-4.6 C
Pristina
spot_img

Kryeauditorja Spanca: Bie numri i serbëve që kanë marrë paga pa qenë në marrëdhënie pune, 51 raste dërgohen në Prokurori

Date:

Share:

Gjatë vitit të kaluar numri i personave që kanë marr paga pa qenë në marrëdhënie punë sipas Marrëveshjes së Brukselit ka ra në 129 dhe se janë dërguar 51 raste në Prokurori të Shtetit.

Kështu ka konfirmuar auditorja e përgjithshme Vlora Spanca gjatë një konference për medie, duke shtuar se vlera e pagesës për këta punonjës ishte rreth 800 euro në vit.

“Gjatë vitit 2022, përsëri ishin realizuar pagesa prej 792 mijë euro të komunitetit serbë të angazhuar sipas Marrëveshjes së Brukselit, të cilët nuk e kanë vijuar punën në kuadër të ministrive përkatëse. Nga 199 punonjës sa ishin në vitin e kaluar, këtë vit kanë mbetur 129 punonjës të shpërndarë në katër ministri, ajo e Mjedisit me 64 punonjës, e Tregtisë me 25, e Punëve të Brendshme me 20 dhe ajo e Komuniteteve me 20 punonjës, të cilët janë paguar gjatë tërë vitit. 52 punonjës ishin paguar për gjysmën e parë të vitit 2022”, tha Spanca, përcjell Telegrafi.

“Ministria e Arsimit kishte 32 punonjës të cilët në pjesën e dytë të vitit u kishte siguruar kushte dhe kishte vijueshmëri në punë si dhe Ministria e Kulturës për 20 punonjës, në gjysmën e dytë të vitit iu kishte ndërprerë pagesat”, ka shtuar ajo.

Kryeauditorja Spanca: Auditimi i katër komunave veriore do të bëhet në momentin më të mirë të mundshëm, ka përmirësim në cilësinë e raportimit financiar

Sipas Spancës, në Prokurorinë e Shtetit janë dërguar 51 raste të dyshimit dhe dy raporte për shkak të çështjeve të ndërlidhura.

“Janë dërguar 51 raste të dyshimit, të cilat i kemi dërguar te Prokurori i Shtetit për analizë dhe hetime të mëtejshme, po ashtu janë dërguar dy raporte për shkak të çështjeve të ndërlidhura”, tregoi ajo.

“Rastet e identifikuara janë kryesisht nga fusha e prokurimit publik, si procesi i prokurimit, lidhja e kontratave, shpenzimet në kategorinë e investimeve e ku janë identifikuar 36 raste. Tetë raste janë identifikuar në kategorinë e subvencioneve e transfereve dhe 7 raste në fushën e punësimit”, ka përfunduar Spanca.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img