1.6 C
Pristina
spot_img

Kompania 1 miliard dollarëshe Nvidia ‘nuk e sheh problem punën nga distanca‘ – dhe po injoron trendin e kthimit të punëtorëve në zyrë

Date:

Share:

Pak ose ndonjë kompani ka parë sukses këtë vit më shumë se Nvidia.

Bëhet fjalë për kompaninë e cila në mes të bumit të inteligjencës artificiale, çipat e saj me fuqi të lartë janë të kërkueshme nga kompani si Amazon, Meta dhe Google.

Megjithatë, ndërsa ato kompani dhe shumë të tjera kanë lëshuar urdhra për kthim në zyrë, Nvidia, e cila ka rreth 26,000 punonjës në mbarë botën dhe një vlerësim prej mbi 1 trilion dollarë, nuk po ndjek një trend të tillë dhe nuk ushtron presion mbi punëtorët të cilët dëshirojnë të punojnë nga shtëpia, përcjell Telegrafi.

Në maj të vitit 2020, Jensen Huang tha se nuk kishte “asnjë problem” me lejimin e punonjësve të punonin në një mënyrë të tillë, për një kohë të pacaktuar.

Dhe sot kompania me bazë në Kaliforni po i përmbahet politikës, ndërkohë që u ofron punonjësve hapësira luksoze për zyra. Kështu, Nvidia ua lë në dorë punëtorëve nëse ata punojnë nga shtëpia, në një kafene apo në zyrë.

Ajo e sheh marrëveshjen “si një mënyrë që punonjësit të balancojnë detyrimet e tyre personale dhe të punës, ndërsa përgatiten për të ardhmen, në mënyrë që ata të mund të fokusohen në kryerjen e punëve”, ka thënë për Commercial Observer, Beau Davidson nga kjo kompani.

Megjithatë, kompani të tjera janë bërë gjithnjë e më të rrepta për punonjësit që punojnë më shumë në zyrë.

Firma të tjera po i drejtohen trajtimit preferencial për të rikthyer punonjësit në zyrë – shumica prej të cilëve thanë se do të shpërblenin ata që punojnë në zyrë me detyra të favorshme, ngritje dhe promovime.

Por Rob Sadow, CEO i Scoop Technologies, krijues i një aplikacioni të “produktivitetit të zyrës”, beson se shumë drejtues të kompanive “janë kapur” pas së kaluarës. “Ndonjëherë kjo dëshirë për t’u rikthyer në detyrë vjen më shumë nga frika dhe dëshira për të përsëritur përvojën e kaluar se sa është rreth optimizmit për atë se si do të duket e ardhmja”, citohet të ketë thënë ai për Observer.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img