Ndryshimet e propozuara erdhën një muaj pasi Komisioni Evropian hapi një hetim ndaj Microsoft si rezultat i një ankese nga aplikacioni rival Slack tashmë në prnësi të Salesforce.
Microsoft do të shkëpusë aplikacionin e komunikimit me tekst, audio dhe video Teams nga produkti i saj Office për ta bërë më të lehtë për produktet rivale të funksionojnë me softuerin e saj tha kompania ditën e Enjte.
Ky vendim erdhi në përgjigje të presionit nga Bashkimi Evropian dhe është një lëvizje e cila synon të dekurajojë mundësinë e një gjobe nga unioni për abuzim me pozitat dominuese në treg.
Ndryshimet e propozuara erdhën një muaj pasi Komisioni Evropian hapi një hetim ndaj Microsoft si rezultat i një ankese nga aplikacioni rival Slack tashmë në pronësi të Salesforce.
Lëshimet e para të Microsoft nuk mjaftuan për të adresuar shqetësimet e autoriteteve Evropiane.
Teams u shtua në Office 365 në 2017-ën për të zëvendësuar Skype for Business ndërsa fitoi popullaritet të madh gjatë pandemisë për shkak të funksionalitetit të video konferencave.
Shkëputja e Teams nga Office do të bëhet më 1 Tetor në Evropë dhe Zvicër. Shërbimi do të shitet me një çmim më të ulët prej 2 euro në muaj ose 24 euro në vit. Kujtojmë se Microsoft është gjobitur me 2.2 miliardë euro në Evropë.