-0.8 C
Pristina
spot_img

Kuvendi miratoi në parim Projektligjin për Falimentim

Date:

Share:

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në parim Projektligjin për Falimentim. 61 deputetë votuan pro miratimit të këtij projektligji.

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi, ka thënë “që janë plotësuar kushtet për diskutim, shqyrtim, dhe mratim në praim dhe pastaj përmes dy leximeve do të trajtohen edhe amandamentet eventuale të deputetëve”.

Ndërkaq, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i adresoi parimet e procedurës dhe çështjen e rregullave të shitjes së aseteve në procedurën e likuidimit.

“Së pari adreson parimet e procedurës, ashtu që është përfshirë dispozitë që parasheh që në rast të vdekjes së debitorit individual, procedura e falimentimit vazhdon të zhvillohet me prezumimin që trashëgimtarët trashëgojnë të drejtat por edhe detyrimet sipas ligjit në fuqi”, ka thënë Haxhiu në Kuvend.

“Gjithashtu është adresuar çështja e rregullave të shitjes së aseteve në procedurën e likuidimit”, ka shtuar mes tjerash ajo.

“Dokumentet e nevojshme që kërkohen për inicimin e rastit të falimentimit nga ana e debitorit është paraparë mundësia që në rastet kur pasuria e falimentimit nuk garanton mbulimin e shpenzimeve administrative për administrimin e rastit, debitori të depozitojë me kërkesën e gjykatës në një llogari në mirëbesim një shumë për mbulimin e shpenzimeve”, e gjithashtu edhe rregullat që përcaktojnë  tarifat e administratorëve, sepse nuk e kemi një të tillë, por edhe çështje të tjera të cilat janë në interes dhe kanë dalë pas analizës që kemi bërë me koncept dokumentin për falimentimit”.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img