10.1 C
Pristina
spot_img

Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

Date:

Share:

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj.Rozeta Hajdari, gjatë qëndrimit të saj me delegacionin kosovar në Emirate të Bashkuara Arabe, në shoqërim të ambasadorit tonë z.Xhabir Hamiti, është pritur në takim bilateral nga Ministri i Shtetit të EBA-s, Sh.T. Ahmed Ali Al Sayegh, me të cilin nënshkruan Protokollin e Parë të Komitetit të Përbashkët Ekonomik.
Ky protokoll, i cili rrjedh në kuadër të Marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve, duke pasur për qëllim rritjen e tregtisë dhe tërheqjen e investimeve.
Përmes këtij protokolli, Republika e Kosovës dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, zotohen për të rritur bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët, ku përfshihen: industria prodhuese, bujqësia, TIK, infrastruktura, energjia dhe turizmi.
Ndër të tjera, nënshkrimi i këtij protokolli nga Ministrja Hajdari, i hap rrugën Republikës së Kosovës për të tërhequr investitorë të rinj strategjik nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ministrja Hajdari theksoi se Kosova mbetet e hapur për investime të qëndrueshme nga ky vend, derisa ftoi Ministrin e Shtetit, Sh.T. Ahmed Ali Al Sayegh, për vizitë në Republikën e Kosovës, për të parë nga afër mundësitë e shumta që ofrohen për investimet e huaja.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img