2.2 C
Pristina
spot_img

Kalon edhe Marrëveshja me GIZ-in, Peci: Granti nga Qeveria gjermane do të jetë mbi 10 milionë €

Date:

Share:

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka prezantuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Deutsche Gesellschaft für Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, për projektin mbështetja për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë në zonat rurale përmes diversifikimit të aktiviteteve, raporton Ekonomia Online.

Kjo Marrëveshje Ndërkombëtare kaloi me 83 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Ministri Peci tha se nga kjo marrëveshje, granti nga Qeveria gjermane do të jetë mbi 10 milionë euro.

“Agro-turizmi si politikë ka filluar të zbatohet nga Ministria e Bujqësisë nga viti 2022, krahas me avancimin e politikave dhe ngritjes së legjislacionit ka shënuar edhe partneritete të rëndësishme me autoritetet gjermane dhe GIZ-in”.

“Në kuadër të kësaj me synim të nxitjes së punësimit dhe vetëpunësimit ne parashohim që gjatë periudhës 2024-2027, të kemi një program të promovimit të agro-turizmit dhe zhvillimit rural në vlerë prej 20.7 milionë euro, ku granti nga Qeveria gjermane do të jetë 10. 2 milionë euro”, tha Peci.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img