4.5 C
Pristina
spot_img

Lojërat për biznes (Gamification for Business)-Sune Gudiksen, Jake Inlove

Share:

Lojërat për biznes

Përmbledhje Libri

Hyrje

Çfarë ka në këtë libër për mua?

Tejkaloni sfidat organizative me fuqinë e lojërave.

Ndodh shpesh që bizneset të hasin në pengesa gjatë rrugës së tyre drejt suksesit. Shpesh, kjo ndodh sepse komunikimi mes ekipeve është shkëputur, motivimi i punëtorit është hargjuar, apo liderët janë më pak në gjendje të prodhojnë ide imagjinative. Por, çka nëse do të kishte një mënyrë argëtuese për t’i kthyer kthesat e kompanisë përsëri?

Këtu vijnë në shprehje lojërat-aplikimi i parimeve të lojërave në një kontekst jashtë loje. Përveq thjesht të qenit argëtuese, lojërat janë jashtëzakonisht interaktive, përfshirëse dhe zhytëse. Ato mund t’i ndihmojnë bizneset t’i zgjedhin sfidat kyçe organizative nga mungesa e qëllimeve të qarta të biznesit, deri tek takimet joproduktive dhe të krijojnë një përvojë mësimi të fuqishme për menagjerët dhe punëtorët.

Këto pulsime do të heqin kapakun e problemeve tipike që hasin bizneset dhe do të japin shembuj konkretë të lojërave që mund të përdoren për të ndihmuar në zgjidhjen e tyre.Do të mësoni se si lojërat mund t’i ndihmojnë organizatat të jenë të sinqerta dhe konstruktive në dialogjet mes punëtorëve, si t’i shpalosin idetë kreative, dhe të zbulojnë rrugë të reja për inovacion.

Përgjatë rrugës poashtu do të mësoni:

  • Dobitë holistike të përfshirjes së lojërave në biznesin tuaj;
  • Pse lojërat e ngrisin fushën e lojës dhe inkurajojnë më shumë bashkëpunim; dhe
  • Si munden lojërat t’i ndihmojnë menagjerët ta përmirësojnë lidershipin e tyre.

Ideja kyçe 1

Lojërat e lehtësojnë të mësuarit dhe e nivelizojnë fushën e lojes.

Mendoni për kohën kur keni qenë fëmijë dhe lojërat që i keni luajtur. Ndoshta keni pasur një lodër të parapëlqyer që ju ka shoqëruar në ekspeditat tuaja imagjinare përmes erërave që fryejnë dhe shkretëtirave të thata, apo një kështjellë të ndërtuar krejtësisht nga Lego.Apo ndoshta duke humbur mes drunjëve në një lojë fshehurazi ka qenë gjëja juaj më e preferuar.

Cilatdo kanë qenë ato lojëra të quditshme dhe të mrekullueshme, ato ju kanë ndihmuar të mësoni dhe të zhvilloheni përmes përvojave dhe veprimeve taktile.

Ky i mësuar duke bërë ndonjëherë referohet edhe si konstruksionizëm, një term i formuar nga MIT profesor Seymour Papert, dhe ndërmarrësi Idit Harel.Sipas hulumtimeve të tyre, kombinimi i shumë shqisave për shembull, të parit dhe të prekurit na ndihmon t’i përpunojmë dhe absorbojmë informacionet më mirë.

Kjo gjë ndodh në lojëra. Shpesh, na japin objekte fizike sikurse letrat e ngjyrshme apo pjesët e lojërave që duhet t’i manovrojmë dhe organizojmë dhe skenarë që na detyrojnë të mendojmë jashtë kutisë. Shkurt thënë, ne mësojmë më mirë duke vepruar.

Ja pse lojërat janë të dobishme për bizneset: ato i ndihmojnë punëtorët të ndërtojnë aftësi të reja dhe të krijojnë një ambient në të cilin ata mund të eksplorojnë dhe formulojnë ide të reja.

Lojërat munden poashtu ta lëkundin hierarkine e zakonshme të një organizate dhe të krijojnë një hapësirë ku njerëzit mund të takohen në një nivel fushe loje. Imagjinoni të jeni pjesë e një ekipi futbolli. Kur jeni jashtë në fushë, nuk ka rëndësi kush jeni, prej nga vini, apo çfarë punoni gjithë çfarë ka rëndësi është aftësia dhe gadishmëria juaj për të luajtur.

Kjo është ajo që ekspertët e lojërave Katie Salen dhe Eric Zimmerman i referohen si rrethi magjik. Kur luajmë lojëra, ne bëhemi pjesë e një realiteti të ri ku aplikohen rregulla të ndryshme sociale. Lojërat na tërheqin jashtë rrugëve tona të zakonshme të funksionimit, duke na mundësuar të lëvizim brenda dhe jashtë roleve të ndryshme dhe të imagjinojmë mënyra të reja të funksionimit dhe punës.

Siq e sqarojnë autorët, bizneset shpresh e shfryjnë kënaqësinë e takimeve dhe sesioneve të trajnimit, duke krijuar një ambient të mërzitshëm të cilit i mungon kreativiteti. Pse? Për shkak se ata besojnë se loja nuk është mënyrë produktive për t’i ndihmuar punëtorët të mësojnë dhe përvetësojnë aftësi të reja.

Por siç do të tregojnë pulsimet e mëposhtme, përdorimi i lojërave mund t’i ndihmojë bizneset të zgjidhin një sërë problemesh organizative dhe të japin shpërblime të shumta.

Ideja kyçe 2

Krijoni një identitet për kompanie tuaj bazuar në vlerat bazë me lojën e përputhjes.

Imagjinojeni këtë: sikur ju jeni themeluesi i një kompanie teknologjike që është zgjeruar në disa vende Evropiane. Deri këtu, gjërat kanë qenë duke shkuar mirë. Produkti juaj ka qenë i lehtë për t’u shitur dhe rritja juaj ka qenë e shpejtë. Pra, çfarë ka mundur të shkojë keq nga këtu?

Epo, disa gjëra. Për fillestarët, të punosh me klientë ndërkombëtar domethënë se ekipet tuaja, të cilat janë të shpërndara përmes vendeve të ndryshme, do të duhet të punojnë në mënyrë më bashkëpunuese dhe të përputhur. Së dyti, derisa konkurentë të shumtë hyjnë në treg, nevoja juaj që shpesh ta përmirësoni produktin tuaj, ta rrisni kënaqësinë konsumatorë dhe t’i arrini shitjet do të bëhet edhe më e madhe.

Për më tepër, mes gjithë kësaj rritjeje, punëtorët tuaj do të mund të fillonin të shkëputeshin nga vizioni juaj original për biznesin, gjë që do të ndikojë në motivimin e tyre.

Me tërë këtë në mendje, është me rëndësi që rregullisht t’i kontrolloni punëtorët tuaj. A janë të lumtur dhe të motivuar? Më e rëndësishmja, a e kuptojnë dhe a përputhen me qëllimin e përgjithshëm të kompanisë tuaj? Nëse përgjigja është jo, atëherë mund të jetë koha të rivlerësoni.

Një mënyrë përmes të cilës bizneset do të mund të siguroheshin që punëtorët të qëndrojnë të motivuar është duke krijuar një identitet kompanie që bazohet në vlera të definuara qartë. Pra si mund t’ia bëjnë kompanitë me këtë?

Një mënyrë është të luani Align, një lojë vlerash në internet. Loja synon të ndihmojë organizatat të eksplorojnë dhe zbatojnë vlerat thelbësore që punonjësit mund t’i marrin, duke i drejtuar pjesëmarrësit të njohin lidhjen midis sfidave të përditshme, vlerave thelbësore dhe suksesit. Ai gjithashtu inkurajon punonjësit të marrin vendime bazuar në vlerat thelbësore.

Ja se si funksionon kjo: katër deri në tetë lojëtarë, të ulur rreth një dërrase loje, ju jipet një tablet. Çdo pjesëmarrës në lojë merr një letër sfide, ngjarjeje apo mundësi.Çdo lloj letre përshkruan një situate dhe lojëtarët i lexojnë këta emra me zë para grupit,para se të vendosin me anëtarët tjerë të ekipit se si duhet t’i përgjigjen atyre.

Çdo lojëtar merr pikë bazuar në atë se sa mirë përshtatet përgjigja e tyre me vlerat bazë të lojës sikurse guximi, pasioni dhe fokusi në konsumator, si dhe tre fushat organizative të kënaqësisë së punëtorit, kënaqësisë së konsumatorit dhe shitjet totale.

Përfundimisht, qëllimi i lojës është të prodhojë në mënyrë bashkëpunuese pikët më të larta të mundshme për organizatën si tërësi. Rezultati?Pjesëmarrësit përjetojnë përvojën e vlerave të kompanisë në punën e tyre të përditshme.

Ideja kyçe 3

LinkXs mund t’i ndihmojë bizneset ta përmirësojnë performancën e ekipit dhe të gjenerojnë sjellje bashkëpunuese.

Qoftë nëse jeni duke punuar për një start up të vogël apo një korporatë të madhe, të pasurit e një ekipi solid që punon në mënyrë të lidhur është kyçe. Dhe meqë shumë lojëra janë dizajnuar për t’i inkurajuar njerëzit të punojnë së bashku për ta zgjidhur një problem apo për ta mposhtur një kundërshtar, kjo është një mënyrë e mrekullueshme për ta përmirësuar punën ekipore.

Një lojë e dalluar që i ndihmon individët të jenë më rehat me bashkëpunimin është LinkXs.Ajo luhet nga tetë deri në dymbëdhjetë njerëz, të cilët ndahen në grupe.Çdo grupi i jepet një detyrë e caktuar për tu bërë, por informacioni se si të përfundohen të gjitha detyrat ndahet mes ekipeve të ndryshme.Meqenëse çdo grup ka qasje në informacione të pjesshme, ata duhet të negociojnë me njëri tjetrin për ta marrë atë që po mungon.

Bërja e kësaj do t’i ndihmojë pjesëmarrësit të zbulojnë mënyra të reja të punës në mënyrë bashkëpunuese. Porositë nga loja mund të përfshijnë mënyrat për ta optimizuar produktivitetin, ndihmën ndaj të tjerëve për të arritur sukses, menagjimin e konfliktit, dhe balansimin e qëllimeve personale me ato të ekipit të gjerë.

Të gjitha këto kanë të bëjnë me një aspekt kyç të punës ekipore: komunikimi efektiv. Fatmirësisht, ka lojëra që janë të dizajnuara të ndihmojnë zhvillimin e aftësive të komunikimit.

Disa nga këto mund të luhen shpejtë në një ditë me shoqëri apo si pjesë e një programi trajnues për ta inkurajuar dialogun e hapur dhe t’i bëni njerëzit të përzihen bashkë.Një lojë e tillë është Sudden Survey, i dizajnuar nga eksperti Indian i mësimit Sivasilam Thiagarajan.

Qëllimi i kësaj loje është t’i bëjë ekipe prej 3 deri në 5 njerëz të eksplorojnë një temë lidhur me përmbajtjen e takimit apo sesionin e trajnimit sa më shpejtë të jetë e mundur. Lojëtarëve ju jipen katër minuta për ta ndërtuar një strategji për mbledhjen e të dhënave rreth temës që është dhënë nga pjesëmarrësit tjerë;pastaj ata kanë pesë minuta për ta egzekutuar atë.

Është si takimi i shpejtë, por në një kontekst biznesi: lojtarët duhet të kalojnë nga një person te tjetri, duke bërë pyetje dhe duke dëgjuar për informacione kyçe.

Më pas, pjesëmarrësve u jepen edhe pesë minuta të tjera për të analizuar të dhënat dhe për të shkruar tre gjetjet kryesore në një poster.

Sudden Survey është një mënyrë e mirë për të hapur një sesion grupi dhe për të vendosur një ritëm energjik për aktivitetet në vazhdim.Kjo i lejon pjesëmarrësit për t’i mprehur aftësitë sikurse rrjetizimi, mbledhja e njohurive rreth kolegëve dhe bërja e pyetjeve në mënyrë sensizitve dhe konstruktive.

Ideja kyçe 4

Përdorni elementet e lojës për t’i optimizuar takimet e biznesit tuaj.

Kushdo që ka punuar për një biznes me siguri i është dashur ta durojë pjesën e takimeve jofrymëzuese-atë lloj ku një prezantues flet shumë dhe njerëzit po thonë po me kokë se pajtohen, por ata në të vërtetë nuk janë duke dëgjuar.

Problemi në këtë skenar është se asgjë e rëndësishme nuk po hyn në kokë.Një grup qëllimesh organizative dhe strategjisë hudhen në ajër, por ato me siguri do të harrohen sapo çdokush të largohet nga dhoma.Shumica e pjesëmarrësve nuk janë duke marrë pjesë direkt në bisedë. Pikëpamjet e njerëzve me siguri do të lihen anash dhe shumica e pjesëmarrësve të fjetur do t’i humbasin informacionet kyçe.

Autori Dan Roam i quan këto takime joproduktive takime blah blah blah.Ai sygjeroi që derisa janë fjalë të fuqishme, ato nuk mjaftojnë për t’i identifikuar dhe zgjidhur problemet që po has një organizatë.Ajo që bizneset kanë nevojë janë mjetet konkrete që ju ndihmojnë atyre të veprojnë.

Një mjet i tillë është Loja e projektimit të takimit.Ajo synon t’i ndihmojë bizneset të planifikojnë takimet e ardhshme me strukturë vizuele të menduar mirë.

Loja mund të luhet vetëm apo në ekipe, dhe rregullat janë të thjeshta. Nëse e luani atë si ekip, përhapni kartat e elementeve të dizajnit në një tryezë.Letrat përmbajnë 12 elemente:objektivat, përmbajtjen, rrjedhën e takimit, vlerësimin, aktivitetet shoqërore, përfshirjen e pjesëmarrësve,ngritjen fizike,vendngjarjen, zgjidhjet teknike, ushqimet dhe pijet,dhe frymëzimin lokal.

Pastaj vendosni bashkë cilat elemente dizajni janë më të qëndrueshmet për t’i diskutuar në takim. Renditni ato sipas prioritetit, nga më e rëndësishmja në të majtë, dhe më pak e rëndësishmja në të djathtë.

Tani, lëvizni letrat për të cilat keni ide personalisht.Nëse keni një ide si t’i eksploroni objektivat në takimin tuaj të radhës, për shembull, atëherë merreni këtë letër me afër jush; nëse jo, largojeni. Përsëriteni këtë proces me letrat e tjera.

Tani shikojeni prapë elementet e dizajnimit që keni kthyer kah vetja dhe që dëshironi t’i eksploroni më tej. Për ato elemente bëni një plan veprimi vizuel se çfarë do të donit të diskutoni gjatë takimit për temën.

Rezultati? Një takim me prioritete të qarta ku të gjithë janë të angazhuar dhe të përfshirë.

Ideja kyçe 5

Loja Business Branching mund t’ju ndihmojë të balanconi projektet e vazhdueshme dhe mundësitë e reja.

Për shumë biznese, mbajtja e projekteve egzistuese në vazhdim përderisa kërkoni mundësi të reja inovative mund të duket e pamundur.

Por sipas lideres së mendimit biznesor Rita McGrath, është jashtëzakonisht e vështirë për kompanitë të sigurojnë përparësi konkurente afatgjata, për shkak se ato poashtu kanë nevojë që rregullisht t’i masin fitimet e shpejta për të konkuruar.

McGrath i përshkruan përparësitë e bizneseve afatgjata dhe fitimet e shpejta si degë të ndryshme; bizneset kanë nevojë të gjejnë mënyra për t’i rimbledhur burimet nga degët e bizneseve të vjetra-që domethënë se, projektet e vazhdueshme afatgjata-deri tek projektet e reja, derisa i shfrytëzojnë mundësitë e të vjetrave. Disa nga këto degë biznesesh të vjetra mund të kenë nevojë të rishikohen apo mbyllen krejtësisht.

Mendoni rreth kësaj si për një shtëpi lëvizëse. Shtëpia juaj e vjetër me siguri do të mbesë e hapur për një kohe, derisa t’i kaloni gjërat kryesore në vendin e ri. Në proces të përzgjedhjes së gjërave tuaja, mund të gjeni gjëra që i keni harruar e të cilat akoma janë në gjendje të mirë dhe mund të ripërdoren, apo gjëra që thjeshtë mund t’i hudhni.

Nuk ka dyshim rreth kësaj:gjetja e balanseve në mes së mbledhjes së kohës dhe burimeve në biznese të vjetra dhe nismave të reja në të njëjtën kohë është e vështirë, por është çelësi për një fitim afatgjatë të një kompanie. Pra si mund ta praktikojnë këtë gjë bizneset?

Hyni në lojën e Degës së Biznesit.Kjo lojë bazohet në teorinë e ciklit të vlerës të McGrathit, e njohur si rrjedha e sipërme në lojë, e cila merret me atë se si munden bizneset t’i shpërndajnë burimet e duhura në pesë fazat e zhvillimit të një dege biznesi: lansimi, plani i rritjes, shfrytezimi, rikonfigurimi dhe shkeputja.

Po cili është qëllimi i lojës? Lansimi i degëve të reja para se të vdesin të vjetrat. Përndryshe, bizneset do të ballafaqohen me bankrotim.

Përgjatë lojës, pjesëmarrësit duke të krijojnë iniciativë konkrete për të lëvizur ‘’në anën e sipërme’’ nga faza e ciklit të vlerës tek tjetri-per shembull, krijimi i planit të shitjeve të reja që do të ndihmojë marrjen e një dege biznesi nga lansimi në fazën e rritjes-apo anasjelltas, që nënkupton kërcimin nga dega e biznesit të vjetër në një të re. Përgjatë rrugës, ata paoshtu duhet të vendosin se çfarë burimesh nevojiten në secilën fazë të ciklit të vlerës.

Kjo lojë i ndihmon bizneset të arrijnë ekuilibrin midis fokusimit në degët ekzistuese dhe kushtimit të vëmendjes së tyre ndaj degëve të reja. Gjithashtu i ndihmon lojtarët të kuptojnë se nisja e shumë nismave të reja pa burimet dhe aftësitë e nevojshme për ta mbështetur atë është gjithashtu një ide e keqe.

Ideja kyçe 6

Zhdukuni dhe gjeneroni ide të reja me Innovate ose Dinosaur.

Inovativ apo Dinosaur? Emri mund të tingëllojë quditshëm, por kjo lojë bashkëpunuese i ndihmon organizatat e lodhura që ju ka humbur së fundmi frymëzimi ta çlirojnë potencialin e tyre inovativ.

Po si?Epo kjo bëhet e qartë kur i konsideroni arsyet pse bizneset ngecin në rrugë.

Si e thekson neuroshkenctari Donald Hebb, është shumë e lehtë të fiksohet në të menduarit tonë.Kur mësohemi të mendojmë rreth gjërave në një mënyrë, rrugët tona nervore lidhen në mënyrë të përputhur; mendjet tona në mënyrë automatike i injorojnë informacionet që nuk përputhen me rrugët tona egzistuese të të menduarit.

Por lajmi i mirë është se ne mund ti bëjmë rrugët tona nervore shpejtë-dhe Inovativi apo Dinosauri është një mënyrë e mrekullueshme për ta bërë këtë. Loja luhet në dy pjesë. Pjesa e parë luhet në tableën e Eksplorimit, ku lojëtarët sfidohen t’i projektojnë fushat kyqe të problemit në organizatën e tyre. Ata pastaj pranojnë disa letra të ndryshme-të përcaktuara nga hedhja e zarit-dhe këto i nxisin ato të propozojnë menjehërë ide kreative për trajtimin e problemeve.

Në pjesën e dytë, tabela Eksplorimit shkëmbehet me tabelën e Zhvillimit, dhe pjesëmarrësit luten që t’i rafinojnë idetë e tyre, t’i vënë ato në veprim, dhe të mbajnë shënime se sa përpjekja ju janë dashur për to.

Loja e merr emrin nga Profesori Eric J.Romero, i cili i nxiti kompanitë t’i groposin mentalitetet e tyre të lodhura prej ‘’dinosauri’’ në llogari të të menduarit jokonvencional-një detyrim për mbijetimin në peisazhin konkurent të sotëm të biznesit.

Merrni një kompani ndërkombëtare të menaxhimit të pronave me të cilën kanë punuar autorët. Në mënyrë që të qëndronte përpara konkurrencës së tyre, ajo duhej t’i bënte klasat e aseteve më të mira, më të shpejta dhe më të lira.

Pas dhjetra sesionesh ideore të kompanive, procesi e kishte humbur shkëlqimin e saj dhe kompania nuk ishte me zgjidhje konkrete.

Metodat Inovate dhe Dinosaur i ndihmuan ato të çlirohen dhe të gjenerojnë idetë që i ndihmuan ekipeve të kompanisë ta optimizojnë performancën e tyre dhe ta përmirësojnë cilësinë e shërbimeve të tyre.Një drejtor i operacioneve, fillimisht skeptik për potencialin e lojës që ta ndihmojë kompaninë ta qelë rrugën e saj të inovacionit, tha se ishte shokuar me shpejtësinë me të cilën ekipi i tij filloi t’i gjenerojë idetë e tij kreative.

Inovativ apo Dinosaur ju tregon lojëtarëve se çfarë duhet realisht për ta bërë një ide biznesi realitet. Ajo poashtu e ndërton kapacitetin e punëtorëve për të bërë inovacion në jetën e tyre të punës, duke i parandaluar ata nga rënia në të menduarit dinosaur.

Ideja kyçe 7

Përmirësojini aftësitë tuaja të menagjmentit me mjetet e zhvillimit të lidershipit të bazuar në lojë.

Ndonjëherë, të qenit menagjer nuk është si në piknik. Shtuar të gjitha aspekteve shpërblyese të udhëheqjes se një ekipi, ju poashtu ju duhet të mbani mbi supe shumë probleme, të keni biseda të vështira, dhe të merrni vendime të panjohura për të mirën e organizatës.

Pavarësisht nëse besoni se jeni menagjer i mirë apo jo, është me rëndësi ta kontrolloni veten kohë pas kohe përsëri, dhe t’i konsideroni mënyrat se si mund ta përmirësoni lidershipin tuaj. Fatmirësisht, egzistojnë disa lojëra që mund t’iu ndihmojnë ta bëni këtë.

Një prej këtyre është Wallbreaker, i cili ndihmon në mësimin e një prej aspekteve më efektive të lidershipit: aftësinë për të zbatuar ndryshim afatgjatë, pozitiv në një organizatë duke i motivuar punëtorët të vijnë në bord me ndryshimin sesa t’i rezistojnë atij.

Wallbreakers fillon me një skenar të sajuar në të cilin një kompani e madhe shërbimesh IT blen një më të vogël.Në grupe të gjashtë personave, ekipet duhet t’i ndihmojnë punëtorët e tyre ta navigojnë procesin e ndryshimit në tri faza: start-up, zbatim dhe lidhje. Në ndërkohë, ekipi duhet të konsiderojë një mori faktorësh, duke përfshirë intenzitetin e ndryshimit, burimet e gatshme, dhe tipet e personalitetit dhe nevojat individuale të punëtorëve.

Çdo ekip përfaqësohet në tabelën e lojës nga një autobus i vogël model. Çdo autobus përmban piona që përfaqësojnë personalitete të ndryshme të punonjësve. Në çdo raund, pjesëmarrësit zgjedhin ritmin e ndryshimit duke marrë një nga katër letrat “ingranazhi”. Më pas, çdo ekip ftohet të marrë në konsideratë se si do të balancojë ritmin e ndryshimit duke u fokusuar gjithashtu në detyrat e përditshme të departamentit të tyre.

Kapja? Çdo punëtor ka gjasa të përgjigjet ndryshe ndaj ndryshimeve të propozuara. Nëse një punëtor reagon në mënyre negative, ekipi mund të zgjedhe ta largojë atë nga busi, duke e lënë atë pas.

Kjo mund të tingëllojë e pamëshirshme, por lënja e autobusit në lojë është një analogji se si të qenit rezistues ndaj ndryshimeve mund ta vështirësojë progresin e organizatës dhe ta parandalojë zhvillimin tuaj individual.

Qëllimi përfundimtar i lojës është se lojëtarët ia dalin ta shohin se aftësitë e lidershipit mund të përdoren për tu marrë me personalitete të ndryshme dhe t’i menagjojnë problemet e njerëzve në mënyrë të ndjeshme. Ata gjithashtu mund të dëshmojnë strategji që mund të përdoren në jetën reale për të marrë punonjësit në bord me ndryshimin.

Përmbledhja Finale

Mesazhi kyç në këto pulsime:

Ndërsa lojërat shpesh janë parë nga bizneset si të parëndësishme dhe që marrin kohe, loja mund të jetë pjesë qendrore e të mësuarit dhe inovacionit. Kur aplikohen në situata të caktuara, lojërat kanë efekte të jashtëzakonshme që t’i ndihmojnë punëtorët të praktikojnë role alternative, të hapin rrugë të reja të të menduarit dhe të sjellin ndryshim pozitiv.Larg nga të qenit mjete për argëtim, lojërat mund t’i ndihmojnë organizatat ta çlirojnë potencialin e tyre inovativ.

Këshillë vepruese:

Rekrutoni një lehtësues për të mbajtur rendin gjatë lojës.

Gara e shëndetshme në një skenar loje është e mrekullueshme, por ju kur shpie në konflikt. Ja përse është ide e mirë të keni një lehtësues në dorë për t’i zbutur debatet e nxehta dhe për t’i mbajtur tabet hapur për atë se si po ndihet çdo lojëtar.Kjo poashtu do të sigurojë që pjesëmarrësit të mbesin të fokusuar në lojë dhe në dobitë e saj, sesa në humbje të kohës në argumente.

Keni komente?

Ne sigurisht që do të donim të dëgjonim se çfarë mendoni për përmbajtjen tonë! Thjesht dërgoni një email në [email protected] me titullin e këtij libri si temë dhe ndani mendimet tuaja!

Çfarë duhet të lexoni më pas: ”Revolucioni i Lojërave”, nga Gabe Zichermann dhe Joselin Linder

Në këto pulsime, ju keni mësuar se si bizneset mund të përdorin lojëra për të zgjidhur problemet e brendshme, për të rritur motivimin e punonjësve dhe për të përmirësuar aftësitë drejtuese të menaxherëve. Por, ç’të themi për gjërat e tjera të rëndësishme – si klientët tuaj apo punësimet e mundshme?

Pulsimet e ”Revolucioni i lojërave” (2013) eksplorojnë se si mund të angazhoni konsumatorët në epokën e mediave sociale, të tërheqni dhe rekrutoni talentin më të mirë dhe të përfitoni më të mirën nga punonjësit tuaj – të gjitha duke përdorur risitë më të fundit në dizajnin e lojërave. Ato përfshijnë gjithashtu këshilla nga një figurë udhëheqëse në industrinë e gamifikimit se si të gjenerohet besnikëri ndaj klientit me një buxhet, të rritet rritja e shitjeve dhe të dallohen në tregjet e ngopura.

Pra, nëse ideja e inovacionit përmes lojës ju ka bërë të interesuar, shikoni pulsimet e “Revolucioni i lojës”.

━ të ngjashme si kjo