14.2 C
Pristina
spot_img

Ministria e Bujqësisë ndanë 24.6 milionë euro për Programin për Zhvillim Rural 2023

Date:

Share:

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton se janë ndarë 24.6 milionë euro për Programin për Zhvillim Rural, përkatësisht për grante për vitin 2023.

Sipas MBPZHR-së, përmes këtij programi synohet rritja e mbështetjes për prodhimin bazik bujqësor

“Përmes Programit për Zhvillim Rural/Grante 2023, synohet rritja e mbështetjes për prodhimin bazik bujqësor, specifikisht karshi rritjes së konsiderueshme të Fondit Blegtoral me qëllim të shtimit të prodhimit të qumështit dhe mishit”, thekson MBPZHR-ja.

“Do të ketë rritje të mbikëqyrjes përgjatë të gjithë procesit me qëllim të mbrojtjes të së drejtës së aplikimit dhe qasjes së barabartë të të gjithë qytetarëve të Kosovës që me të vërtetë ushtrojnë veprimtari bujqësore, janë fermerë meritorë e mbi të gjitha real”, vijon njoftimi.

Aty thuhet se do të përkrahen disa masa.

“Masa 1 – Investime në asete fizike dhe ekonomi familjare me 16,827,000 euro apo 68.33 për qind e buxhetit të granteve. Kjo masë përfshin prodhimin bazik bujqësor; Masa 3 – Investime në asete fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore 3,500,000 euro apo 14.21 për qind e buxhetit total; Masa 7 – Diversifikimi i Fermave dhe Zhvillimin e Bizneseve me 4,000,000 euro apo 16.24 për qind e buxhetit të PZHR 2023; dhe Masa 5 – Zbatimi i Strategjive për Zhvillim Lokal – Qasja ‘Leader’ me 300,000 euro apo 1.22 për qind e buxhetit të përgjithshëm i kushtohet kësaj mase”, përfundon Ministria e Bujqësisë.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img