-2.1 C
Pristina
spot_img

Ministrja Rizvanolli publikon prioritetet e Ministrisë së Ekonomisë për vitin 2024

Date:

Share:

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka publikuar tri prioritet kryesore të ministrisë që ajo drejton për vitin 2024.

Tri prioritetet e Ministrisë së Ekonomisë që janë publikuar nga Ministrja Rizvanolli kanë të bëjnë me ndërtimin e kapaciteteve të reja të energjisë nga era, hyrjen në fuqi të Programit Kompakt me MCC-in dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të ndërmarrjeve publike.

“Teksa kemi filluar vitin 2024, Ministria e Ekonomisë kemi vendosur top tri prioritetet e punës tonë, të cilat përfshijnë:

– Ndërtimin e kapaciteteve të erës prej 150 megavatë për gjenerim të energjisë elektrike përmes ankandit për të siguruar konkurrencë e çmime të favorshme;

– Hyrjen në fuqi të Programit Kompakt me MCC për ndërtimin e baterive, të cilat mundësojnë integrimin në rrjet të kapaciteteve të energjisë së ripërtërishme, të cilat po i ndërtojmë; si dhe

– Zhvillimin e mëtutjeshëm të ndërmarrjeve publike, me fokus të veçantë tek realizimi i investimeve në Trepçë”, ka theksuar Ministrja Rizvanolli.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img