Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Në këtë botim vijnë analizat dhe parashikimet për të ardhmen e tregjeve, kapitalizmit dhe liberalizimit, si dhe kërcënimet që do të përballen idetë liberale për zhvillimin e ekonomisë së tregut. Libri është paraprirë nga një koment i Prof. Dr. Adrian Civicit
Ludwig von Mises (1881 – 1973) vlerësohet si një nga ekonomistët më të rëndësishëm dhe referencë e liberalizmit klasik dhe libertarianëve modernë. Profesor në Universitetin e Vjenës, Gjenevës dhe më vonë atë të New York – ut, Mises është dhe një nga përfaqësuesit më të spikatur të “Shkollës austriake të ekonomisë”, e cila mbron dhe mbështet tërësisht kapitalizmin në versionin e tij liberal.
Në themelet e shkollës austriake të ekonomisë qëndrojnë pozicione metodologjike dhe epistemologjike të veçanta të tilla si “koncepti subjektiv i vlerës”, “individualizmi metodologjik”, “prakseologjia” etj.
Dishepujt e tij më të shquar janë ekonomistë si Friedrich Hayek, Murray Rothbard, Israel Kizner, Fritz Machlup, Pascal Salin Gottfried Haberlet etj. Nga viti 1947 e deri në vitin 1965, Mises ishte një nga 40 anëtarët themelues më aktivë të “Mont Pèlerin Society”, grupim i ekonomistëve dhe mendimtarëve liberalë më të shquar të botës, organizatë e krijuar në Vevey të Zvicrës në vitin 1947, qëllimi themelor i së cilës është “krijimi i një strukture ndërkombëtare permanente që do t’u krijojë mundësi intelektualëve liberalë të organizohen dhe angazhohen për idetë e tyre kundër çdo lloj ndërhyrje shtetërore”.