14.4 C
Pristina
spot_img

Kërkohen mbi 2 mijë punëtorë, Konzorciumi ndërkombëtar “Bechtel & Enka” fillon ndërtimin e Korridorit 8

Date:

Share:

Korridori 8 është projektuar si pjesë e Rrjetit Pan-Europian në Konferencën e Kretës në vitin 1994, me qëllimin që të financohej dhe të përfundonte në 15 vitet e ardhshme, por më vonë, projekti mbeti në hije, për shkak të zhvillimit të rrjeteve Lindje-Perëndim pak më lart se Mesdheu, të nxitura nga investimet e Kinës në infrastrukturë dhe përparësisë që morën rrjetet rrugore Veri-Jug.

Tre shtetet të Ballkanit – Maqedonia, Shqipëria e Bullgaria e vlerësojnë si projekti për strategjik i realizuar ndonjëherë

Ceremoninë e fillimit të punës e ndoqën nga afër, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, ambasadorja e SHBA-vë në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski si dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi.

Grubi në faqen e tij zyrtare në Facebook shkruan se pas tejkalimit të procedurave të nevojshme ligjore, tashmë projekti Korridori 8 po konkretizohet dhe ëndrra po realizohet.

Me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë,znj. Angela Aggeler, ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, drejtorin e Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi dhe përfaqësuesit e konzorciumit ndërkombëtar Bechtel & Enka me detonimin në terrenin e punës në afërsi të fshatit Banjicë e Epërme shënuam fillimin e punimeve ndërtimore të projektit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit, Korridorit 8.

Tejkaluam një nga një të gjitha procedurat e nevojshme ligjore, të gjitha fazat përgatitore dhe ja ku jemi sot me hapa të avancuar drejt realizimit të ëndrrës për të pasur rrjet bashkëkohor të qarkullimit rrugor.

Me punë mposhtim skepticizmin dhe lëvizim nga vendi ato projekte që janë predispozitë e jetës më cilësore.

Çfarë dite miq, premtimi më i madh për projektin më të madh në 32 vite shtet, sot nisi të jetësohet, vetëm disa muaj pas firmosje së kontratës për ndërtimin e korridorit 8.

Jam shumë i lumtur dhe krenar, njëkohësisht falënderues dhe mirënjohës për mundësinë që, bashkë me shumë bashkëpunëtorë, t’i japim jetë idesë më të guximshme infrastrukturore në historinë e vendit.

Projekti do të kushtojë 1.3 miliardë euro ose 12 milionë euro për kilometër, ndërsa do të shtrihet nga Tetova deri në Qafë Thanë. Zëvendëskryeministri Artan Grubi tha se çmimi është nën mesataren e autostradave të ndërtuara në rajon, ku çmimi për kilometër autostradë shkon deri në 19 milionë euro. Paratë për këtë projekt infrastrukturor do të ndahen nga buxheti i shtetit, nga 250 milionë euro në vit, shkruan gazeta KOHA. “Bëhet fjalë për ndërtimin e 110 km autostradë.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img