2 C
Pristina
spot_img

Londër-New York për 90 minuta, NASA zhvillon më tej projektin e fluturimit me supersonic

Date:

Share:

Agjensia Ndërkombëtare e hapësirës ajrore NASA dhe kompania Lockheed Martin kanë ndërtuar një aeroplan supersonik, i cili do të udhëtojë në kohë rekord për mijëra kilometra.

Avioni X-59 me teknologji Quiet SuperSonic është në punë që nga viti 2019.

Ai është projektuar për të thyer barrierën e zërit, pa shkaktuar bumin e zërit, pra zhurmën shurdhuese që shoqëron këtë lloj fluturimi. Në fakt, sipas pretendimeve të prodhuesve, tingulli që lëshon kur ngrihet, të kujton në intensitet zhurmën e mbylljes së derës së makinës. Kjo sigurisht mbetet për t’u konfirmuar sapo avioni të bëjë fluturimin e tij të parë, pasi atëherë do të fillojë një studim i madh mbi zhurmën që mund të shkaktojë gjatë kalimit mbi zona të banuara. Modeli u prezantua për herë të parë për publikun vitin e kaluar në verë.

Aeroplani nuk do të ketë dritare ku do të ulen pilotët, të cilët do të monitorojnë se çfarë po ndodh jashtë aeroplanit përmes një sistemi të posaçëm kontrolli të jashtëm, i cili do t’u paraqesë atyre një realitet të shtuar, të kombinuar me të dhëna dhe informacione të tjera që do të jenë të nevojshme për pilotim.

Avioni ka gjatësi 30 metra dhe gjerësi rreth 9 metra. Shpejtësia e tij do të arrijë gati 1500 kilometra në orë, ndërsa do të fluturojë në lartësinë 16 mijë metra, vetëm me një motor. Aktualisht nuk dihet sa pasagjerë do të mund të transportojë. Pasi modeli të kontrollohet tërësisht nga autoriteti kompetent i aviacionit amerikan, atëherë mund të fillojnë fluturimet e tij komerciale testuese.

Prezantimi zyrtar i avionit do të bëhet neser (12 Janar) në YouTube përmes kanalit të NASA-s. Nëse vërtet një avion i tillë arrin të fluturojë me shpejtësi të tilla, do të mund të ndryshojë jetën e shumë njerëzve, por nuk do të jetë i arritshmëm ekonomikisht për publikun e gjerë edhe për shumë vite.

CBSNews

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

Arritja e ndryshimit kulturor në organizatën tuaj | Rëndësia e ndryshimit kulturor në procesin e menaxhimit të ndryshimeve

Kur përpjekjet për ndryshim dështojnë, liderët shpesh pyesin veten, pse? Një vizion i ri, politika të reja dhe madje njerëz të rinj mund të ndihmojnë...

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img