23.7 C
Pristina
spot_img

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq do të shkurtojë 270 vende pune deri në vitin 2024

Date:

Share:

Kriza buxhetore në Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq do të vazhdojë deri në vitin 2024. Organizata njoftoi sot në Gjenevë se do t’i duhet të shkurtojë rreth 270 poste shtesë në selinë e saj dhe një numër ende të panjohur në mbarë botën.

Në total, buxheti fillestar është reduktuar në 2.1 miliardë CHF, 13% më pak se buxheti i rishikuar për këtë vit.

“Ndikimi i plotë do të dihet pasi delegacionet tona të kenë përfunduar planifikimin e tyre të buxhetit”, ka thënë për media drejtori i përgjithshëm i ICRC Robert Mardini, shkruan swissinfo, përcjell albinfo.ch.

Hapi në fjalë është planifikuar për në nëntor.

“Këto vendime janë të pashmangshme dhe të dhimbshme”, shtoi zMardini, teksa theksoi “paradoksin” midis këtyre vështirësive dhe nevojave në rritje humanitare.

Komiteti kishte njoftuar tashmë 1,800 pushime nga puna në mesin e rreth 3,000 shkurtimeve të vendeve të punës për këtë vit, si në selinë qendrore ashtu edhe në delegacione të ndryshme.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

5 Faktorët kryesorë që e bënë perëndimin fuqinë më të madhe botërore

Zhvillimi gati i pabesueshëm ekonomik dhe kulturor i Perëndimit është një fenomen që ka intriguar historianët, ekonomistët dhe filozofët për shekuj. Pse Evropa dhe...

“Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit” e Max Weber [Përmbledhje në një shkrepje]

“Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit” është një nga veprat më të njohura të sociologut gjerman Max Weber, botuar për herë të parë në...
spot_img