18.8 C
Pristina
spot_img

Ministrja Rizvanolli takoi ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı

Date:

Share:

 Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili. Në këtë takim u diskutua lidhur me marrëdhëniet ekonomike në mes të Republikës së Kosovës dhe Turqisë, si dhe interesin dypalësh për zgjerimin e mëtejmë të tyre në të ardhmen.

Ministrja Rizvanolli vlerësoi mbështetjen e Turqisë që ka dhënë në zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe ka prezantuar para ambasadorit Angili prioritetet e Ministrisë së Ekonomisë në fushën e burimeve të ripërtrishme të energjisë, pra energjisë nga era dhe asaj solare.

Në takim u theksua se Turqia ka aprovuar strategjinë e saj të energjisë, e cila është e ngjashme me atë të Kosovës në parashikimin e kapaciteteve të reja nga dielli dhe era, gjë që na jep mundësi për shkëmbim përvojash.

Nga ana e tij, ambasadori Angili e ka uruar Ministren Rizvanolli dhe popullin e Kosovës për liberalizimin e vizave, që ka hyrë në fuqi më 1 janar dhe e përgëzoi për angazhimin në sektorin e energjisë.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

5 Faktorët kryesorë që e bënë perëndimin fuqinë më të madhe botërore

Zhvillimi gati i pabesueshëm ekonomik dhe kulturor i Perëndimit është një fenomen që ka intriguar historianët, ekonomistët dhe filozofët për shekuj. Pse Evropa dhe...

“Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit” e Max Weber [Përmbledhje në një shkrepje]

“Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit” është një nga veprat më të njohura të sociologut gjerman Max Weber, botuar për herë të parë në...
spot_img