4.5 C
Pristina
spot_img

Kontrata e Lisingut Financiar në Fushën e Transportit Detar

Date:

Share:

Kontrata e lisingut (leasing) ose e quajtur ndryshe lisingu financiar (Qeraja
Financiare), konsiderohet si një nga kontratat më të përdorura në fushën e kreditimit për
transportin. Megjithëse nuk është e rregulluar nga një legjislacion i plotë dhe specifik,
kjo kontratë u përhap me shpejtësi në praktikë si instrument për financimin e blerjes së
mjeteve të transportit, sidomos atij detarë.

Funksioni i kontratës së lisingut ne fushën e transportit detar është që të financojë
blerjen e mjeteve lundruese (anijeve), të destinuara në shërbim të shoqërive armatore (Shoqëri armatore në gjuhën e transportit detar, quhen shoqëritë e pronareve te anijeve)
të cilat kanë përgjithësisht një kosto të madhe, duke ndryshuar gradualisht praktikën e
mëparshme të financimit nëpërmjet kreditimit bankar të garantuar me hipotekë.

Në lidhjen e kontratës së lisingut financiar operojnë tre palë kontraktuese:

 a. Pala Financuese (lessor)
 b. Pala Përdoruese (lessee)
 c. Pala Furnizuese (supplier)

Me kontratën e lisingut financiar pala financuese (lessor, ose financuesi) detyrohet të
blejë nga një palë e tretë (supplier, ose furnizuesi) mjetin lundrues të kërkuar dhe të
zgjedhur nga pala përdoruese (lessee, përdoruesi që ka nevojë për mjetin), duke i dhënë
të drejtën e shfrytëzimit këtij të fundit nëpërmjet një pagese të ndarë në këste periodike.

Të gjitha rreziqet që mund të vijnë nga përdorimi i mjetit janë për llogari të palës
përdoruese për aq kohë sa kjo palë të ketë paguar të gjitha këstet që detyrohet kundrejt
palës financuese në bazë të kontratës së lidhur midis tyre.

Me kontratën e lisingut financiar në ndryshim nga kontrata e kreditimit (ose shitjes
me këste) përdoruesi (lessee) nuk synon në përfitimin e pronësisë së mjetit (gjë të cilën
e arrin vetëm në rastet kur ka bërë një deklaratë të tillë të shprehur në kontratë), por në
shfrytëzimin e tij, i cili është përveç të tjerash i pavarur dhe jo i kontrolluar nga pala
financuese.

Në rastet kur kontrata e lisingut ka për objekt një anije, kjo kontratë merr një tjetër
veçanti e cila lidhet me faktin se anijet në ndryshim nga mjetet e tjera (si p.sh. ato ajrore
ose mjetet e zakonshme), nuk prodhohen në seri. Kjo përcakton faktin që financuesi
(lessor), nuk e blen anijen nga pala furnizuese (supplier) duke lidhur me këtë të fundit
një kontratë të thjeshtë shit-blerje.

Palës financuese i duhet të porosisë ndërtimin e anijes në një kantier detar sipas
udhëzimeve të bëra nga përdoruesi duke lidhur me palën furnizuese një kontratë për
ndërtim anijesh.

Një nga detyrat kryesore të palës përdoruese (lessee) është pagesa e këstit periodik.
Në mbarim të kontratës së lisingut financiar palës përdoruese (lessee) i jepet e drejta të
zgjedhe midis tre alternativave (opsione):

a) si rregull përdoruesi ka të drejtë të përfitojë pronësinë e mjetit lundrues (anijes), duke paguar një çmim modest i cili nuk reflekton vlerën aktuale të mjetit.

Kontrata për ndërtim-anije behet sipas skemës se përgjithshme te kontratës se ndërtimit.

Çmimi që pala përdoruese duhet te paguaje për llogari te palës financuese ne momentin e përfundimit të kontratës së lisingut financiar për të përfituar pronësinë e mjetit lundrues është i fiksuar nga palët ne kontrate.

b) ka të drejtë të shtyjë kohëzgjatjen e kontratës, duke paguar një këst periodik shumë më të ulët se kësti që paguante në fillimin e kontratës së lisingut

c) alternativa e tretë është dorëzimi i mjetit lundrues tek pala financuese.

1. Diferenca midis kontratës së lisingut dhe shitjes me këste

Në kontratën e lisingut mjeti lundrues (anija) qëndron në pronësi të shoqërisë
financuese (lessor) për të gjithë kohëzgjatjen e kontratës dhe kalon në pronësi të palës
përdoruese (lessee) vetëm në rastet kur ky i fundit në përfundim të kontratës, zgjedh
opsionin e blerjes së mjetit me çmimin e parapërcaktuar në të njëjtën kontratë.

Në kontratën e kreditimit (ose shitjes me këste), në ndryshim nga kontrata e lisingut,
kemi një kalim të menjëhershëm të pronësisë së mjetit nga pala kredituese tek pala
përdoruese, si rrjedhojë mjeti objekt i kontratës së kreditimit duhet të cilësohet nga të
gjitha pikëpamjet financiare në pronësi të palës përdoruese.

Një ndryshim tjetër vërehet gjithashtu në identifikimin e palëve kontraktuese. Kontrata
e lisingut financiar mund të lidhet vetëm midis profesionistëve dhe sipërmarrësve
(biznesmenëve) të disa categorive të caktuara, kurse kontrata e kreditimit është një
formë financimi direkte për konsumatorët privat, kjo është dhe arsyeja pse kjo kontratë
ka gjetur një përdorim më të madh në praktikë.

Kjo e drejtë e palës përdoruese ushtrohet ne ato raste kur jetëgjatësia e kontratës se lisingut financiar është e barabarte me jetëgjatësinë e mjetit lundrues dhe kur ky i fundit nuk i shërben me qëllimit fillestar qe kishte ne momentin e lidhjes se kontratës.

Duhet sqaruar fakti se ne kontratën e kreditimit (shitjes me këste), kalimi i pronësisë nga pala kredituese tek pala përdoruese qëndron i kondicionuar për te gjithë kohëzgjatjen e kontratës nga pagesa e rregullt e kësteve periodike.

2. Diferenca midis kontratës së lisingut dhe kontratës së qerasë

Pala përdoruese (lessee) në kontratën e lisingut, në ndryshim nga kontrata e qerasë, ka
mundësinë të zgjedhë mjetin dhe palën furnizuese të kontratës ose në raste të veçanta të
kërkoj ndërtimin e mjetit sipas kërkesave të saj. Lisingu lejon palën përdoruese (lessee)
të përfitojë skonto të ndryshme mbi çmimin përfundimtar të mjetit duke pasur parasysh
se pala kredituese (lessor) i shlyen të gjitha detyrimet në lidhje me vlerën e mjetit palës
furnizuese (supplier) në momentin e dorëzimit.

Siç është përmendur dhe më lart, kontrata e lisingut në ndryshim nga kontrata e qerasë,
por edhe të formave të tjera të financimit, ofron opsionin e blerjes së mjetit me
një çmim më të ulët se vlera reale në përfundim të kontratës.

 

Avantazhet e kontratës së lisingut në lidhje me format e tjera të financimit

Avantazhet që ofrohen nga kontrata e lisingut për palën përdoruese (lessee) janë
shumë më të gjera se avantazhet që ofrohen nga kontratat e tjera të financimit. Në
ndryshim nga kontrata e kreditimit për shembull, palët e lisingut përballen me
proçedura më të thjeshta dhe më të shpejta për lidhjen e kontratës midis tyre. Palët
kontraktuese të lisingut financiar mund të zgjedhin një varietet kombinimesh në lidhje
me kushtet kontraktuale si p.sh: kohëzgjatjen e kontratës, vlerën e mjetit në përfundim
të kontratës, shërbimet e ndryshme që duhet t‘i bëhen mjetit si: mirëmbajtja, sigurimi
etj.
Avantazhe vërehen gjithashtu nga ana financiare për palët e kontratës së lisingut, në
ndryshim nga blerja direkt e mjetit, në këtë kontratë (leasing) kemi një ndarje të TVSH-
së në këstet periodike.

Në Shqipëri kjo kontratë ka gjetur një përdorim shumë të gjerë sidomos në fushën e
kreditimit të automjeteve. Por ajo që vihet re në praktikat e lisingut të aplikuara nga
Institucionet e Kreditimit në Shqipëri, është keqinterpretimi që i bëhet kushteve
ndërkombëtare të kësaj kontrate, si p.sh. mosparashikimi i opsioneve të lartpërmendura
që duhet t’u ofrohen palës përdoruese (lessee) të lisingut financiar. Mosparashikimi i
kushteve kaq të rëndësishme të kësaj kontrate bën të mundur që klientelës t’u ofrohen
kontrata të njëjta në emërtesë (leasing), por të ndryshme në përmbajtje, pasi midis
kontratës së lisingut financiar dhe formave të tjera të kreditimit nuk ka ndryshime të
mëdha.

Autori: Dorian Mersini

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img