Panay largohet nga Microsoft pas 20 vitesh ku mbikëqyri krijimin e linjës Surface të kompjuterëve dhe së fundi debutimin e sistemit operativ Windows 11.
Një prej ekzekutivëve më të vjetër të Microsoft, Panos Panay, ka vendosur të largohet nga kompania ndërsa Yusuf Mehdi pritet të marrë drejtimin e bizneseve të Surface dhe Windows.
Bloomberg raportoi se Panay po rekrutohet nga Amazon për të drejtuar produktet Alexa dhe Echo të kompanisë.
Panay largohet nga Microsoft pas 20 vitesh ku mbikëqyri krijimin e linjës Surface të kompjuterëve dhe së fundi debutimin e sistemit operativ Windows 11.
Përmes një deklarate, Satya Nadella falënderoi Panay për impaktin e tij në produktet, kulturën, kompaninë dhe industrinë në dy dekadat e fundit.
Që prej vitit të kaluar Microsoft ka investuar në inteligjencë artificiale gjeneruese duke e integruar në disa produkte, përfshirë cloud, motorin e kërkimit dhe softuerët e produktivitetit si Office.Me 21 Shtator kompania mban një eveniment të veçantë ku pritet të prezantojë risi për linjën Surface.