Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Mëngjesi mrekulli
Përmbledhje Libri
Hyrje
Çfarë ka në këtë libër për mua? Kuptojeni se si ndryshimi i mëngjesit mund ta ndryshojë jetën tuaj.
Nëse dëshironi një jetë përmbushëse dhe të lumtur, vend inga duhet të filloni është rutina e mëngjesit tuaj. Shumë njerëz të suksesshëm, multimilionerë, top menagjerë dhe yje TV-je janë zogjë të hershëm dhe me siguri do të kryejnë shumë punë para se ju madje ta keni zier kafenë tuaj të parë.Por nuk ka të bëjë gjithçka vetëm me zgjimin e hershëm. Në ”Mëngjesi Mrekulli”, Hal Elrod sqaron rëndësine e krijimit të ritualit mëngjesor, i përbërë nga gjashtë aktivitete që mund ti shfrytëzoni për të filluar të krijoni jetën që gjithnjë keni dashur.
Në këto pulsime do ta kuptoni saktësisht cilat teknika mund ti përdorni për ta ndryshuar mënyrën tuaj të të menduarit dhe shprehitë tuaja ditore në mënyrë që ti arrini ëndrrat dhe qëllimet tuaja.
Poashtu do të zbuloni:
- Çfarë bëjnë atletët professionalë për ti arritur qëllimet e tyre;
- Pse goditja e butonit të shtyrjes ju kushton më shumë sesa mendoni; dhe
- Si të ndiqni një zakon të shëndetshëm.
Ideja kyçe 1
Shumë prej nesh jetojnë një jetë mediokre, ndonëse të gjithë e kemi potencialin për tu bërë të suksesshëm.
Amerikani mesatar zhytet në 10,000 dollarë borxh, është mbipeshë, nuk e pëlqen punën e tij, ka më pak se një person për të thirrur një mik të ngushtë dhe është në depresion të lehtë.
Me sa duket, shumica e amerikanëve po përjetojnë një jetë që është shumë larg potencialit të saj.
Administrata e Sigurisë Sociale thotë se nëse zgjedhni njëqind njerëz në fillim të jetës së tyre në punë dhe i vëzhgoni ata për dyzetë vite, vetëm një prej tyre do të jetë pasuruar, katër prej tyre do të jenë financiarisht stabilë, pesë do të kenë nevojë të vazhdojnë të punojnë, 36 do të kenë vdekur, dhe 54 prej tyre do të mbështeten mbi familjen apo miqtë për mbështetje financiare. Këto statistika pikturojnë vërtetë një fotografi të zymtë.
Duke supozuar se asnjë nga këta njerëz nuk kishte planifikuar të “ja dilte” gjatë gjithë jetës së tyre, kjo do të thotë se 95 përqind e tyre tronditëse nuk po jetojnë jetën që dëshironin për veten e tyre.
Të qenit i suksesshëm financiarisht është i lidhur me ndjenjën e lirisë, pasi nuk duhet të shqetësoheni për pagesën e faturave ose të ngecni në borxhe.
Për më tepër, studimet tregojnë se përshkrime drogash janë duke u marrë më shumë se asnjëherë me parë; një nga dy martesa në Amerikë po prishen; Amerikanët kanë borgji ndividual më shumë se kurrë; obeziteti është bërë epidemi; dhe sëmundjet e zemrës dhe kancerit janë në rritje. Sidoqoftë, përkundër gjithë kësaj, ne jemi të aftë të jetojmë një jetë të suksesshme dhe të lumtur; është e mundur ti ndryshojmë gjërat për të mirë.
Autori, Hal Elrod, është një shembull mahnitës i kësaj. Elrod në fakt vdiq për gjashtë minuta pas një aksidenti me makinë. Pasi kaloi disa ditë në koma, ai u zgjua para mjekëve duke i thënë se kishte dëmtim të përhershëm të trurit dhe mund të mos ishte në gjendje të ecte më.
Megjithatë ai ishte në gjendje të shërohej.
Ai pranoi rrethanat e tij, në vend që të humbiste kohë duke dëshiruar që ato të ishin të ndryshme, dhe ishte në gjendje të krijonte jetën e ëndrrave të tij dhe të përmbushte potencialin e tij.
Ideja kyçe 2
Sindroma e pasqyrës së pasme dhe rastet izoluese i pengojnë njerëzit të arrijnë potencialin e tyre të plotë
A keni menduar ndonjëherë se mënyra se si mendoni për jetën tuaj mund të jetë mu ajo gjë që po ju ndalon ta arrini potencialin tuaj të plotë?
Shumica prej nesh priren të marrin vendime bazuar në të kaluarën tonë, dhe duke bërë kështu, vuajnë nga diçka e quajtur si Sindroma e Pasqyrës së Pasme (SPP).
Nëse vuani nga SPP, ju besoni se ai që keni qenë, jeni edhe tani, dhe zgjidhjet dhe vendimet tuaja kufizohen nga përvojat tuaja të kaluara. Prandaj kur gjindeni pranë mundësive të reja, ju shpesh i hidhni ato poshtë bazuar në atë se nuk i keni përjetuar ato asnjëherë.
Për shembull, dikush që nuk mund ti përkushtohet partnerit të tij për shkak të lidhjeve të dështuara në të kaluarën me siguri vuan nga SPP.
Përveç RMS-së, një arsye tjetër që ne nuk e arrijmë potencialin tonë qëndron në zakonin tonë të izolimit të incidenteve.
Kjo do të thotë që ne i trajtojmë ngjarjet në jetën tonë sikur të jenë të shkëputura nga çdo gjë tjetër – gjë që është në kundërshtim me realitetin.
Për shembull, ndoshta ju mendoni se është krejtësisht në rregull të mos ushtroni sot, meqë gjithnjë mund ta bëni atë nesër. Por në vend se ky vendim të ndikojë në këtë moment në kohë, ju aktualisht po ndikoni në personin që po bëheni.
Autori dhe biznesmeni T. Harv Eker thekson domethënien e këtij zakoni në librin e tij Secrets of the Millionaire Mind, kur ai thotë: “Si të bësh diçka është se si bën gjithçka”.
Pra, nëse i shikoni incidentet në izolim, përfundoni duke qenë më i butë ndaj vetes dhe ngjarjet që i mendoni si thjesht përjashtime do të bëhen normë. Si rezultat, aftësia juaj për të arritur ëndrrat tuaja ngec dhe ju keni sukses vetëm në nivelin që ju lejojnë justifikimet tuaja.
Nëse doni të krijoni jetën sipas kushteve tuaja, duhet të ndryshoni mënyrën se si mendoni për të. Qëndrimi në të kaluarën dhe nxjerrja e justifikimeve vetëm sa do të pengojë suksesin tuaj.
Ideja kyçe 5
Për ta filluar ditën mirë, pushoni se goditur butonin e gjumit dhe ndryshoni mënyrën si mendoni rreth gjumit.
Pra ndoshta jeni bindur tanimë se keni nevojë ta ndryshoni jetën tuaj. Por nga t’ia filloni? Epo, së pari një pyetje të thjeshtë-a e keni prekur sot butonin snooze?
Shumë prej nesh do të jenë fajtor për këtë. Por ku është problem? Epo, goditja e butonit snooze na mban larg nga zgjimi me një ndjenjë qëllimi. Saherë që e prekni atë buton, ju në mënyrë të nënvetëdijshme po i thoni vetes se nuk doni ta filloni jetën tuaj, përvojat dhe ditën e tërë.
Mendoni rreth atyre që vuajnë nga depresioni. Për këta njerëz, mëngjeset janë shpesh koha më e vështirë e ditës. Kur i rezistoni zgjimit, ju i zvogëloni mundësitë e shijimit të një dite të kënaqshme.
Në të kundërtën, nëse zgjoheni çdo mëngjes me një qëllim në mendje, do të jeni në rrugën tuaj për të krijuar një jetë të lumtur.
Hidhini një sy Oprah Winfrey, Bill Gates, Albert Einstein dhe madje edhe Aristotelin. Të gjithë këta njerëz të famshëm kanë një gjë të përbashkët: zgjohen herët!
Nëse e shihni se jeni gjithmonë të ngadaltë në mëngjes, provoni të ndryshoni mënyrën se si mendoni për gjumin.
Mendoni për këtë-a jeni zgjuar ndonjëherë plotësisht i dërrmuar në një ditë të veqantë. Me siguri jo.
Nëse është ditëlindja juaj, dita e dasmës ose mëngjesi i Krishtlindjes, atëherë pa marrë parasysh nëse keni fjetur vetëm disa orë të shkurtra, ka të ngjarë të zgjoheni plot energji dhe pritje për ditën që po vjen.
Kjo është për shkak se besimet që mbajmë për gjumin tonë luajnë një rol vendimtar në mënyrën se si ndihemi kur zgjohemi.
Problemi me shumicën prej nesh është ajo që Elrod e kuptoi vetë – kur ju shkoni për të fjetur duke menduar “ky është shumë pak gjumë, unë do të ndihem i rraskapitur nesër”, ju po prishni mëngjesin tuaj para se të flini.
Kur i tha vetes se do të ndihej mirë në mëngjes, ndihej i freskët me katër orë gjumë.
Ideja kyçe 4
Ndryshoni rutinën tuaj të mëngjesit për të rritur nivelin tuaj të motivimit të zgjimit.
Pra, si të ndaloni së humburi jetën tuaj në gjumë dhe të filloni të përmbushni potencialin tuaj? Një hap i rëndësishëm që mund të bëni është të ndryshoni rutinën tuaj të mëngjesit duke ngritur nivelin tuaj të motivimit të zgjimit.
Ky nivel mund të përshkruhet në një shkallë nga një deri në dhjetë, ku dhjetë do të thotë që ju jeni të etur për t’u ngritur dhe për të përshëndetur ditën e ardhshme, dhe një do të thotë se do të preferonit të ktheheshit përsëri në shtrat.
Për fat të mirë, përdorimi i vetëm disa teknikave bazë mund t’ju bëjë më vigjilentë dhe t’ju japë më shumë shkëndijë gjatë rutinës suaj të mëngjesit.
Së pari, para se të shkoni në shtrat, duhet t’i pohoni vetes se mëngjesin tjetër do të ngriheni duke u ndjerë i freskët. Nëse mund ta detyroni veten të prisni me padurim të nesërmen disi, zgjimi do të jetë shumë më pak një punë e përditshme për ju!
Më pas, vendosni orën tuaj të ziles në anën tjetër të dhomës në shtratin tuaj. Kjo sigurisht do të thotë që do t’ju duhet të ngriheni nga shtrati kur të bjerë zilja në mëngjes në mënyrë që ta fikni.
Pasi të dilni nga shtrati dhe të keni fikur alarmin, shkoni në banjë dhe lani dhëmbët. Bërja e kësaj do t’ju japë një ndjenjë freskie dhe do t’ju ndihmojë të ndiheni më të zgjuar gjëja e parë.
Pas kësaj, shkoni në kuzhinë për një gotë ujë dhe pini sa më shpejt që të keni mundësi të qetë. Kjo ju lejon të rihidratoheni pas një nate me humbje të ujit përmes frymëmarrjes. Është e rëndësishme të theksohet se dehidrimi në fakt mund t’ju bëjë të ndiheni jashtëzakonisht të lodhur.
Duke plotësuar këto hapa të thjeshtë, do të zgjoheni duke u ndjerë më të ndritur dhe të përgatitur për praktikën thelbësore të rutinës së mëngjesit të mrekullueshëm, të cilës do t’i drejtohemi tani.
Ideja kyçe 5
Praktikimi i heshtjes së qëllimshme në mëngjes do të ju ndihmojë ta luftoni stresin.
Ka shumë gjasa që ju, sikur shumica prej nesh, stresoheni. Një mënyrë e fuqishme për ta zvogëluar këtë stres është rutina e Mëngjesit Mrekulli. Kjo nënkupton të gjeni kohë për heshtje të fuqishme pasi të zgjoheni.
Një shembull i heshjtes së fuqishme është meditimi-një teknikë e njohur që shumë njerëz në puna të presionit të lartë e përdorin për ta luftuar stresin.
Huffington Post, për shembull, raportoi se Oprah Winfrey besonte se Meditimi Transcendental në veçanti e ndihmoi atë “të lidhej me atë që është Zoti”.
Shumë njerëz të njohur si Sting, Jerry Seinfeld dhe Russell Simmons thonë se meditimi është një pjesë thelbësore e jetës së tyre.
Pra, si mund të futni heshtje të qëllimshme në rutinën tuaj? Epo, mund të provoni Meditimin e Mrekullisë së Mëngjesit.
Para se të filloni, bëni një pushim nga brengat dhe fokusoheni vetëm në vetëveten. Gjeni një vend të qetë, të rehatshëm për tu ulur, si psh një jastëk apo një krevat, dhe uluni këmbëkryq dhe drejtë.
Më pas, mbyllni sytë ose shikoni përpara në dyshemenë para jush. Kushtojini vëmendje frymës suaj, duke thithur përmes hundës dhe duke nxjerrë përmes gojës. Merrni frymë ngadalë dhe në bark, jo në gjoks. Më pas vendosni një ritëm për frymëmarrjen tuaj – merrni frymë për tre sekonda, pastaj merrni frymë për tre sekonda. Mundohuni të largoni çdo mendim, por nëse ato vijnë, thjesht ripërqendrohuni në frymën tuaj.
Ndonëse kjo mund të jetë e vështirë në fillim, gradualisht do të bëhet më e lehtë nëse e praktikoni për çdo ditë. Pak nga pak, do ta ndjeni se nivelet e stresit tuaj do të biejnë.
Nëse keni provuar tashmë këto teknika dhe mendoni se nuk janë gjëja juaj, ju mund poashtu të gjeni metoda të tjera për t’iu ndihmuar të relaksoheni.
Kjo mund të nënkuptojë që të merrni pak kohë për të reflektuar mbi jetën tuaj dhe gjërat për të cilat jeni mirënjohës, ose mund të zbuloni se lutja funksionon më mirë për ju, nëse jeni kaq të prirur.
Ideja kyçe 6
Përdoreni afirmimin dhe vizualizimin e mëngjesit për të filluar krijimin e jetës tuaj ideale.
Si kalojmë prej një jete mediokre në një jetë që e duam dhe që na përmbush me të vërtetë?
Një mënyrë është ta shohim se si i flasim vetes. Mendjet tona janë të programuara në mënyrë të nënvetëdijshme nga mënyra se si i flasim vetëvetes, por kjo mund të ndërrohet duke përdorur afirmime pozitive.
Të gjithë ne kemi rrjedha të vazhdueshme të mendimeve në kokën tonë të cilat janë të rrënjosura në përvojat tona dhe ato mund të punojnë kundër nesh, varësisht se si i përdorim ato.
Për ti kthyer disa nga mendimet tuaja në afirmime pozitive, mund ti ndiqni këta hapa: artikuloni dhe shënoni se si doni jeta juaj të duket në çdo fushë, qartësoni motivet duke pyetur veten se pse doni diçka të caktuar dhe pyeteni veten çfarë duhet të bëni për të arritur atje, apo thjesht për të dalë në nivelin tjetër.
Pasi ta keni krijuar afirmimin tuaj, sigurohuni që ta lexoni atë me zë së paku një herë në ditë.
Një tjetër mjet i rëndësishëm që duhet ta keni në dispozicionin tuaj për të arritur sukses është një që e përdorin shumë ateletë profesionistë: vizualizimi apo lirimi mendor.
Edhe ju mund ta përdorni këtë teknikë për ta vizualizuar jetën, ëndrrat dhe qëllimet tuaja ideale.
Për shembull, nëse dëshironi të shkruani një libër, vizualizojeni veten duke u ndjerë e frymëzuar dhe e kënaqur duke shkruar faqe pas faqeje në tavolinën tuaj.
Pohimet tuaja mund t’ju ndihmojnë të vizualizoni përgjigjet kur i bëni vetes pyetje të tilla si: “Çfarë dua?” “Pse e dua?” dhe “Çfarë jam i përkushtuar të bëj për të arritur atje?”
Afirmimi dhe vizualizimi janë mjete të fuqishme. Vizualizimi i jetës së ëndrrave tuaja dhe afirmimi i veprimit që jeni gati të ndërmerrni për ta realizuar do të ndryshojë këndvështrimin që keni në rutinën tuaj të përditshme.
Ideja kyçe 7
Ushtrimet e mëngjesit do ta mbajnë trupin tuaj të shëndetshëm dhe do ta nxisin suksesin tuaj.
Ne shpesh mendojmë se jemi shumë të zënë për të ushtruar. Duket sikur jetët tona janë të mbushura aq shumë me aktivitete saqë ne shpesh ndihemi të dërrmuar në mbrëmje. Pra pse të mos ta fillojmë ditën me disa ushtrime si gjëja e parë për të bërë?
Ushtrimet janë shumë të rëndësishme në mbajtjen e trupave tonë të shëndetshëm, prandaj është ide e mençur të krijojmë hapësirë për to në jetët tona.
Shumë pak prej nesh ja dalin të ushtrojnë gjatë ditës, edhepse të gjithë ne jemi të vetëdijshëm për dobitë e tyre, si psh, rrezik i zvogëluar i sëmundjes, dhe thjesht të ndiheni mirë se jeni në formë.
E vërteta është se, ne poashtu e dimë se ditët tona do të jenë të zëna: Takimet e minutës së fundit planifikohen dhe mund të shfaqen detyra të rëndësishme. Pra, shpesh ne thjesht rrëzohemi në divan në fund të ditës, shumë të rraskapitur për të shkuar për vrap ose stërvitje.
Edhe pse e dimë se ushtrimi është i rëndësishëm, ne shpesh e shtyjmë atë anash. Megjithatë, gjetja e kohës për të si pjesë e mëngjesit tonë mund të ndihmojë vërtet suksesin tonë.
Për shembull, kur u pyet në një intervistë se cili ishte çelësi numër një i suksesit, sipërmarrësi multimilioner Eben Pagan u përgjigj: “Fillojeni çdo mëngjes me një ritual suksesi personal”. Më pas ai theksoi vlerën e stërvitjes në mëngjes si pjesë e këtij rituali, duke shpjeguar se si kjo i rrit rrahjet e zemrës, pompon gjakun dhe mushkëritë e tij mbushen me oksigjen.
Një mënyrë se si mund të stërviteni në mëngjes është të ndiqni një DVD joga. Autori bën kohë për 20 minuta joga çdo ditë duke ndjekur një DVD udhëzuese. Kjo e ndihmon të përqendrohet, e zgjon dhe e lejon të ruajë nivele të larta energjie gjatë gjithë ditës.
Ideja kyçe 8
Lexoni dhe shkruani në mëngjes për tu fokusuar në rritjen personale.
Sapo të keni ushtruar, është koha të fokusoheni në rritjen tuaj personale si hapi i radhës në Mëngjesin tuaj Mrekulli. Leximi dhe shkrimi janë dy aktivitete të rëndësishme që mund të ju ndihmojnë të reflektoni në sukseset tuaja, dhe të vazhdoni me atë që doni të merrni nga jeta.
Të gjithë ne mund të gjejmë pak kohë për të lexuar, dhe leximi i librave të zhvillimit personal në mëngjes është një mjet i shpejtë për të fituar njohuri nga të tjerët që kanë përjetuar sukses.
Ka libra në të gjitha llojet e qëllimeve si psh rritja e fitimit tuaj, përmirësimi i marrëdhënieve apo ndërtimi i një biznesi.
Një cak i mirë i leximit të cilin mund ta synoni është minimum dhjetë faqe në ditë. Kjo nënkupton dhjetë apo njëzetë minuta lexim çdo ditë, varësisht se sa shpejt lexoni. Quditërisht, kjo shkon përafërsisht 3,650 faqe në vit, që nënkupton se do të lexoni diku rreth 18 libra në vit.
Për më tepër, releximi, hijezimi apo rrethimi i informatave të rëndësishme e bën më të lehtë për tu ti kujtoni gjërat më të vlefshme për ju.
Tjetra është shkrimi. Pse është shkrimi i dobishëm për ne? Të shkruani për pesë apo dhjetë minuta çdo mëngjes do ta shpejtojë rritjen tuaj personale.
Shkrimi i mendimeve, ndjenjave dhe njohurive tuaja në veqanti mund të jetë jashtëzakonisht e dobishme.
Për shembull Elrodi e vërejti se ai ishte shumë më i lumtur dhe ndjente më shumë mirënjohje për jetën e tij sepse shkrimi e lejonte atë të fokusohej në gjërat që tashmë i kishte arritur, si dhe në qëllimet që ai donte ti arrinte në të ardhmen.
A e bëri këtë duke e ndarë faqen në dy kolona të quajtura Mësimet e Marra dhe Angazhimet e Reja.
Kjo e ndihmoi atë të ndalonte së bëri të njëjtat gabime, dhe e angazhoi atë në ndryshimet që donte ti bënte në jetën e tij.
Duke shkruar çdo ditë, ju mund ta rishikoni çka keni mësuar, të fitoni qartësi në problemet dhe arritjet tuaja, dhe ta njihni progresin përgjatë rrugës.
Ideja kyçe 9
Personalizoni ”Mëngjesin Mrekulli” tuaj për ta bërë atë të përshtatet me nevojat tuaja specifike.
Tani që ju janë prezantuar gjashtë shprehi mëngjesi që mund të ju sjellin përmbushje dhe sukses, është me rëndësi të mësoni si ti përdorni ato për t’iu përshtatur nevojave tuaja.
Mund të ju duhet më pak ose më shumë kohë, varësisht se çka është mirë për ju. Nëse dëshironi, mund ti përdorni 60 minuta në mëngjes për ta përgaditur veten për ditën tuaj dhe ti ndani orët në mënyra të ndryshme. Për shembull, do të mund ti bënit dhjetë minuta të çdo aktiviteti apo do të mund të ushtronit 30 minuta, dhe t’ia dedikoni pesë minuta të gjitha aktiviteteve të tjera, nëse mendoni se do të përfitonit më shumë nga ushtrimet.
Madje edhe disa minuta janë më mirë sesa asgjë. Prandaj, nëse jeni të stresuar rreth mendimit të shtimit të ndonjë gjëje në orarin tuaj, thjesht merrni gjashtë minuta dhe ndani ato si më poshtë:
Minuta e parë – uluni në heshtje; minuta e dytë – recitoni pohimet tuaja; minuta e tretë – imagjinoni se dita juaj po shkon në mënyrë perfekte; minuta e katërt – shënoni disa gjëra për të cilat duhet të jeni mirënjohës dhe çfarë dëshironi të arrini gjatë ditës; minuta e pestë – lexoni dy faqe të një libri; dhe së fundi, minuta e gjashtë – bëni disa shtytje dhe kërcitje.
Për ti shtuar edhe më shumë liri rutinës tuaj të re, koha dhe vendi për Mëngjesin tuaj Mrekulli mund të jetë poashtu fleksibil. Për shembull, autori udhëton shumë dhe shpesh e bart Mëngjesin e tij Mrekulli në fluturim, duke marrë me vete disa mësime joga si dhe një libër dhe një ditar. Duke bërë kështu, ai mund të ulet kudo për të medituar apo për tu lutur, dhe të recitojë afirmimet dhe ti vizualizojë qëllimet e tij.
Nëse punoni në turne të natës, mund të bëni edhe mëngjesin tuaj të mrekullueshëm kur zgjoheni shumë më vonë gjatë ditës. E vetmja gjë jetike është që të keni një kohë specifike dhe të dedikuar për përmirësimin e vetvetes.
Ideja kyçe 10
Bëjeni mëngjesin tuaj të mrekullueshëm një zakon të ri duke pasur një partner të përgjegjshëm dhe duke u përkushtuar ndaj një sfide 30-ditore.
Si çdo shprehi tjetër e shëndetshme, Mëngjesi Mrekulli funksionon më së miri kur i përkushtoheni atij dhe e bëni atë rregullisht.
Një mënyrë efektive për ta bërë këtë gjë të ndodhë është ti kërkoni llogari partnerit tuaj të ju ndihmojë ti përmbaheni atij përkushtimi.
Të gjithë i kemi pasur ditët kur kemi pasur qëllim të shkojmë në palestër, por nuk kemi shkuar sepse thjesht nuk e kemi ndjerë atë. Sidoqoftë, nëse do të kishim një mik duke na pritur, do të ishim shumë më të motivuar për të shkuar.
Ne jemi më të përkushtuar kur njerëzit e tjerë na mbajnë përgjegjës për sjelljen tonë. Kështu që gjeni një partner të përgjegjshmërisë që dëshiron të bëjë me ju mëngjesin mrekulli. Në këtë mënyrë ju të dy mund të telefononi njëri-tjetrin për t’u siguruar që jeni në rrugën e duhur. Nëse gjetja e dikujt është e ndërlikuar, mund të bashkoheni edhe në një komunitet online.
Ne e dimë se duhen rreth 30 ditë për të formuar një zakon, ndaj duhet të jeni gati t’i përkushtoheni sfidës 30 ditore të mrekullisë së mëngjesit të transformimit.
Sfida e Transformimit mund të ndahet në tre faza. Dhjetë ditët e para mund të jenë të vështira dhe veçanërisht të vështira për t’u duruar; dhjetë ditët e ardhshme bëhen më të lehta, por ende ndjehen të huaj dhe disi të pakëndshme. Megjithatë, gjatë dhjetë ditëve të fundit, zakoni juaj i ri do të bëhet pjesë e identitetit tuaj dhe do të filloni ta shijoni atë.
Për shembull, autori fillimisht e përçmoi vrapin, por iu përkushtua vrapimit çdo ditë për 30 ditë rresht.
Në dhjetë ditët e para, ai donte të hiqte dorë. Çdo ditë ai luftonte me zërin e tij të brendshëm, i cili i thoshte se ishte në rregull nëse donte të hiqte dorë. Por ai nuk e bëri. Gjatë ditëve 11 deri në 20, ai nuk e urrente më vrapin dhe filloi të ndihej më normale për të. Më në fund, ndërsa faza e fundit u rrotullua, ai ndjeu se ishte bërë pothuajse e këndshme!
Përmbledhja Finale
Mesazhi kyq në këtë libër:
Suksesi për një jetë përmbushëse të suksesshme qëndron në ritualin tonë mëngjesor. Elrodi na inkurajon ti përdorim gjashtë hapa çdo mëngjes për të filluar të jetojnë jetën e ëndrrave tona: heshtja, afirmimi, vizualizimi, ushtrimet, leximi dhe shkrimi. Plotësimi i këtyre aktiviteteve të thjeshta si gjëja e parë çdo mëngjes e krijon tonin për një ditë efektive të suksesshme, dhe si rrjedhojë, ka ndikim të thellë pozitiv në jetën tonë në përgjithësi.
Këshillë vepruese:
Jini i lumtur për të nesërmen!
Para se të flini, mendoni se çka do të mund të bënit mëngjesin e ardhshëm. A do të takoheni me një shok të dashur? A jeni thjesht duke pritur një mëngjes të shijshëm? Gjetja e arsyeve për tu emocionuar për ditën e re do ta bëjë më të lehtë të zgjoheni në mëngjese.
Gjeni një partner të Mëngjesit Mrekulli
Dukshëm, rritini mundësitë e krijimit të një përkushtimi jetëgjatë të Mëngjeseve mrekulli duke pasur një sistem shoqërues-ju dhe partneri juaj e mbështetni njëri-tjetrin dhe e i kërkoni llogari njëri-tjetrit për shprehitë tuaja të reja mëngjesore.
Sugjerohet lexim i mëtejshëm: Fuqia e zakonit nga Charles Duhigg
Fuqia e zakonit shpjegon se sa rol të rëndësishëm luajnë zakonet në jetën tonë, nga larja e dhëmbëve te duhanpirja e deri te stërvitja dhe se si formohen saktësisht këto zakone. Hulumtimi dhe anekdotat në “Fuqia e zakonit” ofrojnë këshilla të thjeshta për ndryshimin e zakoneve si individualisht ashtu edhe në organizata. Për të gjetur këto pulsime, shtypni “Mbarova” në fund të ekranit.