një periudhë kur jemi plotësisht të humbur dhe të hutuar.
Çdo narrativë madhore fetare dhe përallë e njeh vlerën e të qenit i humbur. Jezusi ishte hedhur në shkretëtirë para se të kishte epifaninë e tij madhore, dhe Muhamedi e përfitoi urtësinë e tij në majë të një shpelle. Përvoja më formësuese në jetën e Kësulëkuqes nuk do të kishte qenë asnjëherë e mundur sikur ajo të mos ishte endur në atë mal.
Mesazhi kyç këtu është: Të gjitha ndryshimet madhore përfshijnë një mes të çrregullt, ku të gjithë ndihemi të humbur.
Pra nëse vërtetë duam të përqafojmë ndryshimin, ne duhet ta përqafojmë poashtu mesin e çrregullt, ku do të kemi lënë pas të kaluarën, por nuk e kemi filluar ende kapitullin e ri. Në këtë fazë, ne jemi të detyruar që ti lëmë identitetet tona të vjetra apo besimet që nuk na përshtaten më. Apo shprehitë e ngulitura të lëna nga pjesët e jetëve tona të cilat më nuk i duam. Ndërrimi mund të na lë duke u ndjerë të lënduar dhe të papjekur sepse ndihemi aq të humbur dhe të pasigurtë se kush jemi. Por gjithashtu, ai krijon hapësirë per krijimin e diçkaje të re.
Pra si mund të mbijetojmë këtë pjesë sfiduese të ndryshimit? Disa njerëz gjejnë rehati në krijimin e një strukturë për jetën e tyre, për shembull, duke marrë pjesë në një program rehabilitimi të alkoolit 12 hapësh, apo duke ndjekur një kurs. Të tjerët parapëlqejnë të përvetësojnë një praktikë të re ditore sikurse ditari, kopshtaria, apo ecja në natyrë. Këto rituale mund të të stabilizojnë përditshmërinë tënde derisa kalon në ndryshimet e mëdha jetësore.
Përderisa këto qasje të rregullta funskionojnë për shumë njerëz, të tjerët mund të vendosin të eksplorojnë lirshëm. Një mënyrë thelbësore e zbulimit të humbjes është të fillosh të endesh rreth botës në udhëtime aventureske. Disa njerëz e shohin periudhën e pasigurisë si një mundësi për ti testuar kufinjtë e tyre personalë duke eksperimentuar me droga, duke njohur njerëz të ndryshëm, apo duke shkuar në ndeja amorale. Këto lloje lojërash të strukturuara mund të bëhen pjesë e rëndësishme e procesit ndryshues.
Mesi i çrregullt do të të lë të ndihesh plotësisht sikur buzë detit; gjithçka që të ankoruar në identitet, zhduket. Në anën tjetër të kësaj periudhe, sidoqoftë, qëndron një fillim i ri.
Ideja kyçe 9
Kreativiteti ynë mund të na ndihmojë të krijojmë një kapitull të ri përgjatë një ndryshimi.
Kur Henri Matisse u diagnostifikua me kancer koloni dhe duhet të ju nënshtrohej ndërhyrjeve kirirgjike të vështira, dukej se po lajmëronte fundin e karrierës së tij artistike. Ai nuk mund të ngritej më, lëre më të mbajë një brushë pikturimi në dorë. Derisa kriza shëndetësore në fakt i dha fund karrierës së tij të pikturimit, ajo poashtu hapi një kapitull krejtësisht të ri në jetën e tij kreative: kur ishte duke qëndruar në shtrat ai filloi të bënte copa të letrës së ndritshme, për të cilat ai është shumë i njohur sot.
Ndryshimet përfshijnë humbjen, por nga kaosi vie mundësia e mahnitshme për të ndërtuar diçka të re. Ne duhet ta lejojmë veten të jemi kreativë dhe eksperimentalë derisa eksplorojmë mundësi të reja.
Mesazhi kyç këtu është: Kreativiteti ynë mund të na ndihmojë të krijojmë një kapitull të ri në ndryshimin tonë.
Qasja e duhur me kreativitetin tënd mund ta shpejtojë shërimin pas një krize. Tregimi i Zakut është një shembull i mirë i kësaj. Kur veterani i ri u shpërfytyrua përjetësisht nga një gjuatje në Afganistan, ai deshi ti jep fund jetës së tij. Ajo gjë, sidoqoftë, ndryshoi kur nëna e tij e inkurajoi atë të gatuante. Ai e derdhi energjinë e tij në përpunimin e pjesës së përsosur të salmonit, dhe bëri pjata të lezetshme me petulla. Ai poashtu filloi të shkruante poezi, dhe të pikturonte, duke e kanalizuar kështu frustrimin e tij në spërkatje të qmendura në karton. Kreativiteti i stuhishëm i Zakut e ndihmoi atë ta përpunonte një pjesë të traumës që kishte përjetuar gjatë luftës dhe të fillonte të ndërtonte një identitet të ri për veten që nuk ishte i lidhur me të qenit ushtar.
Kreativiteti përmes shkrimit është një nga mjetet më të rëndësishme që kemi në një ndryshim. Akti i shkrimit të lirë e mbush procesin e krijimit të një rrëfimi të ri, dhe i lejon njerëzit që të kenë një ndjenjë të kontrollit mbi të kaluarën. Në një eksperiment, psikologu James Pennebaker ndau një grup njerëzish të cilët së fundmi ishin larguar nga puna në dy gjysma. Ai i kërkoi njërës gjysmë të njerëzve që të shkruajnë për përvojën, përderisa pjesa tjetër nuk kishin shkruar fare. Tre muaj më vonë, 27 % e njerëzve që kishin shkruar për përvojat e tyre kishin gjetur një punë të re, për dallim nga 5% e atyre që nuk kishin shkruar. Vendosja e tregimeve të tyre në letër jo vetëm që i lejoi ata ti përpunojnë ndjenjat e tyre, por poashtu i lejoi ata të marrin veprime që qojnë në gjetjen e një pune të re. Qoftë nëse po gatuajmë, po pikturojmë, po shkruajmë, apo po vallëzojmë salsa, shprehja kreative është një nga litarët më të mëdhenjë të një tërmeti jetësor.
Ideja kyqe 10
Ne kemi nevojë të krijojmë tregime të reja jetësore që integrojnë ndryshimet tona.
Në fund të jetë së tij, babai i Bruce kishte shkruar 150 tregime për të kaluarën e tij, të cilën ai me mundim e kishte postuar në libër, bashkë me pjesët e këputura dhe fotografitë. Përderisa njëherë kishte qenë aq i dëshpëruar saqë kishte provuar ta mbyste veten, akti i thjeshtë i shkrimit të tregimit të ij i dha atij një ndjenjë të veprimit që sëmundja ja kishte mohuar atij.
Gjatë Projektit të Tregimit Jetësor, Bruce dëgjoi qindra tregime rreth asaj se jetët e njerëzve kishin ndryshuar. Ai e kuptoi që, sikurse babai i tij, mënyra se si njerëzit flisnin për përvojat e tyre kishte një ndikim të madh në mënyrën sesi ata i menagjonin ndryshimet e tyre.
Mesazhi kyç këtu është: Ne kemi nevojë të krijojmë tregime jetësore të reja që i integrojnë ndryshimet tona.
Njerëzit që flisnin për ndryshimet që i kishin ndikuar jetët e tyre për të keq, të ashtuquajturat rrëfimet e kontaminimit-ishin poashtu më dëshpëruese dhe më ngecëse. Ata që i përshkruanin ndryshimet si gjëra të vështira, por që përfundimisht dërgojnë në një rezultat të mirë-I ashtu quajturi rrëfimet e shpengimit- ndiheshin më të fuqizuar dhe më pozitiv. Përderisa nuk kemi kontroll mbi gjërat që na ndodhin, ne kemi kontroll mbi tregimet që ja themi vetes për ato ngjarje, dhe për rolin që kemi luajtur në to.
Krijimi i tregimeve të reja është shumë i rëndësishem, por edhe më e rëndësishme është ta kemi mundësinë ti ndajmë ato.
Kur jetët tona janë në trazirë, ne mund të ndihemi të vetmuar dhe të izoluar. E dimë sa vështirë është ti përgjigjesh një pyetjeje të thjeshtë sikur Me çfarë merresh? Kur jemi të ngatërruar në një kërkim të një pune demoralizuese. Por ndarja e përvojave tona ka dëshmuar dobi për mirëqenien tonë dhe ndjenjën e qëndrueshmërisë personale.
Steveni e ndau tregimin e tij për ikjen nga kulti i njohur si kulti i Munit. Sapo ai përfundimisht ikte, ai trupërohej aq shumë se si ishte sjellur saqë asnjëherë më nuk donte të fliste për atë gjë më. Por pastaj ai e kuptoi se ai do të mund ti ndihmonte njerëzit e tjerë t’ju iknin situatave të ngjashme duke i ndarë përvojat etij. Kështuqë, Steven filloi të ju fliste audiencave të mëdha dhe anëtarëve të kongresit për atë se si atij ja kishin shpërlarë trurin dhe pastaj kishte ikur. Më vonë, ai madje themeloi një organizatë që ndihmon anëtarët e tjerë të kultit. Me tregimin e stories së tij, ai ja doli ta gjente një qëllim të ri jetësor.
Kur e ndan tregimin tënd me të tjerët, është ide e mirë që ta kufizosh audiencën tënde në shokët e ngushtë dhe njerëzit e besueshëm. Sapo të jesh mësuar me ndarjen e tregimit me ata që janë afër teje, mund të motivohesh për tu lidhur me një audience edhe më të madhe, sikurse bëri Steven. Mbaje në mend se tregimi yt është dinamik; mund ta rishkruash atë saherë që ti ke nevojë. Dhe ti mund ta përdorësh atë për të të ndihmuar gjatë ndryshimeve të jetës.
Përmbledhja Përfundimtare
Mesazhi kyç në këto pulsime është:
Të gjithë ne jemi rritur duke besuar se jetët tona do të bëjnë progres përgjatë një drejtimi të rregullt, vijëzor, por kjo thjeshtë nuk është e vërtetë. Në fakt, lidhjet tona, karrierat dhe sistemet tona të besimit do të pësojnë ndryshime të mëdha gjatë jetës. Për ti përballuar këto ndryshime me mirësi, ne duhet të jemi të përgaditur për to. Në vend se të mundohemi të kapemi për të kaluarën, ne duhet të jemi të gatshëm të krijojmë rrëfime të reja për jetët tona. Në të gjithë mund të bëhemi mjeshtër të ndryshimit nëse mësojmë ta kultivojmë qëndrueshmërinë dhe kreativitetin tonë të natyrshëm.
Këshillë veprimi:
Kushtoju vëmendje fitoreve të vogla.
Kur je duke përjetuar një ndryshim të madh jetësor, mendja jote do të jetë plot me pyetje të mëdha sikurse Kush jam unë? Apo kah po shkon jeta ime? Ndonëse këto janë pyetje të rëndësishme, ti poashtu ke nevojë të përqendrohesh në të tashmen. Një nga mënyrat më të mira për ta bërë këtë gjë është ti kushtosh vëmendje fitoreve të vogla. A je në gjendje ta paguash faturën e kablllos tënde duke qenë në vështirësi financiare? A nënkupton urtësia jote e fituar se mund ti vozitësh fëmijët e tu prapë për në shkollë? Këto ndryshime në dukje të zakonshme mund të të japin një rehati përderisa e kalon një ndryshim të madh.
Ke ndonjë mendim vlerësues?
Do të donim të dëgjojmë se çfarë mendon për përmbajtjen tonë! Thjesht dërgona një email në [email protected] me ”Jeta është në tranzicion” si kryetitull dhe ndaji mendimet tua me ne!
Çfarë të lexosh tutje: Karriera gërryese nga Helen Tupper, Sarah Ellis.
Sapo i ke hapur sytë ndaj faktit se jetët tona moderne janë të mbushura me ndryshime dhe kalime, sesa me udhëtime vijëzore të parashikueshme. Dhe kjo nuk është askund më e vërtetë sesa në botën e punës. Derisa njerëzit njëherë prisnin ti kalojnë jetët e tyre duke kaluar ngadalë rendet në një kompani të vetme, sot është shumë më e shpeshtë për punëtorët të kalojnë nga puna në puna, me ngutje.
Nëse kjo tingëllon shqetësuese, ajo është. Por peisazhi i punës së re është poashtu mbushur me mundësi emocionuese, nëse ti si të kesh qasje në to. Ja prej nga vijnë pulsimet tona të reja të Karrierës Gërryese. Ti do të mësosh për mjetet më të rëndësishme që duhet ti përvetësosh për të ndërtuar një rrjet të fortë, dhe për të krijuar një karrierë të fuqishme dhe përmbushëse që përputhet me vlerat dhe përparësitë e tua kryesore. Nëse je gati ta bësh hapin tjetër drejt të bërit një ekspert ndryshimi atëherë pulsimet e Karrierës Gërryese janë thjesht gjëja e duhur për ty.